Konsumuan bashkë lëndë narkotike, shqiptari godet 62 herë me thikë rumunin

J L

Një baba i tre fëmijëve është masakruar me thikë nga një shqiptar në Birmingham të Anglisë.

Viktima, Marian Savu 43-vjeç nga Rumania raportohet se u ndoq nga shqiptari dhe më pas u godit me thikë 62 herë në mes të rrugës, shkruajnë mediat angleze.

Marian Savu, thuhet se u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi të Perry Barr në Birmingham, Angli.

Ndërsa Savu vrapoi jashtë vendit për t’ju shmangur sulmuesit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë të madhe dhe filloi ta godiste vazhdimisht viktimën, raportoi Birmingham Mail.

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament në katin e parë në Perry Barr.

Disa orë më vonë, rreth orës 2 të mëngjesit, dyshja raportohet se kanë pirë kokainë me një burrë tjetër.

Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefonin e tij, Hasa ka nxjerrë një thikë, i ka vendosur krahun Savu-së në qafë dhe dyshohet se e ka zhytur tehun e thikës në trupin e viktimës nga një distancë e afërt.

Savu u befasua plotësisht nga sulmi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej. Hasa më pas vazhdoi duke i futur vazhdimisht thikën në qafë dhe në trup viktimës.

Personat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi brutal.

Savu i shmangu në një farë mënyre sulmet pasuese, doli me vrap nga apartamenti Perry Villa Drive dhe vrapoi drejt një kryqëzimi.

Megjithatë, i akuzuari arriti ta ndiqte dhe vazhdoi ta godiste me thikë edhe pasi Savu ishte rrëzuar në tokë. Hasa thuhet se e sulmoi atë edhe teksa po jepte frymën e fundit.

Viktima thuhet se vdiq pasi u mbyt nga gjaku i tij pasi thika i kishte prerë venat në qafë.

Pasi vrau Savu-n, Hasa u kthye në banesë për të larë gjakun nga rrobat e tij.

Oficerët e policisë ndoqën gjurmët e gjakut në Perry Villa Drive, ku Hasa i çorientuar, i zhytur në gjak, thuhet se iu hapi derën.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Po talebane maloke shpelle, aq e kane hapin,,,rrace bastardesh, kane bere qe emri i Shqiperise te jete me i mjere nga ai i Somalise.p

  • Kushdo që konsumon apo tregton kokainën e ka derën e ferrit hapur. Dhe jo pas vdekjes . Vazhdoni pini se në të sëmës do perfundoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *