Pas opinionit final të Komisionit të Venecias zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, sot Gjykata Kushtetuese do të mblidhet në seancën e ndërprerë plenare për të diskutuar dhe më pas për të marrë një vendim vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet ishin legjitime apo jo.
Sipas Komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor si ai i zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por kjo nuk e pengon që të ushtrojnë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.
Në një kohë që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019-ës pas opinionit të Komisionit të Venecias, pritet që në shtatë bashki të shpallet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta data për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Janë 6 bashki në të cilat do të zhvillohen votime të pjesshme.
Bëhet fjalë për bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës, Lushnjes, qytetarët e të cilave do të ftohen në votime për shkak se ato drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur.
Në 4 bashki krerët e propozuar nga PS-ja rezultuan me probleme me ligjin e dekriminalizimit.
Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja qe drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndroje në detyre, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.
j.l./ dita

Gjykata ne rast se e ka ne kompetence duhet te caktoje edhe nje rast !!! Mund te ndodhin sic qe ne nje zone apo bashki te konkuroje vetem nje subjekt politik ! Eshte normale pasi nuk do gjinden kandidate fallso ! Dikush duhet te caktoje qe ne kete rast po votohet 51% kontra ky kandidat nuk fiton ! se cu muar vesht jane kryetar bashkije me 15%……