Letër e nënshkruar
Pëllumb Meçaj, Tiranë
Ç’janë këta palo analistë në emisionin e TV Klan?! Zoti Hoxha, më mirë me thënë, ishe njeri me dosje. Na krahason shkuarjen e Partisë Demokratike te SHQUP-i me zhvendosjen e Ministrisë së Mbrojtjes te Akademia Ushtarake. Kjo mendoj unë, është e drejta e kryeministrit të veprojë dhe të zbatojë premtimet që i ka premtuar këtij populli dhe me sa shohim, po vepron në sensin e duhur.
Partia Demokratike, e kam thënë edhe më parë, që duhet të shkërmoqet dhe të krijohet një emër tjetër partie, me të tjera mentalitete. Na dalin disa çunakë analistë… Në panelin e zotit Fevziu ka analistë servil dhe shumë servil, duke përjashtuar zotin Lubonja dhe zotin Marku. Janë të paktë analistët e mirëfilltë në këtë vend që të jenë objektivë.
Kryetari informal i të djathtës nuk ul kokën dhe të ringrejë këtë parti, të bëjë analizën e humbjes dhe jo të kërkojë të ngrejë popullin në revoltë, që zotnitë të cilët zotni nuk janë, të vinë në pushtet. Nuk kanë faj, se sistemin gjyqësor e kanë këmbë e krye në mbështetje. Zonja analiste në këtë panel, na thënka se partitë politike kanë nevojë për mbështetje financiare (!). Këto parti, për mendimin tim duhet të paguajnë si biznes i madh, në të kundërt të mos na kërkojnë neve të paguajmë taksa. Ato parti pa përfaqësime në Parlament duhet të ç’regjistrohen me vendime gjykate.

te gjitha partite e vogla qe krijohen me qellimin e cetem qe te perfitojne nga shteti dhe qe nuk e shume te tjere kane asnje ideal sepse jane te gatshem te behen edhe me djallin vetem te jetojne qyl dhe te perfitojne pa dhene asgje,keto parti duhen te mos investohen nga taksat tona. Ne jemi deshmitare si luajne deputetet e partive qe na perfaqesojne ne kuvend si kaci idrizi dhe shume te tjere qe nuk ju intereson Idea dhe Parimi por vetem interesi personal.