Nga Majlinda Keta
E dëshiruara e të gjithëve Tirona jonë, të ma gëzosh 77-vjetorin e Ditës së Çlirimit!
Kur thua Tirana ke thënë shqiptaria, dje, sot dhe nesër pa dyshim. Kur flitet e thuhet për Tiranën e lirinë e saj padyshim ke pohuar thelbin e asaj lufte me të cilën erdhi liria e gjithë Shqipërisë në nëntorin e 1994. E duke qenë shprehje dhe përfaqësim i së tërës Liria e 17 Nëntorit 1944 për Tiranën vendoset në gjerdanin e artë të kombit tonë pasi i vendos shqiptarët antifashistë të kohës edhe si vetëkthyes të lirisë në territorin e vet të pushtuar nga nazifashistët.
Asnjë komb tjetër i pushtuar nuk e ka këtë meritë të madhe jo në planin kombëtar por në atë ndërkombëtar më së shumti. Çdokush me logjikë e patrotizëm duhet ta shquajë këtë fakt domethënës dhe shumë mesazhues edhe në ditët tona. Duhet tú jemi mirënjohës çdokujt që me mend dhe gjak na e la këtë vlerë domethënëse, të marrësh përgjegjësitë për VETEN dhe t’ja dalësh zgjidhjes me sukses. Mirënjohje e respekt për jetë për çdo individ apo familje tiranase që mundësoi prodhimin e kësaj ngjarje të mëdhe historike për Tironën e shqiptarëve.
Por kujdes të gjithë bashkë, LIRIA është shumë e vështirë të ruhet. Ditët tona të këtij shekulli janë të kontrastuara, jetojmë në shekullin e Bumit Global Teknologjik por jemi edhe mes analfabetizmit funksional dhe atij informativ ende për ne shqiptarët. E këto dy cilësime të fundit janë sëmundje që ngjizen në hershmëri të çdo fëmije për tú shfaqur më pas rrezikshëm në mendjen rinore e ndër më të rritur duke u kthyer pushtuese të këqija të lirisë në mendim, identitetit personal dhe kombëtar. Ato mbeten asfiksuese për të menduarin në liri dhe për lirinë, në identetit dhe për identitetin kombëtar, sikurse mbeten autostrada më e mirë e mundshme e skllavërisë moderne, asaj të trurit të çdo individi përballë forcës autoritariste dhe korruptiviste të çdo pushteti analfabet në dije. Mund të duken të rënda këto pohime për “pushtime” tek të rinjtë me celularë inteligjentë por faktet janë më kokëforta se sa dëshira për tí zbutur sado pak.
Nëse nuk do të vijmë të kemi mes nesh dalëzotësa si të atyre viteve ne mund të vetëçlirohemi edhe nga këto “pushtime”. Nëse nuk do të heshtim kur pushtetin e drejtimit të tempullit të dijes ja besojnë “pushtuesit” me padije të çertifikuar qysh në auditore universitare ne do të themi se Tiranës nuk I kanë vdekur dalëzotësat e edukimit me liri e identitet.
Ku tí identifikojmë këto “pushtime”dhe si do të vetëçlirohemi nga ato në 2021?
Ta fillojmë me se kush është i riu rishtar universitar 2021 më së shumti?
Çdo vit akademik, në orët e para të leksioneve, mbi integrimin evropian apo dhe mendimin politik, shoqëror e filozofik shqiptar ne organizojmë “Auditor të Përbashkët” me Bibliotekën Kombëtare, (Dr. Etleva Domi), pikërisht për aftësimin në përdorim informacioni pranë B.K nga çdo student yni. Vijojmë të gjendemi në ndjesi tepër keqardhëse që në vite e vite mbi 90 % e studentëve e mësojnë për herë të parë se ku gjendet biblioteka Kombëtare atë ditë, e për më tepër, vlerësojmë se i kanë të paushtruara aftësitë e rregjistrimit apo përdorimit të Bibliotekës në përgjithësi për informim e kërkim shkencor. Nga ana tjetër, mos harrojmë që jetojmë mes lajmeve se kemi dhe vijojmë të përurojmë biblioteka dhe në çdo njësi bashkiake sikurse shkruhet në dokumente strategjike mbase(në fakt këtë term ende nuk e ka rrokur arsimi) kurrikula paruniversitare për aftësimin me informacionin dhe kërkim me librin apo dhe në luftë me analfabetizmin në informacion!!!
Ka plot mes nesh që qytetin në dobishmërinë për formimet e tyre qytetare dhe profesionale e sjellin në Memorje pikërisht përmes Bibliotekave të Lagjes, të Pallatit të Pionierëve, Bibliotekës Studenti etj, etj, dhe bibliotekareve të zellshme që me rrethet e tyre me anëtarësinë ishin zyshat më ekselente në analizë e koment kulture, historie dhe qytetarie.
Asnjë qendër kibernitike në potencë, e çfarëdolloj investitori qoftë, nuk mundëson atë që do të mundësonte për mendimin e lirë, estetik, etik, historik, shoqëror dhe kritik të fëmijëve dhe qytetasve të vet se një Bibliotekë Qytetase e Tiranës, tashmë e katërfishuar në numër popullate mbi të njëjtin territor pikërisht në 30 vitet që i ëndërruam se do ishin edhe më të mira në arsim e kulturë. Të ndërtosh “Smart city”, në rastet e vendeve poskomuniste, më shumë se garë për rezultate numerike kompjuterash dhe qendrash kibernetike është garë për qytetarin me aftësi për të menduar, shprehur dhe vepruar në LIRI dhe IDENTITET dhe se këto të fundit vijnë vetëm nga edukimi cilësor por edhe patriotik. Realizimi i këtyre të fundit ti bën të qëndrueshme dhe në maksimizim dobishmërie publike proceset e digjitalizuara të jetës qytetase dhe profesionale.
Kush më thotë se e zotëron informacionin se sa % rriten investimet çdo vit për Bibliotekat e Shkollave nga Bashkia e çdo qyteti dhe se me sa % rritet anëtarësia dhe shpeshtësia e përdorimit të kartelës nga fëmijët e shkollave apo universiteteve? Ku kemi Biblioteka Qyetëse dhe sa ato pasurohen në funksion të edukimit të shekullit 21?
Ndjek me statistika, në vite, se sa nga studentët tanë e kanë vizituar Muzeun Historik Kombëtar dhe shifra e atyre që pohojnë se e vizitojnë për herë të parë, në moshën 20 vjeçare, varion nga 85-90%. Refleksioni mbi këto të dhëna është i tepërt por edhe traumatizues! Për këtë mjafton të kalkulojmë orët në dispozicion që kanë patur në 12 vite formim parauniversitar dhe të konkludosh mbi realitetin e cilësisë së lëndëve histori, letërsi, gjeografi, vendlindje, shkenca sociale, edukim me artin, etj etj.
Do të doja ta pranoja të lehtësuar në efektet negative për identitetin e secilit prej parauniversitari kjo lloj sjellje nëse do të shoqërohej me pohimin prej tyre të listës së muzeve lokale apo përreth tyre që kanë vizituar e mund të rrëfeheshin për to lidhur më çështjet lëndore. Kjo nuk ndodh. E ndërsa ti përpiqesh bashkë me ciceronen të ndalesh në fakte e ngjarje të menduara të njohura për to nga disiplina parauniversitare dhe i kërkon të bëjnë diferencën mes fakteve muzeale dhe asaj dijeje që kanë fituar ti vëren boshllëkun dhe pasaktësinë, paaftësinë për të konkluduar por edhe metodologjinë e munguar në mënyrën e të pyeturit apo kërkim e argument!!!
A mund të ma shpjegojë kush se si një mesatare note mbi 7.5-8 e ardhur në universitet nga parauniversitari ï reformuar në kurrikula dhe Maturë Shtetërore mund të japë këto lloj rezultate arritje? Ja që i jep dhe ka arsyet e vet pse.
Sigurisht mund të thotë dikush, ky është tregues minor përballë të tjerave që ne po humbasim në strukturë mendimi, shprehje dhe shkrim shqip apo aftësie për të mbrojtur me argument lirinë tënde të mendimit, veprimit e shprehjes për integrimin europian dhe demokracinë. Veç mos të harrojmë një gjë të gjithë bashkë. Nuk ka fasadë që e mbulon këtë pathemeli formimi. Edhe digjitalizimin ta huazojmë, zotërimi tij si kompetencë, kërkon individë me dije të qëndrueshme dhe të ndjerë në identitet që më pas nën mendim kritik të mund të jenë konkurues në risitë e viteve nën këto themeli.
Qenia njerëzore mbetet “smart” dhe sfidon “smart” kur mendimi i vozit në LIRI e KRIJUESHMERI identitare, vetjake dhe kombëtare, profesionale dhe qytetare si dije. Këtë ka kontribuar e mbjellë bota e qytetëruar për veten e saj.
Sot, 77-të vite më pas të kësaj DITE lirie, vërejmë, se brez pas brezi, e njohin gjithmonë e më pak faktin se Tirana jonë, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shenjon kryeqytetin e vetëm që u çlirua nga dalëzotësit antifashistë vendas, pa ndihmën e aleatëve antifashistë. Nuk e di pse këtë fakt nuk e artikulojmë shumë dhe për më tepër mbi të nuk reflektojmë shumë më shumë se sot! Kujt i leverdis kjo padije mbi dalëzotësitë tona, kjo gjykoj e mbjellë mjeshtërisht jo rastësisht?
Në pas 77 vite ne kemi humbur pothuajse të gjithë gjeneratën nga Veteranët e Luftës, si dëshmitarët e gjallë të procesit të lirisë, përballë të cilëve nxënësi, shkolla por mbi të gjitha edukimi publik mund të shtronte pyetje e ndërtonte debat, kjo edhe përmes “padijes” që mbjell shkolla e traumatizuar.
A zotërojmë ne si shtet, të digjitalizuara apo në letër, rrëfimet, analizat apo qendrimet kritike ndaj ngjarjeve të Luftës dhe Çlirimit? A janë këto pranë institucioneve të edukimit?
Mbi 10 vjeçari i fundit në arsim, kulturë, shërbime ka me miliona euro të investuara në digjitalizim shteti po drejt dokumentimit të LIRISË nga dalëzotësat e vërtetë, ato të Tiranës së 17 Nëntorit 1944, që i kishim ndër këto vite mes nesh, kush dhe si është investuar?
Çfarë do t’ju lejmë brezave trashëgimi?
Pjesa e antifashizmit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore është e krahasueshme në kontribut evropian por jo vetëm në atë çfarë Skënderbeu, me luftën e tij antishtrirje të perandorisë osmane mbi perëndimin, i mundësoi Evropës edhe sot të vijojë të krenohet se ATY ngjizi e drejta, liria, vëllazëria e konceptit të individit dhe shtetit dinjitoz. E nëse e harrojnë le ta kujtojmë ne vetë e për VETEN në atë që kemi bërë kur kuptojmë dalëzotësinë e vetes dhe për të tjerët.
Të gjitha këto janë lehtësisht të matshme nga secili prej nesh ose më saktë duhet të ishin matja reale e aftësimit që ka mundësuar për gjeneratën e re arsimi i pretenduar i reformuar në mbi 10 vitet e fundit.
Aty është pse-ja dhe zgjidhja për pseudoreformën e altertekstit(në fakt alterbiznesit sipas ngjyrave poltike); për pseudoreformën për vizionarët drejtues në shkolla dhe institucione qendrore të arsimit nga “shkolla” kur njihen kriteret e lidershipit sot; për pseudoreformën në sistemin e kualifikimit të mësuesve; për pseudoreformën në drejtimin e shkollës dhe drejtimin e saj demokratik; për luftën kundër analfabetizmit funksional por edhe analfabetizmit në informim e përdorim informacioni; për “lirinë” e mësuesve në sistem nën trusni të ruajtjes së vendit të punës dhe prodhimi pa fund të letrave(arritje e reformës) kur puna e vërtetë është ajo direkt me nxënësin dhe familjen; pa harruar askush pandëshkueshmërinë ndaj autorëve të oborrit të rradhës që vijojnë ta shkruajnë historinë në libra shkollore nën lupa politike.
Një popull që pranon të mos investohet sa dhe si duhet për të edukuar dhe mbrojtur dalëzotësinë e vet historike është i destinuar të humbë edhe LIRINË e dhuruar nga gjeneratat e mëparshme, edhe pse ajo mbetet pasuria që prodhon edhe SOT dinjitet për të gjithë.
E gëzofshim Festën e dhuruar nga Tirana e LIRISË Antifashiste!
Tiranë, të uroj me zemër të tá konceptojnë qeverisësit e tu, edukimi në veçanti, dhe që më pas ta gëzosh atë të edukimit me LIRINË nga mendja, shprehja dhe veprimi i lirë i gjeneratave të reja që e ndjejnë se duhet të krenohen EDHE me antifashizmin fitues të 17 Nëntorit 1944!

Formacionet e ushtrise partizane nacionalclirimtare zhvilluan beteja clirimtare historike, por jo me pak mund, djerse e gjak derdhen brezat pasardhes qe vazhduan te sherbejne ne radhet e te gjitha armeve te ushtrise se Shqiperise nga clirimi e deri me sot. E megjithate, askush nuk kujtohet t’u njohe atyre “Statusin e Veteranit”, sic u njohet ushtarakeve ne SHBA=shtetin me te vjeter dhe me te fuqishem demokratik. .
Ajo erdhi,liria komuniste,
Një fuqi në katror e stërmundimit,
Sot ende thirrim çlirimi,
Që na hodhi në skëterrën e tjetërsimit,
Kështu çlirimesh mund të na aurelojnë
Dhe ngatrrojmë sensin e shtërngimit(!)
Po te kishte lexuar fjalorin e gjuhes shqipe kjo vajza nuk do e shkruante “çlirim” sepse sipas fjalorit çlirim = pushtgim.