Mungesa e përqendrimit te fëmijët shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, por ende ka informacione të qarta ndërmjet këtij fenomeni dhe lidhjes me grupin e gjakut. Por mund të bëhen disa lidhje mbi format se si reagojnë fëmijët e grupeve të ndryshme të gjakut në ambientet e tyre. Sipas mjekut Peter Dadamo, fëmijët e grupit 0 rezultojnë të jenë më të lumturit, të shëndetshëm dhe të zgjuar kur u jepet mundësia që të ushtrohen sa të munden. Një fëmijë i grupit 0 me probleme të përqendrimit dhe lëvizshmërisë së tepruar, duhet të inkurajohet që të ushtrohet sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo do të thotë më shumë ushtrime fizike, sport në grup dhe gjimnastikë. Nga ana tjetër fëmijët e grupeve A dhe AB përfitojnë nga aktivitetet që zhvillojnë aftësitë artistike si skulptura, piktura, dhe teknika të çlodhjes dhe të qetësimit, si frymëmarrja e thellë. Fëmijët e grupit B ndihen shumë mirë me notin dhe gjimnastikën. Shumë shkencëtarë mendojnë se ky problem ka të bëjë me çsinkronizimin e metabolizmit, të sheqerit ose me alergjitë e organizmit ndaj bojërave apo elementeve të tjera kimike. Nga kontrolli i mjekimeve për shumë pacientë të vegjël është vënë re se këta lloj fëmijësh janë shumë të vështirë me ushqimin e tyre, gjë që tregon, një lloj lidhje me dietën. Kohët e fundit po zbulohet një lidhje interesante që ka të bëjë më shumë me fëmijët e grupit 0. “Më sollën fëmijët që vuante nga mungesa e përqendrimit, lëvizshmëria e tepërt dhe njëkohësisht edhe anemik. I dhashë një dietë me shumë proteina, dhe plotësime me vitamina B 12 dhe acid folik, ku anemia u kurua. Gjithashtu u vu re një rritje e dukshme e përqendrimit tek fëmija. Në vazhdim e përdora këtë kurë në fëmijë të tjerë të grupit 0 duke dhënë doza të vogla të këtyre vitaminave ku vura re të vogla, por të dukshme. Kështu nëse fëmija juaj ka një problem të tillë, flisni me një dietolog, për mundësinë e dhënies së vitaminës B 12 dhe acidit folik, përveç dietës së përshtatshme sipas grupit të gjakut”, sqaron Dadamo në studimin e tij : “të ushqehemi drejt sipas grupeve të gjakut.
