Bushati për Bashën: “Patrioti i detit” kujtohet për lumin

anazapta

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, rreth çështjes së Radikës.

Në një postim në Facebook, Bushati i kujton atij kohën kur si ministër i Jashtëm ka firmosur faljen e detit, ndërkohë që qeveria e tanishme shqiptare nuk po toleron asgjë kundër interesit të shqiptarëve.

 Bushati shkruan: “Patrioti i detit” kujtohet për lumin! Dokrra prej hini, do të thoshte At Gjergj Fishta”.

Një ditë më parë, Basha kërkoi që qeveria të bënte transparencë lidhur me çështjen e lumit Radika.

 

Share This Article
10 Comments
  • Z. Bushati, nuk foli vetem “patrioti i detit”, foli dhe skilani Vasili, foli LSI-a, simotra e PD-se. Kur PD-ja po shiste detin, simotra e saj -LSI-a, i binte dajres dhe i thoshte: “Pazar te mbare motra, hedh ca ketu mbi dajren e motres”. Mos i ndaj! Nuk mund te ndahen ato; i bashkon nje grup gjaku qe quhet VES. Edhe kur ishit ne opozite, simotra e pd- se u luftonte sikur te ishit pozite. A e di pse? – Sepse vesi e urren virtytin. Nuk ka paqe mes vesit dhe virtytit.

  • BASHA,asi i Kopi-t ,,duke shkuar mbas gjurmave te ustai nuk mund te gatyuaj gje tjeter.Ne vend qe ta sjelli nje fryme te re per zhvillimin e metejshem te demiokracise na sjell thirjdet “per t’u ngitur ne kembe”kunder qeverisjes se sotme packa se ate e ka sjelle votimi plebicitar Ndas Bshes drejtesia duhet te beje punen e saj se nuk jane ta pakta bemat e tij.

  • Mire i ke thene o Bushat, por pse nuk e hedh ne gjyq per ate qe ka bere, nqs. e ka bere gabim, kjo eshte kompetenca jote. Apo edhe per kete duhet te ndrohet LLalla!

  • Ky Bocari me ngjaka rrob i trashe se nuk hidhet tjetri ne gjyq per deklarata. Ditmiri e ka drejt se Basha si trap qe eshte nuk mendon se c’bema ka lene mbrapa.

  • Zoti Bushati mos u ngut se Luli ka te drejt..Ai e dha detin,po deti ka uje te kripur,kjo qe arsyeja,ndersa ju po jepni ujin e embel se Luli vetem nga ky uje piiiiiii..

  • Zoti Bushati, Faljen e Detit, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshte si antikushtetuese, qe me renien poshte te ketij akti, duhej te arrestoheshin autoret.
    Mund te me thote njeri, se:
    KUSH QUHET TRADHETAR, qe punon kunder vendit te vet.!?.
    Atehere cfare prisni, kush duhet ta beje denoncimin?
    Keni marre persiper qeverisjen dhe duhet ju vete te coni para drejtesise, ata qe kane shkelur kushtetuten e Shqiperise me qellim.

  • More flasin me shume hajnat e kriminelet ne Shqiperi se sa njerezit e ndershem e patriote !
    Ketyre te fundit dallaverexhinjt, horrat,hajnat , vrasesit ia kane prere gjuhen njerezve pa-
    triote qe iu dhimbset vatani . Tash fjalen e kane marre tradhetaret e atdheshitesit !
    O tempora, o mores !!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *