“Merri mbilli në Amerikë”, historia e Enverit me ushtarakun amerikan të OSS që i shkoi në zyrë me një qese bathë për të ironizuar hunjtë që u ngulën rreth aeroportit të Tiranës

redaktor

 

Rrëfimet e gazetarit të shquar amerikan Peter Lucas lidhur me rolin e amerikanëve dhe anglezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri janë padyshim një nga më interesantët për atë periudhë. Prindërit e Lucasit ishin me origjinë nga Shqipëria dhe kishin emigruar në SHBA një shekull më parë. Pavarësisht se lindi dhe u edukua në Amerikë, Lucasi ka pasur gjatë gjithë jetës së tij një interes të posaçëm për Shqipërinë.

Tre-katër libra të tij janë tërësisht histori shqiptare, ose shqiptaro amerikane. Pas vitit 1990 ai e ka vizituar Shqipërinë mbi njëzet herë.

Pjesa më e rëndësishme e rrëfimeve të tij ka të bëjë me rolin e misionarëve amerikanë gjatë Luftës Antifashiste, të cilët u inkuadruan pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe Enver Hoxhës. Aleatët anglo-amerikanë e ndihmuan luftën antifashiste dhe e mbështetën ardhjen e tij në pushtet. Por më pas, ndodhi prishja e madhe midis Shqipërisë dhe SHBA. Kjo ndodhi menjëherë pas luftës.

I mbështetur në dokumente të shumta të shërbimit inteligjent amerikan të kohës, Lucas tregon pse ndodhi kjo ndërprerje marrëdhëniesh që vazhdoi për 45 vjet me radhë.

Në këtë fragment që po botojmë sot tregohet se si ikën ushtarakët amerikanë nga Shqipëria. Njëri prej tyre Nik Kukiç tregon për Lucas takimin e fundit para largimit me Enver Hoxhën:

“…Nik Kukiçi ishte ulur në diell në verandën e kafenesë pranë hotel Dajtit dhe vështronte njerëzit që shëtisnin para tij. Ishte një ditë e ngrohtë shtatori. Ai kishte filluar të fuste nëpër valixhe sendet për rrugëtimin e shumëpritur të kthimit në shtëpi. Do të iknin brenda pak ditësh. Lufta për të kishte mbetur prapa.

Grupi i OSS-it në Tiranë ishte duke u shkrirë, për t’u zëvendësuar nga civilë që tashmë kishin hyrë në ndërtesat e populluara të legatës.

Ai piu pak verë italiane në pritje të mikut të tij Tom Stefani, i cili do të takohej pikërisht aty në kafenenë e parapëlqyer qëkurse kishin mbërritur në Tiranë gati një vit më parë.

Në mëngjes Kukiçi i kishte bërë vizitë Hoxhës në zyrë në një takim lamtumire për t’i shprehur respektin e tij. Me vete kishte marrë një qese me ndonjë çerek kile bathë që i kishte blerë në pazar.

Hoxha së fundi kishte urdhëruar nguljen e qindra hunjve me majë të mprehtë përqark Aeroportit të Tiranës. Ushtarët e tij i kishin ngulur hunjtë në tokë gjoja për të mbajtur bathët që do mbilleshin. Por ideja ishte të pengohej ndonjë zbarkim i parashutistëve anglezë që Hoxha mendonte se mund të pushtonin vendin e tij. Lufta e Ftohtë kishte filluar dhe Hoxha kishte zgjedhur anën tjetër.

“Unë i zbraza bathët mbi tavolinën e Hoxhës dhe i thashë atij që ne duhet të mbjellim bathë nëpër fusha të hapura dhe të ndajmë së bashku fitimet kur të kenë arritur lartësinë e hunjve. Ne mund të jemi partnerë, 51 përqind për mua dhe 49 përqind për atë.

Ai qeshi. I pëlqenin shakatë e kripura. ‘Niko, Niko, si do bëj unë pa ty!’, tha ai. Ai më tha që t’i merrja bathët e t’i mbillja në Amerikë sepse unë isha kapitalist, jo ai”.

n.s. / dita

 

Share This Article
10 Comments
  • Ishte kush ishte enver Hoxha ishte burrre shteti.
    Amerika Po donte I hapte me Shqiperine sic beri me jugosllavine. Lerini prrallat . Lexoni Lexoni e do te kuptoni. I eshte kerkuar bashkepunim kur dolen nga traktati I varshaves.
    E la Sali Ram berishacic 30 vjet dhe Ylli ne ngjitje pasi vrau 4 vete ne bulevard tani basha ben.
    Shqiptare bashkohuni pa aleancat sot jane keshtu neser ashtu. Europa ……….kur shqiptaret ishin nen jugosllavine leviznin me viza sot te ndare dhe pasi u shkaterruan nuk kane viza cfare domethenie ka kjoSerbia vrasese lejonte.

  • Hahahaha

    Sa i madh Enveri hahahaha –

    -E paska dhene te forte xhaxhi : Niko Niko, si do bej une pa ty lol hahaha hahahahahaha

    Kjo qenka thenie monumentale, per ironi — I papare ka qene Enver djali,

    Amerikanet kane nje dicka interesante, sepse njeresit e tyre , ata qe jane te thjeshte si puna jone,
    ju duket vetja te zgjuar, sepse e flasin anglishten rjedheshem lol

    • Ama edhe ky lideri global mjekerrcjapi na lidhi me gjithe boten,por cfare i pruri shumices se shqiptareve?

      Ikni nga syte kembet se ky vend eshte prona ime!

      • Lidri global quan socializmen sistem brutal, vet duke ber pall ariu ne rrethe elitare me te jatin drejtues sistemi (deputet) e propagande.
        Lidri global sorroist quan sklaverim punen kolosale te shqiptareve per ndertimin e socializmes te cilen e gezuan vete. Sot kerkon shqiptaret te punojne si bangladeshas.

  • Po or sateme,po.Se ishim popull i varfer,me ate ekonomi familjare qe kishim,por ishim popull i ndershem.Ky shkaterroi njeriun shqiptar,.Per buken e gojes i detyroi te shnderrohen ne spiuna,hajdute,imorale,.Ky enveri juaj eshte SATANAI,qe shkaterroi genin e shqiptarit,,Sa sot nuk gjen nje njeri normal qe te qeverise kete vend.

    • Demo ke rrjedhur me kohe nga trute e kokes . Te te rrojne tulet e pasme , pa mendja nuk ka me kohe te kthehet si njeri normal .

    • Demo mos fol si budalla, ky popull ka qene i prishur qe ne origjine, ne lashtesi Roma pushtoi trojet Ilire vetem per t’u dhene fund grabitjeve qe kryenin te paret tane te cilet ishin krye piratet e Adriatikut, Jonit e te Mesdheut, me pas erdhen turmat sunite dhe u perzjeme me spermen e tyre, me krijimin e armes se Jenicereve e cila perbehej nga djelmoshat shqiptare, kjo race u shprish deri ne palce, Jeniceret kryenin vetem pushtime, vrasje, grabitje dhe pervetesime dhe ne fund sulltani u thosh, “ta gezoni roben”.
      Enveri ndryshoj shume gjera, por njeriun shqiptar nuk mundi t’a ndryshonte, mbasi 60 vjet nuk mjaftojne, ky popull per te ndryshuar ka nevoje qe te vihet nen diktature te forte, po pa lufte klasash, per nje perjudhe 500 vjecare, vetem atehere mund te kete ndryshuar DNA e ketij populli “hajdut” e pronar i “tokes se zanun”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *