Lëreni popullin…

anazapta

Kur dëgjon absurde të shprehura nga liderët e tu, ndjen një keqardhje vetjake për zgjedhjen e gabuar që ke bërë. Shprehja “në Parlament jemi diametralisht të kundërt me palën tjetër”, të trishton me përmbajtjen e saj pa mend. Për cilën palë e ka fjalën zotëria? Për palën 1 milionëshe apo atë 700 mijëshe? Si mund të jetë një popull kundër vetes? Mund të mos jemi në një mendje për disa gjëra dhe është normale. A e mendon zotëria se ne që e zgjodhëm e duam njëri-tjetrin se jemi një? Ai dhe askush tjetër nuk duhet të fusë farën e keqe të armiqësisë në zemrat jo pak të lënduara të shqiptarëve në rrjedhat e kohës. Le të dalin në ring zotërinjtë liderë e të thyejnë brinjët e njëri-tjetrit, por jo të një populli të vuajtur që sapo ka filluar të marrë frymë lirisht. Lëreni popullin në madhështinë e vet, pa u munduar ta keqpërdorësh djallëzisht. Ai di të veprojë kur duhet. Të fala, Profeti.

SMS në DITA

në 0689073730

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *