Gjer tek “Ballkani i Hapur” ka shumë rrugë për t’u bërë!

Ornela

“Ballkani i Hapur”,
nuk është ide e gabuar,
po nuk vlen aspak për Kosovën,
që në mes te Europës ësht’ e izoluar!

Kosovës i mungon lëvizja e lirë,
e njerëzve dhe e mjeteve,
dhe s’mund të presë asnjë gjë të mirë,
nga Serbia e kurtheve dhe marifeteve!
Pusulabet Giriş
Kosova është në zemër të Ballkanit,
çdo rrugë për Europë aty kalon,
po Vuçiçi-ministër i Sllobodanit,
Kosovën nuk e njeh dhe s’e pranon!

Përpara se të bëhet “Ballkani i Hapur”,
për t’u hedhur ka hapa të tjera,
vandakë me trëndafila s’kemi për të kapur,
në xhunglën serbe me gjemba dhe ferra!
Pusulabet

Nuk mund të përkëdhelet Serbia,
gjenocidi dhe holokausti t’i harrohen,
janë mijëra e mijëra nga Shqipëria,
që me hollësi krimet dhe ndëshkimet serbe u kujtohen!

S’di ku ka qenë Edi Rama ato ditë,
po di mirë ku ka qenë Dukë Arbeni,
së bashku me një shok nga të Bashkisë,
kam qenë komandanti i kampit kosovar tek Liqeni!

Pa ndërhyrjen e paralajmëruar të NATOS,
puna s’dihet si mund të shkonte,
ai konflikt i vogël në dukje,
një luftë botërore mund të provokonte!
Pusulabet Güncel Giriş

Nuk mund të harrohen lumenjtë e gjakut,
ku prapë Serbia prezantohet si superiore,
dhe sfida më e turpshme kundër UÇK-së,
burgosja e gjithë komandës eprore!

Më çorodit indiferenca e Kurtit dhe Osmanit,
dhe mungesa e një rezolute,
për ata që i vunë gjoksin dushmanit,
dhe ishin në ballë të asaj lufte!

Në bazë të raportit skandaloz të Dick Martit,
në zyrat e Beogradit i shkruar,
janë formuluar akuzat e Hagës,
dhe fiks me ato akuza janë akuzuar!

Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet në seanca speciale,
në mbrojtje të udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare,
dhe jo t’i lërë në harresë totale,
sikur nuk kanë ekzistuar fare!

Pse të mos zhvillohen tubime paqësore,
për djemtë që udhëhoqën në luftë e në paqe,
u fut si xhol në mes “Ballkani i Hapur”,
me një Kosovë të mbyllur faqe më faqe!

Kjo është për ta hequr qafe nga BE-ja,
që në kushte normale mund të shkonte,
po meqë nuk kemi zhvillime të reja,
“Ballkani i Hapur” në çdo hap do çalonte!

Jo se unë jam ndonjë farë skeptiku,
po “Ballkan të Hapur” s’do ketë kurrë,
kur Rama qafohet me Vuçiçin lum miku,
në Beograd ambasadën tonë qëllojnë me gurë!

A.DUKA

Share This Article
6 Comments
  • Ndoshta e vetmja bejte ku Arben Duka eshte realist dhe perpara dashurise per PS e dashurrine per Kosoven, ashtu si mund te beje nje shqiptar i ndershem ne politike.

  • Ne prill ky Ramushka atje ne Kruje,
    per ujsjellsin ngriti nje dolli me Uje,

    “ta gezoni” pelliti Rama atehere pra,
    kurse sot atje nga uji te helmuar ka,

    ky eshte Ramushka ky kokerr krrici,
    qe me shale perpjete rri tek Vucici!

  • Zoti Duka ju uroj jete gjate dhe te mire. Ju lutem mos haroni kalin e trojes « asociacioni serb ». Me te trashet dhe tradhetaret ska falje. Me respekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *