“Fishekzjarret dhe brohorimat nuk e fshehin dot frikën se me Berishën në krye, PD-ja do ketë një fund edhe më të keq se me Bashën. Dhe kësaj nuk ka Foltore që t’i përgjigjet”

redaktor
Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke dale nga selia e Presidences, ku kane ndjekur ceremonine ne te cilen, Ilir Meta ka marre detyren e Presidentit te Republikes se Shqiperise.?/r/n/r/nSali Berisha and DP leader Lulzim Basha, leave the Presidential Headquarters, after following the inauguration of Ilir Meta, as the new Albanian President. Ilir Meta, 47, a former speaker of parliament and prime minister is Albania's seventh President since the country toppled communism in 1990.

 

Nga Skënder Minxhozi

Ka më shumë se një informacion, këto ditë kur PD ka hyrë në kursin e përplasjes publike Basha-Berisha, se ish-kryeministri mund të ketë bërë për vete shumicën e simpatizantëve, votuesve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike.

Prej vitesh Berisha ka pasur disa pikë preference më shumë sesa Lulzim Basha brenda të djathtës thuajse në të gjitha sondazhet, e kjo nuk shihej si diçka për të vënë kujën në PD, për sa kohë që kryetari formal i partisë konsiderohej pak a shumë si një noter i padeklaruar i linjës që përcaktonte paraardhësi i tij.

Shpallja e Berishës non grata nga SHBA dhe largimi nga grupi parlamentar i PD në shtator, e prishën këtë paqe tetëvjeçare. Sot Berisha lajmëron datën e mbajtjes së kongresit të ndëshkimit të Lulzim Bashës pa u merakosur fare të paraqesë firma delegatësh, pa ndjekur asnjë procedurë normale sesi përgatitet dhe mbahet një kuvend partie. Ngjan më shumë si një purgë, sesa si një kongres.

Partia Demokratike, ajo pjesë që po ndjek këto orë turravrapin e Sali Berishës, ndodhet nën efektin e një hipnoze kolektive. Të asaj hipnoze që bazohet mbi premtimin fals se një rikthim i Doktorit vjen natyrshëm, pa asnjë pasojë në trupin e partisë, pa prekur apo prishur ekuilibrat delikatë mbi të cilat fitohet dhe mbahet përkrahja e votuesve dhe pa dëmtuar asnjë grimë nga imazhi i brendshëm dhe i jashtëm i PD.

Me një lehtësi fluturake përkrahësit e Sali Berishës kanë vërshuar këto orë nëpër mediat shqiptare, për të përhapur “lajmin e mirë”: Po vjen lideri historik! Refuzojnë të shohin, të dëgjojnë dhe të kuptojnë se ajo që po ndodh është shumë më e koklavitur se një largim kryetari nga zyra e tij.

Shumica dërrmuese e kësaj fanfare të eksituar lodrash e fyjesh, kërkojnë thjesht shpagim ndaj Lulit. Duan kokën e tij me çdo çmim. Dreqi ta marrë partinë, vetëm të heqim “patericën e Ramës”. Janë ish-zyrtarë që Basha i largoi gradualisht nga partia, të pakënaqur me të për njëmijë arsye, ose thjesht të zhgënjyer që i frikësohen qëndrimit të përjetshëm në opozitë, nëse Lulzim Basha vijon të qëndrojë aty ku është.

Sali Berisha po e përdor këtë humor negativ që rrethon sot postin e kryetarit të partisë. Është një depresion i lehtë për t’u instrumentalizuar, nën të cilin Doktori po kamuflon heshtjen e vet, fajet dhe hallet e veta.

Në asnjë Foltore Berisha nuk është ndeshur dhe as i është përgjigjur pyetjes më të thjeshtë, por edhe më asgjesuese për fushatën e tij hipokrite të vlerave në parti: nëse nuk do të ishte përjashtuar nga grupi parlamentar në 9 shtator, a do të ishte sot në krye të Foltoreve për të hequr Bashën?!

Kjo është kryepyetja që rrëzon sot moralisht rikthimin e Napoleonit të plakur blu, nga Elba e tij. Një rikthim antihistorik që paketohet si një betejë parimesh e procedurash, por që në fakt po afrohet nën tamtamin e revanshit në muret rrethuese të SHQUP-it.

Sali Berisha mund të jetë sot shumicë në PD, por përkrahësit e tij duhet t’i përgjigjen dilemës nëse ai është, ose mund të bëhet në të ardhmen shumicë edhe në Shqipëri. Sepse të njëjta sondazhe që e kanë nxjerrë Sali Berishën si më të preferuar se Lulzim Bashën, thonë gjithashtu se ai është shumë pikë larg fitores së vendit të parë në preferencat politike të shqiptarëve.

Berisha ka gjithçka për të qenë një përçarës perfekt i partisë që drejtoi për shumë vite, por nuk ka thuajse asnjë shans që të bindë shumicën e shqiptarëve të lodhur nga tranzicioni që ai më së pari e bëri të jetë pikërisht i tillë: i lodhshëm, plot tension dhe me pak shpresë.

Ringjitja e Berishës në PD megjithë festën e fishekzjarrëve dhe brohorimave që e shoqërojnë, nuk e fsheh dot frikën se me të në krye partia mund të ketë një fund edhe më të keq sesa me Bashën. Dhe kësaj nuk ka Foltore t’i përgjigjet.

Share This Article
21 Comments
  • Me ne fund u zhduk nje BANDEE KRIMINALE ANTISHQIPTARE me emrin PD,qe i vuri flaken Shqiperise,percau shqiptaret dhe e shiti vendin tek agjenturat e huaja antishqiptare!
    E njejten gje duhet te ndodhe edhe ne PS,sepse ajo parti ka vdekur,por nuk eshte varrosur!
    PS-ne e ka vene nen kembe Rama,qe ne kembim te nje vendi pune shiten Shqiperine,demokracine dhe shtetin ligjor!

  • Minxhoz. Të ike njëherë Basha pastaj kismet si i vjen halli PD. Më keq seç është nuk do të jetë për faktin e thjeshtë se me Bashën është e garantuar mos ardhja në pushtet. Pra humbja në xhep është. Mbase kjo foltore e Berishës i shërben pikërisht kësaj gjëje, largimit të Bashës . Ku i dihet seç ndodh në të ardhmen. E sigurtë është që Berisha i bën më pak keq PD se Basha sepse është moshë e thyer dhe do apo jo ai do të largohet me shpejt nga politika sesa po të ishte humbësi serial, diktator i ri në moshë Lul Basha. Pra e ke gabim qoftë ti , edhe të tjerët. E kuptoj qe je socialist e normalisht e ke zet Berishën por llogjikën nuk e ke përdorur drejt se flet politikisht, sipas bindjes.

  • Berisha, as ka apatur dh-e as ka, hallin e shqiptareve, vec hallit te tje .per ti shpetuar gjukimit dhe ndesh-kmit nga SPA KU.
    E genjen mendja te ziun se , ke mare kreun e PD ti hiqet
    ndeshkim i DASH per moste hyre ne SHBA ai dhe famijaret e tij.
    Po keshtu mendon se du*ke qen6+ ne krye te PD mund te mbroi pasurin e familjareve dhe te afermeve te tij. Pasurit te vena me koorurupsjon nen hijen e babait kryeminister dhe shkeljet ligjore e kushtetuse, jane objekt hetimi dhe duhet hetuar sa me pare. Keshtu haka dote veje tek i zoti. Drejtesia vonon, por nuke haron.

  • Pas 30 vitesh Shqiperia eshte gati te hedhi nje hap te madh drejt nje te ardheshme me te mire, por Berisha po perpiqet ta ktheje mbrapsh rroten e historise.

    Kjo eshte nje situate qesharake, e shemtuar, e rezikshme per ate dhe ato qe e perkrahin, sepse po i shpallin lufte te ardheshmes se vendit, te Shqiperise.

    Pse po ndodh keshtu?

    Sepse nje pjese e atyre qe shkojne ne “faltoren e kultit” i duket cdo gje nje loje me permasa gjigante, ku mund te argetohen, pa kuptuar se po kontribojne ne dem te shqiperise.

    Keto personazhe “historike” kane gezuar shume liri pa pergjegjesi. Ato jane bijt e “Anarkise Berishiste” Ato nuk e kuptojne se nje shtet ligjor mund te funsjonoje me rregulla, disipline ne pune, me ligje te forta.

    Keto koncepte per ta jane “pa kuptim” Ato duan kaos, rremuje, te bej pallen e qefit sic ja do shpretka apo ndonje pjese e tjeter e trupit me perjashtim te trurit.

    Ato ne nje fare menyre jane viktima te “Filozofise Berishjane” e mbeshtetur ne nje “liri pa pergjegjesi”
    qe pas 30 vjetesh i duke atyre si nje gje normale.

  • E more Armir, disa jane viktima te filozofise berishjane,disa te filozofise ramiste dhe disa te tjere te filozofise enveriste prandaj eshte e bukur demokracia. Megjithate ju e urreni demokracine se ju pelqen monizmi dhe rrini me shpresen qe vendin ta udheheqe pergjithmone rilindja me shokun Edvin ne krye.

  • – Kenga e sprasme e Sales

    Mori bijte, ore ju bijte e Lales,
    qe s’rroni dot pa kohe te shkuar,
    ju qe jeni ne FLOKtore te Sales,
    valle truri i kokes ju ka fluturuar?

    e harruat jo or njerez,
    ate te paharruar vit 1997,
    kur armet u bene si lodrat,
    bresheri ne dritare dit e nat?

    harruat qe nga xhepat ju zbrazi,
    me ato piramida Sude-Xhaferr,
    ju la pa breke ne bythe maloku,
    ky Saluku pra me kryet si Derr?

    ne FLOKtore pra pse shkoni,
    qe te degjoni ndopak Gallat,
    apo ju ka marre prap malli ,
    qe koka tju bohet me Callat?

    me degjoni sot nje llaf miku,
    qe ne vesh gjithkush ta kete,
    ai Saluku pra i FLOKtoreve,
    s’vjen ne pushtet as 100 vjet!

    nese shqiptare doni te shpetoni,
    Familje, femije, vehte e Shqiperi,
    Saluk dhe Rame fort i shkelmoni,
    ndryshe Shqiperia s’ben prokopi!

  • Pyetja eshte Berisha apo politika amerikane e Kimit do kete nje fund edhe ma te keq?!
    Kur nje popullit i vjen ne maje te hundes , s’pyet me kush eshte pak ma i keq se tjetri: te gjithe jane bashke per kazan!

  • I dashur Skender Minxhozi,
    I ndjek me endje bisedat e tua ne studiot e ndryshme televizive. Ben analiza shume llogjike, te mencura. Ndoshta me terheq edhe pse kam njohur nga afer Tahir Minxhozin, nje njeri i rralle. Por edhe te tjere me mbiemrin Minxhozi.
    Sali Berisha, nuk ishte as i perndjekur dhe as demokrat ne shpirt dhe as i afte per te krijuar PD,ate ia dhane ata qe e komandonin. Ishte mjek i afte me mendje e duar.
    Viti 1997, ishte nje nder tragjedite me te medha te vendit, dhe kete e shkaktoi Sali Berisha,. Me pas kreu shume zullume e krime, por mjaftonte viti 1997 qe ai te ishte qeruar nga politika dhe ne asnje menyre te mos kthehej ne vitin 2005.
    Partia Demokratike me Sali Berishen dhe Lulzim Bashen eshte thjeshte nje grumbull njerzish qe duan vetem pushtet qe te perfitojne. Megjithese kane mbi 50 deputet, nje force e madhe, ata nuk kujtohen se jane ne dere zgjedhjet lokale por zihen e grinden per kryetarin. Aaskush nuk per mend betejat e verteta qe duhet te bejne, edhe ne parlament bejne teater. Ndersa Sali Berisha neprmjet PD perpiqet te pastroje figuren e tij shume te urryer nga njerzit e ndershem te ketij vendi…
    Te uroj shendet familiarisht
    Me konsiderate
    Afat SERJANI, GJEOLOG.

  • Te gjithe imoralet qe kane mbrojtur kauza imoralesh nder vite te politikes shqiptare shesin moral per kundeshtarin e tyre , por harojne qe tashme jane personalitete te shperfytyruara megjithate guxojne te gjejne treg per te shitur moral prostitute

  • Edhe nje here si njehere,e nxorri shpaten per te mbrojtur kriminelin e padenuar Salih Ram Vicidolasin i njohuri zorraxhi Rajmond Vlonjati,i cili me komentet e tij te ben per te vjelle.Ai qofte.Por dhe sikur te ishte vete Berisha apo Ilir Metaj nuk do ishte kaq i indoktrinuar!Berishist me diplome i klasit te pare…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *