Berishën e kanë përzënë nga shtëpia, ai kërkon ballin e qoshesë!

Ornela

Në 11 Dhjetor Berisha ka shpallur,
mbledhjen e Këshillit Kombëtar,
po formalisht Berisha mund ta shpallte mbledhjen e Kuvendit,
vetëm nëse do të ishte Kryetar!

Berisha jo vetëm që s’është Kryetar,
tjetërkush e ka vulën kryesore të Partisë,
Sala është përjashtuar nga Grupi Parlamentar,
e rrjedhimisht për pasojë tani ai është jashtë shtëpisë!

Berisha i “paprekshëm” ka mbetur tek Ura e Qabesë,
mëkatet që ka bërë më mirë nga të gjithë ai vetë i di,
dhe për çudi kërkon ballin e qoshesë,
dhe pse s’ka të drejtë të hyjë brenda në shtëpi!

Gjatë kohës që Berisha vijon me foltoret,
i vetëshpallur dhe si Kryetar,
Lulëzimi nuk ka thirrur në ndihmë fallxhoret,
dhe aq më pak akoma nuk është duke ngrënë bar!

E kemi parë në një qetësi olimpike,
thuajse aspak i shqetësuar,
i bindur se një parti antiamerikane,
këtu asnjëherë s’ka për t’u krijuar!

Le të mendojmë një çast në mënyrë hipotetike,
sikur vendin e Kryetarit Saliu e fiton,
dhe Kryetari me “Non Grata”,
do ftohet për një vizitë në Uashington!

Duke pasur targën “Non Grata”,
Saliu në Amerikë nuk hyn dot,
këto qenë qasje hipotetike,
por që mund t’i provojë një idiot!

Disa skandale Saliu do provokojë,
në vigjilje të 11 Dhjetorit,
po unë them se po i bëhet gati,
një qeli “luksoze” doktorit!

Siç dhe po e shikoni,
tani asgjë s’është e pamundur,
është e sigurt se Berisha,
në djepin e Skënderbeut nuk është tundur!

Ca analistë trutharë,
sajojnë në trutë e shplarë një listë,
që për arsye ekuilibri,
do shpallet “Non Grata”,
dhe një udhëheqës i lartë socialist!

Po Amerika e Madhe,
nuk punon me logjikë kalamani,
ose më keq akoma,
me prrallën ballisti dhe partizani!

A.DUKA

Dulkadiroğlu escort

Share This Article
4 Comments
  • O bejte! Metrika e vargjeve të ka dalë jashtë kontrollit. Mos je më mirë kur bën vargje të shkutra? Apo kjo foltorja e “kërmës” Sali të ka çorientuar pak? Jo për gjë, por dhe artikulli i kryeredaktorit A.Thano ,”Bërtitjet tuaja, pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt” (një filmim i vjetër që tregon se haxhinjtë duartrokitës dje dhe sot janë turpi ynë historik”, nuk bën sens për sa kohë këndi yt o bejte, është prej kohësh këndi i propagandës së pushtetit të rilindjes. Dikur për një moment kujtova se nuk kishte ndryshuar gazeta Dita, por Edvini me ca petrita, por tashmë është e qartë ishit bashkëpuntorë të rilindjes, me të marrë pushtetin, i bëtë mutin popullit. Shiko edhe sa veta të komentonin dikur, dhe sa tani o Ben Duka. Ju ka dalë të gjithëve fytyra e vërtetë. Uroj që mos të filloni edhe ju me çensurën e zërave që mendojnë ndryshe, sepse kjo do shënonte vërtet fundin. Mos u katandisni të paktën si Syri.net që vë rubrikën e komenteve dhe nuk publikojnë asnjë koment atje, i çensurojnë, dhe pastaj bëjnë propagandën e Berishës për demokratizimin e PD. Njerëz që flasin për lirinë e fjalës dhe janë çensurues qesharakë. Si mund t’iu besosh këtyre sharlatanëve si ÇIM PEKA&CO?

  • Jepi perdite Beno Duka,
    vargje shkruaj per Sali,
    kur te vdese plaku Mere,
    si do ja bejme une dhe ti?

    Ti me Sali bej bejte perdite,
    Une ne goje Sali kastravec
    ta shtyjme sa te mundim,
    ndryshe behemi memec!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *