Të paktë do të kishin qenë ata njerëz që katër vite më parë kishin menduar se edhe kjo ditë e sotme do të ishte e njëjtë me të tri të tjerat para saj: një tragjikomedi, e cila merr pas vetes një pjesë të madhe të besimit tonë. Nëse në dy vitet e para të pas 21 janarit 2011, njerëzit e dinin se nuk do të kishte të dënuar për vrasjet e katër njerëzve me duar në xhepa, ose që po largoheshin drejt halleve të veta, dhe dihet arsyeja përse; në dy vitet e tjera ata kanë pritur, fillimisht me besim të plotë, pastaj me shpresë dhe tashmë duke u dëshpëruar.
Të vrarët që nuk do të ngrihen më, po shndërrohen në një kujtim të zakonshëm; vrasësit po gëzojnë rrogat shtesë që morën nga ish shefi i qeverisë, plus shpërblimet e tjera për heshtjen e tyre; urdhëruesit po bëjnë moral si para katër vitesh dhe kërkojnë dekriminalizimin e parlamentit; ata që mashtruan, që nga mjekët e deri të politikanët e opozitës së sotme, shikojnë me qesëndi rrjedhën e ngjarjeve; gjyqtarët, ashtu si edhe prokurorët, bashkë me kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, më shumë se të gjejnë vrasësit që dihen tashmë, bëjnë kujdesin t’i bëjnë karshillëk qeverisë; dhe e vetmja gjë e sigurt është se pas datës 21 do të vijë njëzetedyshi.
Në të vërtetë data e 21 janarit duhej të ishte kodi i kujtesës. I kujtesës për çdo qeveritar, në të gjitha nivelet që të matet mirë para se të qëllojë mbi popullin e tij, që të ndjekë rreptësisht ligjet, që të mos e ndjejë veten mbi krimin dhe mbi ligjin, pasi, më së fundi do të kishim njëkohësisht edhe kodin e ndëshkueshmërisë. Medet, kjo nuk po ndodh.
Mes qeverisë dhe prokurorisë kemi lojëra fjalësh: qeveria deklaron se gjaku i derdhur do të shpaguhet, por asnjë fjalë nuk i lëviz gurët e krimit nga vendi; shefi i prokurorisë, Llalla, e bëri çështjen llallë, duke na deklaruar se së shpejti do të ketë arrestime të nivelit të lartë që do të tronditin politikën shqiptare, por që më pas, me lehtësi të pazakontë mbyll edhe çështje të njohura, si ajo e Imamit, ku përsëri merr një bekim të heshtur nga qeveria.
21 janari ka lënë dhjetëra enigma pas vetes: disa nga të cilat, nëse ndonjëherë do të bëhen të njohura, do të shfaqin para njerëzve pamjen makabre të një njeriu që ishte shefi i qeverisë dhe që zgërdhihet pas fjalës vrasje.
Ende ka mbetur enigmë e ditur se cili nga shefat e qeverisë, Berisha apo Basha, Kryeministri apo Ministri i Brendshëm dhanë urdhrin për të qëlluar mbi njerëzit që po shpërndaheshin. Përse u qëllua ndaj tyre pikërisht kur ata po largoheshin, si një shenjë force, si të thuash një shpallje lufte, “ne jemi këtu”, apo si një parathënie e asaj që mund të ndodhte ditën e nesërme.
Ata që mendojnë se vrasjet e 21 janarit nuk ishin të planifikuara dhe se gjithsesi do të ndodhnin, ose janë naivë, ose nuk kanë mësuar asgjë nga politika berishiste. Ato, më shumë se gjithçka ishin vrasje të paralajmëruara, të cilat, aq sa kishin në vete dëshminë e parë të dhunës qeveritare, aq kishin edhe dëshirën e një përplasjeje të madhe ditën e nesërme. Shefi i qeverisë dhe Ministri i Brendshëm kishin llogaritur gjakftohtësisht se dita e nesërme, 22 janari , do të ishte një ditë përplasjesh të mëdha, në të cilat gjaku i katër vetëve do të ishte i pallogaritur, ndaj edhe shpejtuan të deklarojnë, si një lloj alibie, se “nëse vini përsëri do të vrasim 3, do të vrasim 30, do të vrasim 300 vetë”. Për fat përplasja e dëshiruar nuk ndodhi, Berisha dhe Basha e kishin llogaritur gjithçka sipas skenarëve të njohur serbë në Kosovë, ku pas çdo goditjeje kishte pasur një ngritje krye dhe pas saj një dhunë të re. Nuk ndodhi përplasja, megjithëse kishte njerëz edhe të opozitës së asaj kohe që kërkonin një marshim të ri, si shenjë që nuk ishin të frikësuar, pasi mendimi i urtë, jo i një njeriu, por i një përvoje të njohur, bëri që nderimi i heshtur të kishte në vete ndjenjën e mposhtjes së frikës. Për deklarimin e tij barbar, se mund të vriste edhe 30 vetë, askush nuk e thirri ish shefin e qeverisë, për ngritjen e në komisioni parlamentar shakllaban, ku ishte një kryetar mjeran si Halimi, askush nuk mori as sot mundimin të pyesë: përse u ngrit, përse i bëri karshillëk drejtësisë, me cilin tagër mori rolin e prokurorit, gjyqtarit e avokatit, dhe cili është sot konkluzioni i tij. Nëse shteti i asaj kohe ngriti një komision fantazmë dhe sot si opozitë fatkeqe po kërkon komisione të reja, kush e pengon shumicën e sotme parlamentare të ngrejë një komision serioz, gjithëpërfshirës, të thërrasë të ndihmë fakte e dëshmi, regjistrime filmike dhe deklarata, dhe, edhe nëse prokuroria bën shurdhin, ajo të bëjë të njohur faktet.
Është bërë mirë që nënës së dëshmorit të atdheut, Hekuranit, i cili u vra në podin e medias, si pjesë e saj, shefi i sotëm i qeverisë i lidh një pension jetik, por kjo nuk është e mjaftueshme, Bile të ngjan si dy pika uji me inversin e asaj që deshi të bënte Berisha, kur dërgoi njerëz të blinte gjakun e tyre, veçse tani, pa dashje, tingëllon si një harresë e gjakut. Pjesët e familjeve të të rënëve për demokraci duhen ndihmuar, kjo duhet bërë domosdo, por jo të jetë si njëfarë shpërblimi, si veproi Berisha me disa nga të rënët e 2 prillit në Shkodër, apo me familje të tjera, ku përmes përfitimit material mbylli gojët e tyre.
Një mijë pyetje kanë njerëzit e zakonshëm, dhe asnjëra e tyre nuk ka të bëjë me hakmarrjen e verbër, por me ndëshkimin e krimit. Nëse Berisha citon rast e pa rast një strukturë që vetë e ka quajtur “Hakmarrja për drejtësi” dhe pas çdo tritoli, edhe kur i hidhte me njerëzit e tij, gjen pikërisht këta njerëz, ai ka të drejtën e tij të hapet shalësh, sepse ende nuk i është dhënë drejtësia për atë që ka bërë. Një shef qeverie që pas mesnate, si Makbethi fshin gjurmët e gjakut nga serveri i qeverisë, pasi kishin gënjyer se ishte jashtë funksionit; një shef qeverie që kthen bodrumet e selisë qeveritare në spital për të lënduarit duke pasur frikën se mund të flasin, një shef qeverie që shpërblen vrasësit, pasi njerëzit e tij kishin goditur edhe shefin e Gardës; një shef qeverie që kërcënon për vrasje të reja; një shef qeverie që mashtron menjëherë pas vrasjeve, fillimisht si vrasje brenda demonstruesve dhe pastaj për çadra pistoletë e makina me armë; një shef qeverie që urdhëron të qëllohet mbi turmën , duke pritur një masakër të re; një shef qeverie që merr për dore një vogëlush të përjargur si Ministër i Brendshëm për t’i dëshmuar se vetëm kështu mund të bëhesh burrë i politikës; një shef qeverie që nxjerr ministrat e tij për të mashtruar, falsifikuar, kërcënuar dhe prishur provat e faktit të kryer… ky shef qeverie qëndron ende në një radhë të parlamentit, shet trimëri, sepse e di se një pjesë e madhe e shtetit është ende i kapur prej tij, dhe e di, po ashtu, se disa nga ata që ishin pjesë e krimit, megjithëse përkohësisht në një anë të kundërt, janë ende aty.
21 janari duhet të jetë dita e kujtesës, që mos të harrojmë se askush nuk është i përjashtuar nga ndëshkimi, që asnjë personalitet shtetëror, sado i përkohshëm nuk ka imunitet të vrasë, të mashtrojë, të denigrojë dhe, në fund, të tallet, me ndjenjat e njerëzve që i ka vrarë, denigruar e mashtruar.
Nëse 21 janari do të vazhdojë të jetë një ditë e zbrazët, një thirrje në shkretëtirë, atëherë kjo do të jetë një kohë e humbur, dhe njëkohësisht, një liçencë e re për të vrarë pa u ndëshkuar.

DREJTESINE E VENDOS NEPERMJET LIGJIT VETEM SHTETI LIGJOR I SE DREJTES, NE PARLAMENTIN E SHQIPERISE SI SHPREHJE E DREJTEPERDREJTE E VULLNETIT TE POPULLIT.
21 Janari eshte nje date perkujtimore per viktima te pafajshme te pushtetit ne vazhden e shume datave te tjera qe kane shoqeruar jetet tragjike te shume shqiptareve ne 68 vitet e fundit per te mos thene me gjate.
Pas cdo krimi makaber e marrje jetesh te pafajshem pergjate 23 viteve te fundit eshte shoqeruar nga opozita e radhes me premtime e perbetime per ti zbardhur krimet e ndeshkuar autoret pasi pergjate diktatures kriminale komuniste nuk kemi guxuar as tju perendim emrat viktimave se xhelateve nuk behet fjale. Fatekeqesisht duhet thene se me ardhjen ne pushtet, opozitat qe perbetoheshin ngrinin ndonje permendore te radhes dhe kaq shpresojme te mos vazhdoje keshtu.
Viktimat e krimit politik e ordiner kane qene te shumta pergjate 23 viteve te fundit e mjaft pak prej tyre kane patur fatin e nje gjysme zbardhje dhe ndeshkimi per autoret se udheruesit as edhe nje rast te vetem pasi nekomunistet kane preferuar qe terrorin komunist ta zevendesojne me terrorin e rruges e natyrshem ne kete situate kane fshehur edhe duart e tyre te pergjakura.
Ne forume e media te gjithe ne bejme si eksperte e zbulues te medhenj e shume prej nesh mbajme syze te kuze e blu e ne vartesi te ngjyres se syzeve shikojme edhe krimet e viktimat e pak prej nesh e dime qe krimi ka vetem ngjyren e zeze e pak i referohemi faktit se vetem ligji eshte ai qe ndal doren e krimit pasi hakmarrja primitive pjedh vetem krim te ri.
Therasim per denimin apo ndeshkimin e njerit apo tjetrit dhe harrojme se shoqerite e civilizuara ku aspirojme te shkojme edhe neve kane ngritur shtet funksional demokratik e institucione te specializuara ne sherbim te jetes, prones e dinjitetit te njeriut e natyrshem edhe qe pecaktojne dhe realizojne ndeshkime per ata qe marrin jete njerzore e shteti demokratik I dergon edhe ne karrige elektrike.
Thirrjet per te ngritur shtetin ligjor te se drejtes jane te domosdoshme por kur ato bashkohen me thirrje per denime e vrasje individeh e kompromenton tej mase domosdoshmerine e misionit dhe te vete forces politike qe pretendon se mbeshtet.
– Presumimi i pafajsise eshte nje e drejte kushtetuse ne nje shtet demokratik e shoqeri e lire.
Cka do te thote se hetimi shkon nga veprimtaria kriminale drejt personit dhe jo e kunderta.
– Shoqeria shqiptare ka zgjedhur nje pushtet me vote te lire qe ka premtuar ne fushate ndeshkimin e krimit e rithemelimin e shtetit. Pushteti duhet te realizoje pritshmerite e popullit nepermjet drejtesise ligjore e jo hakemarrjes primitive qe nuk te shpie askund pasi pritshmeria ka nje kufi e te jeni te qarte se mekataret synojne ta cojne shoqerine shqiptare edhe nje here ne kaos total si rrugen dhe mundesine e vetme per te shpetuar edhe nje here tjeter e aprovuar amnistine e radhes mbi gjak e vuajtje shqiptaresh.
E para drejtesia nuk vendoset me seleksionim te vraret e mi e te vraret e tu pasi kalojme ne shoqeri tribale megjithse nuk e mohoj se te vraret ne bulevard jane te fresketa e dhembin me fort por shoqeria duhet te kerkoje drejtesi per te tere pasi qytetrimet po kerkojne shkaqet e vdekjes se mbretit Tut para 3 mije vjetesh e natyrshem shteti duhet te realizoje pritshmerine e shoqerise per drejtesi.
Nuk eshte hetuar e zbuluar realisht as te vraret e 2 Prillit ne Shkoder te deputeteve Hajdari , Xhindi e Olldashit , te komunarve gjykatesve e ficerve te policies e po te doni edhe vdekja e Mehmet Shehut e rreh 4 mije viktimave te komunizmit qe familjarve nuk ju jane kthyer akoma eshtrit e njerzve te tyre te dashur.
Megjithate te qendrojme te 21 Janari meqe eshte edhe pervjetori i kesaj date dhe sipas FBIse 21 Janari eshte mjaft kompleks gje qe eshte e vertete gje qe e perseriti edhe kopetenti Prokurori Llalla por rekomandimet e agjensise me prestigjoze te botes FBIse nuk I kane zbatuar e marre ne considerate akoma.
Megjithate ka fakte te pakundeshtueshme qe drejtesia e korruptuar e pa afte , politike duhet ti japin pergjigje nese duan qe te vazhdojne te firmosin cdo pesembedhjete ditesh per te marre rrogen nga taksat e shqiptareve . Dhe jo vetem kaq port e tera krimet qe kane trazuar jeten dhe zemrat e Shqiptareve pergjate 23 viteve e me gjate.
Kete po e them une por kete hapur dhe me vendosmeri nese e ka duhet ta thote , Kryeministri i Shqiperise z Edi Rama ai qe eshte mandatuar per te prure drejtesine ne emer te atyre qe kane ikur e te zhuriturit e atyre qe lane pas nena, baballare femije , motra e gra
– Ka kater te vrare te pafajshem me duar ne xhepa ne bulevard
-Ka prishje te provave (shkaterrimin e serverit te Kryeministrise} e moslejim te mbledhjes se provave nga prokuroria Brenda rrethimit te Kreministrise pergjate nates qe pasoje krimin.
– Ka grusht shteti te pranuar nga ish-Kryeministri pasi ka bllokuar hapur zbatimin e urdher arrestit per zhinxhirin komandues te gardes e moslejimin e prokuroreve Brenda Kryeministrise mbas krimit.
– Ka plagosjen e komandantit e Gardes brenda Kryeministrise besoj cdonjari e ka shikuar syrin e nxire te z Prendi
– Dhe ne fund ka edhe nje proteste te dhunshme.
Qe te dyshuar kryesor per tera keto eshte ish-Kryeministri e Ministri i tije i Brendeshem besoj se nuk e ve kush ne dyshim pasi ata ishin atoritetet kryesore ne Kryeministri pergjate 21 Janarit e ne vazhdim.
Kryeministri Rama duhet t’ju thote shqiptareve se gjate 4 muajve te qeverisjes e 6 muajsh te fitores se te majtes si kryesues i kualicionit e Kryeminister a jane thirrur ne Prokurorine e Repuplikes zoterinjte Berisha e Basha thjesht per te dhene sqarime rreth kesaj ngjarje madhore e sensitive per shoqerine shqiptare e me ndikim te madh ne humbjen e pushtetit nga njera nane e fitimin e pales tjeter.
Se dyti a eshte e turpshme per Kryeministrin Rama qe ben memorandum me Kryeprokurorin per te arrestuar ndonje fshatar qe hedh nje tel te paligjshem ne shtyllen e tensionit e nuk therret Kryeprokurorin per bashkepunim per te hetuar ceshtjet madhore qe shqetesojne shoqerine shqiptare me “Gerdecin”, “21 Janarin” “Cacin, Tacin e Nanon” e shume te tjera.
Une mendoj se nuk duhet harxhuar asnje sekond kohe kunder Berishes Bashes Nanos e kompani pasi ata ligjerisht nuk kane asnje fuqi ekzekutive ne Shtetin Shqiptar por i duhet kerkur Kryeministrit Edi Rama qe te beje reforma te thella ne te tera drejtimet pasi shteti shqiptar i ngjan nje thesi te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte dhe thellesisht mendoj se per kete arsye eshte votuar e mandatuar.
Nese i ka duart e lidhura duhet te dali para shqiptareve e te tregoje sa projektligje ka te bllokuara nga Kryetari i Parlamentit e Komisionet Parlamentare kur dihet se projekt ligjet i inicon Qeveria dhe i aprovon Parlamenti.
Mbas kesaje te kerkoje zgjedhje te parakoheshme pasi zgjedhjet e parakoheshme nuk jane fundi i botes kur dihet se Italia ne 50 vjet ka realizuar 50 pale zgjedhje dhe eshte fuqia e peste e botes.
Nese nuk eshte i zoti per asgje apo thjesht eshte loje e Berishes te largohet sa me pare pasi vendi po shkon me shpejtesi te madhe drejt kaosit total nga mosqeverisja pasi Shqipria ka qene ne kaos permanent
Bota eshte teater njerzit jane aktore mjere ata qe nuk luajne rolin e vete ka thene Shekspiri I madh. Kjo vlen per kombe popuj qeveri e natyrshem edhe per individe qofshin keta e Kryminister i nje vendi.
AJET DELAJ
NEW YORK
Pra, Berisha e fali Bllokun, askend nuk denoi sic e meritonin, madje e ruajti tere eliten e shtresen intelektuale qe prodhoi komunizmi, kurse ti kerkon qe ata, te ndeshkojne komunizmin…Eshte e pamundur Bedri…
Mosndeshkimi eshte menyre ekzistence e vazhdimesie per “te majte” e “te djathte” sic e quajne veten…
Ne prokurori gjykata vazhdojne punen falangat e berishes
Ose te njejten dore te forte qe tregon Rama me fukarenjte e faturave te papaguara te dritave edhe me te fortet e politikes ose ndryshe te qafsha moj shege ka met plonci VARE.
saliu eshte nje kufome polirike qe qelb dynjane deri sa te futet ne varr
Me treguan nje barsolete te bukur sot .Ne fakt me thane qe eshte histori e vertete ,e ndodhur tani ne kto vitet e demonkracise .
Me thane qe nje amerikan kishte hapur nje shkolle ,per dreq nuk me kujtohet emri .
Nejse nxenesit ishin shume te mire ,me rezultate te shkelqyera .
Thote amerikani :shume cudi ,pakesojuni nje pjate ushqim
Rezultati nuk ndryshon …perseri me 10
Perseri pakesojuni ushqimin
perseri me 10
Nejse vazhdon me heqjen e shume gjerave …por perseri rezultati ishte i njejte
Amerikani dorezohet dhe thote
Plotesojuni te gjitha kushtet si ne fillim …dhe LUM KUSH DO E QEVERISE KTE POPULL !
Morali zt Bedri ??
Na i thuaj ndonjeher tjeter ,na spjego ndonjeher kur eshte bere drejtesi ktu per 4 Kokepalar
dhe per 400 ,4000 mij …hajt pra se ju e dini mire historine ….ne jemi rezultati
RRofte Partia !
Po ti mi zonje a ke te lame koken?
Pi…. rrume italie.
Perserisim gjithmone vetveten dhe bejme ger ver me njeri tjetrin duke patur te gjithe nje qellim. Prblemi eshte qenuk e thote askush si ta arrijme qellimin? kush eshte rruga ligjore qe duhet ndjekur. Te gjithe bejne fajtor qeverine qe nuk po leviz. del qe qeveria i ka duart e lidhura nga drejtesia qe nuk funsionon. Drejtesia nuk funksionon se eshte akoma ne funksion te Saliut dhe te korrupsionit. Thuhet se parlamenti eshte ai qe ka force te ndryshoje ligjet.Parlamenti drejtohet nga Ilir Meta, ish udheheqes i qeverise berishiste. Ajet Delaj thote se zgjedhjet e parakohshme. A ka ndonje jurist qe i di ligjet se si jane, si duhet vepruar per te dale nga ky rreht vicioz? Eshte e vertete se qeveria nuk ka mundesi apo qe ajo nuk do? Duhet ndoshta nje referendum qeverise? Mendoj se ne kete drejtim duhet te diskutohet, se ndryshe rrahim uje ne havan.
une kete problemin e 21 Janarit e quaj shume te thjeshte,jo nje milion
qe flitet se nuk e duan kete Tropojan,por mos te them mbi 2 milion shqiptar do te kenaqen
sikur te bhet kjo qe deshiroje une….{ cilesomni nje te c mendur me kete qe ju shkruaj}
Por artija Socialiste eshte e mbushur me breke hequr e lamashe te pa mbaruar.
Drita dhe Z Islami asht pena e pavarur,qe e do Atdheun,vuan bashke me te.
DREJTESI!
Drejtesi,drejtesi.
Dita duhet gjith mediat te jeni ne nje ze te perbashket.
Kto media ngriten ne kembe njerzit …kto media kane
PERGJEGJESINE per berjen e drejtesise.
Edhe munde te vije perseri 21 Janari si ky dhe nuk munde te behet asgj.Keto ngjarje nuk ndodhen rastesishte. Protesta dihej qe do te behej me 21 Janar, edhe masat per te lare hesapet ishin marre me 21 Janar.
Berisha kishte nje mllef per ta shfryre dhe ky mllefe lindi qe me protestat ne Vlore Ku ato protesta u ben shkake per rrezimin e Berishes. Ne te vertet Berish u rrezua nga pushteti pore nuk u dorzua ai mblodhi forcat dhe ne dy mandatet e qe erdhen Berisha lau Hesapet.
Dikush munde te thoj.Po me kater veta lau hesapet.? Po eshe me keta kater veta se duke vrare i dha jet pushtetit te vet duke mos u dorzua deri ne perfundim te mandatit te tije.
Tani Berisha eshte ne Opozite.Po edhe per kete ai ka menduar gjate. Katervjecari i fundit Berisha punoi me ato vota qe mori per te konsoliduar Berishen dhe oborrin e tije edhe gjate kohes qe eshte ne Opozite.
Pere kete duhet te shofim pak qe teke dreka e Berishes ku vajza e Ilirit e fton Berishen dhe te nesmren Iliri merr pafajsin perfundimtare dhe behen pese me zero ne favore te Ilirit.
Pra Iliri shpeton nga Berisha pa u lagur pore ne rrezik e ne nevoje njeri tjetrin te ndihmojme. Keshtu Berisha ja beri me sy fap Ilirit largoi nga pushteti se me duhesh te jesh ne Qeveri me Ramen. Dhe ja dy muaj asgje nuk i prishi kujte largimi i Metes vetem i prishi pune Rames shqiperise ku shteti eshte me duar te lidhura ase prespektive per ti zgjidhur nuk ka.
Iliri mori 7 deputet me te paren durekte, ndersa 9 te tjere i mori nga PS dhe keshtu PS ja dha pushtetin Ilirit qe ky Iliri ta bej kaps PS dhe te mos ket mundesi ajo te bej asgj.
Pra Berisha me ustallaret e vet brenda dhe jashte vendi ben kalkulime te tyille qe Edi Rama dhe PS te mos jen ne gjendje sa te jen ne pushtet te bejne asgje sepse ekujlibri i pushtetit eshte bere ne ate menyre te kalkuluarit qe te qendroj keshtu pa u prekur pushteti i Kaluar.Ne ate minute qe te preket pushteti i kaluar dienu miren qe gjithcka rrezikohet. Jo me kote Drejtesia eshte ne doren e Ilir Metes.
21 JANARET E TJERE DO TE VIJNE SI PUNA E KETIJ DHE AS EDHE NJE GJE NUK DO TE NDODHE.
FLIJE MENDJEN PER KETE O USTA.
edi rama, edi rama foli mendjes se po imiton saliun dhe fatosin lej dhafet ke then me votuan 1.000000 veta dhe ne mes ketyre vetave ishin dhe emigrand qe rezuan sali serbin po emigrantet nuk jetojn ne shqiperi per tegjetur pun aty por jetojn ne perdim por emigrantet erdhen na ishin na sishin vetem te hiqnin saliun me gjith kriminelat e tij na pushteti dhe votuan qe te futesh saliun brenda se ate qe ka ber ky sali ketij popudhit sja ka ber as pushtusit qe kan pushtuar shqiperin aq krime ka ber ky njeri sa nuk numurohen si krime ekonomik qe shkateroj ekonomin por dhe krime te tjera si vrasje shoket e tij vrasje ne popull qe dihen dhe nuk dihen vrasje ne gerdec vrasje te 4 deshmor te atdheut qe u vran ne duar ne xhep prandaj o edi foli mendjes numrin ne parlamend i ke bej reforma ne drejtesi sa me shpejt po do te bash fjalen ne populll dhe familjet e terenve te 21 janarit bej reforma hiq prekurorin e pergjithem se spo e ben punen hiq gjykatesit e sali kriminelit hiq presindentin qe ban peng drejtesin hiq kryetarin e shikut te saliut pastaj denacohe salihun per krimet qe ka ber dhe ilir meten dhe larot e tjer po je burr po je lepur ta dish se dhe tij do hysh si kriminel ne histori dhe do te bje madhkimi mby tyj dhe sali serbit dhe bi ilir meten ,prandaj mos fli gjum se te ka zen gjumi thedh dhe kur do zgjohesh nuk do i besosh syve se ku je se do ta bej gropen sali serbi dhe iliri monikes o edi ,cohu na gjumi
Z.Bedri keni shume te drejte! Po edhe neve nuk bejme ndryshe nga historia.Neve si shqiptare nuk e kemi zgjedhur as Berishen dhe as Bashen mirepo na e prune dhe duke qene keshtu ata as nuk hiqen dhe as nuk denohen,por do te thoni juve se pse??? Po Hitleri cfare i beri botes? Mos e zgjoshen gje Gjermanet Hitlerin??? Jo dihet ajo pune! Ateheren kush e shpuri ne Gjermani?? Kush e shpuri ne Argjentine e rroji 100 vjet deri sa vdiq vete?? Sa vrau Hitleri? Sa miljon Gjerman vetem pra te tjeret si llogarisim? Pse su denua? Pse.pse? Pra kush ka interes nga Hitleret,Enveret,Salihet e kushedi se cfare emri tjeter na bie ne hise, per te na vrare,per te na lene pa prone,pa pasuri,pa jet pa njeri,pa shpres pa asgje sic jemi edhe sot??????!!!!!!
Po si mendoni juve se Rama do te na i jap te gjitha keto?? Iluzion!! Po ata vrane 3000 deri ne 5000 vete ne vitin ..97 e nuk ju nxi bytha fare e jo do te japin llogari per keta te kater.
monstrat e 21 janarit ishalla ju shuhet familja juaj me rrenje edhe ma fare te ndyre kriminelat te ndyre
Ore eshte e qarte se:prokuroret e gjyqtaret shqiptar(shqiptaret ne pergjithesi) i ulin pantollonat para interesit,te fortit e shtetit(te me falin shqiptaret e ndershem e te drejte qe nuk perkulen para askujt)pra problemi nuk qendron se prokuroret dhe gjyqtaret jane te kapur nga sali udb-ja sepse pak presion t’ju bej Edi nje te qindten qe ju bente sala ata futin jo salen ne burg por dhe babain e gruas se tyre!problemi qendron sa i predispozuar eshte Edi Rama dhe sa mund ta levizi”bishtin” nga shtangisti!jam i bindur plotesisht se Edi per shpirt ja fute sales sa krahu por”kush te le”…..
O ZOT PSE SI VRET NJE VETETIME SE U LANE FEMIJTE RRUGEVE ………………………………..??????????????????????
Nuk e di pse kam pershtypjen, se po qe se PD do bente neser thirrje per protesta kunder “dhunimit te se drejtes per te vjedhur energjine”, apo per “dhunen policore karshi tutoreve, hajduteve dhe bandave te prostitucionit” ai bulevardi Deshmoret e Kombit, do “vlonte” nga vizitoret e ardhur nga Bathorja, Kukesi Tropoja dhe Lazarati. Po ti shtosh ketyre “kerkesave legjitime”, edhe terheqjen e policise nga zonat ku hashashi nuk po mbillet dot me, ashtu sic ishin mesuar ta benin vite me radhe apo shperberjen e INUK dhe “te drejten e tokes se xanun”, atehere shanset qe bulevardi do te ishte i mbushur deri ne qoshin e fundit, do ishin edhe me te medha.
A ka kjo shoqeria shqiptare, nje busull orientimi, nepermjet te ciles vepron dhe artikulon, mendon dhe analizon, frymezon apo ben te vlefshme, jeten ne kete vend? A ka kjo shoqeri, aftesi organizuese pertej klithjeve partiake, per te kujtuar jo vetem viktimat e nje masakre shteterore por edhe per te shkuar me tej sec po tregon qeverisja e sotme me gjendjen e saj te paralizes,,,,,,per ti dhene kesaj qeverisje presionin qytetar dhe ndjenjen e neverise se tyre, per te jetuarit ne nje shtet pa drejtesi. A ka ky vend, nje shtrese inteligjence qe i prin mases me ndjeshmerine e saj per zhvillimet negative ne vend dhe kompasin e saj per mbrojtjen e vlerave morale, si e vetmja garanci qe e ben jeten ne shoqerite europiane te begate? Apo jemi ne shqiptaret, vetem nje tufe dallkaukesh te paafte per te bere shtet, egoiste dhe te pagdhendur, tribale dhe pa asnje vlere pozitive shoqerore?
Te gjithe, presim qe Edi Rama te zgjidhe ceshtjen e 21 Janarit,,,te burgose Saliun,,,,te damkose Ilirin nga Skrapari qe na quajti kokepalare dhe te syrgjynose Lulushken dhe gjithe perverserine shqipfolese te mbledhur ne godinen e SHQUP.
Iniciativa qytetare shqiptare, nuk egzistoka ne kete vend. Askush nuk eshte i gatshem “te sakrifikoje” qofte edhe nje dalje ne bulevard me 21 Janar. Shqiptaret rrine “te ngujuar” neper kafenete e mbushura plot dhe me syte, si te lepurit te hipnotizuar qe sheh gjarprin, shohin ekranet e televizorit ku shfaqet Edi Rama ne bulevard.
Nuk foli Edi sot. Nuk tha asnje fjale. Rilindja ngordhi ende pa u pjelle mire.
Askush nuk mendon se mbase edhe ky Kryeminister, ka nevoje per nje mbeshtetje masive popullore ne kete date,,,,per ti dhene atij ate kurajon e duhur per tu perballur me 200 pengmarresit e kesaj Republike.
Shqiptaret kane zgjedhur te presin dhe te tregojne me gisht tek “deshtaket” qe jane njelloj si Saliu,,,,ne mos me keq se ai.
Me duket nje shoqeri “e vaket” kjo jona.!!!
vetem nje revolucion popullor demokratikku fshin politikane dhe gjykates qe kane mbrojtur kreminele kane shitur toka dhe shtepi me dekumenta fallco me e pakta eshte denim me jete burg ose pastrimi fizik.Por krye kremineli eshte ai qe mbronketa gjyqetare.manxhoranca duhet te dije qe pushtetet me pare duhet [pastruar pastaj duhet te ruhet pamvarsia e pushteteve.Ajo ka marre mandatin pikerisht per kete pastrim.Sot nuk ka tek ne pushtete te pa mvarura vetem te semuret apo te pa zhvilluarit menderisht e pranojne kete.Te gjitha i ka saliu prandaj nuk ka drejtesi.DHe ku nuk ka drejtesi nuk ka qetesi
kryeministri dhe Ps kane mbeshtetjen e kolegevew te Saliut me Like florine ne krye.Ne duam ti zgjidhim zinxhiret e mafies ne kafene si asnje popull tjeter.Presim 21 janarin e rradhes!Prape do te shkruajme ,do te nxjerrim dufin duke share dhe do te rrufisim kafe por votat do ti ndajme per Saliun,Liken dhe fort te dashurin vajmedet.
z Islami kam respect per cfar shkruani por fol njehere per ate CUNINeTIRONES,qe sndihet fare,shkruaj njehere me ide kokrete si ti dhe njerzit kompetent ,jo vetem konstatime dhe ne fund asgje .kam nje pyetje per te gjithe shqipet pse ngrihen ne nje preoteste per drejtesi qe ti thone kryeministrit se ne mender populli qe te dhame votat jemi ktu,apo ju dini si ti manipuloni masat.Ne i meritojme kta monstra ne jemi njerez pa shtylle kurrizore
Duket hapur se deri sa tè jete Likja nè kuvend apo qeveri me Ramen,21 Janari nuk ka pèr tu zgjiedhur,dhe kètu qèndron siguria e saloviç serbit me kompani kriminelèsh.Ne flasim dhe ham fjalè,kurse kriminelet kapitalizohen e sigurojnè jetèn.Ky eshte kursi i qeveritarève e pushtetarève tèkriminalizuar.
Rrofte PPSH!
Dil o shoku Enver nga varri se nastradinin po e ha gomari.
po ramizin, more kopuk, nuk po kerkon te dale???
Shume komente bejme dhe MIRbejme! A mund te organizohet Forca Popullore si ne 21 Janarin e 4 viteve me pare- Para Presidences? Qeveria eshte Nje nga Kater Pushtetet, qe ka me pak se gjysmen e Kuvendit (Pa LSI)?! Prokurorine, Gjyqesorin i Komandon JARI (Tashme pa mustaqe, sa cuditi dhe Ambasadorin e Ri te ShBA, qe nuk i besonte syve te vete?!) Zgjidhja mbetet ‘Veza e KOLOMBIT’. Pa nje force te Organizuar Popullore, qe te kerkoje DREJTESI, nuk ka ‘hair’ kjo gjendje mjerane!
“Të paktë do të kishin qenë ata njerëz që katër vite më parë kishin menduar se edhe kjo ditë e sotme do të ishte e njëjtë me të tri të tjerat para saj. . .” – thotë i nderuari Bedri Islami ne shkrimin e mesiperm. Une, do te çuditesha sikur te paktet te ishin nga ata qe kane besuar se “pervjetori i kater” i krimit berishian te ishte ndryshe nga te tjeret. Dhe jo vetem “katervjetori”, por edhe “pervjetoret” e tjere te ketij krimi shteteror do te vijojne te tille, me parulla, sllogane, kurora dhe heshtje. PS-ja dhe asnje parti borgjeze ne pushtet nuk do ta zbardhin 21 Janarin. Thjeshte se siç thote populli; “Korbi – korbit s’ja nxjerr syte”. Madje ne pervjetoret e ardhshem, edhe “drekat” hipokrite do te veniten dhe do te mbeten vetem pensionet – lemoshe qe dalin nga xhepat e qytetareve per te paguar gjynahet e qeveritareve . . .
Kurre nuk e kam dashur te famshim “Kanun i Lek D….” por mbase i ka ardh koha…
Nuk vihet drejtesia duke ju bere homazhe atyre qe vriten nga qeveria.Kush eshte pergjegjes per kete krim.Me duket se edhe kjo qeveri nuk ka force per te bere nje shtet me te vertete ligjor,ku cdo qytetar te jete I barabarte perpara ligjit.Mos harroni voten e popullit I cili eshte I lodhur nga nje klase politike e kalbur.Kur nje dite urrejtja popullore te humbe nervin e durimit do te jete e pa pelqyere nga askush qe do te jetoje I lire dhe me nje shtet qe ka me te vertete ligje.M e nje qeveri serioze qe e degjon zerin e zhgjedhesve per nje shtet qe te kete ligje njelloj per te gjithe.
Une jam dakort me tezen e shtruar nga z.Topi qe per 21 Janarin duhet te behet nje gjyq politik e ps kesaj ta shikoni se si do te dale 2 Prilli 91,97,98 vrasjet ne seri te K.Trebickes,A.Hajdarit,vrasjet e Gerdecit,eleminimi i deshmimtareve te vete kryekrimit duhet filluar qe nga S.Zhulali per “dosjen e zeze”,qe nga kryegestapua B.Gazidede i cili ka drekjtuar operacionet me te pista ne kete vend qe nga zhdukja e R.Hoxhes e deri ne lendet kimeike te derguara ne Jug te ketij vendi,qe nga ifarkti i miokardit te disa deshmimtareve kyç te kryekrimit.Qeveria e cial eshte dorezuar duke na lene te nenkuptojme qe deshira eshte e madhe por mundesite e vogela le te ndjeki shembullin e kryekrimit qe kur iu desh nevoja zevendesoi arsimin e larte me kursin e plepave,kur shkarkoi nenpunesit e i mbushi institucionet me banda rrugesh,kur e kur deri sa me ne fund mbas 70 vjetesh do te na importojne ndonje Sali tjeter e ne vend te legjendes kombetare GJ.K.Skenderbeu te vendose Saliun mbi kale.Kjo eshte nje fatkeqesi kombetare e mosnivel shoqeror pasi siç i imponuam Berishes te zbrese nga kali keshtu und te detyrojme edhe Ramen ose te mbaje premtiin e dhene per 21 Janarin duke keputur gardhin qe i kane ngritur .Vetem ne kete menyre mund e duhet te vritet frika e mosperseritjes te skenave te tilla jo nga dritaret e shtetit por as nga ato te banesave te shtetesave.Kjo eshte drejtesia e nje nga shtyllat e demokracise qe kekojme pasi demokraci me dy standarte nuk ka e nuk duhet te kete .Ndryshe Saliuuuuuuuuuuuuuuuuuu eshte gati te beje perseri 21 Janare por kete radhe nga godina e SHQU qe ish miku yne qe pasi mbylli te gjitha vrimat u largua nga ky vend e bekoi si seli te PD,kete radhe me masken e Lulit.
Shikoni fytyren e ”killer-it” ne fotografi ! Si ju duket. ???