Barcelona synon rekordin e Realit

anazapta

Kufiri i 100 pikëve është objektivi i ri i katalanasve

 

Barcelona ka siguruar titullin e kampionit të dimrit, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy ndeshje deri në fundin e fazës së parë. Me 16 fitore dhe një barazim të vetëm, atë ndaj Realit, në 17 javët e para të kampionatit, Barcelona ka thyer rekordin e nisjes më të mirë në kampionat dhe duket në gjendje që të thyejë rekordin absolut prej 100 pikësh të vendosur prej Real Madridit një vit më parë. Për të bërë diçka të tillë, Barçës i duhen 51 pikë në 21 javët e ardhshme, ose 17 fitore të tjera, për t’ia dalë mbanë. Në sezonin 2009-10, Barcelona arriti sezonin e saj më të suksesshëm në kampionatin spanjoll, duke fituar titullin pas 31 fitoresh, 6 barazimesh dhe një humbje, duke grumbulluar 99 pikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *