Horoskopi, 10 nëntor 2021

anazapta

Dashi
Mundohuni të jeni më sistematikë, në mënyrë që gjithçka keni programuar për këtë javë ta përfundoni në kohën e duhur. Zbehja e ndikimit të Afërditës ju bën melankolikë.

Demi
Duket se fati, kuptohet ai i miri, do të fillojë “të interesohet” edhe për ju dhe kjo, në sajë të Mërkurit. Afërdita stimulon kontakte të shumta në planin sentimental. Mirë shëndeti.

Binjakët
Qielli juaj sot pritet të jetë i pastër, duke premtuar për një qetësi shpirtërore, për të cilën keni aq shumë nevojë, si dhe kthjelltësi mendore që do t’jua lehtësojë mendimin e gjykimin.

Gaforrja
Duke pasur parasysh situatën yjore të lindurit e kësaj shenje mund të ndodhen në një vorbull ngjarjesh dhe ndryshimesh sa të papritura aq edhe pozitive. Por kujdes, nuk duhet të zihen në befasi.

Luani
Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje sot do të jenë të favorizuar, por mjafton një Hënë “kapriçioze” për t’ju prishur planet. “Të hidhet apo jo hapi vendimtar?”, kjo është çështja për ju.

Virgjëresha
Sa e vështirë dhe e mundimshme sot të merresh me të tjerët! Por ja që duhet, sepse jeni të detyruar të punoni në ekip për të arritur rezultatet që shpresoni në punën tuaj. Erosi në rënie.

Peshorja
Duhet të jeni të përgatitur, pasi në planin profesional mund të ndodhin shumë ndryshime dhe në një kohë vërtet shumë të shpejtë. Erosi duket se e ka rikthyer “vështrimin” nga ju.

Akrepi
Ndonëse Saturni është “aleati” juaj dhe mund të ketë ndikim pozitiv, nëse nuk gjeni një mënyrë për të rritur të ardhurat tuaja, do ta keni vërtet të vështirë në planin ekonomik.

Shigjetari
Një Mërkur “i ngrysyr” duket se do të verë në provë jo vetëm aftësitë tuaja për të dalë nga situatat, por edhe durimin për të përballuar momentet e tensionit që nuk do të mungojnë.

Bricjapi
Sektori më i privilegjuar për ju që i përkisni kësaj shenje do të jetë ai i marrëdhënieve shoqërore, ku do të ketë ndikimin më të madh dyshja Mërkur-Afërditë. Mirë edhe dashuria.

Ujori
Janë një numër planetesh pozitivë në kontrast me disa të tjerë negativë, të cilët bëjnë që nga kjo ta ‘pësojë” humori juaj që do të ketë shumë zigzage. Diçka fillon të lëvizë në dashuri.

Peshqit
Pas largimit të Marsit luftarak nga shenja do të jeni shumë më të qetë dhe shumë më të gatshëm për të dialoguar e për të arsyetuar. Sinjale pozitive vijnë edhe nga Afërdita në dashuri.

Menteşe escort

Share This Article
1 Comment
  • Me duket e natyrshme dhe shume njerzore nje sjellje e tille ndaj nje ish lideri.Dhe….mendoj se edhe po te ngrihej Enveri nga varri (rahmet paste) shume vete do ishin mbledhur dhe do te brohorisnin se…elbete , ne Shqiperi jemi.
    Mbreselenese per mua ka qene brohorima e studenteve gjermane poshte dritares se Anshtanjit porpas njezet vjetesh shume prej profesoreve te tyre dhe ne mbare boten kishin vertetuar teorite e tij matematikore e shkencore te fizikes ne praktike.
    Po kjo e jona si e ka emrin , do te pyese dikush?!
    Eshte manipulim i turmave mendoj , nga pseudo patriote karrikethyer ose bashkepuntore ne vjedhje per tju shmangur drejtesise.
    Por do te me pyese dikush : po rinoket e palindur te viteve nentedhjete?!
    Entusiazmi rinor per shkak te vazhdimesise prinderore ndaj binjeve te tyre me ish lidere….shpresa tek nje tjeter force politike ….apo humbja e fillit te shpreses per shkollim, pune e jetese …ne Shqiperi apo diku tjeter por si ?Kur?
    Mendoj se ne kurikulat shkollore te brezave qe po vijne duhet te futet historiku i vendeve te sukseshme te botes.P sh Hollanda nje histori suksesi dhe mirqenie ne Evrope e ne bote.
    Te studjohet nga te rinjte qe ne zanafille deri me sot.
    Kush di pak per te e them me bindje se eshte nje miniere ari per njerzimin ,jo me per Shqiperine .Dhe duke pare e degjuar shembuj njerzit do te vene ne pune trurin e tyre per mirqenie jo te presin nga Baba gjysh stergjysh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *