1.4 miliardë USD, rritje në vit! Pse po riarmatoset rëndë Serbia? Artikulli i The Economist, ironia në Beograd: “Nëse, ‘zoti na ruajt’, status quo-ja rajonale do prishej…”

redaktor

 

“Ejani me mua”, thotë Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë: Tani do të shihni një buzëqeshje në fytyrën time!”. Nga tarraca e godinës së presidencës së Beogradit, ai tregon rrokaqiejt që ngrihen lart dhe deklaron triumfalisht: Si një feniks që ngrihet nga hiri!

Shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë kanë nisur të shqetësohen se ushtria e Serbisë po ngrihet gjithashtu nga hiri. Gjatë një mosmarrëveshjeje të vogël me Kosovën rreth targave të makinave në shtator, Serbia fluturoi avionë luftarakë afër kufirit dhe vendosi automjete të blinduara.

Ndërmjet 2015 dhe 2021, shpenzimet për ushtrinë e Serbisë u rritën me rreth 70% ose ndryshe 1.4 miliardë dollarë në vit. Rusia dhe Bjellorusia i kanë dhënë 10 avionë mig-29. Po ashtu, Rusia i ka dhënë asaj 30 tanke dhe transportues të blinduar një sistem mbrojtjeje ajrore. Po ashtu, vetë Serbia ka blerë dronë të blinduar kinezë, helikopterë rusë dhe një sistem raketor francez tokë-ajër.

Pas luftërave jugosllave të viteve 1990 kapaciteti ushtarak i Serbisë u shkatërrua. Por në vitin 2014 qeveria vendosi të riarmatosej. Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë tregoi se epoka e luftës konvencionale në Evropë nuk kishte përfunduar; dhe përmbytjet në Serbi atë vit ishin një “thirrje zgjimi”. Kështu tregon Daniel Sunter nga Rrjeti Ballkanik i Sigurisë. Prej përmbytjeve zbuluan se vendi kishte mbetur pa pothuajse asnjë helikopter, as për misionet e kërkim-shpëtimit.

Artikulli i The Economist

“Një shtet modern ka nevojë për një ushtri moderne”, – thotë zoti Vuçiç. Nëse Serbia thjesht do të modernizonte forcat e saj të armatosura, askush nuk do ta kishte problem. Është konteksti që ngre alarme. Bosnja është përsëri në trazira politike dhe Milorad Dodik, udhëheqësi serb i Bosnjës, tha më 14 tetor se nëse pjesa e tij e Bosnjës ndahej dhe do të niste dhuna, Rusia do të ndërhynte për ta mbrojtur atë.

Po ashtu tabloidët e kontrolluar nga qeveria e Serbisë vazhdimisht shpallin se luftë me shqiptarët e Kosovës apo kroatët. Në të njëjtën kohë nacionalistët, duke përfshirë ministrin e Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin flasin për krijimin e një “bote serbe”, për të cilën shumë në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje kanë frikë se është kod për një Serbi të Madhe që mund t’i gëlltisë.

Por Vuçiç e hedh poshtë këtë si “propagandë”. Ai thotë se të gjithë fqinjët e dinë se riarmatimi “nuk është kundër tyre”.

Vuk Vuksanoviç, një studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, thotë se rëndësia e vërtetë e riarmatosjes së vendit është politike dhe jo ushtarake.

Marrëveshjet e dukshme të armëve u bëjnë përshtypje mbështetësve të Vuçiçit, të cilët priren t’i respektojnë forcat e armatosura. Por Serbia është efektivisht e rrethuar nga NATO. Me një aleancë të madhe që mbron fqinjët e saj të vegjël, Serbia ka shumë pak gjasa të dërgojë ushtarët e saj në veprim.

“Të kesh një ushtri të fortë do të thotë që fuqitë e mëdha të trajtojnë me respekt. Dhe nëse, “Zoti na ruajt”, status quo-ja rajonale do të prishej, atëherë “nëse ne mund t’i shkaktojmë dëme kundërshtarëve tanë hipotetikë, ata ndoshta do të jenë më të dëgjueshëm e më pak të rrezikshëm ndaj nesh në tryezën e negociatave,” – e mbyll Vuksanoviç.

 

—–

Marrë nga The Economist

 

Share This Article
17 Comments
  • Fakti që Serbia himbi luftën me Kosovën e bën qesharake çdo lloj sjellje mburrëse nga ata. Kosova ather nuk kosh asgjë, dhe i mundi – me apo pa ndihmë nuk ka rëndsi, lufta luftë ësht, dhe vetëm rezultati ka rëndsi. Serbët janë popull humbës, prandaj e bëjnë politikën duke korruptuar presidentat e kryeminsitrat shqiptarë!

    • Asap , e ke gabim . Serbet ., jo vetem nuk kane nxjerre mesime nga historia , por jane bere edhe me te rrezikshem , tani qe jane nen ombrellen e Rusise cariste . Perendimi shfrytezoi me mjeshteri butesine e Jelcinit dhe beri ate qe beri , por caret e tanishem jane shume me agresive , nga sa i njeh historia . Te jemi te vetedijshem qe , Kosova u clirua vetem nga Perendimi , perndryshe edhe sot (ende gjysme shtet) , do te ishte nen cizmen e sllaveve te ardhur shekuj me pare nga pas maleve Ural !

  • Bravo,Vuksanovic se edhe Edi Rama keshtu mendon si ty,prandaj ai i eshte bashkuar Vucicit para armatosjes tuaj ne cdo gje,bile edhe kunder Kosoves por edhe Shqiperise!

  • Epo ndaj do bejme Open Ballkan , sipas teorise se hajtutit te Surrelit me sherbetoret e tij te qelbur

    • Edhe Greqia eshte e rrethuar nga Nato nga Turqia nuk eshte vetem Serbia.
      Prandaj armatoset.
      Dhe kush do luftoje per Greqine kunder Turqise?
      Ish Arnautet te turqizuar per 500 vjet ne Vorio Epir por sot jane 30 vjecare ne Greqi.
      Ata do luftojne me sllavet e Bullgarise qe duan Thesalo-Nikin,me Arnautet e Alvanise,me Turqit.
      Historia e Epiroteve te Kastriotit,te Arvaniteve qe luftuan kunder Vezireve, Pashallareve, Bejlereve turkoarnnaute po perseritet.
      Mos te harrojme qe Serbet,Bullgaret,Arnautet turq te vetequajture Skiptare e njohen Shkupin me Emrin Maqedoni.
      Vete Grigorov perpara kamerave declaronte qe Ne jemi Sllave dhe nuk kemi lidhje me Aleksandrin e Madh.
      Megjithe ate Bushi ishte i pari President i Sh.B.A-se qe e njohu me Emrin Maqedoni.
      Kjo eshte Natua dhe amerikanet qe u dolen te pabese Kurdheve apo popullit te Afganistanit duke ua lene armatimin ne dore te Talibaneve.

  • Edhe nje budalla e kupton pse po armatoset Serbija,Vetem Rama dhe Shqipetaret nuk e kuptojne,qeveritaret Shqipetare e shkateruan Ushtrine ,kurse Serbet kan nji tjeter inteligjence dhe populli e pranon qe shteti duhet te jete i forte dhe i armatosur,dhe armet i nevoiten per ti zhdukur Shqiptaret injorant si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi dote ju zhdukin,pse kusoj situate keni krijuar vet.

  • E nderuar Qeveri Shqiptare e Kosovës! Përshëndesim kontributin për Ushtrinë e Kosovës prej Buxhetit të vitit të ardhshëm (2022)!

    Në se shteti ynë i Diktaturës (1944-1991) mbijetoi me sukses pothuajse pesë dekada, tashmë e dimë të gjithë, se dy elementë të tij ishin prioritare – Ushtria dhe Arsimimi. Për herë të parë në historinë e Kohës së Ré (mbas Renesancës), kjo pjesë e Kombit Shqiptar e parceluar dhe e përfaqësuar në të quajturën Republikë e Shqipërisë, ngriti dhe e pajisi me sukses nga themeli një Ushtri Popullore, më se e aftë për mbrojtjen e asaj pjese të Atdheut që kishte zënë dhe shpallur më vete. (Dëshmoj si një ushtar i saj nga viti 1967 kur erdha në moshë dhe deri sa Ushtrinë e Republikës sonë e falimentuan Tradhëtarët e Atdheut (1991), derisa e shkatërruan plotësisht (1997). Shkatërrimi me dashje i kësaj vepre tempullore përbën Krimin më të madh, që mund t’i jetë bërë nga të vetët Kombit tonë, në kohët moderne në histori.

    Për herë të parë pas Themelimit të Ushtrisë së Lidhjes së Lezhës (1443/2 Mars 1444) dhe veprës së saj të përbotshme legjendare (deri më 1478/79), një pjesë e kombit shqiptar në Ballkan, mbas pesë shekujsh, ngritën me sukses një ushtri të vetën në gjysmën e parë të shek. 20. Vlera e kësaj ushtrie të dalë nga familja shqiptare, qoftë edhe prej një pjese të saj në formatin shtetëror të RSH-së, ishte aq e madhe dhe mjaftueshëm e fuqishme, sa ajo i dha mundësinë dhe lirinë që RSH-ja të ruante pavarësinë e saj dhe të lidhte dhe të zgjidhte Traktatet dhe partnerët e sistemeve mbrojtëse të saj, nga Traktati i Varshavës, në Kinën e madhe, në SHBA-në e lavdishme, e cila në finale n’a bëri pjesë të NATO-s. Veçanërisht gjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, Republika Popullore/Socialiste e Shqipërisë nuk do e kishte mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e saj, pa Ushtrinë Mbarëpopullore, të pashembullt për kohët bashkëkohore, qoftë për nga koncepti, qoftë për nga origjinaliteti i mobilizimit popullor.

    Vlera e Ushtrisë Popullore në ekzistencën e një shteti duket sot në Republikën tonë më shumë se kurrë. Nga foltorja e Parlamentit dëgjojmë lloj-lloj katunarësh dhe malësorësh nga Veriu në Jug të vendit, t’i bërtasin njëri tjetrit dhe të n’a lëshojnë edhe né dëgjuesve, Piskama varfanjakësh, se “jemi në NATO, n’a mbron NATO, nuk kemi nevojë për ushtrinë tonë” dhe të tjera dokrra provincialësh me kapistra qafe në Parlament, Qeveri dhe Presidencë. Republika e Shqipërisë ka qenë njëherazi anëtare e Traktatit të Varshavës, por udhëheqja e saj nuk e shkëputi asnjë çast zgjerimin dhe forcimin e Ushtrisë së saj. Kjo ndodhi edhe kur ishte në aleancë me Kinën Popullore. Dëgjojmë gjithashtu të flitet nga “kompetentët” tanë të mbrojtjes së lirisë dhe sovranitetit të atdheut, se jemi “liderë” globalë të mbrojtjes (përmes NATO-s) në luftërat globale si në Irak, Siri, Afganistan, e ku di unë se çfarë mbroçkullash mbeten pa dëgjuar prej këtyre të mjerëve!

    Por nuk dëgjojmë, se cila ushtri do të mbrojë fatet e Kombit tonë sot, në rast se n’a sulmon psh. Sërbia (Rusia), Greqia (Franca apo Anglia) dhe formacione të tjera? Do n’a mbrojë NATO dhe Aerodromet e PS-së, apo avionët lodra të drogës së qeverisë në fuqi, që nuk i mbajnë këmbët kur vendosin të ulen në tokë? Kush do n’a mbrojë të dashur atdhetarë? Pse nuk thirremi si qytetarë ende në kohë paqeje, për t’i shërbyer kësaj detyre të shenjtë ndaj Atdheut, kush dhe si do e mbrojmë atë! Personalisht dua të rregjistroj emrin dhe prezencën time në një repart ushtarak të RSH-së, si qytetar i gatshëm dhe oficer i përgatitur me shkolla ushtarake në këmbësori, artileri dhe xhenjo (qoftë fundja edhe si ushtar i thjeshtë). Ku duhet të drejtohem? Bëhesh qesharak kur kërkon këtë. Duket si objekt humori në mjedisin e sotëm “demokratik”. Për një çast nuk e marr fare parasysh, që “SHBA-të e lavdishme e kanë marrë përsipër mbrojtjen e RSH-së në rast lufte” siç flitet. Ajo dhe NATO le t’a luajë rolin e saj. Kam parasysh përvojën historike e thënë me fjalët e popullit, se “vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta”!

    E nderuar Qeveri Shqiptare e Albinit dhe Presidencë e Vjosës! Shumë e nderuar Kosovë! Kësaj rradhe dëshiroj të përmbledh një urim zemre me pak fjalë: Bashkë me miq të mi, ju jemi mirënjohës dhe përshëndesim kontributin për Ushtrinë e Kosovës prej Buxhetit të vitit të ardhshëm (2022)! Kombi ynë tashmë i zgjuar nga gjumi shekullor, ka nevojë të mbrojë gardhet e viseve (trojeve) të veta historike. Kjo është shumë-shumë kombëtare! Madje, siç e kini vlerësuar ju, shumë e ngutshme! Pushteti i RSH-së që e kishte ushtrinë me dekada, e shpartalloi vetë krijesën e saj pikërisht më 1997, madje jo pa qëllim, por që të mos ju ndihmonte në Luftën e Madhe kundra gjenocidit të ushtruar nga Sërbia mbi Kosovën, në fakt jo vetëm kundër jush, por kundër kombit tonë. Duket pak kjo? Natyrisht është e trishtueshme! Por është e vërtetë historike, e cila flet për degjenerimin kombëtar që i kemi lejuar vetë né komshiun tonë, të n’a vaksinojë në gjak. Duket të paktën qysh prej 1912, qëkurse morrëm guximin të shpallnim Pavarësinë e trojeve historike shqiptarofolëse në Ballkan. Askush nga atdhetarët këtu në RSH-së nuk flet, por hesht dhe nuk jep përgjigje – Pse e quajtura Republika e Shqipërisë nuk ka sot ushtrinë e vet? Kush nuk do, që ajo të ketë Ushtrinë e saj? Dhe kush vendos për këtë, Tirana apo Beogradi, apo dikush tjetër?

    (Marrë nga faqja ime në Facebook)

    • O Gjergji,mire e ke ti,por sot kemi ushtri BIO,qe parakalojne ne parada jo me tanke,artileri,raketa ,avione,por me mushka e karroca!
      Edhe Haxhi Qamili kishte ushtri me te forte!
      Akuzohet Berisha per korrupsion!
      Korrupsioni eshtew NDERIM per kete kriminel!
      Ai duhet denuar me burg te perjetshem per shkaterrimin dhe grabitjen kolosale te ushtrise dhe armatimit te saj,per shkelje te Embargos Nderkombetare duke furnizuar tanket e Milloshevicit per te derdhur gjak ne Kosove dhe Bosnje etj!

  • Vulin thote do bejme boten serbe xhaçka ja kthente qe per strategji nuk kishim nevoje per tanke
    Mbase ka llogaritur te luftoi boten serbe me gop

  • Mir ja bejn e duan vendin e vet , nuk kemi par kurr qe nje politikan serb te jet agjent i nje shteti kundershtar , tek ne gjysma parlamentit dhe politikanve jan agjent te serbis e greqis kunder interesave komtare , ata e kan hallall , ne qe se duam vndin ton , ne prishem te tera shkollat e ushtris qe na la xhaxhi shkollen e aviacionit kimis kemsoris ebulimit te armve te renda e konvencionale , tani nuk kemi nje njeri qe i jep tankut nuk kemi nje kimist nje aviator , ne dhe po te na japin tanke avjon ne nuk kemi njeri ti ngasi nuk dim jemi si mesjetar , dim vetem tradhtin komtare qe e adhurojn shumica kurverin hajdutllikun vrasjen krimin drogen , por vetem piliot tankista e kimista nuk kemi , trusni bythen ju dobiça qe shani ushtrin qe kishim , se po ju tek serbit vjen ju perdhunon ne shpi , se nuk keni byth as te mbroheni dhe as tju mbroj dikush kujdes kur llapni per Serbin , jepini ate qe do se do ju mari shqiperin se byth dhe shtet nuk keni tju dali per zot , rrugaçet pushtat antishqiptaret pinjol’et e tradhtarve si kan dal kurr zot kti v ndi dhe nuk do i dalin asnjeher beni kujdes. Rrespekte per Serbet qe e duan me zemer vendin e tyre .

    • Gjysma thote, gjithe Parlamenti, dhe eshte pak
      Imagjino plerat, kurvat dhe putanat qe ka neper baze, gati per tja shitur Shqiperine 100 here sSerbise
      Patronazhiste i quan

  • Edhe Greqia eshte e rrethuar nga Nato nga Turqia nuk eshte vetem Serbia.
    Prandaj armatoset.
    Dhe kush do luftoje per Greqine kunder Turqise?
    Ish Arnautet te turqizuar per 500 vjet ne Vorio Epir por sot jane 30 vjecare ne Greqi.
    Ata do luftojne me sllavet e Bullgarise qe duan Thesalo-Nikin,me Arnautet e Alvanise,me Turqit.
    Historia e Epiroteve te Kastriotit,te Arvaniteve qe luftuan kunder Vezireve, Pashallareve, Bejlereve turkoarnnaute po perseritet.
    Mos te harrojme qe Serbet,Bullgaret,Arnautet turq te vetequajture Skiptare e njohen Shkupin me Emrin Maqedoni.
    Vete Grigorov perpara kamerave declaronte qe Ne jemi Sllave dhe nuk kemi lidhje me Aleksandrin e Madh.
    Megjithe ate Bushi ishte i pari President i Sh.B.A-se qe e njohu me Emrin Maqedoni.
    Kjo eshte Natua dhe amerikanet qe u dolen te pabese Kurdheve apo popullit te Afganistanit duke ua lene armatimin ne dore te Talibaneve.

  • Serbia eshte nje shtet kriptoFashisto-nazist me tipare te mirefillta integraliste te Ortodoksise sllave!
    Shoqeria serbe po ashtu misheron po ato karakteristika te vet shtetit serb: eshte ne thelb kriptoFashisye dhe i pergjgjet te njejtave standarte atij shteti.

    Shoqeria serbe nuk eshte laike: eshte shume larg se qeni e tille!

    Pavaresisht deklarimeve te Beogradit zyrtar ose atij “civil”…,,, Serbia i deshmon Europes se posedon ende ne nje shoqeri te semure keqas totalitariste e stadit integralisto-psikopatik.
    Sigurisht armatosja e nje shoqerie te cmendur psikopatike qe enderron dhe jeton ende te kaluaren mesjetare po aq psikopatike…,, perben nje rrezik real, por ne’ shqiptareve nuk na e ben syri tet: do ti kemi ne gryke te Topit serbet e mutit. Ta provojne dhe atehere ata do te mesojne qe jane ende edhe sot, do te jene edhe neser, sic ishon deri dje,,, pra jane plehu i Europes!

    • Me se do mbrohemi o Artur Dhimitri , me gure e me shkopinj , si ne kohet prmitive ?! Sado trim qe te jesh , plumbi nuk te pyet , prandaj ndertuam fortifikimet ne gjithe vendin , ishim armatosur , kishim nje ushtri te pergatitur , per ti dale zot vendit . Sot jemi teresisht “lakuriq” ne mes te ujqerve !
      Vetem dy vjet me pare , presidenti Tramp deklaroi boterisht :. . . ballkanasit jane trima e luftetare te zot , por neve nuk mund te shperthejme luften e trete boterore , ne rast se Mali i Zi hyn ne lufte. . .! A nuk iu mjafton kaq , per te kuptuar , se. . I ZOTI E NXIERR GOMARIN NGA BALTA ? !

  • Problemi ne thelb nuk qendron vetem tek armatosja skizofrenike e shtetit serb, sesa tekf fakti qe shoqeria serbe vijon te perjetoje nje kalbezim vlerash njerezore..,, ku me dashje e qellim te paster po (ri) instalohen – si ne te kaluaren – impiantet e urrejtjes nacionaliste, percmimit shovinist te cdo gjeje jo serbe, ndjenja psikopatike te superioritetit (permes narratives mashtruese se serbet jane nje popull me i lashte se shqiptaret etj etj idiotesira te llojit te cmendurise sociale…): kjo eshte shqetesuese, por nuk na frikeson!

    Dikush dhe dikushet ne Beograd duhet te kene gjithmone parasysh se pa laicizuar shoqerine e tyre fashisto-integraliste serbe, pa pranuar haptas gjenocidet e egra qe ne te kaluaren 200vjecare kane kryer, dhe pa kerkuarh haptas e boterisht falje (vecmas popullit shqiptar)..,, rruga e tyre do te jete vetem izolimi moral dhe me pas shkaterrimi

    Ne’ shqiptaret jemi dhe do te jemi vigjilente, askush nuk duhet te krijoje iluzione!

  • sistem raketor
    Kështu tregon Daniel Sunter
    vendi kishte mbetur pa pothuajse asnjë
    Po ashtu tabloidët e kontrolluar nga qeveria e Serbisë vazhdimisht shpallin se luftë me shqiptarët e Kosovës apo kroatët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *