Viktor Malaj
“Pa të vërtetën për njerëzit, politika degjeneron në spektakël dhe demokracia rrënohet, duke lejuar kështu demagogjinë dhe cinizmin t’i zënë vendin”/ Xherri Braun*
Përveç shumë shkaqeve të tjera historike, shoqërore, psikologjike dhe ekonomike, një arësye madhore e zhgënjimit të popullit shqiptar gjatë këtyre tri dekadave ka qenë edhe shndërrimi në përmasa të frikëshme i politikës në demagogji, hile dhe në shfaqje aspak dobiprurëse. Në të gjithë botën veprimtaria politike shoqërohet nga këto shenja (simptoma), dhe të tjera, por për një popull të varfër dhe emocional si i yni këto “cilësi” të politikës bëhen akoma më të dëmshme dhe penguese drejt progresit.
Çfarë janë sot “Foltorja” dhe kundërfoltorja që sapo ka nisur në Shqipëri? Kush janë “oratorët” dhe “orakujt” e tyre dhe çfarë na premtojnë ata me përpjekjet që thonë se bëjnë për “shpëtimin” tonë? Normalisht, procesi politik dhe konkurrimi i individëve dhe grup-individëve në sistemin pluralist do të duhej të zhvillohej mbi bazën e nivelit kulturor të tyre, ideve dhe mendimeve që kanë ata rreth problemeve themelore që i intresojnë shoqërisë tonë. Mirëpo, gjatë këtyre tridhjetë viteve, në vend të ideve ne kemi dëgjuar akuza, në vend të mendimeve janë shfryrë mllefe, në vend të arësyes kemi parë të krekosen shëmtueshëm pasionet, konkurrimi i alternativave ua ka lëshuar vendin zhurmës së fyerjeve, shpifjeve dhe kërcënimeve, dialogu i intelektit është zëvendësuar me brutalitetin e instinkteve. Në vend që të kundërshtojmë idetë ne kemi luftuar individin si bartës i tyre, në vend të rreshtimit moral dhe parimor kemi zgjedhur reshtimin dhe militantizmin e grupit politik, krahinor dhe xhepmbushës.
Spekulimi, tallja dhe demagogjia me termin “popull” ka qenë dhe mbetet sjellje e vazhdueshme e shumicës së politikanëve hileqarë të të gjitha krahëve dhe, veçanërisht, e atyre politikanëve që e kanë mashtruar dhe dëmtuar më shumë interesin qytetar, popullor dhe kombëtar. Të flasësh në emër të të gjithë popullit, edhe kur je zgjedhur nga shumica e tij, është gabim dhe demagogji, por të flasësh në emër të popullit dhe të shqiptarëve edhe atëherë kur ata të kanë braktisur disa herë në shumicë është fyese dhe shpërfillëse për shumicën dhe kriminale për ata që të ndjekin.
Humbjet e zgjedhjeve politike disa herë radhazi dhe, veçanërisht, shpallja e Sali Berishës non-grata nga qeveria amerikane dhe, si pasojë dhe nën trysninë e saj, edhe përjashtimi i tij nga Grupi Parlamentar i asaj partie sollën rreshtimet në dy grupime të “elitës” dhe të bazës së kësaj partie. Në të dy grupimet, atë të “Foltores” dhe në të “kundërfoltores”, bëjnë pjesë individë që kanë qenë aktivë në skenën politike të këtyre tridhjetë viteve, që kanë qenë bashkë në zullumet, padrejtësitë dhe fatkeqësitë që iu kanë shkaktuar shqiptarëve, që e kanë “dashur” njëri-tjetrin, e kanë brohoritur, inkurajuar dhe mbrojtur pa droje edhe kur kanë shkelur turpshëm moralin shoqëror apo parimet demokratike, kur kanë shkelur ligjet dhe kanë kryer krime.
Tani ata na hiqen sikur po ndahen për parime dhe ideale dhe po sakrifikohen për të mirën tonë. Tani që kanë ndryshuar rrethanat dhe po ngushtohet laku, ata “nuk” janë më ata të parët. Glorifikimet dhe përbetimet reciproke ua kanë lënë vendin talljeve, akuzave, poshtërimeve dhe etiketimeve. Secila gjysëm e shpall gjysmën tjetër “në shërbim të Edi Ramës” dhe të dyja bashkë e shpallin Kryeministrin dhe partinë në pushtet si “e keqja më e madhe dhe e vetme e Shqipërisë”. Ata të Foltores, deri dje e quanin Bashën politikan perëndimor, i suksesshëm etj. dhe marrëveshjen e vitit 2017 me Ramën e vlerësonin si “të shkëlqyer”, ndërsa tani e shpallin Bashën si politikan dhe drejtues i dështuar, i paaftë, i shitur dhe marrëveshjen e lartpërmendur e çmojnë si pengmarrje të L. Bashës nga z. Rama. Gjysma tjetër, ajo e Kundërfoltores, deri dje bënin be në kokën e S. Berishës, e konsideronin “lideri historik”, themeluesi i shkollës së tyre politike, një aset i PD-së dhe i krejt Shqipërisë, demokrat 24 karatësh e të tjera përralla zbavitëse, ndërsa tani na thonë se Sali Berishës i ka kaluar koha, nuk e lidh gjë me PD-në, i ka përdorur dhe po i përdor PD-në dhe forumet e saj politike vetëm për interesa vetjake etj.etj.
Pse janë kaq të zemëruara sot dy gjysmat e mollës së kalbur PD?! Për shkak të parimeve dhe ideve të ndryshme që mbrojnë? Jo! Për shkak të keqardhjes për gjendjen e vendit, mungesën e shtetit ligjor dhe të optimizmit qytetar? Kurrësesi! A i ndan ata meraku për gjendjen në të cilën ndodhet vendi apo hidhërimi dhe zemërimi për mosarritjen e pushtetit dhe të privilegjeve që ai sjell? Sigurisht, që ky i dyti. Po të vihet re me kujdes, shumica e atyre të “Foltores” nuk e akuzojnë Bashën për shkelje të parimeve demokratike dhe për korrupsion, gjëra që i ka dhe që dëmtojnë interesin e përgjithshëm shoqëror, por thjesht pse nuk ka qenë i zoti t’i sillte në pushtet, gjë që ka prekur vetëm interesat dhe aspiratat vetjake të tyre. Nga ana tjetër, “Kundërfoltorja” duket sikur i thotë Berishës: “Ti je burrë i mirë, je ati ynë shpirtëror e politik, por s’kemi çfarë bëjmë sepse, jo vetëm nuk të do Amerika, ndoshta krejt gabimisht dhe pa të drejtë, por ajo nuk na lejon as ne të vijmë në pushtet duke të mbajtur sërish në gjirin tonë. Pra, e kemi nga halli dhe jo nga malli”.
Ata që disa herë iu ishte besuar e sotmja dhe e ardhmja e vendit dhe po aq herë dështuan, ata që shumë herë dhe pa pushim, për tre dhjetëvjeçarë rresht, iu frynë borive të demokracisë, lirisë e drejtësisë dhe po aq herë u sollën dhe vepruan si “minues” të tyre, nuk mund dhe as duhet t’u besohet se kanë hallin tonë dhe po digjen nga meraku i ardhmërisë sonë. Ata i ka ndarë pamundësia për të ardhur në pushtet dhe padurimi për të përfituar prej tij, por i ka ndarë edhe lakuriqësia e “mbretit”. Mbreti i tyre ka qenë lakuriq dhe këtë e kanë pikasur me kohë shumica e shqiptarëve por, kur shumica e shqiptarëve i kthenim shpinën mbretit të tyre dhe ndjekësve të tij, togerët e “Foltores” dhe kapterët e “Kundërfoltores” së sotme na mallkonin duke pretenduar se mbreti i tyre, ati i tyre shpirtëror dhe themeluesi i shkollës së tyre politike, ishte i veshur me kostume firmato perëndimore. Kur forca madhore perëndimore iu vuri kusht që me mbretin e tyre lakuriq as do të respektoheshin, as mund të gjenin partnerë në Perëndim dhe kishte të ngjarë “të hanin bar” edhe nja njëzet vjet të tjera, atëherë iu filluan dhimbjet e barkut, dhimbjet e kolltukut dhe dhimbjet e xhepave dhe prandaj “e braktisën” mbretin. Mbreti rrëmbeu shpatën e aventurës dhe heshtat e marrëzisë dhe u betua se do t’i fillonte betejat edhe një herë si dikur, si atëherë kur këto forcat madhore të Perëndimit i kishte në krahë duke e ndihmuar pa rezerva dhe pa kushte.

Të dy gjysmat betohen e stërbetohen se kanë hallin e popullit dhe flasin në emrin e tij. Merreni me mend kur Sali Berisha i sotëm flet ende për parime e ideale, duke u shprehur se “PD është shtëpia e lirisë, e djemve dhe e vajzave, burrave dhe grave që njohin tolerancën si virtyt… Tek ne shohin shpresën për një ndryshim të vrullshëm të Shqipërisë. Ne garantojmë tregun, zhvillimin dhe integrimin e pandalshëm, liri dhe të drejta të garantuara… Ky entusiazëm dhe angazhim buron nga idealet dhe virtutet tuaja…”. Mos qesh po deshe me guximin dhe besimin e këtij paraku dhe ndjekësve të tij se me këto fjalë e premtime do të na shuajnë kujtesën për gjithçka kanë bërë ata në tridhjetë vjet. Ata që kanë kontribuar më së shumti në krijimin e një gjendjeje të tillë shoqërore dhe politike ku horrat gjejnë parajsën dhe të ndershmëve iu bëhet jeta ferr, na flasin dhe premtojnë demokraci, drejtësi, liri dhe “blegërima” të tjera ndjellëse dhe mashtruese. Kjo aventurë groteske dhe njëkohësisht fyese të kujton thënien e Filip van der Veken se “Një ujk i maskuar si dele nuk mund të diktohet nga blegërimat e tij të këqija, por nga bajgat që ka lënë mbrapa”.
Në emër të të gjithë shqiptarëve na flet edhe kryetari i “Kundërfoltores”, z. Basha duke shpallur Kryeministrin dhe shumicën qeverisëse si “e keqja e vetme dhe më e madhe e Shqipërisë, armiku i gjithë shqiptarëve” dhe përralla të tjera nga libri i kotësive. Në emër të popullit nuk duhet të guxojë të flasë askush, për shumë arësye. Politikisht, intelektualisht, kulturalisht dhe emocionalisht populli nuk është gjithmonë i njëjti. Jo vetëm pse ndërrohen brezat por, kryesisht, sepse populli manipulohet dhe vetëgënjehet në rrethana të caktuara. Pra, kemi “tjetër popull” në disa rrethana dhe një “të dytë” kur ndryshojnë rrethanat, kemi një popull përpara dhe gjatë manipulimit dhe një “popull tjetër” kur ai bëhet “esëll”, domethënë i del narkoza e manipulimit, kemi një popull që s’i ka provuar ende politikanët dhe partitë e reja dhe një “popull të ndryshëm” pasi i ka provuar e njohur dhe është zhgënjyer prej tyre.
Përveç dy gjysmave politike të lartpërmendura që spekulojnë me fjalën popull, këtë gjë e kanë bërë dhe po e bëjnë edhe “gazetarët e Pavllovit”. Qeni i Pavllovit vraponte drejt derës ku dëgjohej zhurma e ziles dhe, nën efektin e instinkteve, lëshonte sekrecione, i shkonte goja lëng, duke besuar se aty do të gjente edhe mish, pavarësisht se kjo s’ishte e vërtetë. Ndërsa “gazetarët e Pavllovit”, sapo ua mbyll derën e favoreve një pushtet, të orientuar nga “instinkti i xhepave”, vërsulen drejt atyre që i dëgjojnë të bëjnë zhurmë duke iu krijuar iluzionin se po vijnë në pushtet dhe pastaj do të ofrojnë “mishin e xhepave”.
Gazeta “Koha Jonë”, e cila realisht ka qenë gjithnjë koha e të zotit të saj dhe jo e shqiptarërve, dikur nuk ka lënë gur pa luajtur për të larguar Sali Berishën nga pushteti si “autokrat, diktator, antidemokrat, vrasës, hajdut, kriminel” etj. dhe, për këto arësye Berisha i pati burgosur, rrahur e sakatuar fizikisht dhe u pati djegur redaksinë. Tani kjo gazetë na thotë se “Berishën nuk e do Amerika por e kërkojnë shqiptarët… Berisha mbetet e vetmja shpresë demokracie… Ka nevojë që kjo lëvizje e inicuar nga Berisha të përhapet e të kthehet në ortek popullor”.
Pra, përveç se kërkon të manipulojë mendjet e shqiptarëve duke identifikuarr një pjesëz të anëtarëve të PD-së me krejt popullin shqiptar, “gazetaria e Pavllovit” e shpall “diktatorin dhe kriminelin” e dikurshëm si të vetmen shpresë të demokracisë së sotme. Guximi i këtyre lehësve i lë prapa qentë e Pavllovit. Është e drejta e tyre të përjargen sa herë dëgjojnë “zilen” e Sali Berishës dhe imagjinojnë pushtetin e tij të ardhshëm me privilegjet që do të mund t’iu sillte. Njëlloj si zilja pa mish e Pavllovit.
* Jerry Brown – Ish – governator i Kalifornisë në SHBA.

Shqiperi e shkrete cfa
re njeresish mban!
Zoti Viktor me te drejte keni vene ne krye thenien se,
– “Pa të vërtetën për njerëzit, politika degjeneron në spektakël dhe demokracia rrënohet, duke lejuar kështu demagogjinë dhe cinizmin t’i zënë vendin”/ Xherri Braun*
Ne nje shkrim tjeter do beni mire qe te shkruani per te verteten e VERTETE se ne cfare gjendje jeton shumica e shqiptareve!
Nuk besoj se ka ne bote ndonje popull,qe ka emigruar brenda 30 vjeteve mbi 50% e popullsise,por e verteta eshte se ketu as sot NUK EKZISTON QOFTE EDHE NJE FILIZ I VOGEL I DEMOKRACISE DHE SHTETIT LIGJOR!
Si mund te pranojme qe te kemi ne krye nje kryeminister,qe pervec nje propagande te ndyre mashtruese perdor ne cdo komunikim nje FJALOR RRUGACI!
Me vjen turp te kem kryeminister nje njeri,qe deklaron ne PARLAMENT se ,”T’i hani ate qe nuk thuhet (mutin) gruas time”!
Po @Gertruda, mundej dhe ndoshta duhej, qe k/m t’i shmangte me sa të mundej provokimet e atij që tërë jeten nuk ka lënë gjë pa thene në adrese të kryeministrit te sotem dhe opozitarit te djeshem dhe familjes se tij, të cilës, deri me sot, nuk i kemi degjuar ndonje gje që eshte për t’u share, ashtu si mund ta bejme dhe ta themi me plot gojen për njeriun më të keq, më goje shthurrur dhe dhe më problematik që ka pare Shqiperia në keto 30 vjet. E kupton se per kë e kam fjalen, emrin e të cilit nuk e zë në goje jo se kam ndonje kompleks, por se me vjen turp ta bej. Pavaresisht ketyre Edi Rama edhe mund te mos e kalonte cakun etik, por që sidoqofte, edhe ashtu si e artikuloj, e bëri me retiçenca. Lexoje edhe njehere shkrimin shume domethenes të Viktor Malajt, or do thoja edhe ate te kryeredaktorit zotit Thano, dhe sidomos te ketij te fundit dhe po munde reflekto e komento për ato çfare ai shkruan ne menyre shume kuptimplote, duke e shoqeruar edhe me vidion po aq kuptimplote gjithashtu.
Sa i perket opinionit tend per kryeministrin e sotem dhe per çdo politikan në pergjithesi, ke gjithe të drejten e zotit që, kur të vije dita të mos i votosh, ashtu siç bej edhe une dhe shume te tjere nga ajo qe quhet rendom zona gri e elektoratit. Kjo eshte demokracia, qe perveç fjales, siç bejme çdo dite edhe ne kete forum, na jep mundesine edhe të vendosim aq sa vota jone vlen, qofte ajo edhe e vetme, por që sidoqofte e shpreh në një fare mënyre protesten tone.
Kur letra ishte e bardhe,,ky e nxiu me horrat,burgaxhijt,hajdutetr,vrasesit,.Ky eshte ABC e rrumpalles,,grsabitjes se Pasurise kombetare.Ne mandatin e pare,ja fali horrave,ne mandatin e dyte e grabiti vete,bashke me te birin dhe te dhenderushin,.
Ky eshte Autori i grabitjes se pronave Pronareve te ligjshem me Tapi para 44. kY QUHET SALI BERISHA.
Edvin Rama eshte pasues i tij me vepra,,se me llafe le te shkerdhehen me njerei tjetrin,por KORBI KORBIT NUK JA NXJERR SYTE.
Nuk ishte vetem ai o demo
Kishte ne krah kurven Fatos, kurven Gramoz, kurven Neritan, kurven Edvin, dhe gjithe kurvat qe sot jane ne qeveri.
Kujt i ankohet Viktori per shoqerine e krijiuar?
Si e thote dhe vete, kjo shoqeri mban ne kembe plerat.
Kush eshte ne kembe tani?
Berisha jo, eshte Ramuti.
Kur do mberthehet pas hekurave kjo kufome kanseroze !
Historia perseritet nje here si tragjedi, pastaj si komedi.
A nuk u tentua e pastaj realizua qe qeverine e dhjere te Sales ta lanin me Rilindjen e shurrosur te Rames? Eshte ne ADN e ketij populli qe gjithmone kerkon te laje mutin me shurre dhe pastaj ankohet nga qeverisja mut e shurre bashke.
tani kemi serialin komik te historise se Partise Demokratike ..me foltoret nevojtore e tyre …te vjen per te qare e per te qeshur kur shikon xhaket e vjetra ..ne forume qe duan te duken fringo fresh..
Avazi i Mukjes me seri te gjate qe nuk mbaron kurre .. vazhdon … ballist komunist
Ç’ja ke bërë mirë këtij Nikollë Lehsit! Median shqiptare e drejtojnë fshatarët lezhianë, Frangaj dhe Lesi, prandaj është në këtë nivel të ulët morali. Media shqiptare ka luajtur një rol shumë negativ në formimin e brezit të ri dhe kjo është arsyeja se përse ka kaq shumë krime, vjedhje, prostitucion, drogaxhinj, etj.
Kjo eshte fatkeqesia e shqiptareve: shtypi therret ja Hajduti, Krimineli dhe Tradhtari Sali Berisha, Drejtesia fle, se trembet nga gjurmet!?
Shqiperia ka shprese se e shpeton vetem Vdekja.
Do vije rrumpalla apo Doktor Mortja, te na sjelle demokracine!
Ne fakt , kjo eshte tregues se PS e PD jane thjesht dy ane te se njejtes medalje.
Per Sali-Kriminelin eshte e kote te komentosh ,
se foli D.A.SH. por ka “qorra”qe i shkojne nga
pas,kufomes qe po jep shpirt neper foltore .
Faqezitë
Dikush thotë ëshë përrallë. Dikush thotë se është e vertetë. Do ta tregoj si përrallë, për të mos shkuar pas dyerve të prokurisë, për deshmitarë.Këtë përrallë dikush e tregon me emrat Cin e Cen, tjetri Pal e Kolë, Jorgo e Teodor, Tomorr e Korab, ….. .Për ta sjellë në aktualitet, dy faqezitë, po i emëroj Turi edha Tani.
Një herë, e një kohë, në një provincë jetonin dy bashkëmoshatarë të mirë. Mbaruan shkollat mirë. Dolën në punë me dituri. U pranuan për një ditë anëtarë partije .Këtu nis përralla jonë. Njëri rreshtua me të majtët, ndërsa tjetri anetarë i të djathtëve.
Tani me Turin shiheshin kudo bashkë. Provincjalët ishin më se të bindur, se militonin në parti të ndryshme, për të pasur krah njëri- tjetrin, për cdo ndryshim të situates politike. Në zgjedhjet e fundit ndryshoi krahu politik.Tani , nga drejtor, ulet në detyrë . Vendin e tij, më urdhër partije e zë Turi. Opinionit nuk i ra në sy,se e qujten hoqën Lenën, e vunë Prenen.
Krejtë ndryshe nga opinioni, në zyrën e drejtorisë po bëhej debat, aspak shoqërorë.
– Besoj , se nuk do më pushosh nga puna,- iu drejtua Tani drejtorit.
– E ke vete në dorë,- ia kthen Turi me qetësi.
– Çfarë kam në dorë?
– Të plotësosh kushtin, që të rrish në punë.
– Partine time nuk e braktis, – u zotua i vendosur Tani.
– Kjo nuk më intereson,- ia ktheu i qetë drejtori.- Të njëjtin kusht, si më rekrutove ti në punë, të afroj edhe unë.
– Ti je mosmirëmjohes. Emanuel Kant thotë: “ Nëna e poshtërsive është mosmirënjohja.”- citoi me mburrje Tani.
– Pse të jam mirënjohës po e bëj këtë bisedë .Poshtërsinë tëndë dua ta ndëshkoj me të njëjtën vlerë.
– Nuk kam para,- e preu shkurt Tani.
– Merrja partisë tënde aq para sa më more ,për të më futur në punë.
– Çfare lidhje ka partia ime në këtë matrapazllëk?
– Kur më more paratë, bëre be e rrufe, se do t’i dorëzosh te arka e partisë.Ishin shumë. Katër vite punë m’u deshën për të larë atë borxh, u përgjigj drejtori mendueshëm.
– Ti je faqezi.
– Sa ti,- ia ktheu Turi.-Shumë të porosita, mos e fut paranë në mes të shoqerisë. Ti mbroheshe se i kërkon partija.Paratë e mija i dua. Shko e gjej ku të duash!
– Sa kërkon?
– Asnjë cent më pak,e as më shumë, sa më ke marrë!
– Sa kohë afat kam?
– Sa më shpejt, aq më mirë! – theksoi zoti drejtor.- Të prita në zyrë, se mendova se je me paratë e mija në xhep.
– Nuk ke frikë se të denoncoj?
– Nuk të beson njëri.Si nuk fola unë, të këshilloj të mos flasësh edhe ti. Po llape, tjegullat tuaja do të thyesh.
– Po më kërcenon?
– Jo. Po të kujtoj, se dikur kemi qënë miq të mirë.
– Si do të më marrësh para, për një vënd pune?
– Partija i kërkon, e jo unë,- nisi të qeshë drejtori me ishmikun.
– Të dhjefsha partinë!
– Të njejtin repekt kam edhe unë për partinë tëndë.
– Nuk ka rrugë tjetër?- e pyeti Tani i dorëzuar.
– Mos e vono shumë! Më kanë afruar dyfishin e shumës se parave , të asaj që më mori partija jote .Për mirënjohje po ta lë oferten, sa më ka marrë.
– Nesër mbrëma më prit në shtëpi!- urdhëroi Tani.
– Besoj do edhe një darkë të mirë,- i kthehet drejtori.
– A e lamë cik më cik?
– Po. Si unë, edhe t’i kërkon të ulesh pak shpenzimet, për hatër të shoqërisë,- qeshte Turi me zë të lartë.- Kam një kusht.
– Cilin?
– Sa të bëjmëhije të dy mbi dhe, paranë të mos e fusim më ndermjet, për të mos qënë faqezi!
– Dakort, – dhe miqtë tokën duart.
Turi e përcolli Tanin deri te dera e zyrës. Banorët janë të bindur se janë shokë të mirë .Në se nuk janë më faqezi, për këtë nuk e vë dorën në zjarr asnji. Cvajku u largua nga kjo jete, i bindur se vetëm katundarët janë të babzitur.Ne përrallën tone babzitja shtrin këmbët sa gjërë, edhe gjatë, si në katund,edhe në qytet.
Monstra te egersise dhe injorances banale katundare, islamike-hoxhiste Sali,Meta,qe vazhdojne te mbajne te patrazuara njesoj si me pare,privilegjet e tyre,jane pasqyre e surratit te shemtuar,me te cilin prezantohen tere keto kohe qytetet tona,kur bandat e Saliut dhe Metes kane kohe qe i kane pushtuar ato dhe kane spostuar aty kullat e errta te fshatrave te tyre.
Ne vazhdojme te frymojme,ne mes nje bote te ndyre te absurdit te pushtimit shperfytyrues mesjetar oriental,qe nga pjerdh-idenca deri tek pubet´´moderne´´dhe kur gjithe gjindja e ketij vendi,zgjohet qysh ne pese te mengjezit,nga nje ze i forte arab,qe e ka bere te degjohet ketu ai pushtim,qe po vazhdon me shekuj.
Prandaj shpetimi dhe clirimi,mund te na vije vec nga jashte nga Perendimi.
Vazhdojme te lutemi,se dhe ne DHIT-mokratet e ketij vendi,me shume surreter,apo frikacake,vazhdojme pa rreshtur ,te hame vec mune.
I nderuar z.Viktor!
Ju si gazete duhet t’i tregoni te verteten e sakte popullit shqiptar,jo thjesht se kush eshte Berisha,por se kush ka qene dhe eshte e gjithe kjo klase politike antishqiptare,qe keto 30 vjet ne unison ka futur pervarjen ne popull,ka permbysur historine,ka kthyer heronjte ne kriminele dhe kriminelet ne heronj,qe ka shkaterruar dhe grabitur tere pasurite kombetare aq sa per asnje moment nuk kane bere te mundur ekzistencen e demokracise dhe shtetit ligjor!
Ka ardhur koha te mos merremi vetem me Sali Berishen,se me ate po merret SHJBA,por ne si popull duhet te shporrim “NON GRATA” nga politika te gjithe klasen politike te ketyre 30 vjketeve pa asnje perjashtim!
Ku eshte sot “Shqiperia qe duam”,qe 2 milion shqiptaret e emigruar nuk e pane me sy dhe ndjene ne shtepite e tyre?
Kjo qe eshte sot eshte vetem Shqiperia qe duan antishqiptaret,kriminelet dhe te korruptuarit por jo shumica e populli!
Dy persona sot duhet te perballen me urrejtjen popullore,se ua kane nxire jeten shqiptareve!
I pari Sali Berisha perdori antikomunizmin per te mashtruar ish burgaxhinjte dhe pasi sajoi Piramidat Mashtruese financiare qe iu duken shqiptare sikur kishte ardhur lumturia pa punuar,nga ana tjeter Berisha grabiste pasurite kombetare per vete dhe ne fund sdhpalli falimentin e tyre duke e futur vendin ne lufte civile shterpe!
Me pas te njejten gje beri dhe vazhdon te beje edhe Edi Rama,por me nje propagande te hekurt gebelsiane duke e mashtruar popullin me slogane fallco!
Per 8 vjet rresht Rama shpalli me buje fantazmen e ashtuquajtur “Bashkeqeverisje me qytetaret”,qe si parulle dukej por edhe sot ashtu dukej sikur pushteti i Rames punon per qytetaret,bile si askund ne bote AI bashkeqeveris me qytetaret!
Por ate (qytetarin) nuk e qasnin tek porta(zyrat e pushtetit te ankohet),ndersa ai (qytetari) kerkon te bijen e mbretiot per grua(kerkon te jete bashkeqeverises)”!
Si parulle tingellon bukur,por edhe neperka ngjyrat e lekures i ka te bukura,por helmin e ka vdekje prures!
Pas sloganeve gebelsiane,Rama investoi fuqishem ne zbukurimin e qendrave te qyteteve ku Tirana me nje kryebashkiak si Veliaj u jepte tonin gjithe vendit!
U propaganduan pa pushim sheshi Skenderbej (krimi me i madh urbanistik),pedonalet dhe lungomaret, etj aq sa shqiptaret e shkrete kujtuan se keshtu do behej e gjithe Shqiperia!
Por ne fakt mashtrimi vazhdon edhe sot!
Vertet jane hedhur miliarda (shumica borxhe me interesa te medha) per ndertime gjigande,ANTI EKONOMIKE,krejt te parakoheshme dhe te pa mundura per buxhetin e shtetit,si autostrada,rruge te gjata gjoja per nxitjen e turizmit malor,per zhvillimin e 100 fshatrave turistike,tasdhme te braktisur nga vete banoret ,por jane lene si GETO lagjet e brendeshme te qyteteve,vecanerisht te Tiranes,sepse te gjitha hapesirat e lira,lulishtet,fushat sportive etj u betonizuan gati te gjitha!
Dhe Rama per te gjitha keto justifikohet se ka voten e mbi 1 milion qytetareve,ndersa shumica e votuesve te tij nuk arrijne ta kuptojne se Rama i ka mashtruar me zbukurimet e qendrave te qyteteve njelloj sic i mashtruan kolonizatoret europiane indianet e Amerikes duke u dhuruar copa pasqyrash ne kembim te florinjve dhe lirise se tyre,aq sa sot jane ne zhdukje!
Ne keto kushte,flitet shume per bashkeqeverisdje,por qytetareve shqiptare u jane mbyllur te gjitha rruget ku te ankohen per padrejtesite qe u bejne rrogtaret e shtetit dhe bashkive,ndersa Rama ne vend qe te jape vetem nje URDHER TE PRERE,se cdo qytetar te trajtohet me respekt nga te gjithe zyrtaret e shtetit e bashkive sip[as ligjit,ne te kundert do te ndeshkohen,ai ben te kunderten:I shtetezon ankesat e 4 milion shqiptareve ne kryeministri duke nxjerre jashte loje te gjithe administraten publike!
Kjo ka bere qe sot nuk ekziston demokracia dhe shteti ligjor,por ligjin e ben korrupsioni!
Po, per fatin tone te keq, gjithcka thuhet ne artikull eshte e vertete.
Por ne si popull duam demokraci, liri, barazi para ligjit, ekonomi tregu.
A po na i sjell keto per popullin kjo qeverisje?
Absolutisht jo.
Ndonse i premtoi popullit per shumecka dhe per ndeshkimin e fajtoreve te gjendjes ku ishte.
Artikulli eshte gjysem pasqyre, pasi na analizon vetem problemet e Pd.
Nuk merret aspak me faktin se problemet jo vetem ekzistojne por jane shumuar per keq.
Artikulli nuk na jep zgjidhje se si duhet te veproje antaresia e Pd ne radhe te pare mqs aty ka plasur problemi,( pra si mund dhe duhet te behet nje opozite vertet demokratike ne sherbim te popullit)
e me pas si duhet te veproje qeveria, e sotme ( ps)qe eshte me shume fajtore per situaten, pasi ka qene njehere 8 vjet ne pushtet, tani eshte ne vitin e 9 te tetevjecarit te dyte.
Berisha nuk ka faj..as Rama as Basha…kete vend e rregullon vetem drejtesia amerikane..SPAK BKH … kollonat e shtetit te se ardhmes jane hedhur …politikanet do te seleksionohen kur sistemi te funksionoj 100% mire ..fatkesisht kjo nuk ndodh shpejt por fillimii mbare gjysma e punes ..rezultat e deri tanishme :
Berisha non grada
Partia demokratike pergjysmohet ose shkatrohet…
Rama dorehiqet,…ose krijohet qeveri e re …pa ramen pa berishen pa bashen …
—
Frika ruan vreshtat
Drejtesia do te funksionoj mbi partickat dhe mbi cdo politikan qe i duket vetja zot i Shqiperise me prona me vila dhe financa te pamerituara
–
Neqoftese shqiptaret populli do te fokusohet tek sistemii drejtesise amerikane me bkh spak dhe keto instrumenta te funksionojne jashte partive politike ,shqiperia do te kete te ardhme brilante …dhe koha e berishes si ajo e enver hoxhes .do te mbeten relike te shemtuar te dinjitet dhe prosperitetit te shqiptareve ..dhe Sami Frasheri do ti plotsohet amaneti i tij …Shqiperia cfare ka qene cfare eshte dhe cfare te te behet !!
Ne ralle te pare rregudho o gazetar gjuhen, ne se je me shkolle. Se eshte e thjeshte me te thene edhe un per ty “te dhjefsha shkollen dhe edukaten qe ke marre edhe nga trashegimia prinderve”
Para se ta shtjelloje temen e titullit, Viktorit i del detyre te sqarohet kuh jane horrat qe perfituan dhe e mbajne kete shoqeri te shkaterruar.
Kush eshte ai qe ben ligjin? Rama apo Berisha?
UJKU,UJKU,POR ….CAKALLI PO BEN KERDINE!
Shkrimi i te nderuarit Viktor Malaj eshte i drejte,por qellimi se per cfare tentohet te arrihet NUK KUPTOHET!
Te gjitha ato qe thote i di i gjithe populli,se i ka hequr dhe po i heq mbi kurriz me gjak dhe saktrifica per buken e gojes,.kur jetojme ne nje vend me PASURI PRALLORE!
A eshte e drejte,qe sot pas 30 vjet “KAPITALIZEM” shqiptaret te vuajne per te ngopur barkun?
Si mundet qe per shumicen e shqiptareve DURIMI u dhurohet si shperblim nga pushtetaret,ndersa per ata vete dhe nje grusht oligarkesh PASURIA e tyre krahasohet me miliarderet me te medhenj te botes?
Si mundet,qe pasurite kombetare 95% te shqiptareve iu dha nje cope leter,qe u kembye me vetem nje jave ushqim,si shperblim per punen e nje jete te tere,ndersa vete pasurite i grabiten pushtetaret dhe zagaret e tyre?
A u nisem ne fillimet e pas 90-tes te gjithe te barabarte,pa pasuri,kurse tani jemi larg njeri tjetrit si dielli me token?
Ja pra i nderuar z.Viktor,qe gjykoj se ka kaluar koha qe te merremi akoma me fajtoret e kesaj humnere nje nga nje,por te gjithe jane fajtore dhe duhet te pergjigjen para popullit shqiptar per krimet e bera!
Mjaft me me Berishen,Meten,Bashen dhe Ramen,se te gjithe kane qene dhe jane ne nje front kunder interesave te shumices se shqiptareve!
Berisha e groposi pasurine kombetare duke grabitur dhe shkaterruar,ndersa te njejten gje po ben edhe Rama duke MARRE MILIARDA EURO BORXHE per te justifikuar popullin dhe te huajt se vetem ai po e NDERTON SHQIPERINE!
Por populli e ka thene me kohe se “NUK MBAHET SHTEPIA ME MIELL HUA”,por Rama me kete mashtrim kerkon te rrije akoma ne sundim!
Dhe cfare ka bere me keto miliarda euro?
Vetem autostrada,ura,tunele,rruge fshati te gjata ,gjoja per zhvillimin e turizmit malor,per nje fshat me 5 shtepi!
Shpalli mashtrimin e “100 fshatrave turistike”,kur shumica e atyre fshatrave jane braktisur nga vete banoret”!
Askujt nuk i shkon ndermend te zhvilloje vendin kudo ku jetojne njerezit,por eshte bere Tirana me 1 milion banore,ndersa pjesa tjeter e vendit eshte SHKRETETIRE!
Me ate filozofi kriminale,qe lejuan dhe lejojne akoma shkretimin e vendit per te ardhur ne Tirane,po ashtu kane vepruar edhe me vete Tiranen!
Jane hedhur dhe vazhdojne te hidhen miliarda per zbukurimet ne qender te Tiranes,sidomos ne aksin Rinas-Liqeni artificial,sepse aty kalojne edhe turistet,gazetaret,diplomatet etj,ndaj edhe atyu kerkojne te banojne te gjithe ata qe kane vene pasuri,sepse cmimet e banesave kane shkuar si ne Londer,ndersa sa kalon unazen e vogel te Tiranes,ku banojne shumica e popullsise,gelojne GETOT si ne Kalkuta!
Pretendohet harbuterisht se do ndertojne porte,aeroporte,tunele etj,me projekte dhe kosto,qe as ne SHBA nuk do guxonin t’i shperdoronin kaq keq buxhetin e shtetit, por as u shkon nder mend se lagjet periferike te qyteteve,vecanerisht te Tiranes NUK KANE ASNJE ELEMENT JETIK TE DOMOSDOSHEM PER NJE KOMUNITET!
Se keta bandite politike i trassjtojne njerezit me kategori,si zezaket dikur ne kohen e KU-KLUS KLANIT ne SHBA!
Se perdoren sinjalistike moderne vetem ne qender te Tiranes,pastrohen rruget me me shume njerez dhe mjete,ka stola dhe tavolina per pushim,ka trotuare bosh dhe shetitore,por ne 90% te hapesirave te banimit te merret fryma nga mungesa e oksigjenit,pluhurit,diellit qe e mbulojne pallatet 10-15 kate etj!
Ne qender te Tiranes ka plot kosha mbeturinadsh,ndersa pas unazes se vogel mezi gjen ndonje kosh te harruar!
Pastroni qytetit,derdellit Rama,por kurre nuk u ka kerkuar llogari oligarkevbe te pastrimit se si i justifikojne miliardat qe marrin nga bashkite!
Doemos pislleku bie lehte ne sy,ndersa po kaq poshtersisht veprojne te gjithe oligarket qe qeveria ua ka dhene te gjitha sherbimet shtetertore me PPP!
Dhe poshtersite e PPP-ve i vuajne qytetaret,por Rama ua ka mbyllur gojen qytetareve,duke i madshtruar me gjoja “bashkeqevertisjen” e tij naziskine!
Prandaj them,i nderuari Viktor,lereni Berishen te merret drejtesia me ate kriminel,por hapini faqet e gazetes njerezve idealite,trima qe kane ide se si mund te ndryshoje ky realitet antishqiptar!
Kane qene shume 30 vjet,qe te bindemi se te gjithe partite aktuale politike kane SUNDUAR e jo qeverisur,prandaj duhen drejtuar ndaj tyre te gjitha BATERITE E ARTILERISE!
Eshte disfatiste te gjykohet se Rama te pakten NUK PASKA VRARE,se mbi te gjitha Rama VRAU PERFUNDIMISHT BESIMIN E NJE POPULLI TE TERE SE KY VEND MUND TE BEHET,!
Rama eshte XHELATI I FJALES SE LIRE,eshte njeriu i pa pershtatshem per te bere DEBAST!
Ai kurre nuk pranoi qofte edhe kritike sado te thjeshte,por te gjitheve u eshte pergjigjur me fjalor rrugaceror,tallje,cin izem etj!
Rama SUNDON,se vetem mendja e tij nuk gabon,ndaj ai kurre nuk eshtye terhequr me dinjitet sepse ai kurre nuk kerkon mendimet e te tjereve kur vendos te bejhe dicka etj!
Kush vjen nga SHBA e kuptonlehte se ne Shqiperi jetohet si ne nje vend te PUSHTUAR NGA OTOMANET MESJETARE!
Gjithcka eshte propagande e ndyre gebelsiane!
Saibe Isha osh shqiptari mo universal pick dhie qi mas foli torreve,.. tall bathen me “popllin katnar skipetar
..perdor fol ttorret e budallenjeve per tme largu ” shokun elektrik “amerikon! qe ja ka pjerdh trunin dhe ja bo syt tek a cift !!
Vallahi shikoni si osh bo n fytyr dhe sa osh shtrembu nga mrena dhe nga jash …
—
amerikonet e kapin leprin me qerre …ha ha ha ha …deri ne dhjetor , do kena habere dhe komedi tragjedi me kllounin saibe isha !
Opinione nga interneti me mesazhe morali, ne jeten e perditshme te gjitheve i vjen era mocalishte,…….historia 30 vjecare vetem monstra ka nxjere, nuk e di ku i lind morali ketyre anale isteve
Ne kete perplasje mdis dy gjysmave do dalin edhe shume gjera qe do ndihmojne per permiresmin e situates e pastrimin e trurit nha dogmad.
Por ne fillim do shohim turbullimin e me tejshem te ujit te qelbur por pas nje periudhe kohe do kemi rezultate inkurajuse dhe nje ekuiliber te ri pozitiv.
Duhet et kishte ndodhur me kohe por sic thote populli “me mire vone se kurre”