Një person është plagosur me mjete të forta ditën e djeshme, pas një sherri për motive banale. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hudënisht të Pogradecit. Policia bëri me dije se i plagosur ka mbetur Bledi Durollari. Blutë e komisariatit kanë arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes, Leonard Durollari, që është njëkohësisht edhe i afërm i të dëmtuarit. U ngrit edhe një grup hetimor, për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një sherr me motive të dobëta ose pronësi.

Sherr e vrasje ne familje,në fshat,në qytet,kudo. Degradimi psiqik i shqiptarëve nuk njeh të ndalur!? Djali e vajza e duan nënën e babanë po të kenë interesa? Nëse s’ka interesa s’ka as nënë, as baba,as motër,as vëlla!