Kutitë e hapura nga KQZ konfirmuan se numëruesit kanë vjedhur vota, por lufta nuk është bërë mes partive, por brenda partisë (emrat)

redaktor

 

Nga Esiona Konomi

Botuar në ABC

Kutitë e hapura nga KQZ-ja, kanë konfirmuar se numëruesit i kanë vjedhur votat, por lufta nuk është bërë mes partive, por brenda partisë.

Kandidatët, kanë vjedhur shokët, ose të paktën, numëruesit e kanë bërë një gjë të tillë për ta. 5 janë rastet më flagrante të evidentuara, për të cilat do të përballen me kallëzim penal numëruesit.

Socialistët i kanë problemet më të mëdha në Tiranë. Ai ka përfituar më shumë vota padrejtësisht është Eduard Shalsi. I renditur në vijën e zjarrit nga Rama, duke se ka pasur një përpjekje që ai të ndihmohej, edhe duke shkelur ligjin.

Vetëm në një qendër votimi në Kashar, zonë që Shalsi e mbulonte, numëruesit i kanë dhënë atij 76 vota më tepër, 36 nga të cilat i janë hequr Belinda Ballukut. Shalsi nuk deshi të komentonte këtë rrethanë, teksa u pyet nga ABC. I vjedhuri më i madh, rezulton të jetë Fatmir Xhafaj.

Vetëm në një qendër votimi, ata që kanë numëruar kutinë e Domjes në Bashkinë Vorë, i kanë hequr 46 vota Xhafajt, dhe ja kanë transferuar Ylli Shehut, një kandidat të importuar nga LSI. Xhafaj i pyetur nga ABC nuk e komentoi këtë cështje, ndërsa Shehu tha se nuk i njihte numëruesit e mund të ketë qenë gabim njerëzor, sepse ai dhe Xhafaj ishin të renditur njëri pas tjetrit.

Mëkateve nuk ju ka shpëtuar as ministri i brendshëm. Në pak kuti të hapura në Gjirokastër, Bledi Çuçi ka përfituar pa drejtësisht 42 vota, kryesisht në dy qendra votimi, 29 vota në Gjirokastër dhe 23 në Dragot të Tepelenës.

E megjithatë, shefin e rendit e kanë vjedhur në njësinë Cepo, ku i kanë hequr 22 vota. Mes demokratëve, dy përfituesit më abuziv me votat, rezultojnë të jenë Zef Hila në Shkodër dhe Lefter Gështenja në Elbasan. Në vetëm tre qendra votimit të Vaut të Dejës, Zef Hila ka përfituar 104 vota që nuk i takonin, por ai nuk ka një koment për këtë.

Këto vota i janë vjedhur Helidon Bushatit, por edhe ai zgjedh heshtjen. Lefter Gështenja i ka marrë 116 vota Ardian Zenelit e kjo ka ndodhur në mënyrë demostrative nga numëruesit që kanë përpunuar votat e Perranjasit, Qukësit dhe Rajcës.

KQZ deklaroi do të kallëzojë penalisht të gjithë grupet e numërimit në fjalë, pavarësisht nëse komisionerët janë të PS apo të PD.

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Brenda apo jashte partise krimi esjte krim dhe duhet denuar.
    Nese qelbesirat patronazhistet e cadolloj emrintjeter qe u japin ketyre qelbesirave we tjetersojne votenduhet denuar dhe mos puqi pune ne shtet kurre.
    Kininparasysh qe me heqjen e nje vote dikujt e dhenia dikujt tjeter eshte krim i dyfishte se pse i shton voten dikut tjer dyfish duke demtuar ate qe eshte votuar dyfish

  • Çfare ka per tu çuditur ketu? Ne Shkoder kane nje shprehje qe e pershkruan fare qarte gjendjen e Shqiperise : “HAKJA E MADHE RRAH TEPSINE, NA KA MLU MUTI SHPINE”.Hakja e madhe, hankoja, plaka me e vjeter e shtepise rrah tepsine, i bie tepsise meqe nuk ka as dairea, shume e kenaqur kendon se ne shtepi askush nuk punon. Kur del edhe Zef Hila deputet qe nuk ka lene gje pa vjedhur qe kur ka lindur e do vjedhi deri sa te vdesi, kapteri i ushqimeve ne repartin e tankeve. E SI TE MOS VJEDHI VOTA?

  • Pa pergjegjsmeri qe duhet ndeshkuar.Duket si e keqe e vogel por,s’ke pse tjeterson voten,kur ne lista te hapura mund te kete efekte demi.

  • Kur dikush vjedhe dhe ai qe e shikon nuk denoncon te dy denohen denohen si active and pasive. Imagjinoni kur deputetet nuk pranojne te prenoncohen per krimin, vetekuptohet qe kemi te bejme me nje bande hajdutesh jo intelektualesh.
    Dhe me kryesorjs eshte qe ky popull duhet te kuptoje qe hajduti ne shqiperi nuk nderron as lekure sepse nuk ka frike nga ligji. Sic e shikoni deputet qe jane te perfolur me shume si hajdute kane vjedhur me shume vota sepse kane paguar me shume like. Ku eshte object direct per SPAK. Le te shpresojme.

  • Ky pseudo numrim, vetëm të mendosh që numëruesit janë anonimë, është një tymnajë që të tërhiqet vëmëndja nga tërmeti elektoral i megakusarit të votave, tërmetbërsit kronik Edi Ramës, me makinën e patronazhistëve projektuar nga kryeinxhinjeri i PS për vjedhjen e votave, Damjan Tërmetzgjedhori sipas modelit dibran.

    Po të kaloni pran shtëpis me gjethe të selisë së PS, dëgjohet një zhurmë e çuditëshme, janë kompjuterat e arshivës që kanë filluar që tani të freskojnë të dhënat në kartelat elektronike sekrete të çdo qytetari të Shqipërisë simbas informacioneve të patronazhistëve (më shqip spiunë) në terren që sillen periodikisht nga drejtuesit e PS në qarqe që

    në mënyrë shkencore të saktësohen votuesit që duhen blerë në tregun e bagëtive votuese dhe si duhen blerë , me para në dorë, me thes mjelli, me ndonjë ngritje të ndihmës sociale, me ilaçe falas si për studentët (jo pensionistët) që janë shtresa më e ekspozuar nga sëmundjet……..dhe

    para zgjedhjeve shoku Edi të shpalos publikisht tabelën e fitorjeve në një kartpicetë higjenike mbi ndonjë tavolinë buzë rruge në një shou mediatik fantastik ku shoku Rama aktron në mënyrë të përsosur, që ka edhe një aktor kolopuç që qëndron mbi makinë në rolin e Lulit të opozitës që aktori në rolin e kryekusarit të vjedhjeve, mbasi u deklaron fitoren budallenjëve shqipëtarë, e mer në krahë duke e përqafuar për ta zbritur nga çatija e makinës në tokë.

    Thuhet që kompjuerat e gestapos zgjjedhore do të lidhen me satelitët spiunë Edi 1 dhe Edi 2 që do të jenë patronazhistët që nga kozmosi do të vrojtojnë e përgjojnë çdo lëvizje të kundërshtarëve politik të Edi Ramës që të mos të ndodhe si në Elbasan ku ata të PD interceptuan makinën e zezë pa targa patronazhiste që po blinte votat për tërmetin zgjedhor dhe banda e paramilitarëve të Taulant Ballës u voniua në ndërhyrjen e saj të armatosur heoike duke patur edhe një dëshmor të tërmetit zgjedhor dhe

    fal policisë dhe prokurorëve që duam gjithçka përfundoj me sukses makina e zezë u mbulua me një perde të zezë bashkë me gjerat e zeza që kishte brënda dhe

    shoku Edi i sigurt që ishin manipuluar me profesionizëm faktet, si një Gebels i vërtetë buçiste në emisionin Opinion “shtë vrar një njeriiiiiiii o Sandri ku jeeeeee, dil o Sandri, është vrar një njeriiiiii” që, të jeni të sigurtë, ky njeri nuk do të vritej po të mos ekzistonte Edi Rama me tërmetin e ti të kusarisë zgjedhore.

    Njerëz mos i besoni këtij numrimi , është farsë e Gestapos sekrete të patronazhistëve me skenar të Edi Ramës për dizinformim të opinionit publik dhe drejtimi i vëmëndjes në kurthe djallëzore larg problemit kryesor që është megakusaria elektorale e 25 prillit ku gjëja më djallëzore është e pabesueshmja

    se, simbas skenarit të Edi Ramës, i paskin vjedhur votat edhe atij vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *