Vrasja e Emiljano Ramazanit, SPAK zbardh akuzat për dy të pandehurit

Ornela

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazani, në Elbasan. SPAK bën me dije se ka dërguar për gjykim dy të pandehurit Xhulian Hoxha dhe Euglen Halili.

Prokuroria në një deklaratë ka zbardhur akuzat. Sipas SPAK, Xhulian Hoxha akuzohet për “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi Eugen Halilin.

Hoxha dhe Halili e qëlluan 27 herë me thikë Regis Runajn dhe të dy luajtën rolin e vëzhguesve në distancë të Emiljano Ramazanit, i cili po ashtu u ekzekutua në Elbasan.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme me datë 05.11.2021 ka përcjell në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim dhe aktet e proçedimit penal Nr.238/1 viti 2021, ndaj të pandehurve:

1. Xhulian Hoxha, i akuzuar:

Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;

dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

2. Euglen Halili, i akuzuar :

Për krimin e vrasjes në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/3 të Kodit Penal;

Për krimin e vrasjes së Rigels Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan, parashikuar si “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 të Kodit Penal ;

dhe në të dy krimet duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona nën hetim në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet ndaj personave të tjerë të përfshirë si autorë të mundshëm në këto ngjarje kriminale.

 

o.j/dita

Soma mutlu son

Share This Article
1 Comment
  • Fatkeqesi qe SPAK merret me cingerrima , me halabaket
    e rdugacerine e llumit te qyteteve , me jevgjitet e romet dhe i shmanget qellimisht per turpin e ketij thesi plot qel-
    besira me oportuniste krajane e tropojane qe nuk kane bythe te kapin demin prej briresh por vijne si pordha per
    breke duke pritur qe te tjeret t’i nxjerrin geshtsnjat nga zjarri ! Si nuk keni turp qe merrni rroga skandaloze, me
    bodikarde e mercedes dhe nuk beni asnje pune te hajrit
    por tallni bythen me shqiptaret duke u marre me cironka dhe kriminelet,mafiozet e Ballkanit flejne te qete dhe jo vetem qe bejne gjumin e embel por edhe i kercenojne keta
    bythpambule ! O zot ! Po zonja e nderuar KIM valle a i kupton hilet dhe dredhite e ketyre qelbesirave te ashtu-
    quajtura Drejtesi por qe Drejtesi nuk po behet kurre ,te pakten deri tani qe po shkruaj keto rreshta ! Deshprim i
    madh o popull shqiptare …….?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *