Fatmir Mediu e vlerëson qeverinë me notën 8

anazapta

Kreu i Partisë Republikane i jep qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, notën 8. Duke folur në emisionin “Intervista”, Fatmir Mediu tha se dështimet e qeverisë “Berisha” kanë të bëjnë me dy aspekte kryesore: çështjen e pronave dhe ligjin zgjedhor.

Ndërsa në lidhje me aleancën e vjetër me PD-, Mediu tha se në vitin 2009, PR i dha PD-së 2 mandate dhe nxori vetëm një deputet. Gjithashtu, në gjatë këtij koalicioni, PR humbi edhe përfaqësimin në KQZ, gjë që nuk duhet përsëritur në të ardhmen. Mediu ka deklaruar se në zgjedhjet e qershorit do të kandidojë në Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *