“E kishte lidhur fëmijën, pritet autopsia”. Si u zbulua krimi shokues në Fier, autori jetonte në mizerje, fraza e përsëritur që e bëri policinë të dyshonte

redaktor

 

Gazetarja Anila Sefa ka dhënë detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen makabre ku 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu dhe më pas vrau 8-vjeçarin, Mateo Vasiu.

Mësohet se policia ka dyshuar për Çalamanin pas pyetjeve që ky i fundit ka bërë teksa autoritetet kërkonin për të voglin. Dyshimet e uniformave blu janë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së xhaxhait të 8-vjeçarit.

Po ashtu gazetarja raportoi se familjarët e viktimës e kanë mbajtur me bukë herë pas here autorin e ngjarjes pasi ky i fundit ishte në gjendje të rëndë ekonomike.

Ai jeton vetëm në mizerje dhe papunësi, është rritur pa prindër, këta të funsit janë divorcuar prej vitesh. Babai rezulton i dënuar në Greqi, nëna është rimartuar në Maqedoninë e Veriut.

Raporton gazetarja Sefa:

“Janë komshinj, 100 metra banesat larg njëri-tjetrit. Autori i vrasjes, Klodian Çalamani i jepte biçikletën jo vetëm viktimës së sotme, por shpeshherë edhe djemve të lagjes për të luajtur dhe mesa duket e përdorte atë si një objekt për të tërhequr fëmijët.

Ngjarja e sotme i tejkalon kufijtë e imagjinatës. Klodian Çalamani është një personazh që në vitin 2006 është arrestuar për veprën penale të rrëmbimit dhe heqjes së lirisë së personit pasi ka marrë peng një vajzë 16-vjeçare. Ajo ka mundur t’i shpëtojë dhe ka mundur të bëjë denoncimin në polici.

Klodiani atë kohë është arrestuar së bashku me xhaxhain e viktimës së sotme, pra të djalit 8-vjeçar pasi edhe ai banon po në këtë lagje. Shtëpitë janë ngjitur njëra me tjetrën. Ka kryer dënimin dhe është liruar më 6 maj të vitit 2009.

Nuk ka pasur ngjarje të tilla që prej asaj kohe që ai ka kryer dënimin. Nuk ka qenë në mbikëqyrje të grupeve që duhej të interesoheshin për vazhdimësinë dhe rehabilitimin e tij nëse ishte kryer apo jo. Informacionet nga Fieri vijnë se ai gjithmonë kërkonte të punësohej.

Në fakt ka qenë vetë ai pothuajse që i çoi policinë drejt vendit të krimit dhe në zbulim. Kur familjarët denoncuan humbjen e 8-vjeçarit, autori vinte vërdallë dhe shpeshherë pyeste policinë “e gjetët apo jo, ndoshta autori që e ka vrarë ka ikur me makinë”.

Kjo frazë e përsëritur e ka bërë policinë të dyshonte. Policia ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait të viktimës, i cili ka kamera të sigurisë dhe kanë marrë prej andej kamerën e sigurisë. Kanë parë që djalit i është afruar autori i krimit, Klodian Çalamani, i ka dhënë biçikletën dhe e ka futur në shtëpi.

Policia është futur në shtëpinë e autorit. Në momentin që është futur në oborr ka parë cepin në ngjyrë të kuqe të xhupit që kishte veshur djali dhe aty kanë dyshuar që mund të jetë djali.

I janë afruar dhe kanë parë që nuk ka arritur ta groposte por i kishte hedhur pak baltë dhe disa gjethe pemësh.

Autori jeton në gjendje të tmerrshme. Ka një kasolle, edhe ajo mund të quhet e rrënuar sepse ka vetëm baltë dhe ferra.

Sipas policisë e ka lidhur djalin 8-vjeçar, e ka dhunuar. Madje është bërë edhe autopsia për vepra të tjera penale përpos dhunës së dukshme me lopatën që i ka gjuajtur dhe frakturave që i ka shkaktuar në kokë. Ai edhe e ka lidhur fëmijën. Policia e ka arrestuar në kushtet e flagrancës dhe më pas ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Mes dy familjeve nuk ka pasur konflikte. Madje mund të them që familjarët e viktimës më informuan që e kanë mbajtur edhe me bukë. Për shkak se autori jetonte vetëm, shpeshherë familjarët e viktimës i kanë dhënë ushqim, madje e kanë mbajtur edhe afër”.

 

Share This Article
5 Comments
  • Boll me me mostrat qe polli kjo demokraci!I denojne sa per ti gjeneruar neper burgje,ku mburren me krimet e tyre dhe dalin perseri. Duhet vrare patjeter ne men yren si ka vrare femijen dhe te groposet i gjalle si ka groposur engjellin e pafajshem.
    Ky duhet bere shembull.
    Boll me perkrahjen qe i jep Evropa krimineleve,,me faljet,me miretrajtimet ne burgje qe imponon Evropa
    PER TE DREJTAT E KRIMINELEVE,jo te drejtat e njeriut.Per nje kategori krimesh si ky,duhet rivendosur patjeter denimi me vdekje.

  • Boll me me mostrat qe polli kjo demokraci!I denojne sa per ti gjeneruar neper burgje,ku mburren me krimet e tyre dhe dalin perseri. Duhet vrare patjeter ne men yren si ka vrare femijen dhe te groposet i gjalle si ka groposur engjellin e pafajshem.
    Ky duhet bere shembull.
    Boll me perkrahjen qe i jep Evropa krimineleve,,me faljet,me miretrajtimet ne burgje qe imponon Evropa
    PER TE DREJTAT E KRIMINELEVE,jo te drejtat e njeriut.Per nje kategori krimesh si ky,duhet rivendosur patjeter denimi me vdekje..

  • Ai e ka vrare femijen me qellim per te hyre ne burg. Burgu per te eshte si parajsa. Ka 3 here ne dite ushqim. Ka krevat per te fjetur dhe shoke per te bere muhabet. Jashte burgut ai vuante per buke. Ai donte burg te perjetshem. Gjeti krimin qe do ia siguroje ushqimin rehat.

  • Fatkeq djalli i vogel qe fati e ka perplasur me nje te semure mendor pa kujsestarine e nevojshme. Vrasje pa motiv ,ideologjik, fetar apo zakonor(hakmarrje p.sh.), pa ndonje perfitim ekonomik , nga ana e agresorit. Vrasesi nuk kupton 100% aktin qe ka keyer. Nuk ndjen pendes . S’ka asgje llogjike ne te gjithe kete tragjedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *