“Një parti, një Kuvend”, Basha flet pas mbledhjes me 6 orë debate, i jep mesazh Berishës: “Nuk do ta lejoj ta mbajë peng PD-në”

redaktor

 

Një parti, një Kuvend”. Kështu u shpreh Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PD-së mbrëmjen e sotme në selinë blu, e cila zgjati për rreth 6 orë dhe u shoqërua me debate të forta.

Por në fund u miratua propozimi i liderit demokrat që Kuvendi i partisë të mblidhet në datë 18 Dhjetor duke injoruar dhe mos marrë në konsideratë lëvizjen e Sali Berishës për ta mbledhur këtë forum në 11 Dhjetor.

Kryedemokrati tha se nuk do të lejojë që PD-në ta marrin peng, referuar Sali Berishës.

Pas 6 orësh diskutime dua t’i falënderoj të gjithë pavarësisht mendimit apo votës së tyre për përkushtimin që demonstruan dhe legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët.

Një parti, një Kuvend në 18 Dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd që ta mbajë PD peng” tha ai.

o.p. / dita

 

Share This Article
6 Comments
  • Mos u terhiq.Berisha duhet te eleminohet nga skena politike. Jo se je ti me i mire pore c`fare ke ber i ke ber me urdher te tije.Sote erdhi dita t`ja thuash se i vetmi ti qe dole kunder tije.
    Mos u merr me Edi Ramen se frontin nuk e ke me Edi Ramen pore me Berishen.
    SHBA duhet te ndihmoje ndryshe ajo gabon.!

  • E gjiths kjo qe po ndodh ne PD gjoja mes Berishes e ndjekesve te tij ne nje krah dhe, Lulzime Bashes e ndjekesve te saj nga krahu tjeter eshte e tera nje loje qe luhet me vullnetin e plote te Lulzimes per ti dorezuar PD pronarit te saj Sali Berisha dhe kjo behet per te shpetuar ate (Berishen) nga ndeshkimi i metejshem qe mund ti beje DASH, Te dy, si Berisha dhe Basha po luajne bukur, Sapo te marre PD-ne, sipas llogarive Berisha kerkon ti turret amereikaneve duke u thene “ja ku jam, guxoni e me prekni me dore se e djeg jo vetem Shqiperine por te gjith Ballkanin”.
    Ky eshte plani.
    Kjo eshte loja.
    Blloku Komunist i Shqiperise nuk dorezohet. Sigurimi i Shtetit Arma e dashur e PPSh eshte ne krye te detyres.
    Mos e lodhni trurin. Shihni lilipuz
    tin Ilir Meta i derguar i Sulo Gradecit te Enver Hoxhes çfar po organizon kunder SHBA, picirukun Bushati, njerin nga pinjollet e Bllokut, zagarin e klanit Kapo, Lubonjen birin e ministrit te Komunizmit, etj qe me ne fund kane dale hapur kunder SHBA e politikes se tyre ne Ballkanin Perendimor.
    Financimet Ruse ndaj PD-se, LSI-se dhe gjith strukturave qe i jane bashkuar luftes ndaj SHBA jane stratosferike.
    Situata eshte teper alarmante.
    I vetmi shpetim per Shqiptaretr eshte kujdesi i vazhdueshem i DASH ndaj Shqiperise dhe gjith Rajonit tone.
    Perndryshe, krta terroriste jane te gatshem te fillojne hakmarrjen ndaj te gjithe proamerikaneve ne Shqiperi.
    Faleminderit President Biden.
    Faleminderit DASH.
    Faleminderit Z. Blinken
    Faleminderit Ambasadore Z. Yuri Kim dhe Ekipit te Saj.

  • Ec Bashe,se je ne rregull!
    Berishistet jane llumhanja e shoq.shqiptare.
    Shporri prej aty Mul Noke.,Paloke,
    Tani le te formoje partine e Vucidolit Berisha,,Tani qe e njohin me rrenje e me dege,,jo atehere kur vodhi partine tone te ofshiot kunder diktatures.
    Tani le te mbledhi Mamurrasin dhe Bathoren,te numuroje mire sa i kane mbetur.

  • Ketu do te shohim ja Berisha ja Basha, ja berishizmi ja demokratet…nje gje duhet te jete e qarte Berisha edhe sikur te behet Skenderbe, qe eshte e mundur vetem nese nje deve, hyn ne vrim te gjelperes ose neqoftese kosi behet qumesht,..nuk do ta kete gjate ! Do te arrestohet per vepra kriminale Rezart Thaci eshte ne dore te SPAK eshte nyja Gordiane qe do te zberthej trekendish e Bermudes ..ketu do te jemi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *