Shpresa, fituesja e Gjeni Diçiturën

anazapta

Fituesja e javës së shkuar e konkursit “Gjeni diçiturën” në gazetën Dita është një grua. Na erdhi shumë mirë kur e pamë të ngjiste shkallët e redaksisë për të marrë dhuratën. Ajo quhet Shpresa Petraj, me profesion mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë. Redaksia e shpalli fituese me votim për diçiturën: “Po kolovitet marrëzia, se kollare janë injoranca dhe lakmia”.

Shpresa, me origjinë nga Vlora, por që jeton në Durrës (nuk i është ndarë detit) është një lexuese e rregullt e Ditës. Ajo na tregon se së bashku me bashkëshortin, çdo mëngjes e blejnë Ditën në kioskën pranë shtëpisë së tyre. Pyetjes së përse i pëlqen gazeta Shpresa përgjigjet: “Në të gjejmë shumë mendime tonat,  çështje që na prekin, ndihemi afër me Ditën, si të thuash, gjejmë veten. Ne jemi njerëz të thjeshtë dhe të ndjeshëm ndaj asaj që ndodh në vend”.

I pëlqen shumë sidmos kopertina, pasi sic thotë Shpresa “ka frymën e analizës dhe thyen monotoninë, duke qenë ndryshe nga faqet e para të shtypit në treg”.

Faleminderit Shpresa.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *