“Nuk u ra dakord për gjobën, nisën sulmet”. Mediat pranë Berishës publikojnë të dhënat e sistemit TIMS: Basha dhe biznesmeni i inceneratorëve, bashkë në Holandë

redaktor

 

Mediat pranë Berishës kanë publikuar të dhënat e sistemit TIMS, të cilat provojnë se kreu i PD, Lulzim Basha dhe biznesmeni i inceneratorëve Klodian Zoto kanë kryer dy udhëtime së bashku.

TIMS tregon se udhëtimi i Lulzim Bashës me Klodian Zoton mban datën 13.02.2018 me tranzit Romën dhe destinacion final kryeqytetin e Holandës, Amsterdam.

Pas më shumë se 5 muajsh Lulzim Basha udhëton sërish me Klodian Zoton po në Holandë. Këtë herë udhëtimi i të dyve mban datën 27/08/2018.

Të dy kanë udhëtuar me tranzit Vjenën dhe destinacion final sërish Holandën, në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë.

Menjëherë pas udhëtimit të dytë në Gusht të vitit 2018 Lulzim Basha nisi sulmet publike ndaj Zotos.

Përse Klodian Zoto është detyruar të udhëtojë me Bashën në Hollandë? Çfarë i ka kërkuar Lulëzim Basha Klodian Zotos? – pyet gazeta MAPO dhe më pas shkruan:

“Duket se biseda mes të dyve nuk ka shkuar mirë. Klodian Zoto nuk ka pranuar të paguajë gjobën e vënë nga Lulzim Basha duke u kthyer në Tiranë bashkë me refuzimin për të paguar gjobën edhe me betimin e Bashës se ai do të bëhej shënjestër e sulmeve të opozitës.

Dy njerëzit që kanë marrë përsipër të flasin me gojën e Bashës janë Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilëve sot ju bëjmë një pyetje: 

A ka udhëtuar Basha familjarisht (përfshirë kunatin) me personat e tjerë që ai akuzon? Nëse po ku i ka takuar dhe për çfarë nuk ka rënë dakord? Sa ka qenë gjoba që këta njerëz nuk kanë pranuar të paguajnë dhe sot për pasojë janë pjesë e linçimit dhe shpifjeve të Bashës?

Nëse Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku nuk përgjigjen, në ditët në vazhdim do i ndihmojmë ne, fillimisht nëpërmjet sistemit TIMS”.

 

lefkoşa escort

Share This Article
7 Comments
    • Nuk eshte hapur akoma, po prit. Te gjithe politikanet e te gjitha Partive, zuzare e bij zuzaresh kane qene gjithmone.

  • Kështu i siguron të ardhurat financiare Lul Basha,duke vendosur gjoba biznesit
    Këto janë praktika mafioze,kjo është opozita shqiptare

  • O Sali pergjimet jane metoda komuniste .Nuk te del shpirti ty ore Sali pa pergjuar .Por e keqja eshte se pergjimet qe i ke bere ,nuk jane per te miren e Demokracise , por ne rast reziku ti shantazhosh per interesat personale tuat .Tamam sic emerove te dy ministrat e brendeshem na ate fillim ,si Musarajn dhe Shamaten isht 80 lekesha sigurimi ne kohe te diktatures ne rast reziku ti terhiqje nga hundet . .

    Nuk dua te mbroj Bashen ,se edhe Basha kur ishte minister i ndertimit ,me beri te zihem pa llogjike dhe i rashe kot me qafe Drejtorit ne Ministri ,duke i kerkuar kot llogari ,pse nuk nderhyn ,pse nuk zbaaton ligjin ,pse nuk me kthen pergjigje .Ku me te drejte ne ate kohe Drejtori me tha ,me takojne mua ligjerisht letrat e ankesat e popullit ,por Basha ma ka hequr te drejten dhe letrat ti shkonin Baashes .Tema ishte punim pa leje ne Tirane ne pronen time .Ku Basha nuk me mbaroi pune ,por i fitoi benefitet e firmes se ndertimit ,punim pa leje ne te zeze , e mbi te gjitha ne truall te vjedhur . Ju marte mu. i shalet qe te dy juve .Bir selmani i nenes ,ke te qaje me pare . Mjere populli i ndershem, qe kurre nuk e gjen te drejten dhe fatkeqesisht vazhdon edhe sot e kesaj dite nga keta birbot e PS .

  • Enveri i inkriminoj ne krime shume nga udheheqesit e luftes.Kur ndonjerit i dilte “droga Komuniste” i hapeshin dosjet e mbyllura ne kasaforten e tij.Ate rruge ndoqi edhe Sali,Berisha.Ai i futi ne korrupsion te gjithe “kupolen e PD-s”dhe ne momentin qe do ti qelloj u hap dosjen e korrupsionit te kryer nga ata.Edhe Basha eshte viktima e rradhes e metodave enveriste te zbatuara nga Saliu.Dy duar per nje koke jane,mbijetesa kerkon mbrojtje dhe fakte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *