Pesë vjet pa Arben Puton: Specialisti më i mirë i të drejtës ndërkombëtare

J L
PROMOVOHET LIBRI I PUTOS - Historiani Arben Puto, duke dhene autografe, gjate ceremonise se promovimit te librit te tij me titull "Lufta Italo-Greke", ne ambientet e Universitetit Mesdhetar Shqiptar.

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta

Nga Ksenofon Krisafi

 

Pesë vjet më parë, më 11 nëntor të vitit 2016, u nda nga jeta prof. Arben Puto, një shkencëtar i madh, studiuesi më autoritar dhe më kompetent i historisë diplomatike të çështjes shqiptare dhe njëkohësisht specialisti më i mirë i së drejtës ndërkombëtare. Ikja e tij krijoi një boshllëk të ndjeshëm në shkencën shqiptare. Kështu e kujton kolegu dhe miku i tij, prof. Ksenofon Krisafi, i cili na rekomandoi që për të përkujtuar jetën, veprën, vlerat dhe kontributet fondamentale të prof. Arben Putos në historiografinë dhe në doktrinën e së drejtës shqiptare, të botojmë një shkrim të shkëputur nga libri i tij “Kontribute në shkencën dhe diplomacinë shqiptare”, i cili ka dalë në qarkullim ditët e fundit. Shkrimin ia ka kushtuar një prej veprave më madhore të prof. Putos, “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e  Fuqive  të  Mëdha,  1912-1914”.

Redaksia e gjykoi me vend botimin e shkrimit të titulluar:

“Arben Puto në Vlorë për pavarësinë e Shqipërisë dhe diplomacinë e Fuqive të Mëdha”.

Frang Bardhi, gati 350 vjet më parë, thoshte me të  drejtë  se  e  vërteta  nuk  ka  nevojë  të  stoliset  me fjalë të bukura. Ajo flet vetë. Edhe libri i prof. Arben Putos “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e  Fuqive  të  Mëdha,  1912-1914”,  që  është  e  vërteta  e pavarësisë shqiptare, nuk ka nevojë për reklamë e lëvdata. Është një libër emblematik, ekuivalent i të vërtetës, që flet vetë, i cili vjen në kohën e duhur, për t’iu evokuar shqiptarëve të vërtetat e mëdha të vlerave dhe të aftësive të tyre shpesh herë të nëpërkëmbura, të mohuara dhe të sulmuara. Ky është modeli i shkëlqyer i një studimi jo konformist, i një studimi të guximshëm, që dëshmon një profesionalizëm të admirueshëm, që i qëndron larg miklimeve ose edhe kërcënimeve të politikës apo të qarqeve pseudoshkencore që duan të krijojnë histori të paqena dhe të ngrenë nga hiçi personazhe fantomatike. Libri u promovua në qytetin e Vlorës, në një nga ditët e fundit të nëntorit  2012, në kuadrin e veprimtarive kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Autori i tij, Profesor Arben Puto, u lind në qytetin e Gjirokastrës. Ndoqi Liceun Kombëtar (francez) në Korçë dhe liceun “Châteaubriant” në Romë. Mori pjesë në Luftën Antifashiste  Nacionalçlirimtare.  Kreu  studimet  në  Fakultetin  e  Drejtësisë  të Universitetit të Moskës (1951), punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më tej në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Pas vitit 1990 mori pjesë aktivisht  në  proceset  demokratike  të  vendit,  duke  themeluar  dhe  kryesuar  Komitetin  Shqiptar  të  Helsinkit.  Është  lauruar  me  Çmimin  e  Republikës  të  shkallës së parë. Ishte anëtar i Akademisë së Shkencave. Ka shkruar një numër

të  madh  veprash,  ndër  të  cilat  spikatin  “E  drejta  ndërkombëtare  publike”;  “Historia e Shqipërisë” (bot. frëngjisht dhe anglisht); “Historia e Shqipërisë” (bashkautor në vëll. III dhe IV); “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të  Mëdha  1912–1914”;  “Demokracia  e  rrethuar”;  “Çështja  shqiptare  në  aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”, në tri vëllime; “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha: (1912-1914.

Prof. Puto është një ndër studjuesit më të mirë të çështjes shqiptare, i cili në rreth 15 botime madhore, ka trajtuar me kompetencë të pakontestueshme tema të rëndësishme duke filluar që nga dalja e çështjes shqiptare në Kongresin e Berlinit, te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, 1912-1913, Konferenca e Paqës e Versajës, 1919-1920, pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, çështja e caktimit të kufijve shqiptarë, njohja e shtetit dhe e

qeverive shqiptare, zhvillimet politike në Shqipëri prej vitit 1878 deri në vitin 1939, Lufta italo-greke, Konferenca  e  Paqes  e  Parisit,  1946  etj.

Me dritën e fuqishme të të vërtetave që rrezaton në korpusin e veprave të tij ai zhvleftëson çdo tentativë të dështuar për të cënuar apo për të vënë njolla në historinë e shenjtë të shqiptarëve.

Depërton në thellësi dhe trajton në thelb filozofinë politike të çështjes  shqiptare,  pa  e  parë  atë  të  shkëputur  nga filozofia dhe zhvillimet politike dhe gjeostrategjike të Europës në tërësi. Me aftësinë e veçantë të gjurmuesit, të vëzhguesit, të analistit të hollë ka dhënë një libër me

vlera  të  jashtëzakonshme,  i  cili  është  frut  i  një  pune kolosale shumëvjeçare, që dëshmon sërish energjitë e tij krijuese të pashtershme.

Objekti kryesor i shqyrtimit është aspekti diplomatik i çështjes shqiptare në evolucionin e vet në etapën “klasike” të imperializmit, në fund të shekullit XIX – fillim i shekullit XX. Por autori është fokusuar posaçërisht në studimin në detaje të dy vjetëve të historisë diplomatike të çështjes shqiptare. Ato nuk janë dy vjet të zakonshëm historie, por vitet e ngjarjeve më të bujshme në jetën e shqiptarëve. Janë koha kur u përmbys epoka e kombit shqiptar të robëruar dhe u

inagurua fillimi i një epoke tjetër, krijimi i Shqipërisë si shtet i pavarur. Këto vite përpjekjesh epokale autori i ka dhënë përmes analizës dhe përgjithësimeve të një morie faktesh dhe ngjarjesh, përmes shqyrtimit të kujdesshëm e tërësor të dokumenteve të mbledhura në fondet e arkivave të Vjenës, Romës, Parisit, Londrës dhe në arkivat shqiptare, si dhe përmes vështrimit

objektiv dhe të paanshëm të disa qindra studimeve dhe botimeve kushtuar kësaj periudhe dhe kësaj teme, të shkruara nga autorë vendas, por veçanërisht të huaj.

Hapja e vendit i dha mundësinë profesorit që ta zgjeronte edhe më tej sferën e kërkimeve arkivore dhe bibliografike. Prandaj varianti që i jepet sot lexuesit është ripunuar dhe pasuruar me fakte, të dhëna dhe zhvillime të panjohura më parë, të zbuluara gjatë kësaj periudhe. Ato i kanë dhënë botimit një tjetër pamje, sepse kanë saktësuar dhe vërtetuar hipoteza të ngritura prej kohësh prej tij. Mbi bazën e tyre spektri i shikimit dhe vetë objekti i studimit është zgjeruar

edhe në drejtime të tjera.

Ai ka deklaruar se u ndal “posaçërisht në periudhën e Pavarësisë (1912-1914) jo rastësisht sepse ajo është pa dyshim një periudhë kthese në historinë tonë kombëtare, por edhe e vetmja periudhë që i hapet trajtimit sintezë të çështjes shqiptare me të gjitha problemet që ka shtruar tani dhe më parë.”

Libri përshkohet nga fillimi deri në fund nga portretizimi me mjeshtëri të rrallë i kryearkitektit

dhe atit shpirtëror të pavarësisë shqiptare, birit të shquar të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, patriotit të madh Ismail Qemali. Profesor Puto e ka dhënë atë me një profil të spikatur atdhetar, si politikan të mbrujtur me ideale të thella kombëtare, si një nga personazhet qendrorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ismail Qemali, sipas Prof. Putos, ishte politikan me kulturë të gjithanshme, njeri me vizion dhe horizont të gjerë, me koncepte solide demokratike, udhëheqës

i nivelit europian, me bindje liberale përparimtare. Ai është skicuar si shtetar dhe diplomat i formatit ndërkombëtar dhe është vendosur në vendin e nderit në panteonin e politikës dhe diplomacisë shqiptare 17Kontribute në shkencë dhe në diplomacinë shqiptare të të gjitha kohrave. Në këtë libër ai shfaqet si një veprimtar me njohuri të thella në politikë e në histori,

në diplomaci e jurisprudencë, me logjikë të shëndoshë dhe forcë imponuese të argumentit apo të arsyetimit, me këmbëngulje të paepur për mbrojtjen e kauzës së shenjtë të atdheut të vet. Prof. Puto ka nxjerrë në dritë më mirë se kushdo tjetër rolin dhe aftësitë e gjithanshme politike e diplomatike, erudicionin dhe njohuritë e gjera, guximin, urtësinë, largpamësinë dhe

pathosin patriotik, tipare inherente të personalitetit të tij, që e shoqëruan gjatë gjithë jetës, por sidomos në dy vitet e vështira 1912-1914.

Ismail Qemali, siç pohon autori, realizoi synimin madhor që Kuvendi Kombëtar i Pavarësisë të

kishte përbërje dhe karakter mbarëkombëtar. Në kushtet tepër të vështira të asaj kohe, i përballur

me pengesa të pafundme nga segmente të caktuara të faktorit ndërkombëtar, veçanërisht nga fqinjët, por edhe nga kundërshtarë politikë brenda vendit, Ismail Qemali arriti të mblidhte në kuvendin e themelimit të Shqipërisë së pavarur, përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria etj.

Për të përgatitur këtë vepër, autori, siç e thotë edhe vetë, ka bërë një rrugëtim të gjatë në kohë.

Fillesat zbresin në vitet ’60 të shekullit të kaluar, kur e tërhoqi fuqishëm tema interesante e hedhjes së themeleve të shtetit shqiptar dhe ballafaqimi i strukturave të tij të brishta me diplomacinë e rafinuar të Fuqive të Mëdha të kohës.

Shtytja kryesore për t’u angazhuar në këtë fushë, siç është shprehur vetë, i “ka ardhur nga bindja se përpunimi i historisë diplomatike ka një rëndësi të veçantë në rastin tonë. Historia diplomatike e nxjerr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në dimension të ri, e vendos atë në kontekstin ballkanik e bile evropian, në një plan më të gjerë.”

Me stil tërheqës, me shumë art, me gjuhë gati letrare, ai na drejton në itinerarin që do të çonte në ditët e pavarësisë, në hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar dhe daljen e tij si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Me këmbëngulje shembullore, me përkushtim të rrallë atdhetar, me aftësi të veçanta, me talent të

admirueshëm, ai ka dhënë një vepër madhore, një nga studimet më të mira, më të plota e më të përsosura të historiografisë shqiptare për këtë temë.

E nis me një vështrim tërësor e gjithëpërfshirës në disa prej titujve më të rëndësishëm në bibliografinë e huaj dhe atë shqiptare kushtuar pavarësisë së Shqipërisë, duke paraqitur shkurt thelbin e çdo punimi, vlerën apo trajtimin e gabuar ose tendencioz të çështjes shqiptare nga ana e tyre. Në vijim ka vënë në fokus disa autorë, të cilët, të prirur nga ndjenjat antishqiptare dhe të mbështetur mbi falsitete apo kritere ekstrashkencorë, kanë përhapur akuza të paqëna mbi shqiptarët duke i akuzuar si popull pa intelekt dhe pa aftësi politike, organizuese e shtetformuese, që nuk mund ta ndërtonin vet shtetin e tyre, por e patën dhuratë nga diplomacia e Fuqive të Mëdha.

Ecuria e zhvillimeve të bujshme të asaj kohe, pas shpalljes së pavarësisë do të vazhdonte me përpjekjet për afirmimin ndërkombëtar të shtetit shqiptar. Që në ditën e parë, më 28 nëntor, Ismail Qemali do t’iu drejtohej Fuqive të Mëdha, Portës së Lartë dhe fqinjëve me kërkesën zyrtare për njohjen e shtetit të porsakrijuar. Qëndrimet e mbajtura prej tyre autori i ka shtjelluar me hollësi. Bie në sy një episod interesant, që ka të bëjë me përgjigjen kurajoze të Ismail Qemalit ndaj Vezirit të Madh të Turqisë. Ky i fundit nuk sillte si argument dhunimin e ligjeve të brendshme otomane, për të kundërshtuar shkëputjen e Shqipërisë, por e shtronte çështjen nga pikëpamja e sigurimit të përkrahjes ndërkombëtare të Shqipërisë si kusht për ekzistencën e saj pas shpalljes së pavarësisë. Prandaj e pyeti Ismail Qemalin se tek cila fuqi shpresonte Shqipëria të mbështetej, tek Austria apo tek Italia? Dhe në formën e një presioni të tërthortë i tha që Shqipëria nuk duhet të harrojë shembullin e Krimesë, për të cilën pavarësia nën mbrojtjen e Rusisë nuk ishte veçse preludi i nënshtrimit të plotë. I. Qemali ia ktheu gjithë dinjitet se “Shqipëria nuk mbështetej as tek Italia dhe as tek Austria, por tek e drejta që kanë shqiptarët për të ekzistuar dhe për të pasur një kombësi të vetën si dhe tek detyra që kanë fuqitë për të respektuar kombësitë”.

Vështrimi i gjerë panoramik dhe analiza e thellë e ngjarjeve dhe fakteve ka nxjerrë në dritë disa të vërteta të mëdha që përfaqësojnë historinë reale të pavarësisë dhe të lindjes së shtetit shqiptar.

Shtjellohen me mjeshtëri të madhe veprimtaria, vlerat dhe meritat e padiskutueshme të Ismalil Qemalit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë si dhe veprimtaria antishqiptare e Esat Pashë Toptanit dhe e personazheve të tjerë problematikë të asaj kohe. Këta e kishin hallin te kolltuqet qeveritare për veten e tyre. Nuk preokupoheshin aspak për fatet e të ardhmes së Shqipërisë. Por i kundërviheshin kryetarit të qeverisë së përkohshme, i cili, së bashku me bashkëpunëtoret e vet, përpiqej për ngritjen nga themelet të shtetit të ri shqiptar dhe njëkohësisht luftonte për kapërcimin e vështirësive dhe përballimin e sulmeve që vinin nga fqinjët për aneksimin e territoreve shqiptare.

Vend të veçantë kanë zënë qëndrimet e diplomacisë së Fuqive të Mëdha të shfaqura gjatë shqyrtimit të statusit politik nga Konferenca e Ambasadorëve, 1912-1913 dhe posaçërisht vendimet e saj për të ardhmen politike të Shqipërisë, vendimet e 17 dhjetorit 1912 dhe

ai i 29 korrikut 1913 për statusin e saj, vendimet e 22 marsit dhe 11 gushtit 1913 për cungimin e territoreve dhe caktimin e kufijve, përpjekjet për anulimin e veprimtarisë së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe shkatërrimin e saj, “dorëheqja” e imponuar e Ismail Qemalit dhe instalimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit etj. Libri mbyllet me shtjellimin e ardhjes, qëndrimit dhe largimit të princ Vidit nga Shqipëria, për të cilin Prof. Puto ka dhënë një nga përkufizimet më ekcselente duke thënë se “Principata e Vidit nuk është as eveniment as

festë. Është folklor, ekzotikë”.

“Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914” nuk është vetëm një vepër themelore me karakter historik. E trajtuar nga një shkencëtar me profil të dyfishtë, historian i klasit të parë dhe jurist i shkëlqyer, krijuesi së drejtës ndërkombëtare në Shqipëri, por edhe

një nga studiuesit dhe njohësit më të mirë të së drejtës publike dhe të drejtës kushtetuese shqiptare, ajo ka patur fatin më të mirë të mundshëm, për t’u shtjelluar në të gjitha aspektet e veta, si në atë historik ashtu edhe në atë juridiko-ndërkombëtar dhe juridiko-kushtetues.

Është kjo me sa duket edhe një ndër arsyet pse vepra e Prof. Putos tingëllon veçanërisht interesante. Ajo është histori politike, histori diplomatike dhe njëkohësisht histori e institucioneve të shtetit të parë modern shqiptar dhe e së drejtës së tij.

“Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914” e Prof. Putos nuk është shkruar enkas për përvjetorin e njëqindtë të pavarësisë. Është edicioni më i ri i një vepre madhore, e cila i ka fillesat e veta rreth viteve ’70 të shekullit të kaluar. Ishte viti 1978 kur doli

në qarkullim botimi i tij i parë, produkt i një studimi të gjatë. Botim i guximshëm u cilësua nga kritika e kohës, sepse për herë të pare u pohuan me kurajo disa të vërteta që dukej se dilnin disi jashtë shablloneve ideologjike të kohës.

Prof. Arben Puto me librin për “Pavarësinë”, dëshmoi se kishte hyrë në thelbin e filozofisë politike të çështjes kombëtare shqiptare, duke e analizuar dhe vlerësuar atë në kontekstin e filozofisë politike evropiane.

Ribotimi i librit “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha, 1912-1914” do të mbetet shprehje e angazhimit permanent të autorit për një nga temat qendrore të historiografisë shqiptare, e cila e kishte tërhequr shumë herët. Ajo ishte edhe kurorëzim i pasionit të tij të veçantë për ndriçimin e plotë të një prej periudhave më kruciale të historisë së shqiptarëve. Libri  erdhi  si  një  monument  virtual  për  pavarësinë  shqiptare,  për  shtetin  e  shqiptarëve  në  fillimin  e shekullit të kaluar, për Ismail Qemalin dhe tërë plejadën e rilindësve dhe idealistëve të shquar që, në ato  ditë  të  vështira  e  të  ftohta  të  fundit  të  vitit  1912, morën  rrugën  nga  drejtime  të  ndryshme  të  trojeve  shqiptare dhe shtete të kontinentit për të mbërritur në Vlorë, me qëllimin madhor që, pas gati 500 vjetësh, t’i jepnin  Shqipërisë  një  shtet,  të  ndërtuar  me  kujdesin, mençurinë  dhe  përkushtimin  maksimal,  sipas  modeleve më të mira perëndimore.

Ortahisar escort

Share This Article
1 Comment
  • Kam patur një farë respekti per Arben Puton e ndjerë por një letër që ai i ka dërguar më 27 gusht 1990 Elez Biberajt, ish-shefit të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe në atë kohë e ka shumezuar me zero..Pse ?
    .
    Kadareja,Driteroi,Sali foltorja e deri te Ramortja i Taq Rames e kane “lodhur” Rinasin dhe jo vetem qe nuk kane lene kryeqytet te EUROPES pa shetitur por kane marre dhe benefite te tjera si dieta APO blerje materialesh ne perendim qe dhe vete ministra te Enverit apo antare te KQPPSH i kishin enderr..dhe jane te paret si minjte qe kur pane qe anija po mbytej u bene disidente te vonuar dhe te mallkuar..
    .
    Jo vetem kaq por disa prej tyre kane firmosur pas nje “luge corbe” te prishur ku e kam fjalen per Saliun qe “aktroi” para Hysni Kapos ne Paris se e kishin takuar dy persona qe i kishin propozuar bashkpunim por a me trimeri nuk kishte pranuar..e kush mund te ishte tjeter se Frani me Elezin keto Sami Amen-e antishqiptare apo Rama kur tha se jam rekrutuar nga Sorrosi qe ne 1990-1991 etj.
    .
    Nese analizojme kete Arben Puton i lidhur familjarisht me Manush Myftiun ( e kishte kunat) sidomos keto rrjeshta me poshte

    Arbeni i drejtohet Elez SERBiberishes:
    .
    .Zoti Elez, në qoftë se do ta quani të mundshëm një takim apo edhe një bisedë telefonike kur të jem në Paris, po ju shkruaj adresën, mund të informoheni pranë “Institut Charles de Gaulle”, 5 Rue de Solférino, 75007 Paris, tel. 45.55.12.60, telex: ICG. CENT 270 823. Pyesni paraprakisht në kanë ardhur apo jo përfaqësuesit nga Shqipëria.
    .
    Komentuesi le të nxjerrë konkluzionin vete..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *