SHËNIM: 8 në 10 dhe 9 në 10 (!!) Një sondazh ulëritës dhe “njeriu ynë i ri” që di të pasurohet pa punuar dhe bën karrierë me shkërdhatokraci

J L

 

Nga Jorgo Mandili

Botuar në DITA

Një “sondazh ulëritës” e cilëson “Dita” , sondazhin e një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum në shkallë vendi, në periudhën 20- 29 tetor 2021. Pse e quan “ulëritës” gazeta Dita të datës 4 nëntor 2021 ?

“Ulëritës”, sepse vetë shifrat flasin: 9 në 10 shqiptarë thonë se politika nuk mbron ata, por të pasurit, kurse 8 në 10 besojnë se të gjithë korruptohen kur vijnë në pushtet.

Shifrat në fakt janë shprehje autentike e mallkimit dhe vërsuljes mbarëqytetare mbi shkaktarët e së keqes, d.m.th mbi klasën tonë politike dhe tutorët pas saj. Është zemërim dhe revoltë që del nga shpirti i topitur i një populli, që për 30 vjet ka pësuar zhgënjime e lëndime, padrejtësi e pabarazi, vrasje e kusari, varfëri e mjerim, shantazh e terror, skllavërim e sundim!

Ato shifra tregojnë ndarjen përfundimtare të qytetarit shqiptar nga kjo klasë politike. Populli nuk ka më besim tek ajo. E ka kuptuar se ajo është e konsumuar – nuk ka më as ide, as vizione, as vlera, as metodologji. Do vlente të bënim skanerin analitik e politik të atyre shifrave që të kuptojmë të keqen e neveritshme që na ka kapluar tash e 30 vjet; për të treguar fizionominë e një klase politike të fosilizuar: Si “mbiu” nga hiri i zhuritur i monizmit e u shfaq si feniksi i demokracisë, si e mashtroi dhe e poshtëroi këtë vend dhe pse qëndron ende, duke i bërë karshillëk popullit me argalisjet e saj në luksokraci e hedonizëm. Kush e mbron, e përkrah dhe e promovon këtë tabor banditësh politikë, që nga rreckamanë, na u bënë të pasur si me shkop magjik?

Ata nuk kanë më, as skrupuj, as dinjitet, as shpirt. Lakmia e babëzia për para e pushtet, famë e lavdi, i ka bërë të zhvishen ndaj çdo virtyti, humanizmi, morali e fisnikërie. Duke u shpërfaqur tashmë grabitqare dhe dhunuese, pasuria e saj po shtohet bashkë me arrogancën.

Ajo nuk ndjen as dhimbje e as përgjegjshmëri për ikjet masive nga sytë këmbët të shqiptarëve që braktisin atdheun; as për të varfërit që luftojnë për ekzistencë; as për të sëmurët që nuk marrin shërbimin e duhur pa pagesë; as për fëmijët analfabetë funksionalë nga një arsim farsë, as për pensionistët me pension qesharak. Shqipëria po i ngjason një despotati oriental, ku lëvrijnë si krimbat vezirë e pashallarë, bejlerë e qahallarë, kadinj e spahinj, pa çallma e poture, por me “look” modern e firmato duke i bërë hossana, sulltanit të radhës.

Politika dhe administrata janë mbushur me karrieristë xhambazë, me mashtrues e hipokritë vulgarë, mediokër të paaftë. Të gjithë së bashku e veç e veç, udhëhoqën barbarinë më biblike të shqiptarëve, drejt kalbëzimit të sotëm moral të shoqërisë. Veprën e tyre, do t’ua kishte zili edhe armiku më i betuar i Shqipërisë. Janë sjellë si pushtues e kaluar pushtuesve!

Keni udhëhequr vitet e marrëzisë kombëtare, duke ngritur e promovuar injorancën rurale, krijuat njeriun e ri antisocial, njeriun banal, përhapës të së keqes, konformistin servil që u përhap si metastazë në çdo qelizë të shoqërisë. U bë edhe deputet, edhe ministër, edhe kryetar partie, edhe kryetar bashkie edhe gjyqtar, edhe prokuror, edhe profesor, edhe akademik, edhe rektor, edhe shkencëtar.

Kjo shëmbëlltyrë që di të pasurohet pa punuar dhe që bën karrierë me shkërdhatokraci është bërë shembull frymëzimi për rininë; nën udhëheqjen e kësaj mender elite kemi ndërtuar një shoqëri me papjekuri të brendshme, që nuk kupton më as cili është realisht interesi i saj, që nuk e ka koshiencën e të drejtave të saj; një shoqëri ku virtyti është zëvendësuar me vesin; që po degradon politikisht, ekonomikisht, kulturalisht e moralisht drejt vdekjes së saj të ngadalshme.

Ndaj ato shifra që përmendëm në fillim janë “ulërima” e një populli, që e latë pa atdhe, pa familje, pa dituri, pa krenari kombëtare. Sot kemi kaq shumë varfëri, skamje e shtrëngesë të pamerituar, kaq shumë paturpësi e lakuriqësi; kaq shumë zhdukje njerëzish, krime dhe errësirë, kaq shumë të mitur që rriten me prirje për të keqen. Vetëm një pakicë lundron në luksokraci, në vila, makina luksoze, udhëtime e studime për fëmijët jashtë shtetit, llogari bankare, “parajsa demokratike” është e gjitha, e tyre!

Dhe populli nis e mendon që më mirë “në ferrin komunist”, më mirë pa liri, por me jetesë me punë, dinjitet e me djersën e ballit; më mirë solidarë me njëri-tjetrin në hidhërime e gëzime e me familje të qëndrueshme, me arsim e shëndetësi falas, me siguri e punësim të garantuar; pa gjakmarrje, vrasje masive, vjedhje, prostitucion drogë.

Sepse populli kuptoi dhe përjetoi se ju keni prioritet vetëm pasurimin tuaj të shpejtë me rrugë, mjete e mënyra të pamoralshme e të paligjshme. Populli kuptoi dhe përjetoi pazaret e kompromiset, hipokrizinë e manipulimin tuaj me normat e parimet e moralit dhe të demokracisë, improvizime e aktrime alibish e konfliktesh, teatër protestash, shantazhe e kërcënime; duke e konfirmuar veten si klasa politike me koshiencën më të ulët në historinë e Shqipërisë për atdheun, për kombim, për flamurin, për progresin shoqëror.

Ju jeni ndoshta e para klasë politike në historinë tonë, që e keni vrarë shpirtin e shqiptarit dhe Shqipërinë , që në gur të varrit tuaj, i meritoni fjalët e të madhit Konica: “Nëqoftëse Shqipëria u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët” U vra nga ju, të djathtë e të majtë, opozitë e mazhorancë, sanço-panço e donkishotë, lakej e kopukë, farisej e dallkaukë që pavarësisht se jeni në fund të ciklit tuaj ende nuk e kuptoni se sa pa vlerë jeni, se sa kotësi e boshëti keni në personalitetin tuaj; sa farse dhe vulgare është ekzistenca e juaj; kishit një mundësi unike, por me babëzinë dhe paaftësinë tuaj krijuat një shoqëri të falsifikuar, një shtet të falsifikuar, një individ të falsifikuar.

Vijon nesër

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Serik escort

Share This Article
35 Comments
  • Ky sontazh tregon me shume se kaq! Tregon se 9 ne 10 njerez ne Shqiperi, pra edhe tek ne komentuesit, eshte po aq i korruptuar sa ata qe ai akuzon! Vetem se nuk i eshte dhene dhe aq mundesia, se po ti jepej, …

    • Qënke shumë largpamës kllufo. Nuk e di se si arrite në konkluzionin se edhe komentuedit janë po aq të korruptuar sa politikanët. Filozofi me peshë kjo e jotja. Do jesh klluf i trashë. Po fare fare ama. Nga ato me shumë përdorime ta kam llafin dhe jo si ato që pëllcasin sa i fut në punë.

      • Pershendetje Pisnesmen,ajo klase politike e korruptuar ka dale nga ne,populli shqipetar që te çajme koken per çdo gje,neve kudo qe veme ,ne zyra shteti apo spitale cfar bejme vetem japim leke per te mbarruar pune,
        E si nuk jemi faj ne o njeri??

        • Personalisht nuk di t’i kem dhënë tjetrit qoftë dhe një qindarkë për t’më mbaruar punë edhe pse ç’është e vërteta jo rallë kam qënë nevojtar.

          Është punë “edukate” kjo e lyerjes së rrotës Jaro. Ca e lyejnë rrotën se janë si biçim majmunërish, dmth. shohin se ç’bën tjetri pa bëjnë dhe ata. Jo gjithmonë “piqet” rrushi kur sheh rrushin.

          Bakshish s’jap se e di që kështu nxitet korrupsioni. As në dasma s’ja ngjis qindshen në ballë nuses se kam hall se “prishet”. 😉

          Kështu pra t’i fusësh të gjithë në një kallëp s’më dzket dhe aq serioze. Ka shumë komentues këtu që s’ja shesin kollaj shpirtin shejtanit.

          • Ke po mbron? Eshte e gjithe masa e njerzve tane qe vendos gabim dhe kjo duket hapur, jo vetem tani por qe prej 100 vjetesh .Komunismi u perdor si alibi “na mbyten mendimin e fjalen e lire ” ok ja ku e kemi dhe lirine ! Gjysma e jona nuk bie dot dakort qe politikanin qe shkaterroje vodhi vrau e preu sa e si deshi ta zhduki nga skena e politikes! Kjo gjysem ,ne kuptimin e tersise se zgjedhesve por ama edhe te kapacitetit mendor ,i jep te drejten e egzistences kryemekatarit qe vetem urdheri per te qelluar kunder popullsise se vendit te tij duhet te mjaftonte per ti dhene duart!
            Ata qe i zbriti nga malet dhe i la te ndertonin pa leje i ka edhe sot pro vetes. Gjith kjo mase njerzish nuk e dinin qe po ndertonin jasht planit te urbanistikes?
            U intereson atyre rregull e ndershmeri ? Jo u legalizua c’do gje u mbyll puna! Plera gjithandej ane e mban vendit kush i hedh? Pse nuk ka nje lloj “out”i ne mode tek ne per te gjitha keto?
            Nejse kalojm kohen se s’ndryshoi per 100 edhe per 100 te tjera s’ka per t’ndryshuar! Durrsaket ( ca qe njoh une) thone se s’ka gale per plenat, turistet vin prap se kena zhulin e omel ne !

      • Po mire more Piznesmen , desha te te pyes , : Ne komentuesit jemi apo nuk jemi popull , dhe a perfshihemi edhe neve ne ato shifra qe jep sondazhi ?

        • Po ku në “popo” të padronit e kishe futur kaptinën o korqari tafmaqari?

          Jo për gjë o qytetari juglindor po para do kohësh sikur ke pas qon mjaft aktiv në forum e sidomos kur i mbërtheje poturet dhe i boje fresk afendikoit tënd shalmadhnor.

          Sa për pyetjen se a përfshihemi apo jo dhe ne “populli” ke sondazhi do thoja se po të kishte pyetur njeri dhe atë dy-tre milonçin e diasporës rezultati do kishte qënë akoma më skandaloz e diskreditues për kët mener me thon politikë qelepirxhinjsh, ku aktorët e saj më të spikatur janë ata me lugë në brez.

          Një vështrues i jashtëm i skenarëve të ndyra për rrëmbim pushteti si ato të 2 prillit apo 21 janarit ndjen përbuzje dhe neveri kur sheh se si ca sharlatanë dështakë mundohen të justifikojnë buzagaz paaftësinë menaxhuese me ca batuta të shplara me të cilat mund të zgërdhihet vetëm shpura e rilindiotërve të padobishëm. Është po kjo shpurë që krenohet me zhvarrosje e rivarrosje eshtrash pushtuesish e tradhëtarësh, ndërkohë që paralelisht kufiri minimal i ekzistencës jetike për një popull në arrati është çështja nga më akutet që kërkon urgjentisht zgjidhje.

          • Pis-nes-men, meqe u preke dhe e morre kaq seriozisht, po ta le ty vendin e atij te dhjetit! Po shkoj vete tek 9 te korruptuarit, qe te mos merzitesh. E thuaj pastaj, qe s’mendova edhe per komentuesit!

        • Nuk e kisha personale ximo. Sorry që të vura pa dashje në siklet, por ajo që më shtyu për replikë ishte mendimi po t’i vinim shenjën e barazimit gjithshkaje, të parët që do fërkonin duart do ishin ata të gjirizit. E kupton besoj se për kë e kam llafin.

  • Një analizë shumë e mençur, me profesionalizëm dhe patriotizëm.
    Në fakt, “Sondazhi uluritës” do të thotë që, 9 në 10 shqiptarë, e kanë bërë valixhen gati, për t’ia mbathur, nga Atdheu i tyre. Kjo do të thotë që, kjo klasë politike, po e shkombëtarizon kombin tonë.
    E megjithatë, populli bën sehir. Eshtë më i përçarë se kurrë, në militantë blu dhe rozë.
    Dygishtakët vazhdojnë të vrapojnë pas foltores së përbindshit nga Viçidoli, të tjerë duartrokasin njeriun e gjatë i cili, nuk i shikon dhe, as dëgjon kurrë, ato që ndodhin rreth vetes së vet.
    Eshtë utopi të mendohet se, këta politikanë shqipfolës, antishqiptarë, do të largohen vetë, vullnetarisht nga pushteti. Jo kurrë! Më utipike është akoma, nëse do të mendohet se, ata, do të godasin njëri-tjetrin.
    Ata, nuk e duan njëri-tjetrin por, deri në vdekje, i duhen njëri-tjetrit.

  • Cfare mund te presesh nga nje kryeminister si Edi Rama,qe gjen kohe te luaje me nervat e qindra shqiptareve ne dite me facebook-un e tij,por pa zgjidhur asnje nga hallet e tyre,pervec fjalorit rrugaceror te perdorur ndaj tyre,por nuk ka arritur t’u kerkoje te gjithe vartesve te tij me poishte deri ne zyrtarin me te thjeshte,qe te presin dhe zgjidhin brenda dites te gjitha ankesat e qytetareve ndaj vartesve te tyre duke mbajtur qendrim deri ne ndjeklje penale!
    Pse duhej te sajonte fantazmen e ashtuquajtuir “Bashkeqevertisje me qytetaret? tani te mbrojtur me ligj,kur fare lehte kjo gje duhet te kryhej nga te gjithe zyrtaret e administrtates qendrore dhe vendore?
    Si mundej ta bente kete gje fare lehte nje shtet i diktatures komuniste me te eger ne bote,ku qytetari i kishte te hapura te gjitha dyert e pushtetit qe te ankohej dhe i zgjidhej ankesa brenda dites?
    Edhe kur i shkruanin diktatorit Enver Hoxha,brenda javes vinin ne terren 3-4 instruktore te PPSH dhe e zgjidhnin ankesen ne vend duke ballafaquar palet,bile edhe kur ishte leter anonime!
    Ndertsa sot pushteti i Rames e ka frike qytetarin dhe ia ka blinduar dyert e zyrave te ankohet,te kundershtoje,te akuzoje,te ballafaqohet me legjislacionin etj!
    Ketu fillon dhe mbaron demokracia,por Rama eshte thjesht nje ARMIK I DEMOKRACISE dhe i POPULLIT SHQIPTAR!

    • Je shumë kondradiktor me sa shkruan shoqja dronafille. Këta që kanë qenverisur gjithë këto vitet e shkërdhatokracisë ose kanë qënë vetë komunistë të betuar, ose pasues të denjë të etërve të tyre shpirtërorë. Troç muhabeti vegla të pandreqshme të diktaturës. I paç me shëndet dhe u pifsh lëngun.

      • Kapterr gomar thuaj se kapterr madhor nuk ka patur e as nuk ka!
        Nuk me duhet fare se cfare ka qene dhe nga vijne politikanet,por mua me duhen ato cfare bejne ata!
        Ti duhet te kesh qene o sigurims,o bythelepires i sigurimit,qe na can bythen me muhabete gomeresh komuniste dhe antikomuniste!
        E kam pare ne vend se cfare sherben antikomunizmi,o rrote gomasri ne koken e tij ,ne SHBA dhe jam mrekulluar se si funksdionon demokracia dhe shteti ligjor atje!
        Gjithycka behet per mireqenien e jo si ketu,qe ne cdo ore te dites e nates degjojme dhe shikojme Rama,Basha,Berisha,Meta etj!
        Politikla atje merret me gjera te medha,ndersa populli i ka te siguruar me Kushtetute dhe ligje te drejtat dhe lirite e tij dhe mbi te gjitha MIREQENIEN,qe eshte e garantuar ne se do apo je i afte te punosh!
        Ndersa ketu mund te jesh sado i afte,por po nuk qe militant i partise ne pushtet,ha mut!
        Ne SHBA qytetari trajtohet si NJERI,ndersa ketu si KAFSHE!
        Ketu nuk ka demokraci dhe shtet ligjor,por vetem DIKTATUREN E NJE NJERIU HARBUT SI RAMA!

        • Heu bre dronafille, po si s’paska kapter madhor ore? Po ai kokkatrori që e nderonte me grusht në tëmth kumanarin pak të duket? E ke pas dhe shok idehali jo për gjë. Ngjitur në një llogore hanit e dhisnit, prandaj mos na u hiq si i paditur. Eh ça trimoshash ju ka pas partia. Dje e ngrysje ditën në llogore me pushkë me tre fishekë ke dora nga halli se do të kafshonte “ujku i jashtëm”. Asokohe nga këmbët s’i hiqje dje kambalet zonja dronafille. Mendjen ke tasi me grosh e kishe edhe pse medemek në “gatishmëri luftarake”. Dje me kambale kurse sot gafurresh me atletet addidas që bleve në hameriqi. Zgjohu dronafille dhe vish prap kambalet se po të kafshon ujku (i brendshëm) dhe ti kujton akoma se je në ëndërr.

  • Artikull mjafte domethenes, analize korrekte.
    Per kete klase politike bastarde, kusare, fajin e kemi ne, vete qytetaret shqiptare, qe i kemi lene te behen keshtu, qe na mashtrojne, na percane, na futen te keqen midis nesh, na skllaveruan …
    Po te jemi te mencur dhe solidare bashke, te duam veten dhe njerezit e tjere vellazerisht, le te shporim njehere e mire kete klase politike dhe te krijojme nje qeverisje teknike nga populli per popullin.
    Mjafte me u skllaveruam.
    Ne kemi energji, por duhet te rojme bashke me pune te ndershme e drejtesi.
    Te bashkohemi si vellezer.

  • Njashtu osht patro… Shërbëtorët e diktaturës, paçka se janë reshtuar si ushtarë trutharë në dy-tre kampe me emra qesharakë, ata nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin.

    Në ekrane e debate televizive sharlatanët hiqen sikur janë kundërshtarë politikë, por faktet janë kokëforta e flasin ndryshe.

    Vendi vuan qysh prej 1945-ës mungesën e opozitës në kuvend. Nga ish komunistë të orëve të para e bij e bija të anëtarëve të presidiumit të kuvendit popullor nuk mund të presësh mrekullira. Rife sa të duash brumin e tyre, por ai nuk vjen. Shumë nostalgjikë të kohës së largqoftit mundohen ta shmangin qëllimshëm lidhjen mes dy brezave, duke iu referuar vetëm 30 viteve të fundit. Dikush i mëshon parullës trushplarëse “ishim më mirë kur ishim keq” dhe dikush tjetër parullës “çdo popull meriton qenverinë që ka”.

    Jo or jo! Ky popull në arrati meriton shumë më shumë se langojtë militantë dhe patronazhistët që janë mësuar të ushqehen me lugën bosh.

  • SHKRIM I SHKELQYER….QE DUKET SI EGZAGJERIM….POR NE FAKT ESHTE REALITETI I HIDHUR ULERITES … sic thote dhe autori….qe ne detaje ka pasqyruar me shume dhimbje SHKATERIMIN….KTHIMIN E GJITHSHKAJE PERMBYS nga klasa politike 30 vjecare pa asnje dallim nga njeri tjetri KETA KRIMINELE TE LINDUR qe kudo ku shkelin prishin gjithshka……rrenojne cdo vlere…..se te tille jane…..NJEREZ PA VLERA PA NDERGJEGJE……TE MALLKUAR NGA KY POPULL DERI NE VDEKJE megjithese kujtoj jne se do hyjne ne HISTORI aq dallkauke dhe mendjemedhenj jane PLUHURI I HARRESES do ti mbuloje bashke me TURPIN e shkatrimit te nje kombi te tere……ne te gjitha drejtimet……..PLEHRA……..

  • Ore, qenke artist ti ore Jorgo Mandili. Kjo klasë politike është e konsumuar e nuk ka çfarë t’i japë më këtij populli, kjo eshte me se e vertete, por kjo KLASE POLITIKE arsyeton ndryshe. KETA KANE KUPTUAR SE KANE CFARE TI MARRIN NE PAFUNDESI KETIJ POPULLI.

  • …Dhe vjen nje dite, z. Mandili, qe kjo qe ke thene e shkruar sot, do i takoje te nesermes, te shkuares. ( Por ne, ne thelb te qenies tone jemi e shkuara) Pikerisht ate dite kur do hedhesh syte ne te shkuaren (e sotme), do te ndjehesh i lehtesuat, me flete, i lumtur… Para kesaj ndjesie, nese dikush do te te afroje nje mal me pasuri, me kusht qe te mohosh apo rimodifikosh kete te vertete, e di qe nuk do e pranosh kurre. Eshte çeshtje personaliteti e çeshtje karakteri qe nuk ben kurre pazar me te verteten. Pikerisht kete lexoj dhe “fotgrafoj” ne kete shkrim, prandaj e di. Pershendetje me shume afekt!

  • Ketyre sharlataneve sidomos ketij te gjatit nuk i behet vone se cfare shkruajme ne ketu bile qesh me te madhe kur i lexon keto mendimet tona sepse ai ka punuar shume po shume per te arritur deri aty ku eshte dhe vazhdon te besoje se eshte aty nga aftesia dhe jo nga rastesia politike dhe fati. atij si behet vone per ne popullin se e ka grure me AMERIKEN…..EUROPEN..tj..tjAI PUNON ..PO PUNON shume por per vehte dhe njerezit e tij dhe gjithe onturazhin…..qe nje dite te bukur do ta lere vetem si nje qen…atehere do te kuptoje se sa i zoti eshte dhe sa shume e do ky popull.

  • Je shumë kondradiktor me sa shkruan shoqja dronafille. Këta që kanë qenverisur gjithë këto vitet e shkërdhatokracisë ose kanë qënë vetë komunistë të betuar, ose pasues të denjë të etërve të tyre shpirtërorë. Troç muhabeti vegla të pandreqshme të diktaturës. I paç me shëndet dhe u pifsh lëngun.

  • Ai “njeriu i ri” qe pasurohet pa punuar dhe ben karriere me shkerdhatokraci?
    Jo mor jo, nuk ben karriere me shkordhatokraci, por ben karriere me shkerdhatoqeveri qe i shkruan emrin neper borderote, e paguan dhe i kerkon si shperblim vetem nje gje – te Patronazhoje!

    • Behet fjale per “njerun” e krijuar ne kete ambjent tonin ,nuk esht se jane politikanet, i gjati ,maloku ose ai tjetri “jam presidenti i kushtetues” jemi ne qe i krijojme ,ne masa e madhe. Polici qe merr ca lek per t’mbyll syt diku, doktori qe do dicka se ndryshe i smuri trajtohet si i stives, mesusja qe si intereson shume si e sa nxene nxensit, muratori qe s’perdor cimenton e duhur ose pastrusja qe ben sikur pastron me nji fjal te gjith ata ( pjesa derrmuse) qe duan t’punojn asPak e t’marrin shum, nga mesi i tyre c’do nxjerrin so per me te mire????

      • “jemi ne te keqinj ..?!!”

        sigurisht qe po ! jemi jemi dhe kjo eshte normale sepse : por “te keqinj” dhe me te keqinj se ne, gjen kudo ne bote europ ect
        ne gjermani suedi angli belgjike france ,amerike .kine rusi, kili brazil gjithandej
        ” jemi ne te keqinj” – nuk justifikon autoritetet qeveritare institucionet qe te jene edhe keta te keqinj!!

        supozohet qe sistemi i qeverisjes nuk funksionon per shkaqe te tjera..!!
        ata qe krijojne Programe sistemesh funksionimi ..ligjevenes, teknicien,profesionist, politikane jane totalisht te korruptuar pasi krijojne sisteme kur i lihet hapsire korrupsionit dhe krimit….nese 10 % dhe vetem 10% e popullsise qe kontrollon vendin do te ishte me integritet, moral dhe profesionist te pergjegjshem pjesa e keqe 90% do te kishte permisim te kenaqshem !
        – Vetem ne komunisem shpresohet se me moral dhe propagande do te krijohet njeriu i ri!

        -Njeriu ne kapitalizem “edukohet” nepermjet shterngimit te ligjit dhe logjikes ekonomise tregut ! ku te ardhurat dhe kapitali arrihet nepermjet vleres se punes

        10% shqiptar eshte nuk eshte eficent, nuk eshte rezultativ eshte formal dhe i korruptuar sepse sistemi kapitalist ne Shqiperi nuk egziston ose egziston ne forma primitive te skllavopronarsise , “bosi” sklavopronari eshte pa integritet dhe i korruptuar me 10% e shoqerise (ata qe kontrolojne vendin)

        populli shqiptar eshte si te gjithe popujt e tjere,, por i pa edukuar (drejtuar) si duhet prej pronareve te medhenj pre “kapitalisteve” qe prodhojne kapitalin baze te industrise buqsise ekonomise te nje shteti !

  • Kapter madhor ke thene nje llafe te Vertete.
    Merri te gjithe ministrat,kryeministrat,deputetet,,qe nga 1992 e deri tani–Ose kane qene vete anetare partie(PPSH),si Saliu,Tritani,Mexi,Azem Hajdari,Bashkim Gazidede,Abdi Baleta etj..ose jane femije te anetareve te PPSH.Ndonje i rralle si Pjeter Arbnori,qe ishte thjesht nje fotografi ne krye te Kuvendit,se nuk e pyeste kush.

    • Sado të hidhen e të përdridhen sharlatanët e vetëquajtur analistê, gjuhën e fakteve s’ka kush kundërshton.

      PKSH, PPSH, PS, PD (e p.s. sa inicihale ka ndryshuar e do ndryshojë), ishte dhe mbeti “kurva dirigjente” e parapolitikës.

      Prandaj sa ka ardhur dhe është zgjeruar hendeku krahasuar kjo me zhvillimet e vendeve të rajonit.

      Vendi s’ka patur kurrë opozitë që të përfaqësojë fuqishëm qytetarët në parlament. Sa për Pjerrin lëre mos e pyet. Atë e keqpërdorën për t’i hedhur hi syve ktij pis mileti që derdh kokrrën e lotit për shtypësin e tij.

  • Sot eshte bere e qarte per te gjithe se ekonomia jone po shkon drejt gremines. Deshtoi totalisht si e djathta mjerane e PD ashtu e majta inekzistente e ripjelljes.
    Perfundimisht ekonomia ka perfunduar ne duart e xhepat e hajduteve oligarkeve e krimineleve, nderkohe qe qeveria aktuale ben punen e nje maskimi gjasme ligjor te shkaterrimit te saj dhe varferimit te popullit.
    Qytetari i thjeshte e ka kuptuar dhe eshte i bindur se qeveria e Rames po mashtrin dhe tallet me te ardhmen e ketij vendi. Koha nuk pret, vendi eshte ne buze te gremines. Eshte ne pikepyetje fati dhe e ardhmja e Kombit. Populli te hedhe ne gropen e plehrrave PD e PS. Vetem ai i bashkuar rreth idealit kombetar te ngreje grushtin e te marre ne dore fatin e vet. Boll na droguan kuajt e ngordhur. O sot o kurre.
    Zgjedhjet e parakohshme jane imperativ historik. Vox populi ! Vox dei !

  • Kjo zoti Mandili, nuk është e drejt në mënyrën se si ju e arsyetoni dhe pergjithësoni se “Ju jeni ndoshta e para klasë politike në historinë tonë, që e keni vrarë shpirtin e shqiptarit dhe Shqipërinë.
    Do të ishte e drejtë të thuhej se sikurse populli edhe poltikanet dhe ç’do gjë e superstrukturës sonë eshtë rrjedhojë e permbysjeve të medha social-politike të sistemeve politike,pra pasojë e permbysjeve historike.
    Permbysjet historike nuk pyesin as per individe dhe as per struktura politike të cilet janë viktima të kohës.Se ju flisni dhe kritikoni nga maja e drejtesise dhe barazise sociale me impresione reflektuese nga një sistem social i barazise-perjashtuar luften politike klasore-te sistemit që u permbys.Dhe ketu ju kerkoni fajtoret te strukturat.JO, Nuk eshte te strukturat e keqja por te sistemet historike,te permbysja dhe tek sistemi i ri i pabarazisë.Nese e perjashtojmë gabimin e arsyetimit racional T’uajin zoti Mandili,rezulton se Shqiperia sot ne sistemin kapitalist modern nuk mund të krahasohet me sistemin që lamë pas.Ne nuk jemi në gjendje te marim me mënd megjithse e shofim me sy,se sa perpara ka ecur Shqiperia e sotme.
    Ndersa në se Ju, ketë e konstatoni,gaboni në atë që kerkoni.Ska dhe z’do ketë barazi,por do ketë luftë,luftë dhe vetëm luftë të pa meshirshme të individit per mbijetesë.
    Nëse kjo panoramë nuk shperfaqet me këtë vrazhdesi dhe me këtë pershkallëzim vjen vetëm prej faktit se ato vende kanë struktura të ngritura dhe të kolauduara që i perjashtojnë ose i minmizojnë pasojat që evidentohen tek neve.
    Por nuk mund të perjashtojmë se refleksionet negative te popullit,vijnë kryesisht,dhe pothuajse vetëm kryesisht nga pritshmeria që ata gabimisht kanë se sisstemi i drejtesise dhe barazise sociale do të ishte ai i sistemit socialist.Kete populli e ka kuptuar dhe është i zhgënjyer,dhe ketu mes popullit perfshihen edhe udhëheqësit e Tij.
    Gjithashtu Ju zoti mandili,qysh në titull, por edhe në trajtimin e çeshtjes,e mbuloni periudhen historike 30 vjeçare të tranzicionit me një fashë,të pakten me kete artikull-megjithse nuk e ke ezauruar të plot artikullin-kur historia e zhvillimeve politike e kesaj periudhe-siç e ke trajtuar vet-ka fasha të errta fare,gri dhe të ndritshme.Ç’do fashë ka ekipin politik të vet si edhe liderët respektivë.Nëse investohet keq në fillim kur hedh hapin,shumë pasoja do të nxijnë të arthmen,por Ne duhet të jemi në gjendje të bejme anatominë e kesaj anomalie per të adresuar pergjegjesitë dhe per të mbrojtur pjesen e shëndoshë të struktures me qëllim që ndertesa të mos bjerë e gjitha sikurse paravleresoni JU.

  • Autori beson se:

    Populli ka nisur te mendoje se ishte me mire ne “ferrin komunist”, me mire kur ishte “pa liri”, kur nuk kishte “xhelozi”……., se sa sot.

    Ne vazhdim nuk thote se ky eshte nje konceptim i gabuar i disa personave, por e mbeshtet ate mendim me deklaratat e tija personale.

    Ai e konsideron popullin Shqipetar si nje popull minimalist, qe eashte i kenaqur te haje nje cope buke, te kete nje hapsire te kufizuar sa per te fjetur, nje aktivitet prodhuse ku ben sikur punon dhe shteti ben sikur e paguan, nje popull qe nuk sheh dot me sy njerez qe rojne me mire se ato.

    Pra ky popull eshte i kenaqur te roje ne varferi me kusht qe te jene te gjithe te varfer. Nenkupton sej semundja e ketij populli eshte xhelozia. Sipas tij ka vetem nje vaksine qe ta shpetoje kete popull nga semundje e xhelozise. Kjo eshte vaksina “barazi ne varferi”

  • Qe shqiperia jeton moshen e shkerdhatokracise me “baballaret ” ne krye kjo dihet nuk eshte uluritese!!

    Uluritese eshte qe nuk po duket nje alternative tjeter nuk ka nje brez te ri!

    Faik Konica :

    “Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. “(Albania 16, 15-30 korrik 1898).

  • Analiz brilante rrespekte per artikullshkrusin qe me shkrimin e tij na ngjall shpresen qe ka akoma njerez te mir ky vend atdhedashes dhe shqitar te vertet rrespekte Jorgo Mandilli , ky esht realiteti jon kto 30 vjet anarshi kusari e vjedhje deri ne turp.

  • Dikush me pak dikush me shume,me deshire ose te imponuar qe te gjithe pa perjashtim e kemi ndihmuar korrupsjonin leri pastaj ata qe kane pasur pushtet ose kane pushtet ose cfaredo lloj posti qe kane.Prinderit shqiptare te qekur fillojne femija shkollen bejne planet se cfare profesjoni do beje femija i tyre.Jo per ti sherbyer atdheut por sa para mund te fitoje me kete ose ate profesjon!Degradim i vertete!Nuk duket asnje shenje ne horizont per kete popull qe te shpresosh qe do filloje te permiresohet dicka.Prandaj edhe ikja e njerezve ndosh nga bindja e plote se asgje nuk ndryshon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *