Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka nisur sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat.
Mësohet se ka qenë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai që ka udhëzuar nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar.
Ndërsa një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën që duhet të kenë për të qenë pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:
* Oriela Nebiaj
* Hergert Alimerko
* Dario Sejdini
* Enkelejda Rica
* Juela Hamati
* Anita Doçi
Ky grup do të mbikqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.
Menjëherë pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.
Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fund
it në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019. Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.
j.l./ dita

une mendoj se kandidatja me e mire do ishte kengetarja tallava ish drejtoresha e kultures ne kabinetin e kryevagabondit Muli horri qe erdhi nga rruga per ti bere fresk horrit ne pushimin e drekes kur ndante me shoket leket e Lazaratit qe e kontrollonte vete.