Zhbërje strategjike e arsimit kontribues në demokraci

J L

Dr. Majlinda Keta

Botuar në DITA

 

Xhon Djui mbetet filozofi i edukimit që këmbënguli fort për misionimin e institucionit të edukimit ndaj demokracisë së brendshme si prelud i asaj në shoqëri. Ky lloj misionimi është më se i domosdoshëm në vende si yni që ende nuk kanë mbaruar trazicionin demokratik drejt shtetit të së drejtës. Mbase vetë sistemi I edukimit jo cilësor në këto 30 vite është shkak për këtë tejzgjatje transitive. Këtë pohim e mbështes në faktin se edhe brezat e lindur pas 1990-tës, pra  të edukuar në institucione edukimi  ku pretenduam se investuam për demokracinë përmes edukimit për qytetarinë(Edukata shoqërore, qytetaria, njohuri për shoqërinë,  filozofia etj) apo strukturat që bashkëngjitëm në Ligjin e Arsimit Parauniversitar (Bordi i shkollës, Qeveria e Nxënësve etj) nuk arritëm t’i ngjiznim tek ato si procese të mendësisë dhe veprimit  të individit të 30 viteve të fundit.

Kështu, Shqipëria në rrugëtim 30 vjeçar, ka ende tregues kritikë për pjesëmarrjen e të rinjve në votime, pjesëmarrjen e tyre qytetare për politika publike e më gjerë për mundësimin e demokracisë funksionale vendore, mjedisore, urbane apo për shpirtin e protestës, vullnetarizmin, tregues këto që flasin për një edukim me cilësi kritike me të drejtat e njeriut, pjesëmarrjen qytetare, përgjegjësitë e ushtruara , koncepte pa të cilat nuk kuptohet edukimi për qytetari. Më së shumti, këto koncepte janë pjesë  e parullave që nevojiten për agjenda dhe strategji të shumta politike ose të shoqërisë civile pa këmbëngulur kush në matjen e proceseve që realisht shprehin dimensionin demokratik të institucionit të edukimit, kopësht, shkollë apo universitet.

Në 30 vite mund të dallohen lehtazi  grupvitet kur vetë arsimi u misionua realisht drejt demokracisë në edukim sikurse po lehtazi vërehet edhe cilësia që individë me protagonizëm në procese që realisht kanë lënë gjurmë në lëvizje demokratike brenda vetë arsimit apo si kontribues në fusha të ndryshme profesionale tani. Kështu, sot ka individë që në intervista e diskure të tyre për karrierat e tyre i  janë mirënjohës strukturave të tilla si Qeveri Nxënësish, Parlamenti i Qeverive të  Nxënësve apo Këshilli&Parlamentit Rinor si shkolla të kulturës së udhëheqësisë demokratike prej nga ku buronin dhjetëra lëvizje dhe aksione qytetare në shkolla e komunitete.  Ato arrijnë të shprehen me fakte se si arritën lëvizjet e tyre të hiqnin mesataren si kusht për pranimin në universitete, si arritën të institucionalizonin Ditën e Qeverive të Nxënësve në nivel vendor, të institucionalizonin tetorin si muajin e zgjedhjeve për Qeveritë e Nxënësve apo të kishin gazetat e tyre shkollore si oponencë demokratike e cilësisë së edukimit  zyrtar shkollor, zotëronin dhe drejtonin emisione rinore ku “Troç” flitej kritikisht me argumenta për udhëheqësi shkollore dogmatike me prirje autoritariste apo për korrupsionin në arsim etj etj. Qytetet merrnin frymë qytetare nga kjo lloj demokracie shkollore.  Ishin këto formime dhe procese  që u  materializuan strategjikisht në Strategjinë e Parë të Rinisë (në kohën që drejtonte si Ministre zj. Arta Dade) ku çdo shkrues i saj ishte një profil i njohur dhe me një model “learning by the doing”” që i vinte nga pas. Ky mekanizëm e bënte më të besueshëm çfarë po kërkohej si standard në edukim dhe në jetën e të rinjve.  Sot askush nuk flet për të apo se ku jemi me arritjet dhe mosarritjet në raport me të. Bile kam mësuar se ka nisur hartimi i një të reje sepse u veçanësua edhe si ministri.

Por, përtej këtyre proceseve kuptimplote prej  elitave për demokraci në arsim e më gjërë me partnerë si UNICEF, Këshilli i Europës, Qeveria Amerikane, Austriake, Gjermane, Zvicerane, AEDP etj. sistemi  nuk arriti që ta kthente në frymë, në dimension të qëndrueshëm të vetë arsimit e jo më në atë të qyteteve dhe jetës sonë shoqërore.  Sigurisht, vrastarja e  parë mbetet  politika  me prirjen e saj për tá politizuar çdo gjë arsim, mbjellja e farës se “historia fillon me ne” sikurse imuniteti i dobët  në vetë sistemin arsimor ku heshtën qindra trajnerë, mësues dhe drejtues të kualifikuar ndërsa mbi kokë të tyre emëroheshin nga politika ato që Qeveritë e Nxënësve dhe aktivistë rinorë i kishin denoncuar në hershmëri në ato emisionet “troç” dhe në dhjetëra pyetësorë si modele të presionit se “Nota nuk merrej pa kurse private” tek zysha apo në shtëpi të saj pa harruar edhe në udhëheqësinë shkollore mbinë po aq anonimë që as e kishin idenë se sa ishte investuar për demokracinë në arsim dhe se modelet humane të udhëheqësisë duhet të fillonin nga vlerësimi i tyre. E këto lloj “modele” brenda një soji, paaftësisht për demokraci, e kanë të lehtë tá çojnë demokracinë shkollore në pragvdekje se ajo funksionalja me bazë nxënësit, komunitete, studentët, i kujton të shkuarën “korruptive” personale po aq sa pushteti I tyre mbetet nje pushtet me drita të shkurtra për arsimin dhe shoqërinë.

Ku gjendemi sot?

Këtë mund ta matësh lehtazi. Mjafton të hulumtosh studentët rrishtarë apo ato në vite e të interpretosh të dhënat që mund të mbledhësh prej tyre për frekuencën e pjesëmarrjes dhe angazhimit demokratik në vite shkollimi, objektin e ushtrimit të së drejtës për të zgjedhur apo për tú zgjedhur sikurse dhe protagonizmin e tyre për ngjarje, lëvizje, inisiativa që kanë ndikuar në jetën e tyre shkollore por dhe në komunitetet përreth tyre. Kjo mund të vazhdohej me raportet zyrtare dhe objektimin e tyre për të matur shkallën e demokracisë në shkollë apo për të analizuar frymën demokratike të udhëheqësisë shkollore. Nuk mbeten të pakonsideruara në vlerën e tyre për politika të tilla “parrullë” agjensitë e ndryshme të arsimit që as për raste studimore nuk i qasin në teste kombëtare apo në raporte inspektimi apo kualifikimi kombëtar. Kjo është një zhbërje strategjike e mundësisë që arsimi të mund të kontribojë për një demokraci funksionale në vend nga udhëheqësia në politikat arsimore në vend.

Ndërsa mbuloj “Seminare për pjesmarrjen qytetare”për studentët e masterit që synojnë të bëhen “Mësues ï shkencave sociale” në shkollat e mesme por edhe qenia në auditore më jep shansin të bëj matje të drejtpërdrejta të funksionalitetit të demokracisë shkollore. Ajo që më shqetëson është fakti se memorja e të rinjve tanë studentë nuk vlerëson si pjesë e CV përfaqësuese individuale, si anëtar I një shkolle, qyteti asnjë ngjarje apo lëvizje ku dëftohet lehtazi demokracia shkollore, vendore, mjedisore, qytetare, mediatike rinore apo urbane në funksion. Në moshën 22 vjeçare dhe më shumë se aq ndër mastëristat informohesh se kanë marrë pjesë vetëm dy herë në procese zgjedhore ku qartazi konstatohet se mes tyre humbet kujtesa për proceset zgjedhore të përvitshme, qysh nga klasa e 6-të, për senatorin e klasë apo Qeverinë e Shkollës për të mos folur për procese ku votohet për Debatin e Vitit, Më të Votuarit e vitit (me rubrika të vetëideuara) sikurse nuk e kanë problem të shprehen se nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet politike apo vendore në Shqipëri. E ndërsa përpiqesh tí kujtosh disa përvoja që i detyrojnë agjendat “parrullë” apo strategjitë europiane” është çiltësia e së vërtetës së tyre që të bën të ndalosh pyetjen.  E mos të harrojmë faktin që drejt fakulteteve vijnë nxënës më mesatare të vlerësueshme sikurse në masterat e mësuesisë shkojnë ato me mesataren më të lartë.  Universitetet më në zë në botë, sidomos ato me profilin e një shteti me fytyrë sociale, kurrikulën e tyre universitare e kanë pasuruar vitet e fundit me “Pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar” dhe këtë përvojë e kemi  rreth 4 vjet  të investuar edhe në masterat tona, i mësuesisë dhe i etikës, në Fakultetin e Shkencave Sociale, kjo  edhe si tregues i ndërkombëtarizimit universitar. Ky është një kontribut mirëfilli me fenomene të tilla si defiçiti demokratik apo shkarja drejt shoqërive autoritariste.

Për udhëheqësinë në arsim është urgjente misionimi ndaj demokracisë shkollore duke mos harruar për asnjë çast se udhëheqësia shkollore si kulturë demokratike vjen si rezultatnte e asaj të individit udhëheqës dhe kulturës që i duhet të ngjizë ky në staf e komunitet.  Pra, është prioritare në ato që mekanizma të karrierës dhe menaxhimit në arsim duhet ta kenë thelbësore. Sa më shumë të vlerësohet ky drejtues aq më shumë frymë dhe process demokratik do të kemi në institucione. Mjafton të kujtojmë se çfarë perceptimi negativ publik kuotuan ngjarjet e fundit në një shkollë të dëgjuar në Tiranë apo drejtues amoralë, antietikë institucionalë në qytete që gjeneruan histori të trishta dhe në vepër penale ndaj të miturve nxënës.

Askush nuk duhet të lejojë të vijojë pragvdekja e demokracisë shkollore në përgjithësi dhe e asaj përfaqësuese në veçnti, sidomos në shkollat publike. Kjo edhe për një fakt të thjeshtë e domethënës se auditoret e universiteteve e kanë të pamundur të prodhojnë udhëheqësinë demokratike të orës, institucionit dhe komunitetit, agjentët e ndryshimit të kulturës demokratike kur atyre ju atrofizohet në vite të tëra shkollim e drejta,  përgjegjësia, angazhimi dhe pjesëmarrja, procesi i të votuarit dhe  mendimi kritik  si koncepte dhe procese të demokracisë funksionale shqiptare për sot dhe nesër.

 

Keçiören escort

Share This Article
3 Comments
  • Nuk i sherbejne askujt shkrime te tilla me lojra fjalesh,me mburrje per gjoja arritje ne arsim,sikur keto paskan dhene kontribute ne funksionimin e demokracise!
    Jo ,moj zonje e nderuar,se arsimi keto 30 vjet ka degraduar aq shume ne te gjitha drejtimet sa shumica e te dip[lomuareve punojne si klamariere,rrine pa pune,bejne pune te pista ose largohen nga vendi!
    Nuk mund te mburresh nje sistem arsimor qe nuk i sjell miresi edukimit qytetar dhe profesional nxenesve dhe studenteve!
    Sot universitet e shumte ekzistojne thjesht si biznes i pronareve te tyre e jo se i sherbejne shoqerise!
    Cfare mesuese mund t’i them une,kur ne gjimnazin Qemal Stafa,djalit tim mesuesja e matematikes i vinte noten maksimale 7 se ai nuk pranonte te frekuentonte kursin e saj privat ne shtepi!
    Dhe kur konkuroi djali ne 3 dege,ne 3 universitete ku mbizoteronte matematika dhe fizika,ai doli fitues ne te 3 konkurimet!
    Dhe tani ai nxenesi i notes 7 i asaj palo mesueseje,punon ne nje institucion te rendesishem financiar ne SHBA,ku jep kontribut te dallueshem ne disa programe informatike qe kane cuar perpara punen e mijra te punesuareve!

  • Zonje! Fakti qe ju,me kete cilesi shkrimi dhe artikulimi, keni graden Dr dhe jepni mesim ne brezat e rinj, eshte nje arsye e forte ilustruese perse brezat e rinj po shkojne per pambuk, se leshi mbaroi.

  • Do vije dhe koha qe nxenesit te meren me politike, te krijne qeveri nxenesish etj. Por prioriti numur nje eshte te mesojne, ta kuptojne materjalin me rrenje, te luftojne per dituri dhe jo per noten.

    Nga ana tjejeter shkollat tete vjecare dhe gjymnazet duhet te ndihmojne nxenesit te gjejne se ku e kane potencialin me te madh per te qene te dobishem per shoqerine dhe si pasoje te kerkuar per pune cilesore nga ato qe do i punesojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *