LDK përkujton Rugovën

anazapta

Kosova ka përkujtuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova, në përvjetorin e tij të tetë të ndarjes nga jeta. Aktivitetet përkujtimore janë organizuar nga LDK, partia e themeluar nga Rugova.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha se politika e Rugovës e ka orientuar Kosovën për t’u integruar edhe në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO si dhe të jetë në miqësi të përhershme me SHBA-të. Mustafa e ka vlerësuar Rugovën, si prijësi, dijetari dhe burrështetasi i parë i Kosovës. Mustafa ka theksuar se Rugova nuk kishte mekanizma shtetëror, por kishte autoritet suprem moral dhe sipas tij “edhe ata që flisnin me zjarrmi ndaj tij, sot po i japin të drejtë”.

“Sot me kënaqësi mund të them se jeta dhe vepra e Presidentit Ibrahim Rugova, janë bërë udhërrëfyesi i mendimit dhe veprimit politik, jo vetëm të LDK-së, por i të gjitha forcave që duan një Kosovë demokratike, një Kosovë shtet të rendit dhe të ligjit, atdhe të dashur dhe të përbashkët për të gjithë qytetarët pa dallim kombi dhe besimi.” Mustafa përveç se ka folur për jetën politike të Rugovës ai ka përshkruar dhe rrugën e pasur të Rugovës në fushën e letërsisë.

“Në fushën e studimeve letrare, sociale, humane e politike, figura e Ibrahim Rugovës është një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi për studiuesit tanë e të huaj, një mundësi e veçantë që të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e këtyre studimeve”.

Ibrahim Rugova u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeçare.

Share This Article
10 Comments
  • Nipi i atij qe masakroi tiranasit me 4 Shkurte 1944 pabesishte nene hijen dhe mbrojtjen e nazisteve,nuk duhet te kete vende ne Tirane busti apo rruge me emrin e ketij njeriu qe dhe per ceshtjen Kosovare nuk hodhi asnje pushke por takohej tines me S. Miloshevicin.

  • Ibrahim Rugova ishte nje ndera at shqiptare qe i thirri historia per te bere veper te vertet dhe per te lene gjurme te pa shlyeshme ne historin shqiptare. Pore eshte per tu quditur shume personalitetev shqiptare historia u ka thirrur pore pak nga ata i jane pergjigjur asaj.
    Nje i tille eshte edhe Rugova. Rugova me me veprimet e veta ose me mose veprimet e shty ceshtjen e Kosove qe nga viti 1990 deri ne vitin 1999 si rezultare i teoris se tije te “famshme” sgjidhje ne rruge pacesore.
    New ket kende veshtrim Rugova u be nje nder aleate me te pershtetshem te rregjimit pushtues te sllobodan Milloshevicit. Me kete teori atyre u jepej mundesia e intevenimit ne politiken e tyre shfarosese dhe shperngulese te popullsise se Kosoves.
    Ne radhet e LDK pati edhe shume deputet te vrare nje nder te cilet eshte edhe femi Agani Deri tani nga lidhja Demokratike e Kosoves nuk ka pare ndonje shkrim per ket ose per deputet e vrare te kesaje force politike.Ketu duket qarte se te gjitha at deputet qe nuk i bindeshin Rugoves atyre u kanosej rreziku.I fundit i tyre ishte i ndjeri Femi Agani.
    Rugove pas viti 1997 e vertetoi plotsishte vete si njeri i nenshtruar me vullnetin e tije para sebve . Kjo u duke qarte kure ne kulmin e shpernguljes se Kosoves nga serbia ai vazhdonte takime me Slloben derai atje sa ai e shoqeroi per ne perendim duk kerkuar azil politike per te dhe familjen e tije. Pore deshi e kesaj miqesia me Sllobet eshte edhe kundershtimi i vendeve te perendimit per ti dhen strahim politike.
    Rugova nuk u tregua aspak dashamires ase me popullin e Kosoves.Ai nuk guxoi te vjije ne shqiperi dhe te takohet me 1 milion Kosovar te shperngulur dhe te instaluar ne shqiperi, kjo tregon se Rugova nuk e deshi popullin e Kosove pase edhe masakrimi qe behej behej nen frymen e lutjeve te tije .
    Po te ishte vertet patriot Rugova ne cilesin e presidentit te Kosoves do ta drejtonte vete luften pore ate e kundershtoi madje edhe e ofendoi duke e cuajtur narotrafikante te serbise.!

  • VETEM VEPRA E KETIJ BURRI KA VLERA QE I REZISTOJNE KOHES, TE GJITHE KETA POLITIKANET E SOTEM NE KOSOVE DO TI FSHIJE HISTORIA ME GOME.

  • Te gjithe figurat politike te LDK jane vra nga klani i Velanis se I.Rugoves.Atentai qe ju be Rugoves dhe nuk u thye as edhe nje xhame ne veturen e tije, ishte nje aranzhim nga LDKper ta paraqit veten si viktime dhe per te akuzu PDK.Gjat kontrolit qe KFORi i beni villes se Rugoves ku u gjeten arme dhe shume para,ajo pune u mbylle dhe qe ateher nuk pati me vrasje te ledekejcave.

  • Me kujtohet vrasja e te ndjerit Fehmi Agani,nr.2 i LDK.Te nesermen QIKu iLDK nepermjet te Bota Sot, akuzon UCK per vrasjen e F.Aganit.Pas disa ditesh familja e te ndjerit nepermjet Koha Ditore informon opinionin se vrasjen e ka bere policia serbe.Rugova nuk mori pjes ne varrim dhe as edhe nje telegram ngushllimi familjes se F. A.si deklarune pas nje vjeti e shoqja e Aganit per Koha…..

  • Fehmi Aganin ,nuk e di se ne cilen parti ka qene ,por di ate tjetre qe ne daten 1 prill 1999 AGANI ka qene bashke me Qelbesiren RUGOVA ,ku serbet e selektuan RUGOVEN e XHAFER DEVES dhe e derguan tek MILOSHEVICI ,ku RUGOVA i SHPERNDANTE BUZEQESHJE MILOSHEVICIT ,kurse AGANIN e vrane .
    Une e dija se e kishin vrare SERBET ,por nje komentues thote qe e ka vrare RUGOVA , komentues te cilin e besoj .
    RUGOVA ? Mahatma Gandi i KOSOVES ,shikojeni pak Rugoven ne surrat dhe i vini CMIMIN !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *