Nga Xhevdet Shehu
Botuar në DITA
Kam disa miq “të çmendur” pas kinematografisë shqiptare që bëri një hop të jashtëzakonshëm në vitet e socializmit. Aty e mbajnë televizorin ata dhe shikojnë ata dhjetëra filma që vazhdojnë ende të transmetohen në ndonjë ekran. Para nja tre vjetësh kur dikush propozoi institucionalisht, për ndalimin e filmave të realizuar gjatë kohës së Enver Hoxhës, plasi një debat që shkoi përtej imagjinatës: Të ndalohej edhe letërsia e shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Më keq se në kohën e Hitlerit kur digjeshin librat…
Një nga miqtë e mi më tha:
– Le të hidhen përpjetë këta të sotmit, po film më të bukur se “Dueli i heshtur” nuk bëjnë dot. E mo, atje ku luajnë Ndrek Luca, Reshat Arbana, Bujar Kapexhiu e Rikard Ljarja… Më vjen keq se nuk e di kush e ka bërë skenarin e atij filmi të mrekullueshëm…
– Ta them unë, i thashë: Nasho Jorgaqi!
– Si more? Nashua? Atë që e sulmojnë pinjollët e ballistëve pse ka shkruar “Mërgatën e qyqeve”? Po na i sill more t’i japim një kafe…
***
Sot Nasho Jorgaqi, shkrimtari dhe kulturologu ynë i shquar ka 90-vjetorin e lindjes. Është e pamundur ta shmangësh një ngjarje të tillë, përtej një telefonate apo një vizite tek shkrimtari për t’i uruar jetë të gjatë dhe krijimtari të mëtejshme. Ai duhet nderuar maksimalisht për gjithë atë kontribut që ka dhënë dhe vazhdon të japë në letrat shqipe.
Unë kam shkruar edhe herë të tjera për Nashon, por në këtë 90-vjetor nuk i shmangesha dot. Duhej të shkruaja diçka patjetër për këtë personalitet me kontribute të mëdha, por edhe për shkak të njohjeje dhe miqësie të vjetër që më lidh me të.
Para dy vjetësh, me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i bëra një portret i paautorizuar me një titull që ngjante si metaforë: “Nasho Jorgaqi vazhdon të udhëtojë me biçikletë…” Por unë them se as para dy vjetësh dhe as sot, kjo nuk është metaforë… E në atë shkrim, ndër të tjera thoja:
Nasho Jorgaqi vjen shpesh, disa herë në javë, në redaksinë e gazetës sonë DITA. Është një nga bashkëpunëtorët më të rregullt prej disa vitesh duke na sjellë pambarimisht materiale interesante për figura të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, për Fan Nolin, Faik Konicën, për arbëreshët, kujtime për bashkëkohësit shkrimtarë dhe artistë nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë moderne, të cilët ai i ka pasur miq dhe ka kujtime të pafundme për ta. Kolegëve të gazetës u bën përshtypje fakti se ai vjen vazhdimisht me biçikletë në redaksi. Dhe një ditë kolegët e mi, (të cilët me shumë respekt thonë sa herë ai shfaqet në derën e redaksisë: “Ja, erdhi Profesor Nashua!”) më pyetën:
-Sa vjeç është Profesori?
– E di shpirti i tij. Pyeteni! Profesor Nashua nuk ka dëshirë t’ia kujtojnë vitet që ka mbi supe. Gjithë jetën ka shaluar biçikletën për të shkuar në punë, për të bërë qokat te miqtë, për të kryer punët që ka për zemër, sidomos ato në fushën e krijimeve dhe studimeve… Me biçikletë vjen edhe në gazetë. Më gjeni një rast të ngjashëm dhe unë dorëzohem.

Pavarësisht këtij arsyetimi, ka disa gjëra që duhen arsyetuar më bindshëm. Flitet për një krijues, për një studiues me një profil të spikatur dhe arsyetimi nuk mund të kalohet lehtë. Është një ditë e shënuar dhe duhet ta bindësh lexuesin pse ne po i bëjmë gjoja një qokë. Nashon Jorgaqi meriton shumë më tepër se një shkrim në këtë ditëlindje…
Nasho Jorgaqi ka individualitetin e tij të spikatur si njeri dhe si krijues. Si i tillë ka një vend të merituar në panteonin e letrave shqipe. Nuk është e lehtë të hysh në këtë panteon. Pavarësisht hierarkisë që pamëshirshëm vendos koha.
Nasho Jorgaqi ka hyrë në atë panteon…
***
Në të vërtetë, dje, më 30 tetor 2020, Nasho Jorgaqi mbushi 90 vjeç. Kur e shikon në majën e biçikletës, të duket e pabesueshme se ai mban mbi supe afro 9 dekada. Por kjo është e vërtetë. Dy javë është më i vogël se Dritëro Agolli, një nga miqtë e tij më të mirë për më shumë se gjysmë shekulli, me të cilin ka kujtime të mrekullueshme si shkrimtar dhe studiues.
Këtë shkrim në ditëlindjen e shkrimtarit dhe studiuesit Nasho Jorgaqi mund ta kishte shkruar dikush tjetër, ndonjë njohës më i mirë se unë i veprës së tij. Por edhe unë e njoh prej shumë vitesh shkrimtarin dhe studiuesin Nasho Jorgaqi.
Me të më lidhin një sërë kujtimesh nga e kaluara…
Shikoni këtë fotografi që shoqëron këtë shkrim. Është një foto që kemi bërë së toku në Frashër në vitin 2002, në vendlindjen e Naimit, Samiut dhe Abdylit. Lidhja e Shkrimtarëve që ende funksiononte nën drejtimin e Limos Dizdarit, kompozitorit të Gjetheve të dafinës, e bëri ditën e poezisë në Frashër. Një ditë e mrekullueshme. Ishin aty Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo dhe disa poetë të rinj. U ndanë dhe çmime. Qe një ditë e mrekullueshme. Poezi, kujtime, nostalgji u ngërthyen si rrallëherë. Aty pranë shtëpisë së vëllezërve Frashëri u shtrua dhe dreka. U këndua dhe u recituan poezi. Aty është bërë dhe kjo fotografi e imja me Nasho Jorgaqin…
***
Nasho Jorgaqi është ortodoks. Unë jam mysliman, nga emri. Por kjo nuk më pengon aspak të komunikoj si me Nashon, ashtu dhe me krijues të besimeve të tjera, si shqiptarë.
Sikurse e shkruan me vërtetësi në jetëshkrimin e tij, ka lindur në Ballsh, më 30 tetor 1931. Pra e ndjen veten mallakastriot. Kjo është një dëshmi që mua më kënaq. Por ky është një fakt që Nashua, edhe po të dojë nuk e shmang dot. Sikurse nuk shmang dot, madje e ka pohuar me krenari edhe Kadri Roshi, i cili gjithashtu ka lindur në Ballsh dhe deri sa u nda nga kjo jetë, e ndjente veten më shumë mallakastriot se sa libohovit, nga e kishte origjinën.
Kështu dhe Nasho Jorgaqi e ndjen veten mallakastriot, po aq sa Kadri Roshi. Kam vënë re se mallakastriotët e mi ndihen të nderuar me figura të tilla të shquara të kulturës kombëtare…
Ndaj dhe kolegët e redaksisë ma besuan mua këtë portret të paautorizuar për Profesor Nashon.
Kjo që po shkruaj për Nasho Jorgaqin nuk është kurrsesi një shkrim shterrues për të. Është thjesht një portret, në vend të një urimi. Është më shumë një shkrim mirënjohës për ditëlindjen e tij në përvjetorin e 90-të, që kaloi heshturazi dhe pa ndonjë gjurmë në shtypin dhe mediat shqiptare.
***
Në biografinë letrare të Nasho Jorgaqit përfshihen shumë tituj që lexuesit i ruajnë në kujtesë si vepra që kanë pasuruar fondin e letërsisë sonë. Ndër to mund të përmendim: “Dashuria e Mimozës”, novelë – 1960, “Ëndrra dhe plagë”, novelë – 1963, “Posta e Largët”, novelë – 1968, “Qemal Stafa”, biografi – 1970, “Mërgata e Qyqeve”, roman, Vol. I, II – 1978, 1979, 2004, “Tregimet e Qemalit”, tregime për fëmijë – 1978, “Atentatori i Perandorit”, biografi -1980, “Tregimet e Pranverës”, tregime për fëmijë – 1985, “Larg dhe afër”, udhëpërshkrime dhe meditime – 1987, “Udhëve të mërgimit”, udhëpërshkrime dhe meditime – 1994, “Manastiri i dashurisë”, proza të shkurtra dhe tregime – 1995, “Ndëshkimi i Bukurisë”, proza të shkurtra dhe tregime – 1998, “Tomka” – 1968, “Poetika e dokumentit” – 1987, “Udhëtim me Fan Nolin” 1995, “Udhëtime Letrare” – 2001, etj. Etj.
Ka përgatitur për botim vepra të Fan Nolit, Faik Konicës, Mitrush Kutelit, Haki Stërmillit, Lumo Skëndos, etj. Ka përkthyer vepra të Anton Çehovit, Xh. Gollsuorthit, M. Prishvinit, A. Filipit, etj.
Pse pak janë këto vepra për një autor? Ndërkohë që një autor mund të mbetet i përjetshëm qoftë edhe me një vepër, sikurse është rasti i Migjenit.
Është e pamundur të bëhet një vlerësim perfekt dhe aq më tepër definitiv për gjithë këtë krijimtari të shumëllojshme të Nasho Jorgaqit në një shkrim si ky që është thjesht një skicim i portretit të një shkrimtari dhe studiuesi me kontribute të mëdha në letrat shqipe.
Por Nasho Jorgaqi ka shkruar e punuar shumë se kështu e ka ndjerë se duhej të bënte në rrugën e krijimtarisë së tij të suksesshme. Oh, sa shumë ka shkruar Nasho Jorgaqi në jetën e tij të përkushtuar gjatë më shumë se gjashtë dhjetë vjetësh krijimtari.
Por unë përmenda vetëm një pjesë të krijimtarisë së tij të pasur në shumë fusha.
Para ndonjë muaji, shkrimtari Nasho më befasoi se sapo ka mbaruar vëllimin e katërt poetik me hajku. Sepse Nasho Jorgaqi në vite ka shkruar poezi pambarim dhe, çuditërisht ky pasion i është rigjeneruar fuqishëm vitet e fundit. Kush i ka lexuar poezitë e Nasho Jorgaqit, edhe këto vëllimet poetike në stilin japonez, është ndjerë i befasuar. Po të mos e njohin personalisht autorin, tashmë 90 vjeçar, do të kujtojnë se kanë të bëjnë me një djaloshar adoleshent, që këndon me gjithë afshin e zemrës për dashurinë, për regëtimat e para të rrahjes së zemrës djaloshare para një vajze të bukur dhe të kolme, për situata magjike që besohet se Nashua i ka përjetuar intensivisht gjatë jetës së tij.
Pikërisht te këto ndijime djaloshare fshihet sekreti i rinisë së këtij autori që udhëton edhe sot e gjithë ditës majë biçikletës. I kanë zili këtë vitalitet? Padyshim.
“Unë ndihem i ri se jetoj si i ri”, thotë shpesh me shaka Nashua.
***
Fama e Nashos u rrit sidomos pas botimit të romanit “Mërgata e qyqeve”. Ai roman i botuar në fundin e viteve ’70 të shekullit të kaluar u përpi për një të vërtetë të madhe që trajtonte: mërgatën shqiptare ballisto-zogiste, për të cilët shqiptarët dinin por edhe nuk dinin shumë gjëra. Shkrimtari në këtë rast depërtoi deri në qelizat më të thella të kësaj mërgate dhe mori dëshmi në dorë të parë nga ata persona të ish-sigurimit të shtetit që punuan me ngulm për ta neutralizuar deri në mosekzistencë këtë mërgatë. Nëse ne sot kemi parti fantazma të Ballit dhe të Legalitetit, një pjesë të madhe të meritës duhet t’ia njohim shkrimtarit Nasho Jorgaqi. Ai edhe sot e kësaj dite ka bindjen e palëkundur se ka bërë një përshkrim realist të këtij grupimi politik që gjatë luftës bashkëpunuan me pushtuesit. Nashos i vjen keq që edhe sot e kësaj dite pinjollët e ballistëve dhe zogistëve të dikurshëm pretendojnë se bashkëpunimin me pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore e bënë në emër të luftës kundër komunizmit. Këto përralla nuk i beson askush,thotë ai, ndërsa shton se me këtë synim e botova sërish suksesshëm “Mërgatën…” në vitin 2004.
Por Nasho Jorgaqi është gjithashtu studiuesi më i mirë deri më sot i veprës së Fan Nolit. Botimi i kolanës me gjashtë vëllime të Nolit në vitet 80 të shekullit të kaluar ishte një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore. Ndërkohë që ai punonte dhe ka botuar edhe shumë studime të tjera me vlerë dhe gjurmëlënëse, sikurse janë ato për arbëreshët etj.
Ai vazhdon të punojë këmbëngulshëm dhe prej tij priten vepra të tjera. Këtë e them me siguri, përderisa vazhdon të udhëtojë me biçikletë në një rrugëtim që duket se do të jetë më i gjatë nga sa e mendon edhe vetë Nashua.
***
Kam shumë kujtime me Nashon si njeri dhe si krijues. Do të shkruhen edhe libra për të, pasi e meriton për gjithë atë kontribut që ka dhënë.
Urimet më të mira për këtë ditëlindje edhe në emër të stafit të DITA-s, Profesor!
Librat letrarë të Nasho Jorgaqit
Dashuria e Mimozës, novelë – 1960[3]
Ëndrra dhe plagë, novelë – 1963
Posta e Largët, novelë – 1968
Shoku, tregime – 1968
Qemal Stafa, biografi – 1970
Tregime të Mbrëmjes, tregime për fëmijë – 1972[4]
Mërgata e Qyqeve, roman, Vol. I, II – 1978, 1979
Tregimet e Qemalit, tregime për fëmijë – 1978
Atentatori i Perandorit, biografi -1980
Tregimet e Pranverës, tregime për fëmijë – 1985
Larg dhe afër, udhëpërshkrime dhe meditime – 1987 [4]
Udhëve të mërgimit, udhëpërshkrime dhe meditime – 1994
Manastiri i dashurisë, proza të shkurtra dhe tregime – 1995
Ndëshkimi i Bukurisë, proza të shkurtra dhe tregime – 1998
Tomka – 1968 [4]
Poetika e dokumentit – 1987 [4]
Udhëtim me Fan Nolin 1995 [4]
Ka përgatitur për botim vepra të Fan Nolit, Faik Konicës, Mitrush Kutelit, Haki Stërmillit, Lumo Skëndos, etj.
Ka përkthyer vepra të Anton Çehovit, Xh. Gollsuorthit, M. Prishvinit, A. Filipit, etj.
Udhëtime Letrare – 2001
Botimet shkencore
Antologji për Skënderbeun, (1968)
Silueta Letrare, studime – 1976
Poetika e dokumentit, studime – 1987 [4]
Antologji e mendimit estetik shqiptar (1504-1944), 1994[4]
Antologji e fjalës së mençur – 1994
Udhëtim me Fan Nolin’, (1995)
Estetika e fjalës shqipe, (studime, artikuj, ese, 1995)
Portrete dhe gjurmime (artikuj dhe studime letrare, 2002)
Hire letrare, shpalime historike (studime, vështrime, ese, 2012)
Skenarë filmash artistikë:
Mimoza Llastica (1979)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Duel i Heshtur (1967)
Tana (1958)

NE SE QUHET ANATEMIM I KOTE SE KA QENE NE SHERBIM TE SIGURIMIT KRIMINAL TE DIKTATURES, DUKET SE DO FILLONI TE NA DETYRONI TE BROHORASIM cdo mengjes PARTI ENVER jemi gati kurdohere
Filmat shqiptare, teatrot opra dhe baleti kan qen nje nder cilisite me edukative qe kan pasqyruar me realitet te gjith historin e populli tone.
Le te thoj c`fare te dojne keta mytber pore kjo eshte realitet.
Pase ndryshimit te sistemit, filmat jan me pikatore dhe jasht kontekstit edukativ. Ato shprhim me shum vulgaritet se sa edukim.
Me ka bere shum pershtypje disa qyqare qe vajtonin per prishjen e teatriit ketu ne Tiran.Qe ne fakte ai nuk ishte teater pore ishte pretekcri, per te bere zhurem. Madje nje pjes e tyre e derguan edhe ne Hetusi per ti hetuar ata qe e prishen.
Po c`farebveri teatri ne keto 30 vjet.?
Nuk e dij pore me duket qe Hollivute shperthimin ne Gerdec e ka ber filem,(e kam me te then se vete nuk e kam pare) Po keta qe “qajene” per teatriv c`fare vune ne skene deri me sote. Apo nuk kishein se c`fare te vejen.?
Eshte fatekjeqesi, Gjitha ai rreneim i kesaj ktarahure 1992-1997. shperthim ne gerdec vrasjet nga krimineli Sali Berishe e prote dramatizime te tille e perse keta nuk vune asnje teme te ketyre horrave ne Skene.?
Apo keta jan horra edhe vet deri sa bejen heshtje varri dhe per kater drrasa te Duces ben NAMIN.
Hajde le te pergjigjen kata horra me ne krye kryehoirrin Berishe per te gjith keto qe i ben popullit shqiptar.
Nje Embleme e Realizmit Socialist qe vetem realizem nuk kishte. Nje puthador i rregjimit diktatorial te Enver Hoxhes.
Si i tille mund te jete Embleme vetem per enveristet e kallepit te Xhevdet Shehut, nje rrace ne zhdukje tashme.
Per mua shkrimtari i shquar Nasho Jorgaqi radhitet i dyti pas Migjenit te Madh ne tere historine e letersise shqipe,se ka trajtuar tema qe prekin hallet e nje populli te tere e jo si disa te tjere qe u bene te medhenj vetem se shkruajten per partine dhe liderin e madh!
Urime pèr Ditèlindjen prof Jorgaqi! Veprat e tua letrare janè nè thesarin e kulturès shqipètare. Njè artist qè i shèrbeve Shqipèrisè nè tè gjitha kohèrat. Pleqèri tè mbarè dhe mbi 100 vite. Gèzuar!!!
I gjithanshem, enciklopedik, tregimtar si ai dhe i plotesuar si njeri ne te gjitha dimensionet, Nasho Jorgaqit i uroj shendet dhe ti hedhe ne leter te gjitha, se tek ai merr ate qe ke jetuar paster e te sinqerte. E adhuroj se ato qe ka shkruar tek Mergata e Qyqeve, pas shume vjetesh i provova si te çastit. Origjinal, bio qe s’ke se ku gjen. Shendet Nasho!
Nasho Jorgaqi,-*GJIGANDI i PENAVE Shqitarre te ketij Shekulli-*Le te falsin c’te duan PSEUDOT e penave si *Shqiptari*komentues qe fatkeqesisht mban ate emertim. Jam me komentuesin *Mjerimi*sa te parin *elmaz bufi*,qe me nga dy rjeshta thone gjithcka. Faleminderit penes suaj i nderuar Xhevdet Shehu, krenari e Penave te MALAKASTRES sa Athdheut.
Nasho Jorgaqit dite NJEMIJE pas 9 dekadave jete, me *PENE-frutdhenese* me atdhetari!.
Me shume konsiderate,85 vjecari,nje jete me mesimet dhe shembullin e ketij,*PENEARTI-ATDHETAR* -si Nasho Jogaqi-vertet *MIGJENI-diteve tona….Realisti i rralle.
Xhevdeti dhe kryredaktori Ardian Thano kane nderuar veten me kete shkrim perkujtimor per 90-vjetorin e studiuesit te shquar dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi. Nasho Jorgaqi i ka sherbyer kultures shqiptare si rrallekush pas viteve ’50 e deri me sot. Respekt per profesorin e shquar.
Nasho Jorgaq ”Mallakastrioti” eshte pa asnje dyshim nje nga me te medhenjte e letersise, kultures dhe artit te Shqiperise.
Kam nderim per njerez te tille: punetor i palodhur, intelektual i spikatur, vezhgues i holle, tregimtar realist, profesor i nderuar universiteti, studiues i thelle, njeri i thjeshte, i kthjellet, plot dashamiresi, perdorues i gjuhes shqipe ne nje stil te paster, teresisht i kuptueshem dhe terheqes…
Ne diten e 90 vjetorit te Tij ndiej privilegj, t’i uroj permes Gazetes DITA: Jete te gjate dhe te shendeteshme, suksese te metejshme ne krijimtarine e Tij te pashtershme si dhe FALENDERIM nga zemra per kenaqesine, qe me jep, kur lexoj vepren edukative, kistorike, letrare, kulturore dhe atdhetare te emblemes Nasho Jorgaqi!
Faleminderit, Xhevdet!
Faleminderit DITA
Ma respekt,
Fratari – Mallakaster
kokrra e spiunit të realizmit socialist, nje delenxhi e kurvar qe kapte dhe gratë e shokeve. “Dragoi” pseudonimi, por ne fskt ishte një zhabë komuniste.
E shkruajte,o Xhevdet e shkruajte,por deri tani vetem 3 komente ka!
Sic duket te majtet e PS-se nga frika e humbjes se vendit te punes ne shtet,kane frike te komentojne ne favor te Nashos!
Ata ulen kokat kur Rama i kercenoi qe te nderonin Muthat Frasherin se per Nashon nuk pyesin fare!
Ne ditet e sotme nder intelektualet e vjeter shqiponja jone tashme i ka dy kokat e saj;
.
Ne Shqiperi Nasho Jorgaqi dhe ne Kosove Rexhep Qosja..
.
Shenim per dy komentuesit e pare elmazi b. dhe shqiptari :
Mallkuar kush ju shan ju :
Ja kaluat dhe Xhevdetit ne vlersimin e zotit Nasho sepse ju jeni ato kerma qe i bene dhe shurren Varrit te Enver Hoxhes sepse ju shpetonte shurra gjysem shekulli dhe treguat qe e meritonit dajakun biles dhe plumbin…Ja e rrezuat ‘kamunizmin” kur ai kishte rene me kohe..cfare bete ju qe moret pushtetin…e varroset ate vend..duke na detyruar te mendojme se cfare do te kete bere Enveri jo vetem eshte i falur por e kthyet Perendi ju shurranjoset e tij
Nasho Jorgaqi simbol PENE atdhetare na PRIN!
Me Poetin autodidakt Islam Rama!
Teksa cdo dite shkoj tek Selia Bektashiane mes Tiranes,shkoj me nipin mbi 70 vjecar e qirinj mengjezi ndezi,kenaqesi ndiejme,me mikritien e punonjsve te sherbimit sa, nje autodidakt POET me tufe letrash ne dore me pret. Me shkrimet.. per te rrallen Pene- Nasho Jorgaqi me flet, ne sqetull vepren e te Madhit Fan S.Noli mban… Te 60ta vite kaluar….
Eshte punonjes i thjeshte kujdestar ne ate istitucion me emer te besimi Bektashian, Tepalenasi sa Mallakastrioti Islam Rama,cdo dite ne dore me krijim te Ri kryesisht ne vargje. Ja c’me dhuroi sot 30 Tetor 2021:
**
Kur flet ZEMRA -*Te vertetat ngadhnjojne!
Autori .Islam Rama.
Kam qare e jam vrare
Kam dale e jam mshehur,
Nuk kam vjedhur por kam marre
Me kane urryer e perbuzur.
* Keqardhie une kam ndiere
Me kane shpifur ,me kane rrahur,
Kam kenduar sa jam c’jerre,
Kam shkruajtur ,por me kane grisur.
Shume mendime me ate vlere
Me kane *ngritur e zbritur*,
Me kane ngjitur e zbritur
S’kam keputur, por kam mbielle.
Jam ngopur e uritur
Kam pare e shikuar shume,
Kam ecur e jam ndaluar
Kam fjetur*dhe i zgjuar.
Me kane goditur*kam duruar
Me kane ndotur, jam pastruar,
Edhe syte m’i kane mbyllur
Kam shikuar i QORRUAR !
S’kam pare diten kur agon
Edhe stinet qe ndryshojne,
Kam kuptuar jeten Time
Shume ngadale e sa shpejt kalon.
S’me ngroh Dielli s vete fjala
Mos me ftoh,mos me largo,
Ti moj qenie e perkoheshme
Fjala e drejte,mua me ngroh.
**Me ke shtrire me ke shtypur
Porsi gjalperi,helmin m’hedh,
Helmin tend e kthej n’sheqer
Mbiell mendime ne cdo stine.
Vaditur une me urtesi
Te rrisin trungun te cellin lule,
Te japin fruta per njerzine
S’kam zinxhire me te hap gjoksin…
*** Do te jem vetia po Jo ti
Kupto mire; ti MISTIKEN,
Ti sheh zemren por jo shpirtin,
Te harrij majen e kesaj PEME.
Fjala trungun po e pret
S’te vjen keq per ato dije..
Qe ne vape,te ka lezet
I shtrire ne te bukrin-jeshillek.
****Te kujtoj te paret e mij
Te perkedhel lulet tere arome,
Te shoh e ndjej kete bukuri
Atdheu im dhuruar tashme.
Edi; qe te lajme vete MEKATI
Behet vec me UJIN e DREJTESISE,
…Mer PENDESEN-ndeje thaje
VISH ti rroben e DREJTESISE!
Tirane 30 Tetor 2021 *Tre Nendoret PRES..
Edhe pse COVIDI dyfishte na ka zene;
Atdheun tone ZOTI bekuar sa krijuar…
*Djajte politikane*e kane TJATERSUAR…!
Autodidakti Islam Rama-pshertin!
Per ju te ndruar lexues *Pasuesi Veteran*
Sjelle kete PRAG festash NENDORI…
Si melhem,njeriut tone- plaget kuruar,…
Guri Naimit D.
Gezuar 90 vjetorin me kembe e me duar e me kujtime te vyera per fakiret feudo-borgjeze,qe i dhane kultures kombetare .Shkrimtaret,shkencetaret feudo-borgjeze vune themelet,ngriten kollonadat,Ato kane mbetur edhe sot.
Llumi proletariatit hodhi llum dhe balte.qe u shkri si shkrihet kripa ne uje,.Asgje ka mbetur nga shkrimtaria proletare.
Rrofte vepra e PAVDEKSHME E PERKTHYESVE me norme! Ishin te gjithe bejlere,agallare,efendilere,rreaksionare,dmth,.ishin te gjithe lorda,princer,markeze te shkolluar ne Perendim.
Prof.Nasho Jorgaqi na i sjell ndonjehere ne kujtim keta kollose te kultures.
Kaq mjafton.Prandaj gezuar 90 vjetorin prof.Nasho Jorgaqi.
Nasho Jorgaqi, te kete jete e shendet, eshte nje Vlere Kombetare, i thjeshte, i dashur, kurre cmirexhi e percares.Ti kaloje te 100-at.
demo koqja, “bejlere, efendilere, reaksionare e agallare”, me kostum e shkollim Europiani por shpirtzinj, Orientaliste e mesjetare. Per arritjet e tyre ne sherbim te ‘Oborrit’, klerit( obskurantizmit), por kurre te popullit te mbajtur ne gjume e te pergjunjur, na mjafton te lexojme te pavdekshmin Migjeni…poemen MJERIMI….Proletariati i shkolloi te gjithe, e nxorri vendin ne drite nga LLUMI i analfabetizmit ekstrem qe e kishit lene ne shekuj o turkoshake!
Nasho te kete jete e te shkruaje sa menshume por mire do ishte te mos e kishe futur Migjenin ne kete mes se para tij te gjithe duken liliputër.
S’ka poet qe ta dridh mishin si Migjeni. sa here ta lexosh.
Me respektin e thelle per Profesorin e nderuar, shkrimtarin, studjuesin, Njeriun e mrekullueshem, Nasho Jorgaqi.
I urojme me zemer: Festofshim dhe shume vite te tjera ditelindjen e tij, duke e patur gjithmone prane, ashtu me zemer te madhe.
Jete te gjate profesor!
Nga zemra,uroj Profesorin e nderuar Jorgaqi,per ditelindjen e tij.I kalofsh edhe te 100-tat,me shendet dhe rendiment.Vetem libertthi,i vogel,por brilant,si diamanti,”Dashuria e Mimozes”,i jep Profesorit titullin e nderit,dhe e rendit,nder me te ndriturit ,e letrave shqipe,te te gjithe kohrave.Mbi te gjitha,njeri dinjitoz,teper i edukuar,me kulture,modest,dhe prodhimtar mix,ne shume drejtime.Shkrimet e tjera,vetem plotesojne buqeten e mbrekullueshme te veprave te tija,rrisin vlerisimin ,per Profesorin,qe del shume me lart,se edhe ndaj disa letrareve qe nderohen teper nga shqiptaret,megjithese,ne fakt,pa hak.Respekte-Profesor.
Ky shkollimi i te Gjitheve eshte fatkeqesi kombetare.
Nga ky shkollim i te gjitheve nuk kemi me Cabej,Lasgush,Mitrush,inxheniere si Sulo Klosi,Kujtim BeqiriKemi nje ushtri ME GJOJATEMESUAR.
Te gjithe gjenerale.
40 hajdute,30 kapidane.,qe e derguan ekonomine ne humnere.
Prof. Nashos i flet vepra që ka shkruar e botuar. Lexojeni më parë dhe pastaj vendosni nëse meriton ta kritikoni. Se për ta sharë jo e jo. Ju, sharës dhe ofendues, ç’keni bërë më shumë se prof. Nasho?