“Krimin e ushqen sistemi i zi i kapitalit, duhet rikthyer dënimi me vdekje!” Vargjet e Dukës: “Pena nuk e ka fuqinë ta përshkruajë hatanë që na ka ndodhur në Fier”

redaktor

 

 

Krime të rënda kanë ndodhur,
Edhe më parë në vendin tim,
por kjo që ka ndodhur në Fier,
me asgjë nuk ka krahasim

Pas çdo krimi makabër që ndodh,
ne pyesim: “Ku është shteti?!..”,
po mbasi është bërë hataja,
ç’vlerë ka solidariteti?!

Të tilla krime të rënda,
rrallë ndodhin edhe në botë,
po si dhe pse ndodhin,
kush mundet të ma thotë?

Edhe pa u shprehur fare,
ju e dini mendimin tim,
sistemi i Kapitalit ku jetojmë,
pjell dhe ripjell pa fund krim!

Po! Sistem i zi i Kapitalit,
krimin çdo ditë ka ushqyer,
ndaj për disa figura të krimit,
dënimi me vdekje duhet kthyer!

Monstra e monstrave në Fier,
më mbush pa fund gjithë urrejtje,
për të duhet të qe padiskutim,
dënimi maksimal me vdekje!

Krimi i Çalamanit të ndyrë,
nuk ndodhi ashtu kaq papritur,
Sepse sipas statistikës,
Monstra e ka rast të përsëritur!

Për të tilla krime kaq të rënda,
Tani mund të flitet pa mbarim,
por po nuk u bëmë parapritë,
krimi gjithnjë do na pjell krim!

Nga kthim i dënimit me vdekje,
Nuk duhet të kemi aspak frikë,
Përderisa e ka dhe Amerika,
që e kemi partner strategjik

Se ka mundësi, këtë monstër,
“të çmendur” ekspertiza ta nxjerrë,
E ta lënë prapë të bredhi rrugëve,
pas disa vitesh të vrasi të tjerë!

Jo, pena ime nuk e ka fuqinë,
Që këtë hata ta përshkruaj,
si mijëra e mijëra të tjerë,
nga vdekja e vogëlushit po vuaj!

Pavarsisht se unë jam poet,
asgjë nuk e zbut këtë dhembje,
mendo o njeri, i varfër a i pasur,
sikur të ndodhte kjo në shtëpinë tënde!

Share This Article
17 Comments
  • I nderuari POET!
    Le te mos luftojme me KAPITALIN si Don Kishoti me mullinjte e eres,por t’a shohim te keqen tek vetja,tek,kolegu,tek,deputeti i zones,tek kryebashkiaku i jone,tek kryeministri dhe po nuk e gjetem te keqen midis ketyre,atehere jemi te mbaruar!
    E keqja jone ne Shqiperi eshte me e thelle,me konkrete,me e prekeshme!
    Mateon nuk e vrau Calamani,por SHTETI,SHKOLLA SHOQERIA,qe i kane braktisur femijte dhe rinine ne te gjitha drejtimet!
    I kam derguar nje leter para 3 vjetesh kryeredaktorit Thano me titull “Ua keni vrare femijerine femijve tane,z.Veliaj”,ku trajtoja me fakte se ai po diskriminonte mijra femije te Yzberishtit (KMY) pa ndertuar asnje nga elementet jetike te domosdoshem per nje komunitet si cerdhe,kopshte,lulishte,biblioteke,shetitore,kende lojrash,fushe sportive,parqe,stola dhe tavolina pushimi,rruge e trotuare te shtruara,kosha mbeturinash,qender kulturore etj,etj,por NUK DENJOI TA BOTOJE!
    Arsyeja eshte e thjeshte:Ju si gazete nuk lejoni te botohen asnje akuze konkrete ndaj kryebashkiakut Veliaj per arsyet qe i dini ju vete,por me kete gje ju i keni sherbyer krimit,korrupsionit te tij ndaj mijra femijve dhe te rinjve,qe jetojne ne GETO,ku nuk kane ku luajne,argetohen,edukohen,nuk kane ku te merren me art,kulture e sport,qe t’u shmangen veseve te keqia,qe me vone do t’i bejne (sic i ka bere) kontigjent i botes se krimit!
    Ne se ky diskriminim u behet mijra femijve banore te lagjeve te kryeqytetit,merret me mend se ne cfare mizerje rriten femijet dhe rinia ne fshatrat e Shqiperise!
    Pas nje vizite,qe bera vjet ne SHBA ,tek femijte e mij,qe banojne jo ne metropole me miliona banore,por ne nje qyteze larg tyre vetem me 26 mije banore,ku pashe se edhe atje,qindra kilometra larg qytetit Detroit,jetonin njerezit me kushte edhe me te mira se sa jetonin banoret e Detroitit!
    E kunderta ndodh ne Tirane,qe po dole jashte unazes se vogel te qytetit,jeton ne GETO,pa asnje kusht jetik,por vetem shtepi ,dyqan ushqimesh dhe kafene!
    Ne kete qerthull lind dhe vdes jeta ketu,ku te neveritet vetja,bashkemoshataret,qyteti dhe pastaj fillojne te keqiat pa fund!
    Por kryeministri Rama,qe i kam derguar edhe letren e dikurshme qe i dergova edhe Thanos,i duket se keta elemente jetike jane gjera qejfi qe edhe mund te presin me vite,se per ate kane prioritet te pushtetit dhe imazhit te tij vetem autostradat,portet,aeroportet etj,se m ato i rritet fama dhe perfitimi korruptiv!
    Kaq per sot,ne se moderatori nuk e censuron!

  • Krimineli ishte pa buke e pa ngrohje, tani Lideri Boteror do t’ia plotesoje te gjitha kushtet deri sa Zoti te kujtohet per ta marre ne Ferr.

  • Është projekti allbania uropiane histori suksesi

    Superprodhim trafikant, vrasës me.pagesë dhe mostra

    Tjerët skllevër gjermanie

  • Mire e thua,po kujt ja thua?Politika s’ka vesh e zemer,e shtet nuk ka.Populli i thjeshte pas trubullimi te momentit kerkon te gjej buken e perditeshme
    Sa aktual Migjeni i madh me shkrimin”Bukuria qe vret”
    “Merreni kete vogelush e beheni shtatore,Kushtojani ate,Presidentit a ish presidentit,K/ministrit a ish k/ministrit ose ndnje kryetari partie a deputeti nga ata qe kane vjedhur me shume”Cfar do te shohim akoma ne kete vend ,ku makabriteti eshte ulur kembekryq?

  • Per kete ceshtje ore ti Duka poet,
    dje na foli Timonieri Edi Rama vet,

    ate Denimin me Vdekje ky perjashtoi,
    per kete Evropi tha, neve na lavderoi,

    por nje gje ne kete mes eshte vertet habi,
    a s’ka valle vendi Yurit Kimit, Demokraci?

    ky Rama pra edhe gjithe sorollopi politikane,
    qe koken ne bythe te Yuri Kimit dit e nat kane,

    si nuk ja kopjojne Amerikes ate Denim me Vdekje pra,
    qe ky popull shqiptare mos shohe me sy keto Hata ?

    • More Beni i nenes
      Te lumte ajo pene
      Te paudheve bir
      U duhet bere bene.
      Varur ne litar
      Eshte pak per ta
      Çalamanet prape
      Te bejne hata.
      Vureni litarin,
      thone s’na le evropi
      Po s’pati zot vreshti
      Lukunis zorzopi.

  • Duka, nuk duhet kthyer denimi me vdekje. Se jemi ne unison ne pjesen me te madhe te shteteve. Por qe ky qen ta paguaje me koke krimin e te zene mend te tjeret do lene litari ne qeli qe te varet vete. Shto edhe kamerat qe pesojne difekt, do varet vete se s’ben.

  • Denimi me vdekje do ta shpetonte kriminelin nga vuajtjet! I semure apo jo i semure psiqik, vrasesi e ka tani bileten te prere ne vendin e izolimit per resten e jetes! Apo te pakten per nja 35 vjet! Qe te mendoje c’ka bere e ta vuaje denimin pa vajtur ne ate bote!

  • Vullneti i popullit del vetem me Referendum-

    Demokraci do te thote vullnet i shumices banoreve te atij vendi. Guverne do te thote nje vend i guvernuar nga Ambasadore-guvernatore jasht vullnetit te popullit.
    Politika shqiptare te tregoje pergjegjesi e interes kombetar para bythlepirjes ndaj Ambasador-guvernatoreve.
    Nuk na lejoka BE pra ate Denimin me Vdekje? Ok, te gjithe njezeri te shkojne atje ne Bruksel e te deklarojne – “Do ta heqim ate Denimin me vdekje diten kur te na beni anetare te Bashkimit Europian”
    (ta provojne nja 6 muaj ate Denim me vdekje per vrasesit e shkalles pare e do na mungojne 6 muaj te vraret neper kronika TV)

    • Shtetet e SHBA-ve qe kane denimin me vdekje , nuk kane me pak krime se ato shtetete qe aplikojne denimin me vdekje , kjo eshte statistike e pa diskutueshme . Prandaj , mos flisni kot . Eshte me mire t’a vuaje denimin ne qeli qe te ndjeje e vuaje krimin makaber qe beri . Ne Shqiperi , denimin me vdekje nuk e ka hequr Edi Rama , e ka gjetur te hequr .

      • Po mire o patriot,ne se denimi me vdekje nuk paska bere efekt,pra qenka kot,sipas teje,po ne kohen e XHAXHIT,pse nuk kishte krime ?
        Duhet kuptuar,qe denimi me vdekje eshte masa e fundit,por qe te p[arandalohen krimet duhet te formohet nje shoqeri civile,edukim,pune per te gjithe dhe drejtesi e jo ca te nenes e ca te njerkes!
        Se sot ketu,kush punon ha buke me kripe,kush NUK PUNON BEHET MILIARDER!
        Ja kesaj cfare i thua ti?

        • O Erhard, po avash o burre, nqs nuk kishte krime ne kohen e XHAXHIT tend, me se mbusheshin burgjet? Jo per gje se sikur thoni qe te burgosur politike kishte pak, shumica ishin ordinere (dmth kriminele) qe sot hiqen si te persekutuar, Tashti ndani mendjen se burgjet ishin plot, pra o kishte kriminele, o burgjet ishin plot me te burgosur politike. He si thua?

  • Ai eshte nje moster dhe per mua pertej dhimbjes qe ai i ka shkaktuar familjes se djalit ,por dhe cdo familjeje shqiptare,ai duhet qe me denimin qe t’i jepet ,te vuaj shume,se me vdekjen ai me shume shpeton.
    Per te tilla raste duhet te kete nje ligj te vecante qe,te jete populli qe t’e gjykoje dhe ne rastin konkret psh ,duke e torturuar nga vet populli ,duke e goditur me c’te mundet ne nje “sfilate” te tij ne mes te qytetit lidhur kemb e duar .
    Vetem keshtu ai merr denimin e merituar dhe vuan jo vetem nga plaget e marra,por edhe nga urrejtja popullore te cilen e perjeton realisht dhe jo ne menyre virtuale ,vetem me leximin e pretences nga gjyqtari i zgjedhur,qe sigurisht ai e pret te jete “burg i perjetshem”.
    Por “te haj qyl” gjithe jeten edhe pse i burgosur,ndoshta per te eshte kenaqesi si njeri i braktisur e i vetmuar qe eshte,keshtuqe,”ai duhet te haj vazhdimisht ca grushta” dhe duhet “sheruar” vetem qe te mos vdes,sepse riti duhet te vazhdoje cdo vit ne kujtim te engjellit qe fluturoi drejt parajses,derisa ky moster te vdese “ne menyre natyrale” kur te mos njihet me ,pra derisa t’i dalin gjith xhungat prej mostre qe sot shihen kaq shume ne filmat horror.

  • “KRIMI DHE JETESA E KEQE JANË MATËSI I DËSHTIMIT TË NJË SHTETI, TË GJITHË KRIMET NË FUND TË FUNDIT JANË KRIM I KOMUNITETIT”. (H G WELLS)

    “DËNIMI KAPITAL (DËNIMI ME VDEKJE) ËSHTË PO AQ THELBËSISHT I GABUAR SI KURË PËR KRIMIN, SA ËSHTË EDHE BAMIRËSIA E GABUAR SI KURË PËR VARFËRINË”. (HENRY FORD)

    “RELIGION TEACHES YOU TO BE SATISFIED WITH NONANSWERS. IT IS A SORT OF CRIME AGAINST CHILDHOOD”. (RICHARD DAWKINS)

  • Me denimin maksimal(ose perjete)kuptohet qe eshte 35 vjet dhe kete denim e kane marre shume qe jane liruar ose ne prag lirimi si rasti i Lul Berishes apo Xhuvanit qe i falen vitet per “sjellje te mire” dhe dalin mbas disa vitesh,biles i gjejne dhe pune!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *