Pas kaq kohësh, publikut i është servirur episodi i rradhës i parehatisë në kampin rozë, ku si gjithnjë, janë hatërmbetjet me Ramën, një konstante zhvillimesh në PS, që tek e fundit, gjithnjë kështu ka funksionuar, edhe kur nuk ka qenë Rama në krye. Kjo është PS-ja dhe asnjëherë nuk ka patur paqe të brendshme në terma të kulluar. Eshtë në llojin e kësaj force politike, të ketë gjithnjë turbulenca të brendshme, që dallojnë vetëm në faktin nëse publiku është në dijeni të tyre ose jo. Ndre Legisi, ka qenë ai, i cili ditë më parë, i është prezantuar publikut me zemërimin e tij karshi Ramës, i intervistuar nga gazeta Panorama, një e përditshme që e ka me zell të madh të informojë njerëzit mbi turivarjet në PS, duke i qendërzuar meseletë e brendshme të atyshme si çështje akute të shoqërisë.
Legisi është pjesë e establishmentit mbi 20-vjeçar të PS-së, tok me shumë emra të tjerë, përfshirë dhe të “urtët”, të cilët e kanë kaluar bankoprovën e aftësisë në qeverisje. U kanë mjaftuar 8 vjet qeverisje që të tregojnë të gjithë bashkë e veç e veç se çfarë janë në gjendje të bëjnë. Vetë Legisi, nuk ka dorë a emër në ndonjë zullum, e për këtë gëzon një reputacion të mirë, por nga ana tjetër, nuk është se ka shkëlqyer në ndonjë drejtim, që në emër të ndonjë “heroizimi”, të hatërmbetet rëndshëm.
Po kështu dhe emra të tjerë, të cilët, kanë i vënë vetes merita më shumë se ç’mund ta meritojnë realisht, – si ata veteranët që përjetojnë çaste idilike kur ngjisin ndonjë stemë lufte në xhaketë, – gjë që më pas i ka çuar në kompleksin e delirit të madhështisë e manisë së persekucionit. Ka shumë të zotë në rradhët e të hatërmbeturve, por që nuk janë për këtë kohë kur duhen llërëpërveshur e jo teoricienë.
Shumë prej tyre madje, që bëjnë turivarurin, duhet edhe të japin llogari për kontributin kur ishin në qeverisje, pasi kjo Shqipëri e dërrmuar brinjësh ngado ku ta zësh, është dhe për “meritë” e tyre. Mjaft të kujtojmë se keqmenaxhimi territorial, me një katrahurë urbane të pashoqe ka dhe vulën e së majtës në qeverisjen 97-2005.
Shqiptarëve u intereson vetëm një gjë sot, vetëm një lloj kritike, edhe nëse vjen nga brenda familjes qeverisëse: ajo mbi cilësinë dhe produktivitetin e qeverisjes. Nëse Legisit i dhemb historia e PS-së, kjo me plot të drejtë mund të jetë një hall i madh i tij, por jo domosdoshmërisht duhet të jetë dhe i gjithë shqiptarëve. Gjithashtu, edhe mungesa e një sërë emrash të njohur të establishmentit të majtë në qeverisje, jo patjetër duhet të përkthehet si fyerje apo shpërfillje për ta.
Një pjesë e tyre janë hatërmbetur dhe nga larja e duarve të Ramës me Nanon, duke e lënë jashtë projekteve politike ish-drejtuesin historik të së majtës, por askush nga ata, nuk ka qenë në gjendje të thotë se çfarë ka mbetur ende pa dhënë Nano sa e qeverisi këtë vend, që duhet me patjetër të jetë sërish në politikë?!
Politika është aq e gjerë, sa gjysmën e ka teori e gjysmën administrim. Mund të jesh i aftë në njërën, por jo domodoshmërisht mund të jesh i aftë për tjetrën. Le të sjellim një shembull: Auron Taren. Nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të PS-së. Ka qenë gazetar, siç dhe vijon të jetë, si dhe për disa vite, drejtor i Parkut Arkeologjik të Butrintit.
E ka marrë në dorë administrimin e këtij Parku, në një periudhë që mund dhe të fshihej nga faqja e dheut. E si pasojë e një dashurie të pakompromis për trashëgiminë, dhe e një pune të jashtëzakonshme e vizionare, sot, ai Park, jo vetëm që është i vetmi në Shqipëri me një mirëadministrim e me një vizitueshmëri të jashtëzakonshme, por është e vetmja pasuri në Shqipëri, që na e rregullon disi imazhin e baltosur në sy të të huajve. Tare nuk ka ndonjë fjalor fluturak dhe elegant, nuk është autor romanesh dhe teoricien politik; është thjesht një llërëpërveshur në çdo kohë, që edhe nëse e rreh gjoksin për diçka, goditja nuk ndesh në boshllëk.
Po Legisi, a ndonjë sivëlla i tij politik tjetër, a mundet të na servirë diçka të ngjashme, tej zemërimit për historinë e PS-së? Që të thuash: ja, në historinë e këtij vendi, kjo gjë mban firmën e tij! Heronj pa krena, i thonë ndryshe kësaj.

Po ctu desh Legis qe ike nga LSI. Degjove Ramen dhe denoncove Ilir Meten kur u be me Saliun. Po te kishe ndejtur tek LSI tani do ishe bere minister. Ilir Meta po i mban ne pellembe te dores njerzit. Kurse Rama po ua fut sa krahu.
Boll e lavderove Auron Taren per Arkeologjine,se mire e ben,por kur do te FUTE HUNDET E TIJ TE PISTA DUKE REKLAMUAR SHPIFJET E NDYRA TE NAZISTEVE KUNDER PARTIZANEVE,harram i qofte edhe prejardhja e tij si DJALE KOMUNISTI!!!
po mire Legisi nik ka shkelqyer , por ama ka krijuar nhe eksperience pune ne parti qe e ndihmin te sillet me pergjegjeshmeri ne situata politike delikate …dhe te mos thote thagma ne mes te prlamentit hollandez sic tha ai ministri juaj i jashtem
Pastaj ka dhe dicka ketu , ti te gjithe keta qe ke marre per depudete dhe ministra jane te gjithe ……pa ” shkelqim”…ose me …shkelqim te rreme
Psh , Kokedhima ka shkelqim te rreme, Luiza Xhuvani po ashtu, Fatmir Toci nuk ka hic ckelqim,
Fideli ja shkelqim ….kafeneje.
Peleshi ka shkelqim …dudumi,
Dirmiri ka shkelqim….budallai dhe ky me papjekurine e tij po ben shume dem.
Tahiri ka shkelqim ….shampanje lol hahaha ..ky eshte trap fare
nuk e ka haberin fare te punes…
Ai tjetri nga Fieri Celibashi eshte nje orerje me Peleshin,
Shkelqm Cani eshtw fenomenal hahaha , A
se e ka vete emrin shkelqim ….por jo ne ekonomi…..
Ndaj krahasuar me ekipin skopions qe na udheheq tani Legisi eshte me i mire nga ata, se keta skopionsat pavaresisht deshires se mire kane , pie kane nhe te mete te vockel fare qe jane pyke ne diell ne artin e drejtimit.
Ky shkrim me sapo kuptoj eshte per t’i bere qejfin ketyre ministrave me diplome fallco. Se kush eshte Ndre Legisi ai duhet te pyese me mire. Nuk me pelqen Ndre sepse e kane perdorur te gjithe dhe ai me kodin e tij te malsorit nganjehere behej qesharak por nje gje eshte e sigurte qe nuk eshte perzier ne pislleqe kur ka qene ne pushte dhe i thote gjerat ashtu suc jane. NderkKohe qe kontrobuti qe ka ne PS nuk ka korresponduar asnjehere me pozicionet e tij dhe do ju kujtoj vetem 14 Shtatorin e ’98. Ndersa per ministrat e rinj une kuptoj qe njeri do te jete kanakari i Edit por keta jane bere tr gjithe
E cfar do te kishte dhene Ndre Legisi po te ishte ndonje fare ministri ? Nga ata qe synojne me cdo kusht karrike pushteti,aq sa te kthehen dhe kunder vete partise se tyre,…nuk ke cfar pret.A nuk ishte vete ish lideri i PS-se ,qe kerkonte me thonje dhembe te behej president,nje njeri i neveritur qe te sjell zorret te goja,kur e sheh te dale nga kazinote e pijehanat,qe votoi kunder partise se tij ?!Te tillet jane bajga,por kursesi lidere,dhe ca me pak historike.
Ndre Legisi eshte socialist i vjeter qe i ka dhene shume partise socialiste e te majtes shqiptare. Legisi ka bere opozite ne 96-97 kur plumbat vershonin drejt PS-se e nuk eshte si keta qumeshtoret arrogante te PS-Bashkise, keta nuk e dine se cfare do te thote opozite e kontribut per PSne. Respekt per Legisin qe u shkeput nga Meta kur ky u fut ne koalicion me Berishen e respekt prap qe u shkeput nga Rama kur ky beri koalicion me Meten e 21 janarit! Burri ka bese e nder…keta burra nuk gjenden me ne PS.
More po ku ma gjete Ndreun e shkrete! Ndreu ben pjese me ata me mjeker e me mustaqe te kopese se Nanos ne Ps! Po pa Ndreun,pa kastriotin,pa Luanin,e ku di une lloj-lloj mostrash qe ca jane me PD.ca me LSI,si do te jetoje Nanua ne Vjene bashke me Xhoanen?? E mani mend Ndreun kur thyente vazot e Luleve qe mbronte Ilirin kur zihej me Xhozin? Po pse more per te mire te shqiptareve e benin? Po pse merreni me ta ne faqet e kesaje Gazete more? Lereni te dalin tek “55” tek “RD” tek “Panorama” apo tek “Standarti”Ato jane njesoj shkruhen nga e njejta dore dhe dihet misjoni i tyre “Perca e sundo”..Do te vije nje dite qe do tu kthehen per koke>
ndreu ka te pakten 10 vite qe i eshte kthyer kunder nanos! u kthye kunder nanos kur nano e degjeneroi mandatin e dyte sic u kthye kunder metes kur ky i fundit u fut ne koalicion me berishen dhe sic u kthye kunder rames kur ky hengri ngjalen e metes. Parimi dhe ideali i ndreut nuk ka ndryshuar, ata qe kane ndryshuar jane parimet e ketyre te tjereve.
I dashur Ermir ne pergjithsi ke te drejte pasi politika ne shqipri eshte genjeshter mashtrim ,pasurim.Por une i dashur i jap te drejte Legisit dhe shume si ai ,se Rama po te kishte burreri e krijonte Qeverine para 23 qeshorit dhe atehere Legisi nuk kishte te drejte.Po ai vendosi koka qarqesh figurat kryesore te PS dhe populli ato votoj,se une jam i bindur se po ta paraqiste kete qeveri para 23 qeshorit PS do te ishte ne opozite.Mgja.koha do provoj se zgjedhjet vijne shpejt ….
Jemi dakort qe ne cdo rrethane ka buzevarur…Shumica buzevaren ne vetvete kur monilogojne per karriera politike e aresye te tjera…Ndersa te varesh buzet ne carcaf gazete duhet te kesh nje aresye te forte,te ciles nuk ja kane varur kompetentet.Dhe jam dakort! Shume dakort nese Legisi bene nje deklarate qofte dhe tek Balliu ku te thote ‘une jam me i zoti ne qeverisje nga filani,pasi kam keto synime dhe kete grafik te plotesimit te tyre’.Ne e shqyrtojme,madje dhe mbeshtesim duke ndikuar edhe tek ‘i pari’ per vlerat qe mund te sjelle.Ndersa po qe se kerkon shperblime per kontributet e dhena ne fitore,i bie qe te kerkojne nje milion votues shperblime.Por Legisi kerkon shperblime ne nivel te larte! Atehere t’u japim dhe votuesve shpreblime ne nivele me te uleta!
E kush do te punoje per te gjithe keta te ‘shperblyerit’?!
Nuk kam qellim t’i mohoj meritat Legisit apo dhe shume te tjereve qe jane anonime ne kete beteje per nje Shqiperi me te mire…por ne lidhje me pretendimet per pushtet me dhimbset ‘lopa’ e buxhetit qe i jane tharre gjinjte nga rrufimat e te pangopurve per pune qyl ! Le te hidhen ne biznese se mund te fitojne dhe me shume…
Edhe nje gje: Ata qe kane nuseruar nje here ne pushtet kerkojne te behen serish nuse,pasi dine te nuserojne me mire para familjes dhe miqeve te vet…
Legisi ka te drejte,me cdegjojme sikur te behen votime tani PS humbet te pakten 30% te votave qe mori ne Qershor!Arsyeja, taksat rritja e naftes,premtimet per vende pune,drejtesia cope cop etjj etj.
E çfar do Legisi tani.Nje karige.?Ri o Ndre se ne te mbajm per te pa koruptuar por xhelozia me duket se te erdhi edhe ty.
Nuk eshte problemi se anashkalimi i kontribuesve te vjeter ne PS, ka ndodhur vetem ne perberjen e qeverise aktuale, por kjo po ndodh ne te gjitha nivelet e administrates, ne qender dhe ne qarqe. Ne vendin tone, pas vitit 1990, Legisi dhe gjithe te tjeret, kane bere heroizem, po te perdorim kete term, sepse konstant jane perballur me rregjimin e Berishes. Perflitet dhe realiteti po e verteton, se nuk pelqehen, nuk pranohen, madje skualifikohen edhe kur marrin pjese ne konkurime, te gjithe ata/o qe kane punuar ne qeverisjen e mepareshme socialiste. Nuk me duket shume produktive, rruga qe ndiqet e kritikes ndaj kritikes. Nje proverb popullor thote: ” I yti( pra ne rastin konkret, te gjithe legiset) mishin ta han, por kocken ta ruan. Me produktive dhe ne te mire te qeverisjes eshte kritika per gabimet e deritanishme
Ironi te madhe ke perdorur o gazetaruc “Yll ne ngjitje”!Me siguri qe vemjet ketij vendi do ti duhen edhe per nje kohe shume te gjate.A thua valle te jeshe nga “Gjirokastra”e Enverit, or princ i zbritur ne toke me katapulte!Uroj qe mos te jesh bashkryeredaktor ne kete Emfimeridha ore kumbull per komposto,sepasketaj shume shpejt kjo (te me fali z.Thano)si gazetat e perditeshme e shume shpejt ma merr mendja do te filloje te lexoje mengjes per mengjes Bashki Hoxha.
peronat qe nuk marin pjese ne qeverisje quhen buzvarur,po ata qe marin pjese pa as me te voglin kontribut si quhen zoti Erkeq Prifti alias ermir hoxha,sepse zotrote e trajton moralin si nje pjesez te mozaikut , ne te kundert po ta trajtosh problemin me ne tersi nuk do e merje mundimin sepse nuk do te intrsonte,kto shkrime jane gjysmake per njerez gjysmake
Dikur kam shkruar se Edi Rama, do te reformoje partine socialiste, nga nje trashegimtare e ish PPSH-se, ne nje parti socialiste me bindje demokrate, parti qe do te rreshtohet ne mesin e partive social-demokrate e barabarte.
Natyrisht ne shnderrimin e PS-se, ne nje parti me vizion europian, do te dalin gjithmone hije te fshehura, nga ish PPSH-ja, qe seshte e thene te kene qene ish anetare, por karierizmi politik dhe humbja e perfitimeve financiare, i bejne keto hije, sa te rrezikshme, aq edhe i nxjerr hapur, si antidemokrate.
Te reformosh nje parti, qe ka patur tragjedi brenda saj, eshte nje pune kolosale, por Edi Rama ja arriti.
Tani eshte koha qe te dali nje tjeter Edi Rame, se duhet reformuar nga e para partija demokratike, qe nga parti demokratike shpellare berishiane, te shnderrohet ne parti demokratike europiane.
PD-ja e ka pasur dhe e ka ende “Edi Ramën” (ndonëse sot fshihet pas Lulëzimes si të fshihej pas gishtit). Edhe “Edi Rama” i PD-së, ashtu si ky tjetri në PS, për 23-vjet ka parë veçse armiq dhe ka bërë me anëtarësinë si i ka dashur qejfi.
Po pse more qorr i kapluar nga pikëpamja enveriste “o me ne, o me ata”, evropiane të duket një parti tek e cila bëhen ministra njerëz të farefisit të kryetarit (si ajo ministrja që organizon konkurse të “drejta”, e cila nuk ka asnjë kontribut në PS dhe u shfaq aty në muajin maj), duke lënë jashtë qeverisë anëtarë kryesie me integritet moral dhe intelektual e me një kontribut të gjatë në PS?
Gjykoj se ate c’ka mund te te japi Partija , eshte zgjedhja ne struktura te saj , ndoshta dhe deputet . Pretendimet e tjera , per te mjele Partine , jane absurde . Vjetersija ne Parti eshte nje merite honorifike . Po te jete per vjetrsi , Nano ja u merr te terve .Nga merita , ndaj demokracise dhe pushtetit demokratik , Nano ze vendin e dyte, fill pas Berishes . Nuk ka arsye , qe bashkepuntoret e tij , te kene pretendime pushteti , po qe se kjo ushqehet ne ndergjegjen e tyre , I kane lare duart me idealizmen . Cfaqjet si te Legisit dhe te tjerve , perputhen me idete kontraverse te Islamit , Ngjeles , Precit etj , te ngjashem me ta . Partiaket nuk duhet ta supozojne fitoren sikur eshte shtruar nje sofer falas . Partiaku shkruan per dite biografine . I. Foto
horr i rrugicave jo i bulevardit se te krijosh qeveri me konkurse dhe cfare ti doje palla edvinit e quan reformim edhe ti je i fitues i konkursit pavaresisht se ilir meta ka mbetur or toc
O malok, rri se i thash Laures tja u boj me viza me ardh ntiron.
Thuj shyqyr qe u zbut Lauresha, se do fillojshit me hy klandestin ntiron o Morr.
Ky eshte nje shkrim qe nuk vlen. Mendoj se ne PS nuk ka ndarje me thike ne te rinj dhe ne te vjeter. Ndarjen e ben puna e secilit. Mjafton te shikoni kush e drejtoi fushaten. Te mbledhesh vota eshte kryesorja ne politike. Te tjerat jane furce kot! Sic thote Agolli te tjere dolen ne sheshe te tjere moren zyra. Ky eshte realiteti.
Laburnti i fakultetit te agronomise qe hapte gropa per te studiuar studentet profilet e tokes eshte bere koke e madhe apo me mire ashtu i duket. Nuk eshte aq engjell sa po thoni shoku Ndre pasi PS pas revolucionit komunist te 97ts e emroje Sekretar Shteti ne Ministrine e Brendeshme me Minister Neritan Ceken qe natyrshem shoku Ndre ishte i pari pasi ishte perfaqesues i PS ne kete ministri dhe prandaj kishin perdorur emertimin sekretar shteti e j zv/minister.
Shfletoni azetat e atyre koheve e do gjeni shume xhevahire per shokun Ndre. Pasroi me urdher te gjithe ish studentat e dhjetorit qe punonin ne Ministrine e Brendeshme pa pyetur fare per procedura shkarkimi apo vendime gjykatash per rikthimin e tyre ne detyre pasi nuk po flasim per korrupsion apo krime te shokut Ndre. Nese ka bere nje pune te mire Edi Ramane keto 4 muaj eshte largimi i ketyre njerzve te inkriminuar e enveristeve te pandreqshem .
o ermir qenke nga keto 99 ti me duket ose nga keto te socialistet e bashkise qe ne socilistet e thjeshte gjate fushatave ju etiketonim si njerezi me ushkur 300 euro! socialistet jane ne rruge vlla ta kesh te qarte!
Filluan te paguarit e Edi Rames te mundohen te mbulojne diellin me shoshe,por mos u lodhni,mos harxhoni energji,se ditet e reja te qeverisjes se PS kane qene behar nga zoti dhe diellin e se vertetes nuk mund ta mbulojne pinjolle qe shkruajne per nje cope buke.
Perse nuk thoni se LSI ka zaptuar 80% te administrates,perse nuk shkoni ne nje rreth ku socialistet jane gati te demostrojne kunder mashtrimeve qe u beri EDI RAMA? Shko o gazetar leshi dhe verifiko si caktohen drejtoret ne Lezhe,Kurbin,aty ku pashe dje sarkazmen me therese te kesaj qeverisje,ku u zbatua skenari i shkruar nga PD,por me aktoret e vjeter te PS,te atyre qe e degraduan pushtetin deri me 2005 dhe populli i hodhi ne koshin e plerave.Jane ata qe per nje drejtor drejtorie dje vertetuan se kjo qeveri nuk ka te pare “Rilindjen”,por “Ringjalljen” e hajnave te vjeter.Edhe Saliu te pare kishte”Me duar te pastra” dhe e pame te gjithe.
Po ta sqroj qe ta kuptosh dhe mos rafshoni dhembet te mbroni,padrejtesine po qe se je gazetar,po qe se je lypsar vazhdo e shkruaj; Dje ne DA qarkut Lezhe u be nje konkurim per drejtor arsimi ne rrethin e Kurbinit,Mirdites,dhe e di kush fitoi? Nje arsimtare me 31 vjet pune,ne shkolla te mesme e te larta,nje arsimtare me dy fakultete,me dy gjuhe te huaja,me master Anglisht,e dekoruar ekselence ne Anglisht,me kualifikime jashte shtetit,10 vjet drejtoreshe shkollash,pedagoge e jashme ne universitet,etj,etj dhe mori 95 pike,por a e di se kush mori vendimin per drejtoreshe? Sarkazem,turpi i PS dhe Ministrise arsimit,nje njeri tjeter qe mori 70 pike,qe ka dekumenta qe duhej te skualifikohej nga korkurimi,nje qe as nendrejtoreshe shkolle nuk ka qene nje qe ka vetem 3 vjet arsimtare????Ishte emeruar me pare dhe ky eshte pa burreria e PS,sepse edhe tallet me inteligjencen e nje rrethi,dhe me te gjithe inteligjencen e Shqiperise.Prandaj ka te drejte Legisi.Prandaj dilni si dele e zeze ju qe dini te beheni gazetare dhe shkruani,pa njohur realitetin,pa ditur se po vendosen ne pune njerez,me injorate se ata qe kane qene,po vendosen ne detyra dhe po mbahen ne detyra njerezit e PD,nen emerin LSI.Kete shekoni juve qe ju dhimset PS dhe Edi Rama.MOS HARO NJE GJE;EDI RAMA E KA SHITUR PS,PER ATE KOLLTUK TEK LSI,FAKTET QE PO SHOHIM PERDITE NUK KANE NEVOJE PER KALEMXHINJ QE ME SHUME ACAROJNE ATA NJE MILION NJEREZ SE SA JU JAPIN OPTIMIZEM.I DASHUR GAZETAR,ESHTE DHJERE NUSJA NE KALE DHE MOS I QENDRONI AFER SE DO MBANI ERE.TUNG.
Ju komentues dhe lexues madje dhe ti Miri i artikullit duhet të dini që një parti që për injorancë të lidërshipit të vet nuk është në gjendje të mbajë në gjirin e saj militantë tradicionalë si ky Legisi ,Ka një fundqeverisje të shpejtë dhe aq e vërtetë është kjo sa mund t’ju jap shembuj të shumtë përfshi dhe PASOK Në GREQI.Zhveshja e partisë nga militanntët sjell skeletosjen e saj dhe përfundimisht dështimin.
O Zahja,Kur te zesh emrin e Enverit bej lavazh te mire gojes mor pleh!
Edi Rama do te mbetet ne historine e PS-se. Arriti ta reformoje kete parti – nga parti pune ne parti social demokrate. Bravo Edi. Duhet ta marrin vesh ata qe kane mbetur pa pushtet ne kete mandat: mjaft me me te perjetshem. Eshte koha e nje vizioni te ri. Pa reformimin politik, nuk mund te instalohet shtet demokratik ne Shqiperi.
Legisi me kaq sa ka bere eshte shfaqur antikonformist,me pak konformizem do kishte edhe poste edhe goxha para…Artiklshkruesi do tá kete per ndonje Legis tjeter,pa mustaqe.
Keta e vlersojne veten nga qe kane lene mustaqe pa e kthyer koken mbrapa pa shikuar sa hunje kane nderruar.Mos u sikletosni ka bere nje thirrje Luli.Mos na cilni oreksin me te tilla budallalleqe.Beni te fala Precit
Po mustaqe nuk kane veç burrat, ka dhe miu…!
Buzevarurit, ose ndryshe turivarurit jane te shumte ne te gjitha dimensionet e jetes, por ne politike u jepet mundesia te shfaqen, te bejne opinjon.Jane njerezit e pazot, qe nuk kane realacionet e duhura me veten dhe me te tjeret.Thene ndryshe, nuk e njohin veteveten ose e njohin ashtu siç u ka pelqyer kur jane komplimentuar ndonjehere nga te tjeret.Thuajse te gjithe keta buzevarur jane gjetur ne nje moment te duhur ne vendin e duhur dhe ” kane bere emer” si presidente, kryeministra,ministra, deputete etj,te cilet fatkeqesisht kujtojne se jane ose kane qene vertete te tille duke u zvarritur nga nje stisje dhe sjellje e genjeshtert. Perveç ndonje vlere individuale ne profesionin e meparshem,pasi u bene shtetare, thuajse te gjithe kane qene e jane te ngjashem,:populiste llafazane,aspak dhe asnjehere nuk qene fjalembajtes.Qene dhe jane pa vizion,rutiniere te nje sistemi “te gatshem”, me te miret prej tyre qene dhe jane evazive, krejt te pamtashem.Ata me karrieristet,pushtetaret me jetegjatet qene njekohesisht edhe me deshtaket.Kulmojne si te tille Nano-Berisha, i pari duke u ndezur e shuar si pisha, i dyti duke u çjerre e duke u hakerryer si bisha.Shumica e te tjereve qe u ndenjen nen hije kane mbartur edhe veset e huqet e tyre.Jokonformistet si shembellim civilizimi i psikologjise se kunderreagimit nuk ekzistojne ende,sepse jane shume buze-turivarurit qe vetequhen principiale nga “barometri” i perfitmit. Fati individual i tyre eshte shkaku i pikellimit te shume njerezve, jo prej humanizmit a altruizmit, por sepse keta jane bere si guret e dominose e te cicmicit ne lojen demode te injorances qe e nxisin dhe e arbitrojne lugetrit e nacionalkomunizmit qe verdallosen prej nepotizmit per te vjedhur me ane te karrierizmit.
Nga malet e Mirdites u be Boos ne Tirane i madhi Ndrek , politikan po , me apartamente ne qender te kryeqytetit po , familjen e farefisin i i shkuli e i qyteteroi ne Tirane , karrike bythe me rroge te majme e ofiqe boll , emer te madh kerkon ne histori don Ndreka me mustak , turp or faqezinj karrieriste qe e quani popullin lope rrace qumeshtore , keta pashallare si byroja politike pensioniste nuk i ndahen politikes si muti pas kepuces , shoqeria e civilizuar evolon perdite dhe partite politike gjithashtu , semundja kronike komuniste e kultit te individit nuk po le pa prekur dhe brezat e rinj qe hyne ne politike si dhe tifozet e militantet partiake shqiptare .
I nderuar Ermir. Kjo puna e turivarurve sikur vjen pak erë, kur flitet per merita, kontribute dhe kolltuqe. Liegisi pavaresisht meases se kontributeit, apo cilesise se tij ben pjese ne ate pjese te PS qe ka henger edhge dajak rrugeve te Tiranes prej pushtetit te Berishes per shkak te mbrotjes se idealit socialist. mendoj se duhej vleresuar me nje pozicion se fundja edhe ai ka familje, ka dinjitet e moral perpara familjes dhe shoqerise e i vjen turp se pari nga familja kur mbetet pa nje pozcion. Ka sa kontrbuit ka, rendei qe ai ka me teper se keta qe sot jane bere ministra te importuar nga lokalet epicave tre evropes, ku benin kavalishenca e nuk e canin trapin fare trapin per PS. Cfare kontrubit kane dhene ata qe sot jane ngjutur ne kolltuqe pervec disave qe kane qen pjese aktive e luftes se Rames kunder pushtetit kriminal te Vicidolasit, por qe nuk kane qen asnjehere pa poste e pa rroga te majme? I nderuar gazetar Ermir, nuk ehste vetem legisi, jane shume si Legisi kontribues e qendrestar me sakrfica per PS dhe jane lene rrugeve. Nuk luftuan ata per PS qe ne kolltuqe te hipin Fate Velaj, Shkelzen Maliqi, Klajda Gjosha, Harito, ajo e PD e entit te banesave dhe nje lukuni tjeter drejtresh e shefash anonim qe nuk kane as teseren e PS dhe qe e kane sulmuar PS. Prandaj mendoj se Legisi ka shume te drejte, rama duhet ti flas trurit e te mos vonoj reagimin sespe ne rradhet e socialisteve ka nisur pakenaqesi dhe urrejtja anti-Rama per mashtrimin e bere.
Do ishte mire tani te gjithe keto figura qe kane drejtuar ps dhe qeverite e saj….Te ikin 1 ore e me pare se jane bere si monumente kulture per 23 vjet…Te hapin krehun …se vetem e kane mjelur dhe rrjepur lopen vetem per vehte dhe aspak per popullin…Qajne e lebetiten tani se nuk i mer Edi ne staf…Po per cfar ti mari…???? cfar dine te bejne…..??? Ata e ndriten gjithe keta vjet…Shiten dhe blihen tek Saliu……Jane bere te neveritshem…
Me duket se e ka fjalen per Blushin!? dhe i bie Ndrekes se shkrete? vetem se keta te rinjt e kane mendjen sa car do fitoje un ne ate vend pune ?… dhe se ca nga keta pervec pamjes dhe ajo shume e “llakosur” nuk dine as te shruajne as ta shqiptojne mire shqipen, po le pastaj te futen ne prefesion… Po e she rezultatin ne tatime prit se ka dhe me ….
Habitem se si ka akoma njerez qe shqetesohen per indiferencen e Rames ndaj disa figurave te vjeteruara ne PS dhe gjithashtu arrijne deri aty sa te kritikojne dhe te revoltohen ndaj Rames per mos perkushtim te tij ne lidhje me shperblimet ( vende pune) per militantet (!) ….ore njerez – a e kuptoni qe shqiperia eshte e te gjithe shqipetarve dhe jo te gjithe ne jemi te interesuar per politiken dhe partite politike ??? Si mund te eci perpara ky vend nese partia e rradhes qe mer pushtetin te kete rrolin e tutorit te ketij vendi & populli per nje periudhe 4 vjecare apo me shume ??? Duhet me patjeter te marre fund ky mentalitet idiot dhe cdokush te kerkoje dhe te vleresohet nga vlerat dhe aftesite e tij dhe jo nga tesera idiote partie qe nderrohen si pelena bebesh !!!!!!
Po ku ka Rama vende pune o Legis, ja ka mare likja te gjitha ja kerkon njeriut te gabuar ato vende. Ai dhe kryeminister nuk eshte prape eshte likja, eshte vetem sa per show mediatik se dihet qe flet bukur dhe te mbush mendjen. Ktheu prape nga meta se aty eshte pushteti I vertete .turp per Ramen te lere njerezit me kontribut jashte loje dhe ti zevendesoje me disa servila buzequmesht dhe interesaxhinj. Rama e ke dhjere fare kshu bere dheme majkon dhe te tjere.