“Mjellma do hamë, parimet nuk i shkelim”, Koreja e Veriut gjen ‘zgjidhje’ për urinë e përhapur masivisht brenda vendit pas sanksioneve amerikane

Ornela

 

Mediat perëndimore dënonin sot një dekret të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tyre, me rastin e krizës së urisë, u rekomandonte qytetarëve të ushqehen edhe me kafshë ornamentale si mjellmat e zeza.

Megjithëse dikur shpendët ishin me të vërtetë të çmuar për vlerën zbukuruese, tashmë ato po kultivohen në rang industrial në fermën e Kwangpho, – thonë mediat.

Për të inkurajuar përdorimin, propaganda lokale thotë se mishi i shpendit është shumë i shijshëm, madje lufton edhe kancerin.

Prej verës vendi ka deklaruar emergjencën e ushqimit dhe udhëheqësi ka nxitur zyrtarët të gjejnë zgjidhje.

Një nga agjencitë shtetërore të lajmeve shpalli këtë javë se “mishi i mjellmës së zezë është i shkëlqyer dhe ka vlera medicinale”.

Financial Times shkruan mbi rastin

Zhvillimi vjen teksa Kim Jong Un pranoi publikisht muajt e fundit se Korea e Veriut ka mangësi ushqimi, një gjë për të cilën vëzhguesit kishin paralajmëruar se ndodhte prej vitesh.

Miliona njerëz nuk po marrin furnizime të mjaftueshme ushqimore. Inteligjenca e Koresë së Jugut thotë se në veri zyrtarët kanë urdhëruar “mbledhjen e çdo kokrre gruri”.

Ndihma humanitare duket se po arrijnë atje nga Kina, por përsëri Peniani është i goditur rëndë nga sanksionet amerikane për programin e tij raketor.

Më herët, gjatë një krize të ngjashme, babai i Kimit shpalli ushqim kombëtar mishin e lepurit dhe urdhëroi mbarështimin e tij në masë.

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • Sa me i uritur populli,aq me shume majmet udheheqesi suprem. Si enver hoxha ne krizen e urise,47-55,u majm u be si derr Vaini,,vajti 150 kg.

  • late koqen e namit

    ju shtyptaret e shtypit shqiptar

    c’lidhje ka shqiperia me kimin e korese veriut

    apo akoma vazhdoni te hani kockat e enverit si kanibale

    e vetmja lidhje eshte kimja e korese jugut qe eshte ambasadore trahanaje ?

    kush po e can trapin per kimet e korese ?

  • Keni te drejte ,c’lidhje ka Kim me ne.Ku koreja e ku ne..Por i shkreti nuk e din se rekomandimi me mire per te ushqyer popullin eshte ,,bari.Dikush t’i dergoje deklaratat e kanibalit tone te cofur.Qe te shpetoje nga kritiket e perendimit.Bar, bar,( jonxhe se mos kujtoni ate barin modern ) ,Bar se ka per te gjithe popullin korean.

  • ka,ka lidhje o nastradin ,se kimin ju a la deleve kimi i madh mas vdekjes , kurse kte kimin e vucidolit ton ktu po e kerkojn vet , fisi zulu i xhumgles qe ju q..u..nonat per tridhet vjet e tashi e kerkojn prap qe tju …….ne kalamojt ….

  • Dy luanë … Dy luanë, (ohooo)

    Dy luanë ka sot Bota, (iso)

    1 Azia dhe 1 Europa, (iso)

    Kim Jong JoUn në Kore dhe

    Timonieri me brekushe këtu te Ne.

  • Kim Joungu shume me zemer bardhe se Kim i rruges se Elbasanit. Te pakten ky popullit te vet po i jep shpende. Kure Kimi Rruges Elbasanit edhe jabanxhie edhe na tha ose Saliun ose do hani bar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *