Nga Janusz Bugajski, SHBA
Botuar në DITA
Ndërsa fokusi i politikave të jashtme të administratës Biden është kundërvënia ndaj një Kine në rritje, Rusia po përgatit një konflikt në mes të Europës. Edhe pse Shtëpia e Bardhë ka kërkuar të ketë me Rusinë marrëdhënie më “të qëndrueshme dhe të parashikueshme”, në fakt, nxitja e paparashikueshmërisë dhe paqëndrueshmërisë janë dy strategjitë kryesore të Moskës për të minuar Perëndimin.
Ballkani Perëndimor mbetet objektiv kryesor për mundësinë e fuqizimit të Moskës. Mosmarrëveshja e fundit mbi njohjen e targave në kufirin Kosovë-Serbi duket si një provë për përballje më serioze. Zyrtarët rusë po nxisin qeverinë Vuçiç që ta transformojë Serbinë në fuqinë dominuese të Ballkanit Perëndimor dhe, kështu, të shtojnë shanset e Rusisë ndaj Uashingtonit dhe Brukselit.
Në shtator, Beogradi organizoi bllokimin përgjatë kufirit me Kosovën, dhe pasi vendosi trupat e tij në gatishmëri, kërcënoi me ndërhyrje ushtarake. Ambasadori rus Aleksander Botsan-Kharchenko shoqëroi ministrin e Mbrojtjes të Serbisë Nebojsha Stefanoviç gjatë inspektimit të njësive ushtarake serbe. Ndërsa, për zbatimin e kushteve të targave, Prishtina dërgoi një njësi/detashment policore, Beogradi vendosi automjete ushtarake përgjatë kufirit dhe dërgoi avionë luftarakë MiG-29 mbi atë zonë, në përpjekje për të trembur fqinjin e tij.
Në një tjetër shfaqje të fuqisë dhe të angazhimit ushtarak të Kremlinit ndaj Beogradit, forcat e mbrojtjes ajrore ruse dhe serbe kryen stërvitje të përbashkëta në mes të tetorit. Në to u përfshinë edhe avionët luftarakë MiG-29. Moska, gjithashtu, dërgoi në Serbi një bateri të sistemeve kundërajrore me rreze të shkurtër Pantsir-S dhe deklaroi se ishte e gatshme t’i shesë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Meqë fqinjët e Serbisë nuk posedojnë forca ajrore të konsiderueshme, manovrat kishin për qëllim t’i jepnin NATO-s mesazhin se, në rast të një lufte rajonale, Rusia do ta mbrojë aleatin e saj kryesor ballkanik.
Terreni propagandistik për konflikt është gjithashtu duke u përgatitur. Beogradi dhe Moska e akuzojnë qeverinë e Kosovës se po kërcënon ekzistencën e minoritetit serb. Gjatë ndërmarrjeve të tija revizioniste në Ukrainë dhe Gjeorgji, Kremlini, vazhdimisht, ka përdorur pretendime të tilla në lidhje me popullsinë ruse atje. Tani, Rusia po i mëson “vëllait më të vogël”, Serbisë, metodologjinë e dominimit rajonal dhe copëtimit territorial.
Sipas një prej skenarëve, operativët e inteligjencës serbe mund të provokojnë konfrontime ndëretnike brenda Kosovës dhe të përdorin dhunën që do pasojë si pretekst për ndërhyrje ushtarake. Në një përballje të tillë me ushtrinë serbe, forcat e pakta të NATO-s në Kosovë do viheshin në pozitë të vështirë. Duke mbështetur inkursionet serbe dhe duke kërcënuar se do të ofrojë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake nëse NATO angazhohet, Moska do të testonte vendosmërinë e Biden duke kanosur me rrezikun e një lufte NATO-Rusi. Putin mund të përllogarisë se Uashingtoni do të parapëlqente të negocionte, edhe nëse kjo do të nënkuptonte t’ia dorëzonte komunat veriore të Kosovës Beogradit, veçanërisht meqë Kosova nuk është anëtare e NATO-s dhe nuk mund të mbështetet në angazhimet e tij për mbrojtje të përbashkët.
Loja me Kosovën mund të jetë pjesë e një ofensive më të gjerë të Beogradit, për të zgjeruar pozicionin e tij rajonal, nën udhëzimet ruse. Sipas ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin, të gjithë serbët kanë të drejtë të jenë të bashkuar në një shtet. Ashtu si rusët, serbët portretizohen si viktima të përvuajtura, të cilët fuqitë armiqësore po komplotojnë për t’i eliminuar. Beogradi pretendon të drejtën për të mbrojtur serbët në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci. Përveç destabilizimit të Kosovës, fokusi aktual i Beogradit është të thellojë ndasitë në Bosnje-Hercegovinë që t’i mundësojë tërësisë serbe të shkojë drejt shkëputjes. Ai gjithashtu bashkëpunon me nacionalistët serbë në qeverinë e koalicionit të Malit të Zi për të manipuluar pavarësinë e tij dhe politikat e tij properëndimore.
Serbia po kthehet në një avanpost ushtarak rus dhe qendër e destabilizimit rajonal. Gjatë viteve të fundit, ajo është armatosur me një shumëllojshmëri armatimesh, përfshi avionë luftarakë, tanke, helikopterë dhe sisteme kundërajrore. “Qendra humanitare” ruso-serbe afër kufirit me Kosovën shërben si objekt i mbledhjes së inteligjencës dhe i operacioneve speciale për llogari të Moskës. Serbia, gjithashtu, po krijon lidhje të ngushta me Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të kontrolluar nga Rusia, që synon të jetë një ekuivalent ushtarak shumëkombësh i NATO-s.
Serbia i ofron Putinit mundësi të vlefshme për të nxitur konflikte të armatosura në një rajon ende të paqëndrueshëm, si Ballkani. Kjo do të ndihmonte në zgjerimin e ndikimit të Rusisë, do të largonte vëmendjen perëndimore nga konfliktet që Moska do ndërmerrte në rajonin e saj, veçanërisht një tjetër sulmi ushtarak kundër Ukrainës, dhe do të fshihte sulmin në rritje ndaj disidencës brenda Federatës Ruse. Në një moment, Vuçiç mund të joshet ose provokohet në konfrontim ushtarak me një nga fqinjët e Serbisë dhe më pas ai do t’i drejtohet Moskës për ndihmë. Me BE-në pa timon dhe SHBA-në të fokusuara në Kinë dhe kriza të tjera ndërkombëtare, Kremlini mund të llogarisë se rreziku i reduktuar i ndërhyrjes ushtarake nga Perëndimi ia vlen të merret parasysh.

Si ka mundesi o Janush?
Nuk te besojme jo, ne kemi liderin tone global qe vesh poture dhe eshte gjeniu i gjithe rajonit te Surelit.
Ai po ban miqesi me serbet, c jane keto qe thua ti.
Jo bre, se gjeniu i di ma mire.se ju amerikanet kto pune, ai eshte shume i thelle se ka qene piktor dhe basketbollist, eshte gjeni me nje fjale.
Lideri global nuk e ka problem te dhunoj gra e tua mari grate shokve. Ndersa moter nuk ka.
Keshtu qe edhe po tia perdhunojn serbet gruan dhe motren sic kane bere me kosovaret nuk ndjen gje.
Kusuri yne thuaj, te kemi kryeminister nje drejtor komunaleje qe kujton se zhvillimi eshte asfalti dhe betoni me 10 fishin e cmimeve te korrupsionit dhe duke u futur ne borxhe deri ne gryke
Autori “praktikisht” po akuzon Ameriken. Duket sikur Mr. Bugajski mendon se “Amerika nuk po e kupton qe po “manipulohet nga Rusia” nga qe eshte “perqendruar totalisht tek Kina” dhe se do ti permiresoje maredheniet me Rusine.
Ne njefare menyre “me qellim apo pa qellim” duket se ai po tenton qe shqipetare te mos ken besim tek SHBA-ja
Se ato mund ti sakrifikojne ne njefare mase interesat e Shqipetarve per ta patur mire me Russine. Po te jete keshtu “kjo eshte nje marrezi e jashtezakoneshme”
Kjo marrezi zmadhohet po te besosh qe Rusia do ti kundervihet perendimit dhe te luftoje kunder Natos per hir te “Aleatit Serb” kur ka probleme te medha te pa zgjidhura me Ukrainen dhe ……….
Pra Ai “po poshteron si Ameriken dhe Rusine”
A ka mundesi qe Mr.Bogajski nuk e kupton kete implikim llogjik. Ne se e kupton, kush eshte qellimi i tij?
Ti qeke fiks si idioti i Dostojevskit.
Ai thote ujku, ti kerkon gjurmet.
Pse e sofistikon kaq shume o profesor, lexo si shqiptar jo si muti shkelur i mender Rilindjes
Duket se te pelqen te gjeshe te “verteten” se ujku po pregatitet te sulmoje Shqipetaret kudo qe jane.
Cfare kontributi do jape zoteria tende per ta vrare ujkun?
Si antiamerikan mbeshtet Berishen. Por sovraniteti i Berishes “qe ne dere te qenefit te beje koqen e qefit”
nuk perfaqeson interesin e shqiperise.
Pra si e perfytyroni ju mbrojtjen e nje “Shqiperie te Izoluar” ne lufte me te gjithe boten?
Ti po e ndan Shqiperine ne mendjen tende, ne dy mbreteri. Njera e Rames dhe tjetra e Berishes. Njera e “pozites” dhe tjetra e “opozites”
Por Shqiperia nuk eshte as e Rames dhe as e Berishes. Ajo eshte popullit Shqipetar.
Pra ti nuk di se cfare do. Po te veprohet sipas instikteve te tua, Shqipetaret duhet te hane kokat e njeri tjetrit.
Ti nuk je ne gjendje te ndjesh pergjegjesi per llumin qe prodhon. Te duket cdo gje loje. E shijon plotesisht procesin te besh rumpalle. Te duket sikur je ne nje planet tjeter.
Tirana ka të drejtë të ngre zërin ti drejtohet Beogradit dhe të gjitha organizatave botrore se po dikreminon shqiptarët etnik kosovës duke u mohuar atyre njohjen si shtet ,kur ajo është shpallur Republika e re e Kosovës e njohur mbi 100 shtete të botës.,Serbia nuk e njehë ,grumbulloi vetëm për targat demostroi në kufi arsenalin si dhëmbët e peshkaqenit popullit martjer kosovar ,por indirekt NATOS .Këtu kuptohet qartë se kosova nuk është vetëm qendra historike e nacionalistve shqiptarve por dhe rezistenca e 2.5 milon shqiptarve por dhe përulje e NATONOS para rusve. ,Arsyet pse e bën këtë Beogradi e shpjegon e trajton si rrezik artikullshkruesi mpreht Janusz Bugajski, SHBA.Tani mardhanjet e Amerikës me Kinën jan të ngrira për çeshtje të Tajvanit ,ngjarjet e me kosovën e Serbinë shtoi këtu dhe incidentin e targave duhet të vlersohen fakte kur avjonët amasadori rus inspektoi kufirin e kosovës ?!….Kosava nuk duhet lënë vetëm në këtë ofensivë të Vuçiçit tinzar,as nga Amerika ,as nga BE-ja .Tiranea ka të drejtë të ngre zërin në kup të qiellit jo ti hapë portata beogradit pa njohur Kosovën.
Or zoteri keto gjera neve i dime qe 100 vjet ,lufte ne ballkan nuk dote ndodhe pse jo? pse neve dote dorezohemi vet pa lufte pse nuk jemi popull qe luftojme,por jemi nji popull qe ikim nga vendi dhe nuk mendon askush qe ta mbron vendin ,populli don buken kurse qeveritaret ja vodhen popullit edhe buken dhe e detyruan qe te ikin dhe keshtu i vjen fundi i ekzistences se popullates Shqiptare.
Konflikti ne kufirin e Kosoves me Serbine zgjidhet me dilemen e krahines se Kosoves: do te bashkohet me trungun ame-Shqiperine, apo do te bashkejetoje me armiken 13-shekullore -Serbine.Nese Kosova do te bashkohet me Shqiperine, duhet te hsakrkohet nga komunat serbe ne kufi me Serbise; nese do te qendroje me vete si shtet i pavarur, Zoti qofte me shqiptaret e Kosoves!
Koment i arsyshem
U pika dhiare se mbaruar te Dules. koment i arsyshem thote, me gjithe kete Bucen qe e paska zgjidhjen ne pellembe te dores.
Pastaj Kosova e bashkuar “ames” Shqiperi i bashkohet Open Ballkan te Serbise, dhe ..zgjidhet bashkejetesa me Serbine.
Shurrat e mutit, jane dhe kompetente ne ceshtjet e kufirit, pale
Nga skenaret me “Nderhyrje te Rusise kudo ku ka deshtim te Perendimit” tani Januzi vazhdon serialet e tjera me “lufte ballkanike” gjithnje nen skenarin e “rrezikut rus mbi glob”. Duket se nuk i ndahen enderrat horror.
Ti je si ai katnari qe po e kafshonte gjarpri dhe ai thoshte “he se jam ne enderr”.
Ketu do jemi, do shohim nese do dali parashikimi i analistit apo i nje anonimi interneti si ty.
Ti Mirela shihke enderra me gjarperinj dhe kujton se te kane pickuar, ashtu si Bugajski sheh enderra me lufte dhe skenare qe nuk i kane dale kurre. Vazhdoni enderroni, enderrat ne fund te fundit, jane falas.
Ndersa lideri yne po kalon muajin e mjaltit me dhunuesit ne shekuj te Shqiptareve ,a thua se ata jane konvertuar ne qengja , ne duhet te bejme marreveshje me Kosoven per ndihme te ndersjellte ne rast te nje agresioni dhe kjo do ta beje te mendohet 2 here Serbine per te hapur konflikt me Kosoven , kjo jo per fuqine ushtarake tonen , por se ne jemi anetare te NATO-s dhe futja ne konflikt indirect e Shqiperise do te aktivizoje nenin 5 te NATO-s per ndihme reciproke , sidoqofte prania e forcave te NATO-s ne Kosove edhe pse te pakta ne numer , kane fuqine simbolike te paprekshmerise se kofijve , te cilat ajo I garanton prandaj edhe Serbia e ka te veshtire ti hyje kesaj aventure , pavaresisht te vellait te tyre te madh Rus , qe e perdor thjesht per interest e saj
Pse duhet te shqetesohemi Nave Na?!
Pse ka vdek Edi Rama, Sali Shiqerrja, Monika, Taulant Balla, Edi Paloka, Lek Plepi?!
Ta provoje Serbia se kena Xenin e Gregorin, shkemb graniti!
Futini tallava, hani kadaif e votoni PS PD LSI, dhe vdekja eshte e Sigurt.
Mos u shqetesoni Bota Serbe (open balkan) do behet.Shqiperia do jete mbrenda bashke me vellezerit orthodoxe .Do luftohet per te sulmuar dhe zhdukur shiptrite dhe joserbet!
Falinderoi Jonuzin për analizën e saktë.Por,Bugajski nuk e zë në gojë “FOLTORET” e S.Berishës.Pasi,Sa herë që ka trazira në BALLKAN,Aq herë Saliu ngre krye si gjarpri nën gur.Në këtë kuadër mendoi se SHBA duhet të mbaj qëndrim ndaj Sb sa më parë,Pasi midis rrymave të shumta në PD mund të ket trazira të joshura me qëllim nga Sb.Dhe nëse në Tiranë do të ndodhin ngjarje si në 96,97,98,2019..Beogradi dhe Rusia me preteksin e mbrojtjes së njërzve të tyre në Tiranë,Të pushtojnë Tiranën dhe të dalin në Adriatik-DURRËS,Sipas marrveshjes së TRAMPIT në 5 shtator 2019.
-FLM -JB,DITA.
Ca thu mer budalla
O Et’hem, ai tregon ujkun, ju akoma menden te Saliu se mos te rrezon Ramen nga pushteti. Por ngaqe e gjithe antaresia e PS eshte si ti, prandaj ky mbreti lakuriq shet trojet shqiptare. Ipika qe s’i bie asaj partie!
Qe Po ndodhin tradirà dhe nderhurje ruse duket qarte dhe per vete faktin qe Sali Ram berishacic Po vepron
Mos arronzi nga I mer urdherat e skenarin saliu e lulezime lulshit bashuqi. Ju kujtohet fillimi I shperberjes se jugosllavise dhe rremuje ne Shqiperi, 97-98 dhe gjendje ne Kosove. Gjithmone rremuje ne Tirane vazhdim i serbo rusi ne Kosove. Eshte loje shume rrezikeshme kjo qe Po ben Saliu dhe Luli. Duhet ta kuptojme qe asgje nuk ka mes tyre vetem tym per te krijuar mjergull se re pone ndodh me planin ruso serb. Vetem Bashkimi Kosove Shqiperi do te forcoje ekzistencen e shqiptarve.
Rusia e do nje jugosllavi apo serbi te madhe me dalje ne det sepse vetem ne kete menyre ka me shume kontroll mbi Europe se sa gazi. Mbeshtetje e madhe eshte Franca. Hollanda ne heshtje
Censurimi i komenteve eshte mentalitet komunist! Gazeta Dita kritikon Ramen per c’do gje dhe i boton dhe pastaj i heq komentet sipas permbajtjes se tyre pavaresisht ne se mbajne fjalor te piste si te gjitha komentet e botuara! Mban ere te keqe, ere mu,i.
Te komentoj apo te mos komentoj
kjo eshte ceshtja shekspiriane per kete artikull kontraversal te Janusz Bugajski-it
,
Me Bugajskin jemi bashkamerikane dhe bashkmoshtare ku ky zotnija eshte i vitlindjes shtator 1954 lindur ne Angli kurse une gusht 1954 ..
.
Ndryshimi me i madh me zotnine J.B eshte fakti se ky anglo-polish(polak) Amerikan ka nje kariere arsimore dhe politike te lakmueshme kurse une thjesht jam nje atdhetar por pa profil politik dhe me dhimbset Shqiperia shume here me teper se Polaku i anglo-amerikanizur Jonuz..
.
Jam lemerisur qe nga titulli kobndjelles “Po përgatitet lufta e re ballkanike” e deri te mbyllja turpeshme “se BE-në pa timon dhe SHBA-në të fokusuara në Kinë ” qe do te thote Shqiptare shterngoni bithen se Europa dhe Amerika qe i pritem si Krishti ne 1991-1992 po ju lene shendene…
.
Ne biografine e tij njihet si political scientist (shkencëtar politik ) por ne kete artikull ose eshte i paguar qe te pregatise shpirterisht shqiptaret qe do ta pesojne si afganistanasit qe i lane ne balte ose ti rekomandojme nje vizite te mjeku psikiater..PSE?
.
*
Sepse aktualisht nuk ka shtet shqiptar me ushtri te tijen por mbrojtjen e tij ja ka deleguar Natos dhe kryesisht Amerikes dhe shume shqiptaret ne rastin konflikti Amerike Rusi mund te nxjerrin ne lufte ndonje batalion Tomorri si ne vitin 1940 qe u shpartallua pa shkrepur asnje pushke.. Pra ti zotni nga Washingtoni kete artikull dergoja washingtonisteve se ata merren me kete mesele..
*
Kjo ulurime e juaj “”O bo bo po na vjen Putini”” ka nje fare sensi nese ju keni marr vesh ndonje lajm te zi se Biden-Admistrate do terheqe bazen ushtarake te Bondsteell-it nga Ferizaj..dhe nuk me duket ndonje cudi sepse Kupola e UCK mbushi nje vit e burgosur dhe prokurori “mik” amerikan qe menaxhon kete akt te pa precedent po i ben dem Kosoves dhe Shqiperise me shume se vete Moska me Beogradin..
*
Se fundmi radioloja e Kimeve dhe Blinkeve
me Non Graten e Zombies Berishoviq
dhe dy monstrat Bash-Mete
(& kanibalin enverofag xhorxhsorrsit edi ramortja)
duke e bere ate vend te pa-qeveriseshem, nje republike te peshtirosur ambasadoriale dhe klase politike te helmuar kim-ikisht ..nuk besoj se do kete shqiptar normal te shqetesohet per Putinin apo Vulinin se ate qe i kane bere miqte e pas 1992-it atij vendi me serberishen e tyre per 30 vjet nuk ja kane armiqte e betuar ne shekuj..
Nuk e di pse keto piskamat e kahershme te J. Bugajskit “Po pregatitet lufte Ballkanike” me ngjajne njelloj me ato “Po pregatitet zbarkimi anglo-amerikan” qe perseritnin vesh me vesh te paret tane pas luftes.
Shqiperia eshte ne duar te greko- vlleve.Serbia i ka aleate ,nuk e prek ,mos u merakosni.