SHËNIM: Dueli i një humbësi të shumëfishtë dhe ‘kostandinit’, një analizë mbi Foltoren si shërbim i Doktorit për vendin, ose çfarë do të thotë ta shohësh akoma shpresën te Berisha

redaktor

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Vëmendja që po i kushtohet “luftës” brenda Partisë Demokratike duket se ka lënë çdo zhvillim tjetër në vend në hije dhe kjo është e kuptueshme.

Fillimisht, zgjon kureshtjen fakti se pasi u largua nga çdo post me votë ose u dorëhoq gati një dekadë më parë, tani z. Berisha shpreh gatishmërinë dhe aspiratën e tij për t’u rikthyer dhe rimarrë gjithçka mrapsht.

Për më tepër, foltoresh e rrjetesh sociale, ish-kryeministri ka një qëndrim që herë të kujton ata pronarët që iu është mohuar e drejta (si për shembull me ligjin 7501) e herë atë zonjën plakë që kur të bëhej nuse sërish do nusërontë si askush.

Po aq kërshëri ndjell rishfaqja e sa e sa figurave të së shkuarës, të hidhëruara në kohë, që kanë përveshur mëngët e pluhrosura për një betejë fjalamane me një tufë të papjekurish individualisht e politikisht, të vetëshpallur e tashmja dhe e ardhmja e një force politike në grahma.

Loja me pika statutore e oportunistëve që shpresojnë që era t’ju fryjë në vela, padyshim, është interesante për t’u ndjekur.

Nga ana tjetër, nuk ka si të mos tërheqë vëmendje kthimi në një trofe, tashmë të mpakur, të një partie që edhe na ka udhëhequr. Lideri i saj historik dhe pinjolli i tij politik përplasen pamëshirshëm duke e demaskuar njëri-tjetrin dhe duke i lënë në derë përgjegjësinë për gabimet që, në fillim, e kthyen partinë në një grupim që pushon çadrash e më pas në mandat-djegur që çirren rrugëve.

Dueli i një humbësi të shumëfishtë, që, çfarëdo ka, ia kanë vënë në prehër, dhe i dikujt që, pasi paska humbur shumë kredite përtej oqeanit, ka nevojë të ripërtërihet, është interesant. Ndonëse tashmë është e qartë, se cilido syresh mund tjetrin, një ‘fitore si të Pirros’ do marrë.

Është edhe disi komike gjithë kjo tymnajë. Teksa hedhin shashka për kompromise të fshehta me Ramën, as PD-ja e foltores e as ajo që preferon dyert e pasme të selisë nuk duan ta kuptojnë se Rama s’ka pse të lodhet me të tilla marrëveshje.

Paaftësia e partisë në fjalë për të bërë të paktën rolin e vet si opozitë i ka dhënë Ramës një mundësi të pashoqe për të forcuar pushtetin e vet, çka ai hapur po e bën.

Por, mbi të gjitha, zhvillimet brenda Partisë Demokratike janë kaq shumë në vëmendjen tonë sepse nisma, krejtësisht për interesa personale e dikujt, që shqiptarët ndër vite i kanë besuar mjaft, mori përmasa më të mëdha. Dikush që është ulur në thuajse të gjithë postet drejtuese të vendit, u rishfaq qytet më qytet për të mbledhë firma e mbështetje dhe, deri diku, ia doli.

Përtej aftësive të ish-kryeministrit të regjur me gënjeshtrën, ekzistencës së një turme që ka qenë kurdoherë e gatshme të japë e të bëjë gjithçka për mitin, dhe mundësisë se numri i publikuar i firmave për mbledhjen e kuvendit të PD-së mund të jetë inkonsistent me shifrën reale, fakti se një ‘kostandin’ i politikës ende gjen përkrahje tregon shumë.

Ideja se dikush i shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara dhe i shënjestruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend shihet si shpresë nga një fraksion i shqiptarëve vë në dukje se sa pak të besueshëm i kemi liderët aktualë.

Besimi te z. Berisha, edhe pse i larguar nga pushteti, i moshuar, i lodhur, i shpallur i padëshiruar dhe me barrën e krimeve mbi supe e ndërgjegje, shfaq si ne drejtohemi sot. Hedh dritë mbi nivelin e mjerueshëm që një kastë po aq e mjerë politikanësh parasheh si të denjë për ne.

Perceptimi i z. Berisha, prej disave, ‘si një e keqe më e vogël’ se pasuesit e tij në pushtet është provë e mjaftueshme e veljes kolektive nga elita e sotshme politike.

Prandaj, pak rëndësi ka se ç’rrjedhë merr ‘foltorja’, nëse ajo e mbledh kuvendin e demokratëve, apo nëse firmave iu fshihet boja në kasafortë. Për sa kohë ajo ka shërbyer për t’i treguar shqiptarëve se politika jonë nuk mund të bëhet më as nga ideuesi i saj dhe as nga pasuesit e tij në parti, në poste e në qasje, vëmendja ia ka vlejtur.

E nga kjo perspektivë, ndoshta ‘foltorja’ është shërbimi më i madh që doktori ka bërë vendit në tre dekada pluralizëm.

 

Marmaris escort

Share This Article
28 Comments
    • Eshte deshperuese kur sheh nje pjese te mire te PD-isteve t’a krahasojne Salehun me Skenderbeun ,çfare injorance por me e keqja eshte se llumi qe e ndjek pas me shprese te marre karriget e humbura dhe bashke me to perfitimet duke grabitur popullin e thjeshte.KURRE nuk mund te vijne ne pushtet Salehet,Flamuret,Mediet,Paloket apo gjithe paloqet e tjere.E djathta duhet te krijoje nje te djathte te re pasi PD*ja e Salehut ka per mision te mbroje Salehun dhe familjen e tij ngaUSA .(Te gjithe bastardet çirren se nuk ka fakte per krimet e Salehut kur gjithe populli i di qe nga ’97 firmat piramidale,Armo,Furnizimi me nafte i Millosheviçit e shume tjera…

  • Edi Rama erdhi ne pushtet ne 2013 me Kaseten ne goje “Fajin e ka Saliu”!
    I bindur se kjo Kasete ishte fitimprurese, e mbajti ne goje 8 vjet ne c’do zgjedhje duke i shtuar edhe “Po ika une, do vije Saliu” si dhe “Basha eshte kukulla Saliut”!
    Dhe me Saliun ne goje Edi Rama mba prej 8 vitesh pushtetin, kurse Lulzim Basha me Saliun mbi kurriz ka mbajtur humbjen.
    Tanime Lulzim Basha e ka shkarkuar Sali Berishen nga shpina. Edi Rames nuk i vlen me ajo Kaseta me Sali….
    …dhe Shqiperia po perjeton krize te thelle ekonomiko-financiare te nje Borxhi Publik me katastrofikun e 30 viteve ku ne 8 vite jane marre 3 here Borxhe per te lare Borxhe.

  • Kjo qe ndodh ne PD eshte pasqyre e gjendjes kriminale te politikes shqiptare te ketyre 30 vjeteve,por mos kujtoni se ne PS eshte me mire!
    Edi Ramen ne pushtet e mbajne militantet e punesuar ne administrate,Kuvend,ministri etj dhe sapo t’u rreshqasin kembet nga vendi i punes kthehen 1 mije here me te eger se keta shpellaret e PD!
    Vetem lindja e nje partie te re,nga njerez te pa perlyer ne politike,por qe te marrin ne dore fatet e vendit duke denoncuar me fakte te gjithe klasen politike aktuale!

  • SALI BERISHA ESHTE AI QE KA TREGUAR ME GISHT SHBA: NJE HAJDUT I KORRUPTUAR DHE NJE KILLER VRASES NJESOJ SI ENVERI

    prandaj:

    Edhe SHBA i ka mballosur vulen e zeze ne pasaporte duke e lene ne dore te drejtesise qe te vendose cfare te beje me kete krminel enverist,

    por:

    Lulzim Basha ishte qe ne zanafille BEDELI i Saliut ne politiken enveriste shqyptare dhe PARASHYTISTI i hedhur nga Saliu ne te gjitha postet qeveritare dhe bashkiake. Ketu lind pyetja llogjike: Po cfare pelqeu Sali Berisha tek Lul Basha qe nga kamarier te Enverit ne Rinas e beri minister, kryebashkiak dhe kryetar te PD kur Luli eshte vetem nje dembel servil dhe dallkauk i lindur? Pergjigja mund te gjendet tek Argita por me teper tek garancia qe ndjente Saliu tek BEDELI i tij qe askush nuk do ta prekte per krimet e tij derisa te kishte Bashen prane dhe te fshihej pas tij si gabeli pas gaxhoit per kete e komandoi PD si nje enverist i vertete me ane te lodres se tij Lulzim Basha, por edhe duke u perkrahur nga vampiret fanatike ne PD deris DASH e shpalli Saliu non grata dhe ja zbathi breket duke e etiketuar si kriminel te korruptuar, hajdut dhe vrastar. Shqyptaret e dine mire pse keshtu qe nga hajnia ne rrugen e Kombit e deri ne vrasjet ne Gerdec, te Remzi Hoxhes e Kosta Trebickes e deri tek Piramidat Hajdute qe e futen vendin ne nje Lufte Civile qe la pas mbi 4000 te vrare dhe shkaterroi shtetin

    KETO JANE FAKTET KRIMINALE PER SALIU DHE KUSH I MOHON ESHTE QORR FANATIK ENVERIST KETO JANE EDHE FAKTET E DASH QE E SHPALLI SALIUN. SI LIDER TE KORRUPTUAR DHE KRIMINEL QE KA MINUAR DEMOKRACINE

    por:

    Lulzim Basha gjate gjithe kohes ishte dora e djathte e Saliut qe ka mare pjese ne te gjitha krimet e tij, madje qe i ka shpetuar drejtesise me raporte mjeksore

    QYSH KESHTU?

    Ne kete situate te ndash Saliun nga Luli eshte si te ndash ne nje hale mutin nga kaka dhe fajin e hales ku dhjet per vite meradhe PD enveriste e Saliut nuk e ka Edi Rama qe ferkon duart ne Surrel nga qefi, as Ambasada amerikane ne Tirane qe e ka lene Ramen te livadhise si t’ja doje bytha komuniste me korrupsionin e tij alla Bashkim Ulaj&Lukuni, por fajin e kane vampiret fanatike te PD qe e kane lene Shqypnine pa kurfare opozite,

    njashtu:

    SI NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT

  • Znj. Edona! Më parë se të vije në thonjëza foltoren (nevojtoren e Saliut) mirë do ishte të vije në to fjalën “shërbim” dhe ky aq më pak si i madh. Foltorja e Berishës nuk ishte, pos hallit të tij të madh, dhe nuk ka të bëjë fare me realitetin shqiptar, i cili dhe ashtu si është perceptohet nga shqiptarët shumë lehtë dhe shumë qartë. Foltorja po, nëse ka bërë një shërbim, ky është se nxorri açik në pah kalbësimin e PD, të cilën e ka sjellë në këtë derexhe, në skenë e prapa saj, pronari i saj historik dhe tash pronar i nevojtores së saj., fund të cilin monstra, nuk e kish parë as në ëndrrën e tij më të keqe. Dhe për këtë shërbim të jashtëzakonshëm që, ShBA me silurën e saj “non grata” i kanë bërë popullit shqiptar, t’i falënderojmë ata, se pa këtë, ne në funeralin e tij, do t’ia kishim mbuluar arkivolin me flamurin kombëtar, të cilin pavarësisht retorikave politike të ndjekësve të tij, më shumë se kushdo e ka përdhosur ai. Si përfundim Long Live USA!

  • Nuk e kuptoi perse i fryret ketyre mendimeve qe Berisha i shpreh ne keto foltore te pista.
    Ore zotri Gazetare.. Perse nuk i bini drejte problemit themelore.
    Perse nuk thoni qe berisha thirri foltoren per tu mbrojtur nga Amerika.
    Tjerrja e ketije problemi i ben te mundur Berishes te rikoperoje ato krime qe ai ka bere gjate kohes qe ishte ne pushtet pore edhe pas kohes qe ishte ne opozite.
    Problemi Themmelore eshte ne mes Amerikeas dhe Berishas. Berisha nepermes ketyre fatkeqeve qe mblidhen per ta ruajture Berihesn e inkreminuar deri ne palce se nuk po ju thm budallejev,(e meritojn ti konsiderojem budallej) Ketyre u vete mendja se tani e gjeten zeusin e fjetur per te mundur Ameriken. Ore kan mende ne kok keta apo jo.
    Eshte per tu habitur.Perse shkrimtare dhe analiste e banaliste i largohen problemit themelore.Me sa duke edhe keta kane “shprese ” foltorja do ta munde SHBA-ne.
    Pra Berisha eshte i kriminalizuar dhe keta qe i shkojn pase duhet te mendojn ne radhet e pare si prinde.Po sikur te ishte djegu femija i i ketyre palo depiteteve qe i vijn ne ndihme ketij krimineli si do teb reagonin.
    Po a jan prind ata qe femijet e tyre u dogjen ne flakte te barutit per te fituar Berisha. Po 21 Janari, Po 1997. e plote fatkeqesi te tilla qe berisha u solli shqiptarve ne vende te demokracise dhe lisise.
    Jo pak pergjegjes jane edhe keta Gazetar qe i shmangen problemit themelore.Asnje leshim nga problemi themelor. qe eshte Berish-SHBA Berisha nje male me krime SHBA e penalizon, keta i sillen rrotull per ta rikoperuar Berishan.TURP!

  • Problemi i PD nuk eshte Berisha,,ESHTE ANETARESIA E PD.Kete e kam thene qe 30 vjet me pare..
    Anetaresia e mbeshtetesit e PD jane rrugacerit,byrgaxhijte,maloket grabitqare,hajdutet e shkolluar dhe te pashkolluar,qe shohin tek Sali Berisha VETEN E TYRE.
    Problemi i tyre perballe PS eshte se nuk behen kurre aq shume,sa te fitojne zgjedhjet.
    Kam 8 vjet qe denoncoj vjedhjet e pambarimte te Rames,por sa shoh ftyrat e ketyre ne oborrin e qendres se votimit,votoj perseri Ramen.
    Peoblemi jone eshte shume i thjeshte.Ende ne skenen politike shqiptare,nuk ka dale nje Parti me Logon:UNE NUK VJEDH,NUK LEJOJ TE VIDHET,KUSH KA VJEDHUR NE BURG.

    • Po dhe anetaresine e PSse e kane vjedhur fshataret dhe dhiaret e tenderave dhe mashtrimeve. Pisanjoset e Ahemtajt, Qendros, Gjiknurit, Alket Hysenit, kurvat e Veliut, Ballukut, Demos, e me radhe..
      Dhe Vilma Nushit, meqe e ke shume per zemer

  • Ka qeverisur Berisha 8 vjet. Ka tani 8 vite qe qeveris Rama. Po qeveris me mire? Absolutisht JO!
    Humbesi nuk eshte as njeri, as tjetri. Humbesi mbetet ky Popull qe nuk del ne votime por duron qeverisjet e votuara nga “demo” militantet qe votojne qe ne oren 7.00…(dhe pastaj ankohet neper kafene per qelbesire-qeverine)
    (dhe ankohet pastaj

  • Monstra mesjetare e kulles se erret,Sali,ja ka dale gjithmone,qe sa here qe hedh nje gure brenda,,ne vorbullen e injorances,ligesise dhe makuterise te dynjase arnautase,kjo e fundit merret gjithe kohen me te, me nje kenaqesi perverse,duke vazhduar keshtu, te vidhisin veten dhe vendin gjithmone dhe me larg,nga hapesirat e ndriteshme Perendimore.
    Lloji i saliut,likes,qe vazhdojne ta mbajne pushtuar nga brenda kete vend, shikojne surretet e tyre te pasqyruar,ne surratet e vet durnjase arnaute.
    Rama,eshte nje qenie,me te mirat dhe te metat i veta,por ndihet qe i perket botes njerzore demokratike,kurse speciet e llojit sali,meta,nuk kane asgje te perbashket me kete bote dhe me vet specien njerzore,po keshtu dhe vorbulla gjirizore qe ata verdallosin:
    Kjo shpjegon dhe ate qe Rames,i versulen ata me tere vokabolarin,e lehjeve te nje tufe te terbuar,kurse kur hapin gojen kunder, salirave,ku ndjejne racen e vet,ata e nderpresin lehjen dhe nxjerrin angullima gjithe respekt.
    Keshtu qe duke bashkuar ketu dhe dualizmin e Rames,qe per hire te karrieres se vet,ben leshime qe as te qijne as te leshojne,kur si pasoje e gjithe kesaj ky vend eshte shndrruar ne nje vend te vertete MUTI ME ERE,dhe vazhdon te frymoje grahmat e fundit si vend europian.
    Jemi vendi,qe e kemi provuar dhe vahdojme ta provojme katerciperisht,qe pushtimi,me i erret me i ndyre dhe me i eger i tij vazhdon ti behet nga
    ´´te vetet´´:
    Kur e detyruan te tjeret, Turqine te na linte(shumica ketu vazhdon ta kete shume xhan ate),bejleret tane turkomane laramane,u sollen me gjindjen shqiptare dhe sunduan dhe me eger,se vet turku.
    Prandaj mundesia e vetme,per ta ripagezuar kete vend si vend europian,nqse ata me ne fund do te munden,mund te vije vetem nga Amerika,mbasi Europa me te drejte vazhdon ti druhet,qe te fuse kete infeksion malinj rural islamik,ne gjirin e saj.

  • OK,Edona.Në Shqipëri dhe jo vetëm po shfaqet një filmë me ngjyra,Ku personazhin kryesor e luan Sb në rolin e “PLAKU MERE(I martë të keqen K.Roshit)”, i paparë në rruzullin toksor.Që nga frika e mëkateve që ka bërë në 30 vite vërtitet në çdo qark me të njëjtit militant për të provuarë sa ARMË kanë Ata për luftë kundër Amerikës,në përgjigje të lindorve SËRBË E RUS që po destabilizojnë Ballkanin.
    -Kjo ngjarje e paprecedent në 30 vite duhet të jetë fundi i familjes MAFIOZE të Sb.I cili urdhëroi Lulin në djegjen e mandateve(Pohuar nga Ai që në 2015),Abandonimin e zgjedhjeve lokale,Ligjit teritorial,etj.Që tashmë akuzon Lulin si HIPOKRIT KAMPION BOTE.
    -Bëmat e gjëmat e Sb nuk maten.Duhen volume të tëra,ku vet Sb nuk ka bërë asnjë libër,Pasi nuk ka bërë asgjë pozitive për vëndin veç vjedhje,Shkatërrimeve të pasurisë Kombëtare për mbi 350 mild.$ të 45 viteve sipas teoris “Shock”+”çekut të bardhë”të shpikur prej Sb,Azem Hajdarit dhe G.Pashkos.
    -Shqetësimi imë qëndron:
    1.Si ka mundësi që metingashët preferojnë akoma Sb edhe pse Ai dhe PD nuk mbështeten nga Amerika po qe se merr kreun e PD..!!??
    2.Pse Lul Basha nuk flet akoma seç rol ka pasur në PD nën hijen e Sb..!!??
    -Të paktën të thot se kush urdhëroi të hapte zjarr ndaj 4 protestuesve në 21 janar.!!
    3.Si ka mundësi që SPAK+GJKKO nuk e marrin të pandehur Sb por kërkojnë prova nga DASH sikurse Sb,Kur provat janë Aty:
    1.A nuk është provë dhunimi demokracisë në 30 vite,i cili në pushtet ka vjedhur e vrarë dhe në opozitë ka destabilizuarë vëndin si në 91,96,97,98,09,011,021..?
    2-A nuk është provë ..I korruptuari madh familjarisht dhe me Hale Atët..!! Ku vetëm përvetsimi i klubi PARTIZANI nga dhëndri & Argitat Malltezi do ishte zanafilla e arrestimeve për ti prerë KRAHËT Sb..!!?
    3-A nuk është provë shpërfillja e drejtësisë që nga 1992,i cili nuk di ku a kanë derën Prekuroria dhe Gjykatat,ku Ai,Im,Lb,F.Mediu,Saliani.etj,duhet të ishin në burg të paktën për 21 janarin,Gërdecin,Lobimin Rus,Vidion Babale,çez,etj.
    -Fakti që drejtësia u manipulua nga KLD e tij,solli degjenerimin e 90 % të Sistemit..që tashmë po merret SHBA+BE dhe Ai akoma po e kundërshton për të kthyerë në detyra të vetinguarit e korruptuarë..! Kjo është arsyeja që nuk preferojnë vazhdimin e vetingut me monitorim nd/kombëtar.
    -Ambasadorja KIM e ka bërë të qartë se PD me Sb në krye SHBA nuk e niehë.Por kjo nuk mjafton.
    -Populli kërkon që hajdutët e Vrasësit duhet të futen në burg dhe tu SEKUESTROHET PADURIA.Por këtë nuk e bën QEVERIA që kumtojnë disa..Por SPAK+GJKKO.Gjë që nuk po ndodh.Pasi kanë frikë se eleminohen si Prekurori XHEVAT HANA,Gjyqtari KONOMI,BANKIERI SANTO,etj.Ndaj mosha e RE po bragtis Vëndin.
    -SHBA që mbështeti Sb 25 vite me Rajersonin,Arvizunë,Elez Biberaj,etj,duhet ta çoi non gratën e Sb deri në fund.Ndryshe populli Shqipëtar do të humbi shptesën edhe nga SHBA si e vetmja forcë shpëtimi.
    -FLM EDONA,DITA.

  • Basha ne vend qe te japi doreheqejen.kerkon qe ti behet biografia e spiunlleqeve sorosiane tek Sorosi, kur punonte ne istitucionet nderkombetare ne Kosove.
    Spiunlleqet qe ka bere tek Sorosi 8 vjet ne opozite dhe servilizmin e nje qyrranjosi tek Rama, detyruan z Berisha , qe te ulet ne tavoline dhe planifikon Rimekembjen e Partise Demokratike, qe eshte futur ne nje kenete me lluc te piset dhe eshte i zoti ta nxjerr duke e qitue ne hapsira te pasterta dhe njerezore.

  • Ore ti vampiri fanatik i Sali Gerdecit qe ke kohe vetem per te hedhur llogje enveriste ne kete forum te nerum te gazetes DITA,

    PO CFARE RIMEKEMBJE TE PD-SE NGA SALI GERDECI FLET TI O BOLE FANATIKE?

    Ku ju con mushka ju o vampire fanatike te Sali Hajdutit dhe Sali Vrastarit qe jeni njesoj si vampiret fanatike te Enverit qe nuk hane fare pyka llogjike? Po Saliu eshte nje fosile dinozauri prehistorik i Partise se Punes me nje thes me krime ne kurriz kunder shqyptareve dhe kunder njerezimit me vule te zeze ne pasaporte qe e ka vendin ne burg,

    PER CFARE RIMEKEMBJE TE PD NGA SALI GERDECI FLET TO O BOLE ENVERISTE?

    Po Lulzim Basha eshte pjella dhe bedeli parashytist i Saliut qe ne zanafillen e jetes se tij politike, qe vodhi si minister transporti ne rrugen e Kombit si i papare me urdher nga Saliu, njesoj si vjedh Edi Rama me bedelet e tij alla Bashkim Ulaj&Lukuni, po Lulzim Basha urdheroi vrasjet ne 21 janar nga taraca e Kryeministrise si minister i brendshem kur Saliu shikonte me dylbi ekzekutimet e gardes se tij enveriste,

    QYSH KESHTU SALI VRASTARI DO TE RIMEKEMBE PD?

    O BOLE fanatike enveriste

    • Shyqyr që dole me komente o’ Intelektual ,mavria ,kishe humbur !…Ke merita si përkthyesi veprave të legjendarit Enver Hoxha ,por mos rri si dreqi ndër dhi gjithnjë duke përzi kundër Komandantit LANÇL ,thuaj të vërtetn, se Enver Hoxha përbën frymëzim dhe shembullin më të gjallë të forcës së jashtë zakonshme të Socializmit ai ja kushtoi gjithë jetën çeshtjes popullit e atdheut ,jo të xhepit të tij ,siç bëjnë sot klasa politike,pas 90 tës.
      .Socializmi e zhvilloi shqiprinë sa 1000 vjet rende -çifligaro-Borgjeze.-.e bajrektaro -Zogiste..

      Saliu po mba foltore si ajo mina me sahat.Por të parin në erë do hedhë vetë Saliun..

  • Le te supozojme se besniket e Sali Berishes qe shkojne ne xhamin, foltoren e tij, per tju falur, e lutur, nderuar “Berishizmin” jane te sinqerte.

    Por Sali Berisha nuk mund ta transformoje ujin ne vere, qumusht, kos e djathe dhe as barin ta ktheje ne grure.

    Sovranitet i “Berishes” do te thote qe Shqiperia te jete nje vend i izoluar, qe “konsumon shume me teper sec prodhon”, gje qe nuk mund te ndodhe.

    Kur “Berisha” nuk eshte ne gjendje te beje asgje per te permiresuar jeten e popullit, por do e coje vendin drejt shkaterrimit, sic beri E.Hoxha, ai do sakrifikoje edhe besniket e tij. Do ti hedhi nga aeroplani pa parashute duke i thene kini besim tek une, asgje e keqe nuk ka per te ndodhur.

    Pra shtrohet pytja:

    A do pranojne “besniket” te sakrifikohen qe te luftojne kunder Amerikes qe Berisha e imagjnon si “Super Perandori e Sorrosit”

    Ai po mundohet ti mbushi mendjen besnikeve, dishepujve te tij te mos tremben se ka miqt “super te fuqishem ne Amerike” qe do e “eliminojne Sorrosin pas tre vjetesh” Bile besniket mendojne qe Amerika eshte shtet pragmatist dhe ne fund do mbeshtese me te fortin, me inteligjentin, burin e zakonit Mr.Berishen, me pseudonimin “Don Kishoti”

    Per sqarime te me tejshme pyesni zotin Paloka. Ky zotni nuk eshte ne borxhe tek lideri historik. Sic thote Paloka e kunderta eshte e vertete. Pra kini besim tek ky zotni.

  • replike me analisten E. Llukaçaj

    Ne paragrafin e katert nga fundi ju shkruani: “Besimi te z. Berisha, … me barrën e krimeve mbi supe “(fund citimi) tregon qe jeni një kastë po aq e mjerë gazetaresh si ju Elona parasheh të denja për ne.
    .
    Me fjale te tjera eshte turp per ju gazetaretarucet qe per kortezi vendosni prefiksin “z” pra zoteri kur ne fakt ai eshte..z= Zombie.me BARRE KRIMESH MBI SUPE dhe duket sikur i thoni I DASHUR SALI KRIMINELI…turp Elona !
    .
    Nuk kuptoj qe ju gazetarucet nuk kuptoni se MADHESHTIA E KETIJ PERBINDESHI qendron nga fakti se akoma se ky Zombie mbahet se hodhi komunizmin e vdekur ne 1991-2 me antishqiptaret dhe antihumanet Biberaj-Ryerson qe ishte kanibalizem makartist me i keq se vete komunizmi
    .
    Nuk kuptoj qe ju gazetarucet nuk kuptoni se PAPRESHKMERIA E KETIJ PERBINDESHI qendron ne faktin se per 30 vjet gjate vjedhjes dhe shitjes “xhaba” te pasurise kombetare qe vlersohet mbi 200 miljard dollare ( vetem armatimi i Xenn Gerdecit ishte mbi 40 miljrad)..Jane qindra dokumente qe dispon zombie Berisha per shume shtetare dhe dipllomate perendimore te perlyer me aferat e pista ne Shqiperi dhe nese hap gojen nje cunam do permbyse brigjet e Atllantikut dhe Adriatikut.
    Fakti qe euro-perindimoret po tolerojne ish bulldogun e tyre deri ne poshtrim e verteton cfare kam shkruar me lart…Nuk e terproj qe zombie Berisha ja ka bere Amerikes tete me dy dhe e meritojne nga hipokrizia e tyre me te ..
    .
    Nuk eshe sekret te themi se ne nje fare menyre NON GRATA e ktheu Berishen nga nje plakush ne pergjumje me Lulin buzequmesht ne nje pesonazh kryesor qe e ka fuqizuar me shume se cdo here gjate karieries tij…Pra a e kane bere Kimetet me qellim apo duhet te themi Rip Amerika ?..
    .
    Qofsha i gabuar por me qenin e tyre te terbuar Berishe segmente te dyshimta makartiste ne bodrumet e Washingtonit duket sikur po perdoret per te eklispuar te majten qe eshte
    “power full” dhe po e perdorin Non Graten me nje skenar te sofistikuar per te perseritur 2 prillin 1991..qeshorin 2005 apo majin 2011 ku kolegu Kimes A.Arvizu u be me menget e tij te perveshura dipllomati me antiamerikan i Amerikes dhe urojme qe dhe Yuri Kim nuk e ka farse apo radioloje apo Dirty Job…

  • Nuk është humbës ,por FITUES -MILARDER !…. ,dhe duke qënë milarder nuk e qanë menderen për non-gata nga amerika,as nga burgu i mundëshëm apo ndonjë sekuestrim pasurie ,pasi lekët me thasë i ka fshehur,bashkë me thesarin e floririt nënë tokë ,nga ana tjetër Bedelet e thërrasin “O ‘Sali O’ HERO
    GJITHË SHQIPRIA TY TË DO !” .
    Pra na tregoni për ndonjë takim të foltores në Vlorë ose Sarandë ku i dogji të gjallë me napalm dhe përsëri e duartrokasin si hero ,Saliun duke ecur në pozicion gjysëmvertikal me nofullat të mëdha dy gishtat lart si orangotanët dhe mbrapa i shkojnë gjithë mbeturinat e xhindet ,armikë të tërbuar që vodhën e dogjën shqiprinë .Tani shajnë amerikën dhe ambasadoren e nderuar Yuri Kim,e mallkojnë ,bile në këto foltore po të kenë mundësinë i dergojnë dhe rrufenë për ta bërë shkrumb e hi .Po përse zoti do dërgoi rrufenë kur amerika nuk ka faj për mëkatarët ,por do qe ligji ti dënojë hajdutët e mafiozët .A duket qartë se mafiozët i tzremben ndëshkimit e sekuestrimit pasurisë ?…..Them që PO .
    Kjo foltore është një dritë e zbetë në varr të Saliut që po përplitet,gjithmon në se kësaj radhe e ka serjozisht luftën kundër mafjes.

  • Besimtaret e Brishes duke thirur rrofte Baba, e hedhin lart Berishen por dhe e presin kur bie poshte. Berishes i duket se po e hedh lumin, por e ka gabim.

    Ku qendron gabimi i Berishes?

    1. Nje pjese e turrmes jane spektatore qe duan gallate.

    2. Nje pjese tjeter qe kane perfituar shume prej tij po bejne si Himleri e kompani qe i shkuanne bunkerin e Rajshtagut per ta uruar Hitlerin per datelindjen disa dite para se te vriste vehten.
    Nje pjese e tyre e tradhetuan dhe tentuan te shpetojne koken.

    3. Me ne fund,”besimtaret e interesit personal”, do japin proven finale se i ka dale droga dhe do perpiqen te rehabilitohe”

    4. Zgjidhja me e thjeshte eshte se do bertasin edhe nje here “rofte baba”, dhe do e “hedhin perpjete me sa e kane takatin” dhe do e lene te bjeri ne dysheme me breke te mbushura.

    5. Pas kesaj do ulurijne per here te fundit: Nuk jemi “debila” mor i “cmendur”, qe do te na sakrifikosh te gjitheve per hir te “Marrezise e Madheshtise te kultit Berishjan”.

    • Zoti Armir nje “ K” te madhe te shtypit e ke te nevojeshme para emrit duke u nisur nga cfare ke shkruar te komenti fundit..ti ben gafe adoleshentesh kur difektet e budallenjeve qe e shoqerojne karaduzin e tyre nuk jane te Salidiotit..
      .
      E kam thene po ethem dhe do ta them se Sali B’risha eshte krimineli me indershem ne planet se I ka pranuar ato pa ju dridhur qerpiku..
      .
      Ne ditet e sotme fajtori kryesor eshte Kimja qe nepo tall rrocken si koleget e saj kinezoide para saj..
      Ne listen e e fajtoreve kriminele eshte Edi Rama qe eshte pak te thuhet se ai eshte tashme bashkpuntor ne krimin e 21 janarit
      .
      Kurse fajtoret me te rrezikshem jane berishistet e washingtonit qe jane me shumice ne Amerike ku une kam zgjedhur njerin prej tyre FRANKESHTEIN SHKRELI qe keto deklarata te tij nga amerika nuk I kam besuar se do arrije ti thote
      LEXIM TE KENDSHEM !!

      Shkreli: ‘Non grata’ e Berishës s’është detyruese me ligj! Shqipëria drejt autoritarizmit, po vritet opozita
      05 TETOR 2021
      Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli në lidhje direkte nga New York për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi edhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
      Shkreli tha se vendimi i DASH-it pa baza dhe fakte, nuk është detyruese me ligj, por vetëm të mohon mundësinë e marrjes së vizës për në SHBA.
      .
      Frank Shkreli ka një këshillë për shqiptarët, të mos e dashurojnë pa kushte Amerikën, pasi sipas tij as SHBA-të nuk janë të përsosura në aspektin e zhvillimit të vlerave demokratike.
      “As dashuria për Amerikën, unë jam amerikan prej 50 vitesh, nuk duhet të jetë e pa kushte e tillë që të bëjë ç’të dojë, të trajtojë si të dojë njerëzit e posaçëm
      KAQ BUDALLA JE O ARMIR ?
      B’RISHA QE KUR DOLI “NON GRATA” E KIMES LESHIT
      DUHEJ PERZENE NGA PARLAMENTI …NE PD LE TE RRINTE SA TE DONTE
      DHE JO TE TALLE TRAPIN TANI ME FOLTORE NEVOJTORE

      • Zoti “PERNJEK”; kam disa pytje:

        1. Cilat jane krimet e Berishes qe ai i ka pranuar vehte?
        2. Kush shtet ka vlera te persosura demokratike?
        3. Kush jane Berishistet e Washingtonit dhe njerezit e posacem?

        4. Frank Shkreli eshte nje patriot i ndershem, qe nuk eshte i persosur, “se persosmeria nuk egziston” Me ka lene pershtypje shume te mira kur e takova ne vitin 1993.

        5. Problemi eshte se Amerika eshte aleati me i mire, me i sigurte qe ka Shqiperia sepse e ka provuar kete me vepra.

        6. Deri sa e kane shpallur “nongrata” Berishen, ato kane fakte, ku mund te perfshijme dhe akuzen tende se eshte “krimineli me i ndeshem ne planet” por ne “fund te fundit eshte kriminel”.

        7. Pra po ta veme ne kandarin e “interesit kombetar”, nga njere ane “Interesin e Amerikes” dhe nga ana tjeter “Interesin e Berishes” dhe po te pranojme se miqesia Shqiperi-Amerike, eshte bazuar ne perputhje me “interesat reciproke te Am@Al”, mua me rezulton se:

        8. “Interesat e Shqiperise” duke perfshire ketu edhe “interesin tim e te tendin” na tregojne se Sali Berisha eshte i pa desheruar, se po fut percarjen midis Am@Al

        9. Pohimi juaj se Berisha duhej te ishte perzene nga parlamenti me tregon se neve mendojme njesoj ne kete pike. Po ke mendime te tjera i mirepres.

  • E gjithe zhurma qe behet,eshte farse per te terhequr vemendjen nga hallet e perditeshme.Zenkat jane per momentin pasi nuk jane te kenaqur me pjesen qe u ka takuar.A ishin zenkat dhe bashkimet ne “paqe” midis Saliut me Fatosin,Saliut me Ilirin,Edit me Saliun,Edit me Ilirin ,e te gjitha te tjerat?Tifozet e te dy kraheve politike haen me njeri-tjetrin por frytet i marrin”Udheheqesit”.Te gjitha shkaterimet qe jane bere ne Shqiperi,ne keto 31-vjet kane edhe perkrahjen e Amerikes e te vendeve te perendimit.Saliu,Basha,Edi,Iliri e kompani jane produkt i “NDIHMES”perendimore.Dikush nga ne mendon se “Drejtesia e Re” do te beje drejtesi.Ne mendimin tim mos prisni drejtesi per aq kohe sa prona s’ka vajtur tek i zoti,per aq kohe sa krimet e vrasjet te mos ndeshkohen, qe pasuria e vendosur me grabitje te mos kethehet shtetit dhe te gjithe zullumqaret te marrin denimin e merituar.Pas sa e sa grabitjesh,shkeljes se ligjit, mbrojtjes te vrasesve vine denime simbolike qe kethehen me pune ne komunitet.Kush do te terhiqet para grabitjes me miliona per dy-vjt burg.Te gjithe do te shkonin me deshire ne burgjet “Kampe” per te tilla pasuri,e me pas te benin jete sheikesh.Le te enderojme se endera jane edhe mund te dalin.

  • Strategiia e daljes s’ben per Saliun. Coje edhe ne Hene, ai prape Malok harbut do mbetet. Le te supozojme se Saliu e nxorri Bashen nga PD. Me siguri nje grup deputetesh me Bashen do formojne parti te re. Plaku malok me PD jashte e koqe do i ngjasoje plakut Santiago qe nxorri skeletin e peshkut ne breg, se me mishin bene banket peshkaqenet. S’do ta lene amerikanet qe tu prishe planin e rrotacionit.

  • Rrotacioni eshte prishur ne shqiperi dhe Evrop.(ne se e ke fjalen per rrotacioni zgjedhor)
    Ky rrotacion u prishe edhe ne SHBA.

  • C’fare ambasadore e nderuar thua ti.
    Eshte ambasadorja qe po luan me keq politikisht. Po sjelle percarje dhe antiamerikanizem ne Shqiperi.
    Ambasadorja me e njeanshme qe ka ardhur ne Shqiperi.
    Shpallja non grata ka demtuar me shume Bashen dhe PD se sa Berishen dhe i ka dhene mbeshtetje dhe garanci me shume Rames.
    Basha nuk po e kupton se Juri Kim nuk tregoi respekt per te, ku me nje gur vrau dy zogj.
    Goditja e Berishes u be per te fundos Bashen dhe PD, nderkohe Basha mendon se ka mbeshtetje nga Amerika.
    A i merr me votat qe mori me 25 Prill?

    • 1. Ambasatorja Ms. Kim perfaqeson Ameriken, jo Sali Berishen.

      2. Po e thote shume qarte se Sali Berisha po vepron kunder interesave te Shqiperise dhe Amerikes.

      3. Eshte me mire ta thoje “shqeto” se sa ti vije rrotull e rrotull deri sa te behet e pakuptushme se cfare kerkon.

      4. Cfare desheroni Ju dhe Une eshte qe Shqiperia te jete e mbrojtur.

      5. Kush eshte mbrojtesi me i mire i Shqiperise sipas jush dhe cfare mundesish mund te afroje po te jete i sinqerte?

      6. Mendoj se kemi arritur maksimumin e sigurise kombetare. Pra jemi ne piken me te larte te malit. Ne cdo drejtim te spostohemi, cvendosemi, te kerkojme nje zgjidhje me te mire do biem ne gremine.

      7. Pse duhet te bejme eksperimente me efekte shkaterruse?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *