Pranvera Kola
Shpallen fituesit që do të ndjekin për herë të parë studimet e ciklit të dytë në programet “Shëndet Publik” dhe “Menaxhim Shëndetësor” në Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2021-2022. Pas vlerësimit të ankimimeve të bëra nga kandidatët në konkurim, komisionet e ekspertëve në këtë fakultet kanë detajuar tashmë listën përfundimtare të kandidatëve që duhet të paraqiten në afatet e caktuara për të bërë regjistrimin si fitues në secilin prej këtyre programeve të studimit. Sipas afateve të përcaktuara, për të mos humbur degën e fituar çdo kandidat që është pjesë e listës përfundimtare duhet të paraqitet pranë strukturave përgjegjëse të fakultetit deri në datën 12 nëntor për të konfirmuar procedurën e regjistrimit si fitues.
Konkretisht, në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën përfundimtare të 23 kandidatëve që duhet të paraqiten për të bërë regjistrimin në degën e “Masterit shkencor në Shëndet Publik”, 16 kandidatëve fitues në degën “Master profesional në Shëndet Publik”, si dhe 30 kandidatëve të pranuar në “Master profesional në Menaxhim Shëndetësor”.
Programet e studimit të ciklit të dytë në “Master i shkencave në Shëndet Pubilik” i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare të ciklit të parë me njohuri të thelluara shkencore teorike dhe praktike në drejtimin përkatës. Ky program mund të realizohet me 120 kredite dhe është me kohëzgjatje normale jo më pak se dy vite akademike. Në përfundim përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
Ndërsa programet e studimit master profesional në “Shëndet Publik” dhe “Menaxhim Shëndetësor” u ofrojnë të diplomuarve me një diplomë të ciklit të parë njohuri me karakter praktik profesional në drejtimin përkatës. Realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik. Studentët në këtë program, mbështetur në kriteret e vendosura në rregulloren e fakultetit për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

