Situata e COVID, drejtoresha e ISHP: Grumbullimet kanë shtuar infektimet

J L

Grumbullimet kanë shtuar të infektuarit me Covid në disa prej qyteteve të vendit.

Në 100 mijë banorë dy javët e fundit 234 kanë rezultuar pozitiv.

Numri më i lartë i tyre është gjetur në Gjirokastër, Tiranë dhe Vlorë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri të ditur situatën ndërsa deklaroi se autoritetet shëndetësore po mbajnë nën mbikqyrje shkollat dhe universitetet.

Shumë qytetarë dhe biznese po shpërfillin masat anti-covid ndërsa institucionet po neglizhojnë kontrollet.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve apelon për respektim të tyre ndërkohë që nuk përjashton mundësinë e shtimit të kufizimeve në rast të përkeqësimit të treguesve epidemiologjik.

Për të shmangur rëndimin e situatës dhe rastet e rënda mjekja ndalet tek rëndësia e vaksinimit.

Autoritetet shëndetësore shprehen se situata e Covid-19 aktualisht paraqitet e qëndrueshme, por me bashkëqarkullimin e gripit dhe të virozave të tjera respiratore pritet të rëndohet.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Zonja Fico! Ato qe thoni juve edhe qendrojne, por per situaten ne shkolla jeni jashte situates dhe nuk kapet problemi ne themel.
    Ka prinder qe jane vete te infektuar dhe dergojne femijen ne shkolle, ose konstatojne qe femija eshte i infektuar dhe me ligesi, e dergojne ne shkolle. Per rrjedhoje keta femije e perhapin ne menyre masive tek nxenesut e tjere. Dhe strukturat perkatese heshtin, nuk e analizojne situaten dhe te veprojne konkretisht deri duke vene keta prinder para pergjegjesise…Por kane hallin se mos u shqetesohen apo zemerohen prinderit, se per mesuesit nuk pyet kush. Vazhdoni keshtu, por kjo praktike ne shkolla do ju shpjere ne humnere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *