Sinagoga e Sarandës, monument kulti hebraik

Ornela

Fitim Çaushi

Në qendër të Sarandës ekziston një monument arkeologjik, brenda të cilit një dekor shumëngjyrësh është mbuluar me rërë, për efekte mbrojtëse nga agjentët atmosferikë. Pasuria e ngjyrave dhe vizatimeve, me një serë figurash floreale e zoomorfe, impresiononte cilindo shikues. Pjesa qendrore e mozaikut rrethohet nga një lastar hardhie i shpërndarë në dy degë, në çdo përdredhje të të cilit krijohen medaljone gati rrethore, ku janë vizatuar gjethe hardhie, veshul rrushi, lule katërfletëshe, zogj dhe pëllumba të realizuar me kubikë të bardhë, jeshilë dhe të kuq tulle tek sqepi dhe këmbët. Vizatimi elegant i rosakëve, kecave, duke ngrënë gjethe shkurreje, qengjit, duke ngrënë boçen e një luleje; demit përballë një luani kërcënues, këndesit, rreth qafës së të cilit dallohej kordelja e kuqe dhe kaprolli e delfini, krijonin skenën  e ukaristisë, në të dy anët e së cilës janë figuruar dy sorkadhe ngjyrë kafe me qafën përpjetë. Në qendër të mozaikut bie në sy një shandan me kryq, dhe emblema me motivin e diellit, kryqi dhe gjethet e hurmës, si simbol i pemës së jetës, në  traditën paleokristiane.

Përmbajtja dhe motivet e mozaikut janë gati të përafërta me mozaikët paleokristianë të periudhës së antikitetit të vonë, të zbuluara, jo vetëm në vendin tonë, por dhe në pjesën jugore të provincës së Epirit të Vjetër, në Greqi, Maqedoni e gjetkë. Kjo ngjashmëri, si dhe prania e skenave të ukaristisë, ndikim i artit paleokristian për krijimin e një ikonografie në përshtatje me simbolikën e kultit, së bashku edhe me dekorin arkitektonik, siç janë tryeza e altarit apo perdja ndarëse, ikonostasi prej mermeri, përcaktojnë ndërtimin në gjysmën e dytë të shek të V. Në bazë të dokumentacionit kishtar, Onhezmi (Saranda) rezulton si qendër peshkopale më herët se viti 451, pranë së cilës lulëzonin peshkopatat e Butrintit e Finiqit, edhe më të lashta se kjo.

Ciceroni që në shek. II p.e.r. shkruante se limani që shërbente për të lidhur Finiqin me Korfuzin quhej Onhezmi (Saranda) Për të, si qendër e banuar e shek të IV, që shërbente si pikë tranziti midis Ilirisë dhe Italisë, ka shkruar Straboni, Ptolemeu.

Në periudhën e ndërtimit të kësaj bazilike, në proceset e zhvillimit urban të qyteteve kristiane, u vunë re dy prirje kryesore: rimëkëmbja e rrethinave të mëparshme, duke ruajtur linjat ndërtimore, që nga koha e Dioklicianit (284-350), dhe ndërtimi i një sistemi të ri fortifikimesh dhe ngrehinash në përputhje me parimet e reja të arkitekturës bizantine. Nga qendra, me strukturë urbane, pagane, u kthyen në qendra, me tipografi tipike bizantine kristiane. Fakti që Onhezmi ka patur tri bazilika të kësaj periudhe, pesë mozaikë dhe veçanërisht, monumentin  e 40 shenjtorëve, tregon për një zhvillim ekonomiko-shoqëror, për jetë qytetare, jo vetëm në fillimet e  kristianizmit, por edhe më herët. Aniata qendrore, duhet të ketë qenë me hark dhe e zbukuruar me kolona prej mermeri, ikonostasi i punuar me mermer të bardhë dhe me kristale të imta, dyshemetë e shtruar me mozaikë, dëshmojnë për punë artistike.

Arkeologët kanë vërtetuar se kjo është braktisur përfundimisht pas një djegie që ka përfshirë krejt ndërtesën. Monedhat e gjetura gjatë gërmimeve në bazilikë, që datohen në vitin 577, e përjashton djegien e qytetit nga prijësi i ostrogotëve, Totila, flota e të cilit, me 300 anije mbërriti në Epir në vitin 551 dhe bën të besueshëm djegien e qytetit nga hordhitë sllave në harkun kohor 586-587 të cilët shkretuan ndër të tjera edhe Epirin e Veriut.  Pas këtij viti Ankiazmi nuk përmendet më si qendër peshkopale.

Në pjesën veriore të bazilikës, është zbukuruar një mozaik tjetër, në qendër të të cilit është vendosur një shandan me shtatë qirinj – shtatë krahësh – Menorah, elementi më domethënës i simbolit hebraik të krishtërimit në shek V-VI, një etrog, ose qitro, shofari, briri i dashit, që të dy njihen si simbole të rëndësishme hebraike, që shoqërojnë zakonisht Menoranë dhe janë përdorur gjatë festave fetare. Ky kompleks sinagoge, kryente funksionet e një monumenti kulti.

Në panelin qendror paraqiten në pozicion heraldik dy luanë deti. Stili përkon me atë të tipit romak. Me sa kujdes dhe elegancë janë realizuar motivet! –Të tilla në Europë janë zbuluar 11. Sinagoga e Sarandës është më e realizuara dhe më e mirëmbajtura. Në Leçe të Italisë është gjetur nga një profesor i Universitetit të Tel Avivit, një stelë varri, ku qe shkruar emri i djalit të kryetarit të komunitetit hebraik të Onhezmit.

Simbolika e skenave me mozaik, flet për një sinagogë në një periudhë më të hershme se ndërtesa kristiane, kompleksi hebraik si fazë të parë duhet të ketë pasur dhomën me menorah, ka vazhduar në fazën e dytë me ndërtimin e bazilikës dhe konvertimin e saj në kishë, kjo duhet të ketë funksionuar për një periudhë 100 – 200 vjeçare.

Ka pasur mendime se ka ekzistuar një grup tregtarësh hebre, por më shumë mundësi ka ekzistenca e një grupi emisarësh të përhapjes së krishtërimit, nëse i referohemi komentit që i bën Engelsi  librit të Joanit:

“Krishti shfaqet i veshur kryeprift, ai kalon midis shtatë llambadhesh zjarri, të ndezura, që përfaqësojnë shtatë komunitetet e Azisë dhe i dikton Joanit kartat, drejtuar shtatë engjëjve të këtyre komuniteteve…Sundimi romak u dha fund një herë e përgjithmonë bashkimeve të vogla; forca ushtarake, organizimi gjyqësor romak, aparati i tatimeve e shkatërruan fare organizimin tradicional të brendshëm në vendet e pushtuara. Cili qe shpëtimi për të skllavëruarit, të shtypurit dhe të mjeruarit që krijoi Perandoria?

Në kushtet e atëhershme rrugëdalja u gjet në fushën e fesë. Ekzistenca e mëtejshme e shpirtit pas vdekjes së trupit, dalëngadalë u bë kudo në botën romake kredoja e pranuar për të gjithë. U përhap mendimi se shpirtrat e të vdekurve i pret një farë shpërblimi, ose dënimi për atë që kanë bërë në tokë. Vetëm duke ngjallur shpresën, për një shpërblim në atë botë, mund të ngrihej mohimi i kësaj bote. Parajsa qiellore nuk u hapet besimtarëve menjëherë pas vdekjes.

Jeruzalemi, kryeqyteti i mbretërisë së Zotit, fitohet vetëm pas një lufte  të ashpër me forcat e ferrit. Në fillim  Joani sheh Zotin të ulur mbi fron, duke mbajtur në dorë një libër të vulosur me shtatë vula dhe para tij, qengjin, që e patën mbytur, por u ringjall dhe u quajt i denjë të heqë vulat…Sa më tepër afrohet kriza e Perandorisë romake, aq më të shpeshtë bëhen mjerimet dhe ndëshkimet që vijnë nga qielli…

Kur hiqet vula e shtatë shfaqen shtatë engjëj me bori. Pasi i bie borisë engjëlli i shtatë, dalin në skenë shtatë engjëj të tjerë me shtatë kupat e zemërimit të Zotit, të cilat derdhen mbi tokë. Pastaj vjen gruaja Babiloni, një kurvë e madhe, që qëndron mbi ujëra me rrobë të kuqe, e dehur nga gjaku i shenjtorëve dhe martirëve të Jezuit. Ky është qyteti i madh mbi shtatë kodrat që mbretëron mbi gjithë mbretërinë e tokës. Ajo ka hipur mbi një bishë me shtatë krerë…Të shtatë krerët përfaqësojnë shtatë kodrat si dhe shtatë mbretër. Do të fillojë beteja e fundit: shenjtorëve dhe martirëve do t’u merret haku me shkatërrimin e kurvës së madhe Babiloni…”

Në Izrael, për shkak të shkatërrimit të dy mbretërive, sa herë vjen  një fatkeqësi, profetizohet ardhja e  një shpëtimtari. Me shpjegimin e kësaj profecie janë marrë gjermanët Lykes, Evaldi dhe Ferdinand Benari. Ky shpjegim u bë i kuptueshëm edhe për qarqet joteologjike, në sajë të Renanit. Kurva e madhe Babiloni përfaqësonte Romën – qytetin mbi shtatë kodra. Bisha simbolizon sundimin botëror romak, që përfaqësohet nga shtatë perandorë. Perandori romak, që kishte sunduar njëherë, por që do të kthehet si perandor i tetë, e që  do të luajë rolin e antikrishtit, sipas shkrimit hebraik është Neroni.

Pra, dekadenca e Perandorisë romake dhe rezistenca e popujve për të kundërshtuar regjimin e egër të saj solli si rrjedhim ideologjinë e re, ideologjinë e krishterë, e cila përmes emisarëve të saj hebraikë, u përhap në tërë kontinentin.

Ndërtimi i sinagogës në Sarandë duhet të jetë bërë nga një grup emisarësh të përhapjes së krishtërimit, ideologjisë dhe riteve të tij. Për kohën që ata kanë jetuar në Sarandë u duhej një faltore, ku të kryenin ritet e tyre, por edhe një model i përhapjes së kësaj ideologjie. Vetë emri i Sarandës vjen nga dyzet shenjtorët, manastiri i të cilëve i përket shek IV të erës së re, çka provon se Saranda ka patur një qytetërim, i cili  e pranoi këtë ideologji të re qysh në ngjizje, duke u kthyer në qendër të përhapjes së krishtërimit.

Arkeologjia ka rëndësi jo thjesht për të shuar kureshtjen e vjetërsisë së objekteve të zbuluara, por të bëjnë që të rijetojnë epokat e zhdukura.

 

 

Share This Article
10 Comments
  • Bazilika cifute e Onhezmit eshte e shek.VI,dhe jo te IV,pas k..E tregon edhe mosha e monedhave te gjetura ne Bazilike.
    Komuniteti cifut qe ndertoi baziliken ka nje te dhene historike,qe e kane permendur te gjithe studiuesit.
    Nje dergate cifutesh te krishtere nisen nga Judeja per ne Rome.Rruges i ze furtuna ne det dhe perfundojne ne brigjet e Onhezmit.Gjithe ajo Bazilike nuk neshte pune nje misionari a dy,por eshte pune e nje komuniteti te tere.
    Rendesi ka qe kisa nuk eshte greke dhe fakti qe edhe italinet qe e quajne Santa Quaranta,,edhe greket qe e quajne Saranda Penda,kane perkthyer emertimin cifut.

  • Nëse do të bëhej fjalë për emisarë hebrenj që vijnë për të përhapur krishterimin, nuk kishin nevojë të ndërtonin sinagogë. Besoj bëhet fjalë për një komunitet hebre në këtë qytet, të cilët kanë edhe faltoren e tyre. Më pas kjo sinagogë është kthyer në kishë, sepse ata janë krishterizuar. Pra sinagoga është më hershme dhe më pas është ndërtuar kisha.

  • Fakti qe nuk ka patur asnje Cifute ne Vorio Epir perpara se te deboheshin nga Spanja ne shekullin e 16te tregon per fallsifikimet qe behen nga Njerez te paguar.
    Ketu eshte Vorio Epiri i Pirros,Megas Aleksandros,Megas Kostantinos,Jeorgios Kastriotis dhe nuk ka vend per fallsifikime per Abrahamer qe dolen me “Zotin” dhe Ai u “premtoi” toke!

  • Ne Sarande ka pasur komunitet cifut,para se te shperndaheshin Sefardiket spanjolle ne perandorine Osmane.Cifute te vjeter para Osmane kane pasur Janina dhe Preveza. Cifutet sefardike zbarkuan ne Vlore.Prej aty u shperndane ne Berat,,Elbasan,,.Lagje te tera me cifute kishte Selaniku,.
    Me vjen keq per kete Pellasgosin qe te deklaroj publikisht me pergjegjesi ligjore,qe:NE EPIR NUK KA PASUR GREKE..Ne dac ne Jugo Epirin ,ne dac ne Vorio Epirin ,,Nuk ka pasur greke. Ay Ali pashai mori disa ekonomate greke nga Stambolli,qe te llogaritnin taxat dhe cifliqet e Pashait ,.Ata mbajne edhe mbiemrin Ikonomi.Jo Epiri,i tere,,Jugo,dhe Vorio,,por as Morea nuk ka pasur greker. Jakob Falmarajewr qe shkoi ne More,20 vjet pas kryengritjes Arvanitase per clirimin e Arvanitise,,prape shumica e popullsise te Morese ishin shqiptare dhe flitej gjuha shqipe,

  • Kur thua “gluhe” Shqipe e kopjuar nga Gllosa Greqisht e ke llafne per
    Mik nga Amici ital armik.
    Spiun nga Spy
    Tradhetare nga Traitore
    Sherbim nga Servis
    Servil po ashtu.
    Mendje nga Mind
    Shpirt nga Spirito
    Dite nga Day,Drite, Dritare,Dije.
    Mengjes nga Morning
    Darke nga Dark angl
    Nate nga Note
    Shtet nga State
    Popull nga popola ital
    Prift nga Priest angl
    Semundje nga Sickness
    Shtepia nga Spiti greq,Hospitale qe vjen nga Greqishtja Spileos tou Polifimo (Qiklopit) I biri i Vellait te Zeusit dhe Hadhis Poseidhonas nga vjen dhe fjala Greke Par-Adhiso.
    Qitet nga Cita Italisht
    Kurse Ilyret i thonin Polis,Albano-polis,Kostantino-polis,Adhrianopolis,Persopolis ne Persi.
    Aleksandro-polis,Sevasto-Polis (Krimea e sotme).Sevasti do te thote shqip I Nderuar.
    Qitet i Nderuar apo i Nderit Greqisht.
    Mish nga Meat angl
    Pidhi nga Pusy, dicka e thelle Greqisht.
    Prandaj I thone Gop.
    As e Ngop,as te Ngop.
    Hidhi Sperme sa te duash.
    Mendje nga Mind
    Shpirt nga Spirit.
    At-dhe eshte Turqisht.Dheu i Babait o demo.
    At-Aturk Babai i Turqve.
    Adhuroj nga Adore.
    Shkurter nga Short angl
    Larg nga Larger.
    Pjeshke nga Peach.
    Mushkonje nga Moskito angl.
    Ilyret i thonin Kunupi.
    Uje nga Uros,Urollogos doctor i Derdhjes se Spermes.
    Greqisht i thone Kat-urao “shqip” Sh-urre.
    Cifutet nuk kane asnje lidhje me Kombin Greke d.m.th Epirote, Ilyre, Maqedhonas,Ionia ku eshte sot Tur-qia nga vjen dhe Termi Ionian Pelagos,Deti Ion.
    Evropa ka Politizmo (Culture “shqip” ) Greke qe nga Theatrot,Histori, Mithollogji,Mrekulli te botes se lashte qe jane me shume se 7te megjithe ate 5 jane Greke dhe Ilyre bashke.
    Skiptaret Myslimane kane Kombesi Arabe, zoti demo dhe per kete nuk kane faj Vorio Epirotet qe jane per fat te keq Pakice.
    Fat nga Fate angl
    Pak nga Poco ital
    Ruge nga Road angl.
    Vere nga Vino ital
    Pranvere nga Primavera ital.
    Fund nga Fine ital.
    Familje nga Family,Femije,
    Femer nga Female
    Mashkull nga Masculine
    Shen, Shenjtore nga Saint ital.
    Ilyret dhe Epirotet i thonin Agios.
    Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Greke Ilyre Iustinianos ju e quani Shen Sofia.
    Sofia eshte Dije nga vjen fjala Filo-Sofia qe do te thote Mik i Diturise.
    Athina eshte Perendia e Sofise d.m.th Dijes e lindur nga Truri i Zotit,Krijuesit.
    Prandaj dhe quhet Parthena d.m.th E Virgjer “shqip” nga Virgin.
    Nuk late fjale nga gluhet e huaja o Fukarenj “Pella-Zagare.
    Demo.
    Mund te filloj sot dhe te mbaroj sekullin (sentury) tjeter,ecetera.
    Cifute mund te kene Janina, Thesalo-Nika por jo Agi Saranda qe ishte nje fshat me disa shtepi.
    Banoret Greke te Vorio Epirit apo te zones e quanin Skalloma ne kohen e Osmaneve sepse nuk kishte rruge kur zbrisnin nga Qafa e Gjashtes.

  • Lacta-sanskr(indishte e vjeter),Lactus-Lat,Lingua-ita,Glaukia-Ilirisht, Gluha-Shqipe e vjeter,camerisht.
    PraneVere-Shqip,Vere-Shqip
    Primavera-ita,,Estate-vere-ita.Ku e ka Veren italishtja?
    Dacta-Sanscr.Dita-Shqip,Di-ita.
    Athena-E thena-shqip,Sofia-greq.
    Aferdita-shqip Afroviti-greq vjeter,Parashqevi-greq e re.
    Mata-sanscr,Mater-lat.Moter-shqip,MutterGjerm,Madre-ita,Matj-sllav,mitera-greq,vjet.
    Mund te vazhdoj edhe une deri shekullin tjeter ,po ti prape s`ke per te kuptuar,qe GJUHA SHQIPE eshte nga gjuhet e para te botes,e ndare heret nga trungu INDOEVROPIAN,shume me heret se kolonet greke te vendoseshin ne brigjet e Egjeut nga Azia,(si bretkosat rreth pellgut-thoshte i madhi Platon).
    Onhezmi i lashte,i quajtur me vone nga venecianet,Santa Quaranta dhe nga prifterinjte greke Saranda Penda(prej manastirit cifut te 40 shenjtoreve),ka pasur nje gosha keshtjelle ne breg te detit,,Shih Edvard Lear-pikturen e keshtjelles se Sarandes ne 1847. Kush ka banuar ne ate keshtjelle?
    Fshataret e humbur me gomar e samar te Vrines e te Vurgut,,qe per 300 evro behen me greker se grekerit e vertete te Trapazundit,,se GREKER NE EPIR,NUK KA..
    Jo ne Epir,por as ne Greqi nuk ka greker,.
    GREKER NE GREQI,JANE VETEM MUHAXHIRET QE SOLLI TURQIA NGA AZIA NE 1923.

    • Kujt i thua o Arben,Demos?
      Albania eshte e krijuar (Este Criate) ne 1913en dhe qe nga koha e Majmunit (Monkey angl) deri sa u hap Shkolla e pare Shqipe (Open Proto Skolio) kishte dy Istitucione, Greke dhe Osmane.
      Ato Fetare ishin Greke Orthodhokse ku flitej dhe shkruhej Greqisht,kurse ne Skoliot Greke nuk diskutohet fare se cfare mesohej apo shkruhej.
      Kurse ne Xhamite flitej dhe shkruhej Arabisht dhe ne shkolla turke Turqisht.
      Emrat Clirim,Pajtim,Besim,Shkelqim,Shpetim,Elvis,Elton,Erion,Eduart,Xhorxh,Kastriot,Flamur,Patriot etj jane te Diktatures.
      I thua qe toka eshte e rrumbullaket dhe ai I sheshte.
      Nuk e kupton (kapito ital) qe Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos gje qe tregon fare qarte (Certo ital) qe Ilyret i thonin Polis Jo Qitet nga Cita Italisht.Albanopolis etj.Saranda,Vuno,Agios Vasilis etj ishin Vaftiisur nga Greket Epirote.

  • Kujt i thua o Arben,Demos?
    Albania eshte e krijuar (Este Criate) ne 1913en dhe qe nga koha e Majmunit (Monkey angl) deri sa u hap Shkolla e pare Shqipe (Open Proto Skolio) kishte dy Istitucione, Greke dhe Osmane.
    Ato Fetare ishin Greke Orthodhokse ku flitej dhe shkruhej Greqisht,kurse ne Skoliot Greke nuk diskutohet fare se cfare mesohej apo shkruhej.
    Kurse ne Xhamite flitej dhe shkruhej Arabisht dhe ne shkolla turke Turqisht.
    Emrat Clirim,Pajtim,Besim,Shkelqim,Shpetim,Elvis,Elton,Erion,Eduart,Xhorxh,Kastriot,Flamur,Patriot etj jane te Diktatures.
    I thua qe toka eshte e rrumbullaket dhe ai I sheshte.
    Nuk e kupton (kapito ital) qe Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos gje qe tregon fare qarte (Certo ital) qe Ilyret i thonin Polis Jo Qitet nga Cita Italisht.Albanopolis etj.Saranda,Vuno,Agios Vasilis etj ishin Vaftiisur nga Greket Epirote.

  • Skolio greke ka patur,por greker nuk ka patur.
    Skoliot greke u imponuan ne gjithe viset e pushtuar nga Turqit,sepse grekerit e Byzantit u bene Aleatet me te mire te Sulltaneve turq. Patrikana greke ne Stamboll,sherbeu si
    roberuese e popujve te krishtere te perandorise osmane.
    Prandaj si Aleat i Popujve te Krishtere te Perandorise,,Fuqia qe mbajti te ndezur per 500 vjet zjarrin e luftrave per liri ,mka qene Venediku dhe Vatikani katolik ne Rome.
    Deri ne vitin 1800 atje ishin shpresat e Himarjoteve,Arvanitasve,.Moraiteve.
    Ato kisha te vjetra ne Himare,jane kisha Katolike,, prandaj i prishi shejtan Kozmai i kishes greke te Stambollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *