Sikur të ligjëroja në gjith’ gjuhët e Botës
Dhe gjuhën e zogjve dhe pemëve të dija,
Sikur të isha vetë Gjeniu i Epokës
Asgjë nuk më vlen kur më mungon dashuria.
Sikur me këmbë Universin ta shëtisja
Dhe të rrija në Fronin ku rri Perëndia,
Sikur dhe gjuhën e yjeve të flisja
Asgjë s’më vlen kur më mungon dashuria.
Sikur këmbëzbathur të ecja mbi zjarre
Dhe këmbët të mos ndienin hiç zjarrminë
Dhe kjo asgjë s’do më vlente fare
Asgjë s’do më vlente kur nuk kam dashurinë.
Sikur të pija gjith’ oqeanet dhe detet
Dhe sërish t’i krijoja nga fillimi
Dhe me dorë të ndaloja tërmetet,
Asgjë s’më vlen kur më mungon besimi.
Sikur të kisha fuqinë hyjnore
Sa dhe Himalajet t’i tresja si vesa,
Sikur i vetëm të dija gjith’ dituritë shekullore
Asgjë s’më vlen kur më mungon shpresa.
Sikur me një prekje t’i shëroja sëmundjet
Dhe sakatët t’i bëja të vraponin,
Sikur njerëz të gjallë sërish t’i ktheja mumjet,
Asgjë s’më vlen po të mos më donin.
Sikur të rroja dhe në jetë të jetëve
E planetët si gogla t’i vërtisja në duar,
Sikur të isha profet i profetëve
Asgjë s’më vlen kur s’jam i dashuruar.
Sikur një çast të ngatërrohej Perëndia
Dhe të më dërgonte në tokë si birin Krisht,
Qoftë dhe Jezu, kur mungon dashuria
Asgjë nuk më vlen sigurisht.
Këto janë shtyllat dhe mbajnë jetën:
Besimi, shpresa dhe dashuria,
Po dashuria tok me të vërtetën
Edhe më e madhe nga të tria.
Po dashuria tok me të vërtetën
Është gjithçka edhe mbi gjithçka;
Në shteg të thepisur e ka jetën
Ai që këto të tria nuk i ka.
A.DUKA

I bie qe shumica ta kene jeten ne shteg te thepisur Z. Duka, perfshire edhe ty. Po s’me duket ashtu. Sa me pak besojne te Zoti, dashuria dhe e verteta, aq me te begate te shtruar e te lehte e kane jeten. Bile edhe ata qe nuk kane besim e shprese ne asgje mbi dhe rrojne shume mire.
Molla e dijes
“Freedom is absolutely necessary for the progress in science and the liberal arts.” (Baruch Spinoza)
Sikur politikan tepër i rëndësishëm të isha,
sikur në një fron mbretëror prej ari të rrija,
edhe sikur një yll hollywoodi të bëhesha,
Asgjë nuk më vlen kur më mungon liria.
Sikur Zoti supozojmë se do ekzistonte,
edhe sikur një mysliman Krishtin ta njihte,
sikur vërteta e madhe të mos çensurohej,
vetëm liria për ta thënë zgjidhja do ishte.
Kështu nuk do kishte më gënjeshtra,
dhe veç e vërteta do ishte mbret,
me besim më nuk do na mashtronin,
dhe shpresa do kishte vlerë vërtet.
Prandaj rruga më e mirë është liria,
për lirinë luftohet ajo çmim nuk ka,
konformiteti të bën të jesh skllav,
dashuria ndonjëherë të bën budalla.
PARAJA DHE LUMTURIA
“Money doesn’t make you happy. I now have $50 million but I was just as happy when I had $48 million.” (Arnold Schwarzenegger)
Në tokë s’ke ç’e do pasurinë,
mjafton një lutje lart te Zoti,
pastaj prit sa t’i bien bolet dashit,
dhe bën terë kohës një jetë koti.
Të gjithë të barabartë në varfëri,
mjafton një copë bukë e zemër mirë,
se kështu është fiks lezeti i jetës,
vdes pa plotësuar asnjë dëshirë.
Me këtë përrallë gënjejnë botën,
tallen e mbajnë popullin nën udut,
rrojnë si pasha e madje si mbretër,
populli po ha mender nje mut.
Sidoqoftë justifikimi është gati,
kur vdes në parajsë do vesh i pari,
do kesh edhe krahë porsi ëngjëll,
tashmë fluturon edhe gomari.
Mjafton që partia të jetë e para,
në vend të bukës, populli dhe bar ha,
ç’i do paratë, ato s’i ha as qeni,
me këtë klishe të bëjnë për budalla.
Të bëjnë për idiot ata të fesë,
politikanët a ndonjë vjershëtar,
të shesin bukur sapunin për djath,
por s’është kushdo si një gomar.
Jeta s’është thjesht bukë e përditshme,
njeriu është një qënie me nevoja,
e vërteta do thënë ashtu sic është,
jeta s’është lojë, nuk bëjmë dot gjoja.
Më mirë mos na thoni më gënjeshtra,
do jetojmë si duam kemi veç një jetë,
me besim më mos na mashtroni,
që shpresa të ketë vlerë vërtet.
Nuk mendojmë që jemi të humbur,
fatin tonë e kemi vetë në dorë,
asgjë vërtet s’është e pamundur,
lufto mos rri si dele me këmborë.
Shënim: La libertà senza giustizia sociale é solo la libertà di morire di fame. (Sandro P.). Drejtësi sociale kemi kur gjithësecilit i jepet ajo që meriton. Mungesa e drejtësisë sociale bën që njerëzit mund të humbin sistemin e vlerave, dhe e vetmja vlerë drejt së cilës orientohen ngelet paraja. Kështu, ai që ka pushtetin e parasë në vend që të të shpërblejë me meritokraci (pra me drejtësi), në fakt të shpërblen me pabarazi, duke të të bërë “mbret” apo “skllav”, pra të hap apo të mbyll ato dyert sipas dëshirës apo interesit të vet. E si rrjedhim, e vetmja liri që të ngelet nëse nuk bindesh, është të jesh i lirë që të vdesësh urie. Por, prandaj do luftuar pa u dorëzuar, të marrim meritat, që pushteti mos të na çojë ku të dojë ai, dhe nëse ajo derë e merituar s’hapet (se të kanë vënë mur nga pas), atëherë të shëmbim pa frikë atë mur. Në këtë mënyrë, paraja nuk do jetë pronari apo Zoti, por shërbëtori ynë, që edhe nëse nuk na bën plotësisht të lumtur, të paktën do na plotësojë nevojat, të ndihemi të realizuar e të jetojmë me dinjitet.
LIRIA

TU CHE NE SAI?
Tu che ne sai,
quanto soffro io,
se credo a un politico,
o se credo in Dio?!
Lasciami sognare,
ho bisogno della speranza,
nel percorso della vita,
chi non ha sbagliato abbastanza?!
Credo ciò che voglio,
e non amo la bugia,
la strada del mio cuore,
è quella la scelta mia.
L’amore mi fa sentire vivo,
senza quello non vivrei,
forse ti sembro un cretino,
per l’amore cosa non farei!
Apprezzo tutte le cose belle,
la più bella e l’amore,
la libertà mi fa volare,
sarò forse un sognatore.
I soldi non danno la libertà,
io sono libero per amare,
anche se Dio esistesse,
nessuno mi puo giudicare!
Non sono caduto dal cielo,
faccio la vita che voglio fare,
ma non ci credi anche tu,
che la cosa piu vera e AMARE?
Se un giorno non saro libero,
di amare con il cuore,
allora ne vale la pena
di morire per l’amore!
Ti Benko te shkruash nga Bibla?
Je krejt i pa vertete!
shkruaj per “Vitet e vegjelise”,
se ahere del Duka i vertete
(…se “Enveri yne” kur ligjeron,
ashtu je krejt – Dora JONE…)