Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb.
“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, tha Ambasada e SHBA-së në Kroaci në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve (ESTA) vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.
Anëtarësimi i Kroacisë në të ashtuquajturin Program për Heqjen e Vizave (VWP) është një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e sigurisë midis dy shteteve, tha Ambasada amerikane në Zagreb.
“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që qytetarët kroatë tani e gëzojnë mundësinë e udhëtimit në SHBA pa viza. Ky ka qenë një proces i gjatë, por i rëndësishëm dhe ne mirëpresim përpjekjet e Qeverisë kroate për të përmbushur kriteret e ashpra të programit tonë”, tha Mark Fleming, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb.
Programi për Heqjen e vizave është një partneritet gjithëpërfshirës i sigurisë midis SHBA-së dhe shteteve pjesëmarrëse, që lejon udhëtimin në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi deri në 90 ditë, duke mbrojtur sigurinë kombëtare amerikane.
Që një shtet të bëhet pjesë e këtij programi, i njëjti duhet të përmbushë kritere në fushën e kundër terrorizmit, atë të zbatimit të ligjit, të migracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve, thuhet në deklaratë.
Ambasada po ashtu tha se kërkesë për t’u bërë pjesë e këtij programi është që aplikimet e refuzuara për viza duhet të jetë nën 3 për qind. Këtë kriter Kroacia e ka përmbushur së fundmi.
Autorizimet për udhëtime që qytetarët marrin nga ESTA zakonisht vlejnë për dy vjet. Udhëtarët me vizat e lëshuara B1/B2 tashmë mund t’i përdorin ato për të udhëtuar në SHBA.
Në përgjithësi, janë vetëm tri anëtare të Bashkimit Evropian – Rumania, Bullgaria dhe Qiproja – që SHBA-ja ende nuk ua ka hequr vizat. / REL
j.l./ dita

Edhe neve na don shume Amerika,per te na sjelle afgane,ujgure,e gjithe mercenaret e tyre,do thoni Po Kroatet jane mbi ne,jane nje mut,ato qytete qe kane i kane nga ish jugosllavia,meqe punoj me ta si emigrante ne Irlande me thone se korrupsioni ben namin aty,dhe nga sjellja jane ballkan hesap.tek ne Te shikojne edhe dhembet te shkosh per vize amerikane,ju mjafton llotaria qe japin per vendet e varfera.Politikanet Shqiptar jane llum qe nuk duan te miren e shqiptareve por i lepihen amerikes te legalizojne te vjedhurat.Jemi Aleat na thone,por interesi anon nga ata jo nga ne.qeverisemi nga ambasadoret jemi Rep Bananesh.kur dikur kishim aleat BRSS shkonim pa viza dhe na dhane gjithcka e hapen dyert per mijera studente tanet.thjeshte amerika Po na perdor si kelyshet per kocka ,kaluan 30 vite dhe rroga e shqiptareve eshte njesoj si ne komunizem,aq sa per buke ,pra sistemi i amerikes ne kete vend eshte per oligarket e Politikanet,Shteti eshte kot,njerezit ushqehen nga remitancat e 1 milione emigranteve.
Plasi syte o Qeverri qurrashesh e ta paafte
se ku eshte Krioacia nga Reformat qe ndermori ne Gjyqsore
Drejtesi
nderkohe qe Drejtesia ne Shqipoeri eshte nji Bordello Kriminelesh
dhe KM i Gjate qe ben Varavingo Botes thote
:Jane te pamvarur Bordellua e Drejtesise te bejne cte duan me shqiptaret dhe Ligjin .
Prandaj nuk na pranon kush as BE e as Usa o maskarenje
qeverri kaqolash si me qen arabistan .Asnji veprim si ne Europe ku krimi ben Ligjin dhe Spak zgerdhihet e merret me hajdutat e burektoreve
ptuuuuuuuuu fare e keqe
Pse si hiqni dhe per shqiptaret ju ,qe kane nja 30 vjete qe ju lepijne bythen ,do ishte me e pakta qe do benit per nje popull 2.8 milione banoresh ,,,fuck usa
USA-se nuk i pelqejne ata qe hane buken e kaurit dhe bejne duvane e turkut..Sot e mot me aventuriere si Rama ,shqipteret nuk arijne standartet e Kroacise.