Sot, dita e katrave: Shifrat zyrtare të MSH, 4 humbin jetën, 444 të infektuar të rinj me COVID në 24 orët e fundit në gjithë vendin

redaktor

 

Katër persona kanë humbur jetën dhe 444 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se në të gjithë vendin, janë 7032 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 315 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,790 që nga fillimi i epidemisë.

n.s. / dita

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *