Dashi
Me mbështetjen e Hënës dhe Uranit në një orbitë të favorshme, gjithçka do t’ju duket e lehtë, por nuk duhet të krijoni iluzione. Një takim i papritur shënon një kthesë në fushën sentimentale.
Demi
Eshtë momenti të tregoheni të vëmendshëm për të përfituar nga një kuadër yjor i favorshëm, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe shanset për të treguar se sa vleni në aspektin profesional.
Binjakët
Një qiell vërtet i mirë, duke pasur parasysh yjet pozitivë, prandaj edhe mundësitë e rastet e mira nuk do t’ju mungojnë gjatë gjithë ditës. Këmbëngulja mund të jetë një faktor i rëndësishëm.
Gaforrja
Marsi është në një pozicion të favorshëm për ju, por nga ana tjetër Hëna që mund të prishë ekuilibret dhe mund ta komplikojë shumë fushën sentimentale. Kujdes me shpenzimet.
Luani
Sot mund të jetë një ditë mjaft intensive dhe ka të ngjarë që të mos konkludoni dot në të gjitha drejtimet. Sidoqoftë, një ofertë apo propizim i ri mund të sjellë ndryshime rrënjësore.
Virgjëresha
Hyrja e Mërkurit në shenjë do të bëjë që të lindurit e kësaj shenje të jenë plot fantazi, çka do t’i bëjë shumë tërheqës në sytë e të tjerëve. Pritet një mbrëmje vërtet e bukur.
Peshorja
Në një kuadër yjor të tillë të lindurit e kësaj shenje mund ta konsiderojnë veten vërtet me fat në planin sentimental, sidomos pas hyrjes së Afërditës në shenjë. Mbrëmje interesante, por kujdes shpenzimet.
Akrepi
Dita e sotme, me ndonjë përjashtim të vogël pritet të jetë përgjithësisht e mirë edhe pse nga hezitimi që tregoni shpesh mundtë humbni një rast të mirë. Raporte mjaft pozitive me miqtë dhe kolegët.
Shigjetari
Shumë probleme të bartura nga ditët e shkuara ju kanë stresuar në atë pikë sa ju vjen që t’i lini e të mos e vrisni mendjen shumë për to. Mbase është më mirë të mendoni për dashurinë.
Bricjapi
Marsi ju bën të vrullshëm dhe plot dëshirë e vullnet për të punuar, prandaj duhet shfrytëzuar mirë një periudhë kaq e favorshme. Afërdita ndez pasione të reja në dashuri.
Ujori
Lëvizjet e planetëve të mirë në shenjë janë stimuluese në shumë drejtime, por ajo që ndikon drejtpërdrejt në gjendjen tuaj shpirtërore do të jetë Hëna pozitive. Pritet një mbrëmje interesante.
Peshqit
Kuadri yjor është disi i “trazuar” e kjo bën që pjesa më e madhe e të lindurve të kësaj shenje të jenë konfuzë e noshta edhe disi apatikë. Megjithatë, dita në përgjithësi të jetë pozitive.
