Kur u përhap Islamizmi në Shqipëri?

anazapta

I nderuar lexues! Në Shqipëri islamizmi u përhap me pushtimet osmane që nga fundi i shek.XIV. Shtresat e larta ishin të parat që përqafuan islamizmin dhe filluan të integroheshin në klasën sunduese osmane. Diskriminimi i rëndë juridik-shoqëror e fiskal, ekspeditat ndëshkimore në zonat e qëndresës, si dhe taksat e detyrimet e tjera të rënda, i detyruan edhe masat e gjera të popullsisë të kërkonin lehtësimin e situatës duke përqafuar islamizmin. Në shek.XVII kjo fe përfshiu më tepër se gjysmën e popullsisë shqiptare dhe arriti të depërtonte edhe në zona malore. Përhapja e islamizmit ishte një proces me rrjedhoja të shumanshme në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të shqiptarëve.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *