Nga Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Në katër numra të shkuar të gazetës DITA kam botuar disa fragmente nga libri im Afrimi i Madh, i cili pritet të botohet në pranverën e vitit që vjen. Ky vëllim përmban kujtimet e mia nga koha e shërbimit si ambasador i Shqipërisë pranë Oborrit të Mbretëreshës Beatrix në Mbretërinë e Hollandës (1998-2001), por kryesisht ato kujtime që lidhen me periudhën e shërbimit tim si ambasador në Shtetet e Bashkuara (prill 2001-maj 2005).
Një ndër arritjet kryesore të kësaj veprimtarie diplomatike në Uashington ka qenë hartimi dhe nënshkrimi i Kartës së Adriatikut mes qeverisë amerikane dhe qeverive të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Nënshkrimi i atij dokumenti të rëndësishëm, siç kam përshkruar në detaje në kujtimet e botuara këtë javë, u bë në Tiranë nga Sekretari amerikan i Shtetit, i ndjeri Colin Powell, i cili u nda nga jeta pesë ditë më parë, dhe nga ministrat e jashtëm të të tre vendeve të sipërpërmendur.
Tre diplomatë, tre miq së bashku për një qëllim
Në mbyllje të këtij cikli kujtimesh mbi vizitën e Sekretarit Powell në Tiranë dhe nënshkrimin e Kartës së Adriatikut në kryeqytetin e vendit tonë, dua të vë në dukje se veprimtaria ime si ambasador në Uashington ka qenë e lidhur në një bashkëpunim të ngushtë diplomatik dhe miqësor me atë të dy ambasadorëve të tjerë, ambasadorit Ivan Grdesic të Kroacisë dhe ambasadorit Nikola Dimitrov të Maqedonisë.
Kurdoherë që na duhej të mbronim kauzën e përbashkët të vendeve tanë për t’u anëtarësuar në NATO, ne ishim kudo bashkë dhe kjo, siç kam vënë në dukje në kujtimet e mia, pëlqehej në Uashington, aq sa Zëvendëssekretari i Shtetit në atë kohë, Richard Armitage, na kish pagëzuar me emrin kolektiv “Tre musketierë”.
Në respekt të dy kolegëve dhe miqve të mi ambasadorë, Ivan Grdesic dhe Nikola Dimitrov, shkruaj sa këto radhë.
Në vitin 2004, kur sapo kishte lënë detyrën e ambasadorit të Kroacisë në Uashington, kolegu dhe miku im shumë i respektuar Ivan Grdesic ishte i pari ndër ne, ambasadorët e tre vendeve tanë, që i artikuloi publikisht pikëpamjet e tij mbi përmbajtjen dhe rëndësinë e Kartës së Adriatikut.
Në atë kohë, ai botoi në anglisht, në revistën Politička misao (Mendimi politik), revistë e Shoqatës kroate të Shkencave Politike, një artikull titulluar “US-Adriatic Charter of Partnership: Securing the NATO Open Door Policy”. Në atë artikull, Grdesic me të drejtë e vlerësonte Kartën e Adriatikut si “një shembull të një bashkëkunimi të suksesshëm mes shteteve të vegjël që kanë interesa të përbashkëta”.
Grdesic kishte një PhD në shkencat politike dhe, pas Uashingtonit, ai u kthye në Universitetin e Zagrebit derisa, disa vite më vonë, qeveria kroate e emëroi ambasador në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas Londrës Ivan iu rikthye jetës akademike në kryeqytetin kroat. Ai dhe unë rivendosëm lidhjet tona miqësore, siç bëmë edhe me kolegun dhe mikun tonë maqedonas Nikola Dimitrov.
Ky i fundit e mbajti detyrën e ambasadorit në Uashington edhe një vit pas meje dhe, në vitet 2009-2013 shërbeu si ambasador i Maqedonisë në Mbretërinë e Hollandës, ku kishte qenë posti im i parë diplomatic dhe ku u takuam së bashku për herë të parë pas sozhurnit tonë amerikan.
Në vitin 2017 Dimitrov u bë ministër i Jashtëm i Maqedonisë në kabintetin e Kryeministrit Zoran Zajev. Në atë cilësi, më 17 qershor 2018, ai dhe ministri i Jashtëm grek në atë kohë Nikos Kotzias firmosëm Marrëveshjen e Prespës, me anë të së cilës, pas një konflikti që zgjati një çerek shekulli, u zgjidh çështja e emrit zyrtar të Maqedonisë, e cila.
Që nga ajo kohë ky vend quhet zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut dhe me këtë iu hap rruga anëtarësimit në NATO për t’iu bashkuar, më 27 mars 2020, plot 11 vite më vonë, partnerëve të saj të Kartës së Adriatikut—Shqipërisë dhe Kroacisë—në këtë organizatë.
Aktualisht, Ivan Grdesic është Profesor i Shkencës Politike në Universitetin e Zagrebit, unë jam Profesor i Sociologjisë dhe i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin European të Tiranës, ndërsa Nikola Dimitrov, i cili nuk kishte një background akademik, është zëvendëskryeministër dhe ministër për Integrimin European i Maqedoninë së Veriut.
Refleksione teorike
Në vjeshtën e vitit 2005, një vit pas botimit të artikullit të sipërpërmendur të kolegut tim Ivan Grdesic, kur edhe unë kisha lënë detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Uashington dhe jetoja në Minneapolis, para se të filloja punë në Universitetin e Miçiganit Lindor, publikova në Mediterranean Quarterly (A Journal of Global Issues), një revistë që botohet nga Duke University Press, një artikull titulluar “The Adriatic Europe: Albania, Croatia, and Macedonia”.
Në atë artikull vija në dukje se pranimi i Shqipërisë dhe i dy vendeve partnerë të saj të Kartës së Adriatikut në NATO nuk ishte thjesht një çështje reformash ushtarake. Anëtarësimi në këtë organizatë kërkonte realizimin e një vargu reformash komplekse e të vështira në shumë fusha. Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia do të vlerësoheshin nga Uashingtoni dhe aleatët e tij në NATO në tërësinë e zhvillimeve të tyre.
Unë argumentoja se, në këtë proces, asnjë “pjesë” nuk kishte më shumë rëndësi sesa “pjesët” e tjera dhe se “asnjë pjesë” nuk mund të veçohej si “pjesa decisive”. Ndryshe nga fizika njutoniane, në një proces të tillë, si integrimi i një vendi në NATO, çdo veprim krijon një reagim, i cili shpesh është i pabarabartë dhe disproporcional. Sikurse kishin vepruar edhe në dy raundet e mëparshëm të zgjerimit të NATO-s me ish-vendet komunistë të Europës Lindore—më 1999 dhe më 2004—Shtetet e Bashkuara i shihnin dhe i vlerësonin “pjesët” si të pandara, sepse ato të gjitha kanë rëndësi.
Procesi i anëtarësimit në NATO ka provuar se është pothuaj unik në kohët moderne për aplikimin kritik të metaforës se të gjitha pjesët duhet të lëvizin përpara në radhë dhe të koordinuara njëra me tjetrën. Dhe kjo mund të thuhej, gjithashtu, edhe për ata që na vështronin ne duke ndërtuar, qofshin këta inspektorë të ndërtimit apo blerësit e ardhshëm.
Disa do të fokusoheshin nga afër dhe vetëm në pjesë specifike të punës, të tjerë do ta vlerësonin atë si një të tërë.
Në atë artikull argumentoja, gjithashtu, se bashkëpunimi me administratën amerikane dhe me agjensitë e ndryshme federale të Shteteve të Bashkuara për anëtarësim e vendit tonë në NATO nuk ishte thjesht një çështje “të influencuari” apo “lobimi”, por kishte të bënte me përmbushjen e objektivave të caktuar. Në këtë çështje nuk mund të kishte anashkalim, buzëqeshje hipokrite apo maskime kozmetike.
Retorika politike nuk mjaftonte. Kërkoheshin veprime që të rezultonin në arritje të dukshme. Shqipëria duhej të vinte të gjitha “pikat mbi çdo i” në procesin MAP (Membership Action Plan). Ky do të ishte treguesi më i qartë i besimit që Shqipëria kërkonte të fitonte te Shtetet e Bashkuara dhe te partnerët e saj europianë, si dhe i vendosmërisë së saj për t’iu bashkuara Aleancës së Atlantikut Verior.
Më tej argumentoja se, edhe po të përmbusheshin të gjitha kërkesat e MAP, të cilat, me dy fjalë, mund të përmblidheshin në “interoperabilitet” dhe “kapacitete niche”, kjo nuk do të mjaftonte për të marë ftesën për anëtarësimin në NATO. Përmbushja e kritereve të MAP ishte vetëm një ndër kushtet që duheshin përmbushur dhe një prej vështirësive që duheshin përballuar në procesin e anëtarësimit.
Edhe pse MAP ishte një prag—kryesisht teknik—që duhej kapërcyer, ai ishte, gjithësesi, një predikat i domosdoshëm që do të çonte në një vendim politik pozitiv mbi pranimin e vendit tonë në NATO.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO kushtëzohej nga një seri faktorësh, të cilët dëshmonin se sa me maturi vepronte vendi ynë si një demokraci dhe si një ekonomi e lirë tregu. Ishin progresi i gjithanshëm i vendit dhe angazhimi i vendosur i qeverisë shqiptare për të bërë përpara ato që, në vitin 2005, e bënë Shqipërinë një kandidat optimist për anëtarësim në NATO në një periudhë të afërt.
Në artikullin e sipërpërmendur, unë e zhvilloja më tej arsyetimin e kolegut tim akademik dhe diplomat Ivan Grdesic, duke vënë në dukje se filozofia e Kartës së Adriatikut ishte kjo: Kur disa vende bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, ata të gjithë fitojnë; kur një problem e ndeshin edhe vende të tjerë, ai zgjidhet më mirë së bashku me ta.
Me kolegët e mi ambasadorë të Kroacisë dhe Maqedonisë në Uashington, Ivan Grdesic dhe Nikola Dimitrov, ne kishin kuptuar qartë qysh në fillim mësimin që ofronte përvoja e tre vendeve balltike (Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë)—dhe jo vetëm ajo—se, ashtu si fuqia e tre vendeve tanë bashkë ishte tre herë sa fuqia e çdo vendi të vetëm, ashtu edhe përpjekjet tona të bashkuara si ambasadorë në Uashington për të mirën e vendeve tanë mund të prodhonin—dhe në fakt prodhuan—një rezultat që ishte tre herë më të madh, më i rëndësishëm dhe më i dukshëm sesa do të kishin qenë përpjekjet e veçuara të secilit prej nesh.
Analiza ime në atë artikull më orientoi drejt përfundimit se Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia do të merrnin nga NATO ftesën për t’u pranuar në këtë organizatë në samitin e saj të ardhshëm, i cili mund të mbahej në fund të vitit 2006, për t’u bërë “full members” më 2008.
Amerika, NATO dhe Shqipëria
Nga perspektiva dhe përvoja ime në Uashington, ky ishte një objektiv realist dhe nuk vinte në konflikt as me kalendarin e NATO-s, as me dinamikën e zgjerimit të saj të mëtejshëm. Në fakt, dy samitet e fundit të NATO-s (Samiti i Pragës në nëntor 2002 dhe ai i Stamblollit në qershor 2004) kishin qenë vendimtarë në përcaktimin e raundit të ardhshëm të ftesave për anëtarësim në këtë organizatë, çka unë, në verën e vitit 2005, kur u largova nga Uashingtoni, besoja se do të ndodhte në samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahej në Riga, në nëntor të vitit 2006.
Në Samitin e Rigës, temë qendrore e disktutimeve u bë lufta në Afganistan por, sidoqoftë, Aleanca u angazhua që në samitin e ardhshëm të saj, i cili do të mbahej në Bukuresht, në prillin e vitit 2008, tre vendet partnerë të Kartës së Adriatikut të merrnin zyrtarisht ftesën për t’u bërë anëtarë të saj, siç edhe ndodhi. Një vit më vonë, siç dihet, Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan Aleancës së Atlantikut Verior.
Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, ashtu si dhe vendet e tjerë të Europës Lindore, nuk do të kishin mundur të anëtarësoheshin në NATO pa mbështetja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara dhe pa atë vizion largpamës të presidentëve Bill Clinton (demokrat) dhe George W. Bush (republikan).
Qëndrimi i administratës amerikane dhe i Kongresit amerikan ka qenë vendimtar në përcaktimin e strategjisë për zgjerimin e NATO-s dhe në tërë procesin e realizimit të saj.
Këtu dua të ve në dukje se, çdo pretendim i Sali Berishës, ose i drejtuesve të tjerë Partisë Demokratike, në të kaluarën dhe sot, se merita për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO i përket kësaj partie, është një mashtrim i madh.
Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë ndodhi vërtetë në një kohë (më 2009), kur qeverinë shqiptare e drejtonte Partia Demokratike dhe kur në krye të saj ishte Sali Berisha, por ky vendim i madh historik për vendin tonë nuk u mor nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vendet e tjerë anetarë te NATO-s as për meritat e Partisë Demokratike apo për sentimentet proamerikanë të saj, dhe as pasi kjo parti fitoi në zgjedhjet parlamentare të viti 2005 në Shqipëri.
Procesi i anëtarësimit të vendit tonë në NATO, kishte nisur dhjetë vite më parë, në Samitin e kësaj organizate që u mbajt në Uashington, në majin e vitit 1999, në të cilin NATO adoptoi politikën e saj të “dyerve të hapura”, inicioi Planin e Veprimit për Anëtarësim dhe e përfshiu Shqipërinë ndër nëntë vendet që do të ishin palë në atë proces. Në atë kohë dhe për gjashtë vite me radhë—deri në mesin e vitit 2005, kur unë u largova nga Uashingtoni—Shqipërinë e kanë drejtuar gjashtë qeveri socialiste, edhe pse, si në një “revolving door”, në krye të tyre kanë ardhur të njëjtët njerëz, në këtë rend kronologjik: Nano, Majko, Meta, Meta, Majko, Nano.
Ishte pikërisht gjatë asaj periudhe kur u hodhën hapat vendimtarë për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe, në atë proces të gjatë e të vështirë, partneriteti i vendit tonë me vendet e grupit “Vilnius 10” por, sidomos, bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara, me Kroacinë dhe me Maqedoninë në kuadër të Kartës së Adriatikut (2003), jo vetëm e mundësuan, por edhe e përshpejtuan anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Pa këtë partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, Shqipërisë do i ishte dashur një kohë shumë më e gjatë për t’u anëtarësuar në këtë organizatë. Shkurt, është Amerika ajo, së cilës duhet t’i jemi mirënjohës që sot vendi ynë është anëtar i Aleancës Transatlantike.

Ku vijne me ambasadore klasi Si juve Profesor.
Cfare atmosfere kishte ambasada në Washington në kohen qe ishit ju Ambasador.
Jeta jone dhe e gjithe shqiptareve qe jetonim atje ishte plot aktivitete dhe festa me senatore e njerez VIP.
I ngritet vlerat Shqiperise me nivelin tuaj diplomatik, akademik e social shume Te larte.
Suksese,
Irma
Ky genjen
.Nuk diskutohet fare qe ne Nato na futi miqesia e Berishes me Familjen Bush.
Ne nuk futeshim ne Nato, sepse nuk plotesonim kushtet, dhe kete fakt e shfrytezonin greket qe na pangonin per tu futur ne Nato…
Dhe para se te vinte President Bush ne Shqiperi, erdhi per vizite nje zyrtar Amerikan, i cili tha qe “futja ne Nato kerkon te plotesohen edhe disa kushte paraprake”
Me kete ai donte te thoshte se ne nuk plotesonim kushtet per futjen ne Nato
Nderkaq edhe Greqia krijoi incidentin e Gerdecit ne ate kohe nepermjet atij spiunit grek, Delijorgji,
ne menyre qe te krijohej pershtypje se “Shqiperia eshte vend i pasigurte” dhe te mos pranohej Shqiperia ne Nato.
Ndaj dhe hajduti EDI RAMA , kur ndodhi Gedeci nuk tha asnje fjale kunder,
sepse e dinte qe Gerdeci ishte loje e sherbimeve sekrete greke..
Por ardhja e Bushit ne Tirane , dhe kerkesa direkte qe i beri Berisha per futjen tone ne Nato ,
i shumezoi me zero , gjithe politiken penguese greke dhe mungesat tona ,
dhe Bush deklaroi futjen tone ne Nato
E ke kaluar gje? Kur dhe sa te ka mbajtur?
http://www.gazetadita.al/studimi-efektet-ne-tru-te-pacientet-me-covid-19-mund-te-zgjasin-me-muaj/
E paska fut Tosi i Sevos nga Mashkullora me duket. Bravo Mashkullora, bravo Tosi, bravo edhe Irma.
Te gjithe shtete e Europes donin te futeshin ne NATO.
Qe te vetembahej NATO duhet qe se cili shtet te kontribonte te pakten me 2% te vleres se prodhimit kombetar.
Me perjashtim te Anglise qe ka kontribuar me 3% te GDP-se, shtetet e tjera dhane shum me pak se 2%
Shume te tjere pothuaj se nuk japin asgje.
Kur ndodh keshtu, pra kur nuk kontribon, mbrojtja e NATOS nuk eshte nje e drejte, por eshte nje privilegj.
Ne shqipetaret e kuptojme mire kete se po te ishte qe paret e bunkereve do kishin shkuar per ndertime pallate, banesa per popullin, problemi i strehimit do ishte zgjidhur me kohe.
Fatkeqesisht ka individe “qe te miren qe i behet ta konsiderojne si nje detyrim te atyre qe po i ndihmojne”
Bile te majne leksjone per rendesine “e sovranitetit te tyre”
ne NATO na futi PPSH dhe Enveri me Nexhmijen !! ik o komunist familja jote i ka duart me gjak !! Ne NATO dhe vizat Jane Pune e PD !!
Te cafte Berisha moj Vere
Dhjeronim gelbaza te cafte pali miska o kelysh i kuq
kelysh i kuq osht hunderri Sal Karaxhixhi ha ha ha
Nê nato na futi pozicioni gjografik dhe interesi i shba-sê dhe piké ! Shkurt kur diskutohej zgjerimi nê nato pêrfaqsuesi amerikan vuri veton dhe tha: do ti pranojmé dhe kêta mutêrit, shqiptarét, sepse na duhet ai truall pér baza ushtarake! Kjo vera ka té drejtê sepse kur ndodhi kjo né pushtet ishte ky muti me llumimin e pd.! Ēshtë e koté tē merresh me llumin (ashtu si po e pranon edhe kryetari Basha) dhe ti mêsosh se pd-eja e llumit nuk ka lidhje me demokraciné, se nê shqipêri nuk ka parti demokratike dhe demokracinê nuk mund ta sjell llumi i shoqérisé , nuk mund ta sjellin hajdutét, zaptusit e pronave, nuk mund ta sjellin njerzit e mesjetës me kanunin gjakatar ! Kjo ështé fatkeqêsia e e kombit kur demokracia u rrémbye dhe u pérdhos nga antiligji, antivlera dhe antishteti !Antiligji dhe antishteti nuk ka lidhje me demokraciné dhe nuk mund ta quash két rrêke llumi, PD ! Ky emri PD ështê thjeshtê viktima e parê e kolerês “tokê e xame” ! Fatkeqêsi ! Fatkeqési qé verat nuk do ta pranojnë kurrê!.
Varfëri intelektuale.Unë,unë,unë,unë argumentoja,më tej argumentoja!Doni më për Belulin?
Fatos ke harruar qe Shqiperia bente pjese ne PFP- Partneriteti per Paqe qe nga viti 1993, qe do te thote ishte “asociuar” ne te, ajo ndihmoj Naton ne e Luften e Bosnjes me pranine e droneve ne Gjader, per cka socialistet thane qe po prishim fqinjesine… e te tjera e te tjera….
Keta qe kane ngelur ne PD sot jane Bipolars dhe hajdute! Nuk degjon asnje te flase kunder Saliut. Pse? Sepse Saliu te shuan me gjithe familjen pa nam dhe nishan! Ky eshte Saliu! Njelloj si Enveri por ndoshta edhe me keq! Pashe per pak Gjekmarkaj qe rrinte i merzitur! Thone tani se edhe Amerika mund te gaboje?! Per ke? Per Saliun! Saliu eshte spiun,kriminel,vrases,hajdut terrorist! Mos harrova ndonje gje per te? Po! Hakmares-gjakmarres kanunor-malesor! Artan Hoxha ,spiuni president, Andi Bejtja na thone qe edhe Amerika mund te gaboje! Jo jo jo per Saliun!
Nje dite ne zyren time ne katin e 4-t isha i gezuar, nje kolegja ime Luçi me pa dhe me pyeti: Çfare ka ndodhur?
I thashe se sot Shqiperia eshte anetare e Natos.
Aaa, a per kete je gezuar, qe populli te paguaj per ushtaret e Natos?- me tha ajo e habitur.
Si vajti puna e rik te ambasades o Ambasador….ke fiksi e pame
Fatos urime per shkrimin.Anetaresimi ne NATO,eshte ne rradhe te pare mbeshtetja e USA dhe perpjekjet shqiptare per 15 vite,po keshtu edhe liberalization I vizave.Shqiperia edhe ne anetaresimin ne BE,do te ishte anetare ose shume prane,pa marrezine e qeverive te majta e tè djathta e sidomos ne vitet 96,97,98.E vertete pa asnje shtese.
Kush e Rrëzoi Komunizmin ???????? Fatos Tariafa !!!
Kush e Rrëzoi Murin e Berlinit ????? Fatos Tarifa !!!!!
Kush e Rrèzoi Sali Berishèn KRIMINELIN ????? Fatos Tarifa !!°
Kush e Rrèzoi Fatos Nano HAJDUTIN ??????? Fatos Tarifa !!!!!
Kush e nxori i pari VAKSINÈN Pfizer ?????? Fatos Tarifa !!!
Kush e bèri LUFTÈN e NATO nè KOSOVÈ ?????? Fatos Tarifa !!!!!
Pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu çfarè FËLLIQSIRE dhe çfarè NDYRËSIRE ky Fatos Tarifa e ZEZË , që VIDHTE dhe ZHVASTE PARATË e TAKSA PAGUESVE SHQIPTARË kur ishte Ambasador i VOCKÈL dhe DÈSHTAK i SHQIPÈRISÈ në USA !!!!
Fatos Tarifa e ZEZÈ që GLLABÈRONTE QINDRA – MIJÈRA DOLLARE $$$$$$ , me anè tè DJETAVE të USHQIMIT , me TOLLONAT e BENZINÈS dhe KUPONAVE FIKTIVÈ apo KUPONAVE tè FALLSIFIKUARA !!!!
Sa Njeri i LIG dhe i PËSHTIRË që èshtè ky Fatos Tarifa KUKUVAJKA bashkè me FINOKUN dhe NDYRËSIRÈN tjetèr Agim Neshon që BREDH si QEN ENDACAK nèpèr RRUGÈT e ISH BLLOKUT me Çantë DORE !!!!
Kush e Rrëzoi Komunizmin ???????? Fatos Tarifa !!!
Kush e Rrëzoi Murin e Berlinit ????? Fatos Tarifa !!!!!
Kush e Rrèzoi Sali Berishèn KRIMINELIN ????? Fatos Tarifa !!°
Kush e Rrèzoi Fatos Nano HAJDUTIN ??????? Fatos Tarifa !!!!!
Kush e nxori i pari VAKSINÈN Pfizer ?????? Fatos Tarifa !!!
Kush e bèri LUFTÈN e NATO nè KOSOVÈ ?????? Fatos Tarifa !!!!!
Pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu pu çfarè FËLLIQSIRE dhe çfarè NDYRËSIRE ky Fatos Tarifa e ZEZË , që VIDHTE dhe ZHVASTE PARATË e TAKSA PAGUESVE SHQIPTARË kur ishte Ambasador i VOCKÈL dhe DÈSHTAK i SHQIPÈRISÈ në USA !!!!
Fatos Tarifa e ZEZÈ që GLLABÈRONTE QINDRA – MIJÈRA DOLLARE $$$$$$ , me anè tè DJETAVE të USHQIMIT , me TOLLONAT e BENZINÈS dhe KUPONAVE FIKTIVÈ apo KUPONAVE tè FALLSIFIKUARA !!!!
Sa Njeri i LIG dhe i PËSHTIRË që èshtè ky Fatos Tarifa KUKUVAJKA bashkè me FINOKUN dhe NDYRËSIRÈN tjetèr Agim Neshon që BREDH si QEN ENDACAK nèpèr RRUGÈT e ISH BLLOKUT me Çantë DORE !!!!
Cfare komunizmi rrezove ti o qelbesire?
Cfare muri Berlini rrezove ti o plehre?
Po te gjitha pasurite kombetare ne Shqiperi kush i grabiti dhe shkaterroi?
Po armatimin dhe municionet e ushtrise kush i grabiti?
Po nafte kush i shiti Milloshevicit per tanket?
Po piramidat mashtruese kush i krijoi dhe u vodhi leket?
Kush i percau shqiptaret sa duan ta hane njeri tjetrin?
Hyyyyy o qen i zgjebosur qe na tregon ti histori,o bythelepires qe con gruan e vajzen tek semaforet e botes per te fituar ca euro!
Ti qeros je me mire se i ke te sigurte ne shtepi publike,nuk lodhesh ti çosh ke semafori.
O RAJMOND VLONJATI NA RROFSH KOQET NGA I PASKE MAR KETO INFORMACIONE KAQ TE SIGURTA APO KE QEN BASHK ME SALI SHKERDHATEN KUR JU DHA LLAFIN BUSHI IK OTRAP SE NUK DI GJE AS TI AS TE TJERET SE KU FLE LEPURI PO NA BENI DHE POLITIKEN GLOBALE SIKUR JE TI ME SALI LESHIN QE MERNI VENDIME
Rajmond vlonjati kokeloqe, vazhdo te mbrosh malokun dhe krimiinelin Sali! Do ja fusi Nato dhe Amerika Sal komunistit! Mire eshte ti jesh edhe ti aty afer se mbase tepron edhe per ty o bole! Po si duket qe edhe ti qenke malok muti dhe komunist derri si Sali palla.
O Rajmond palla, vazhdo mbroje komunistin Sali! Na bere per te qeshur sidomos kur thua qe Gerdecin e beri Greqia…. Hahahaa. Po ato miljonat qe rrubati sypeshkaqeni me Fatmir Mediun??? Apo je edhe ti komunist derri o Rajmond idjoti?
Bravo z. Fatos Tarifa! Ne konkurrencen e radhes per postin e presidentit, midis juve dhe skenarist-regjizorit, Pellumb Kulla, une Edi Rama ju perkrah juve, sepse keni nje kulture te pershtatshme servili ndaj dajes ton Sam ne Uashington, gje qe ai dreq Pellumbi nuk e ka! Edhe znj. Kim favizon kanditaturen tuaj (akoma te heshtur) per presidentin e radhes ne vendin tone. Ju i plotesoni kushtet e nje lloj zyrtari me kulture te siperfaqshme orientale, pra nuk beni asnje gabim ne raportet tona me USA-n! Jeni teresisht i besuar per mua dhe dajen! Keni shance te medha si presidenti i radhes tek ne, vecse 100% e sigurte nuk eshte. Vazhdoni me shkrime panegjerike ndaj dajes, se po e rrisni shancin si presidenti i radhes, pas Metes!