VIDEO / Shtrohet qilimi i blertë në stadiumin e Kukësit, Rama: Përmbyllet edhe kjo vepër e re

J L

Shtrohet qilimi i blertë në stadiumin e Kukësit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga punimet që tashmë janë përmbyllur duke e bëtë stadiumin gati për të pritur tifozët.

“Mirëmëngjes dhe me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Me përfundimin e punimeve, skuadra e Kukësit do të rikthehet të luajë në shtëpi. Pas shumë muajsh punimesh çdo gjë ka marrë formë në stadium, i cili është projektuar për një kapacitet prej 8 mijë tifozësh.

Qeveria shqiptare ka dhënë 293 milionë lekë për përfundimin e stadiumit “Zeqir Ymeri”, Kukës, i cili u bë në bashkëpunimin me FSHF-në.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *