Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm një nga dy vëllezërit Eshja, që akuzoheshin për vrasjen e dyfishtë të kunatit dhe vëllait të dhëndrit, pak momente pas përfundimit të dasmës. Trupi gjykues miratoi pretencën e prokurorisë, duke shpallur dje verdiktin në orën 15:30. Të pandehurit Blerim dhe Edmond Eshja akuzoheshin për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim. Blerimi u cilësua autori kryesor, duke marrë burgimin e përjetshëm, kurse Edmondi si bashkëpunëtor, dhe u dënua me 25 vite izolim. Ngjarja ndodhi më 9 shtator 2012, në fshatin Jagodinë të komunës Shirgjan, ku pas grindjes fillimisht në dasmë, për kërcimin dhe më tej në rrugë për një shtyrje, edhe nën efektin e alkoolit, vëllezërit kanë vrarë me thikë Mareglen Dushkun, vëllanë e dhëndrit dhe Pëllumb Belegun, kunatin, ndërsa kanë plagosur rëndë vëllanë tjetër, Mondi Dushku.
Vrasja e dyfishtë në dasmë, gjykata dënon me burg të përjetshëm një nga 2 vëllezërit

Ne shqiperi duhet te viet jo vetem denimi me vdekje POR ME VARJE NE MES TE QYTETIT.Ndryshe do jemi ter jeten njerez me bisht. ZJOHU ENVER HOXHA TE NA BESH NJEREZ