FAKSIMILE: Opozita abstenoi për borxhin e ri 700 milionë euro, Berisha e bën Bashën leckë, por vetë ka vepruar njësoj në dy borxhet e mëparshme

redaktor

 

Një tjetër borxh, 700 milionë euro, u miratua javën e kaluar në Kuvend. Mazhoranca votoi pro ndërsa opozita abstenoi.

Në media rodhi një udhëzim me SMS i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, që u kërkonte deputetëve demokratë të abstenonin për eurobondin.

Pas këtij veprimi dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, e cilësoi kreun e PD-së si palaço që aktron, ndërsa e akuzoi për pazare me qeverinë dhe për përdorimin e partisë si plaçkë.

Në një linjë me dhëndrin e tij, Sali Berisha, akuzoi dje nga Berati Lulzim Bashën për mbështetjen e marrjes së borxhit, duke e etiketuar si kryetari pa parti.

“Borxhi publik po arrin 100%. Janë vjedhur dhe vetëm vjedhur nga qeveritarët shqiptarë. Dhe çfarë ndodhi tani në fund? Në mënyrën më të pabesueshme, bashkëfajtore në borxh, ish-kreu i PD apo kryetari pa parti, bëri edhe Partinë Demokratike.

A mund të imagjinoni ju që një opozitë e vërtetë t’i lejojë vetes të abstenojë, madje në komisionet e parlamentit ta votojë edhe pro një borxh prej 720 milionë euro, më i madhi i marrë në historinë e vendit?! Si njeri i fikur që je s’mund të ndezësh shpresë as te vetja jote”, tha Berisha.

Pjesë nga dy procesverbalet e seancave në 2015 dhe 2018

Por nuk është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë miraton huamarrje ndërkombëtare, me propozim të qeverisë ‘Rama’.

Në vitin 2015, Kuvendi miratoi një borxh me vlerë 300 milionë euro, me një normë interesi 7.5%. Në votimin për borxhin, Sali Berisha, siç edhe konfirmon procesverbali i votimit në 2 korrik 2015, ka abstenuar. Pra Berisha ka mbajtur të njëjtin qëndrim që po mban Lulzim Basha sot.

Në vitin 2018, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi një tjetër borxh me vlerë 450 milionë euro dhe me një normë interesi 5.75%.

Siç edhe konfirmon  procesverbali i votimit i datës 20 shtator 2018, Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në votim, një veprim ky i barazvlefshëm me abstenimin.

Pra vetë Berisha ka abstenuar për një borxh në total me vlerë 750 milionë euro, sot akuzon Lulzim Bashën për një veprim që e ka përsëritur vetë dy herë.

n.s. / dita

 

Antakya mutlu son

Share This Article
4 Comments
  • Kane braktisur sallen o Dita…lajm I vjeter ky……nuk eshte njesoj….Basha ja ka kalu Gjyzit…dhe ska faj…vetem Rama mund ta ndihmoje te rrije kryetar dhe 4 vite…

  • Argumenti redaksise se berisha ka vepruar ne te njejten menyre, nuk e zhben veprimin kunder bashes, se po te ishte keshtu, edhe zonja Dade do kerkonte falje per qeverine e piset te Z. nano,

  • ju lutemi na ndihmoni se na vrasin femijet te gazeta dita del diten mer femije del naten pa njeri na kane vjedh shtepine ju shqiptaret paskeni qene njerz injorant te hetur sa me shume per para sesa per mbrojtje jemi ne fushat e nje zhvillimi apo nje fushe vrasje per para jam nje e shqiptare ndihma e juaj eshte fallco nuk ju bejne pershtypje punsimi nuk eshte vetem tjy vjedh pa bere asgje .me respekte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *