A është Broja i dëmtuar? Trajneri i Southampton zbulon gjendjen e sulmuesit

Ornela

Ndonëse ishte i grumbulluar, Armando Broja mbeti jashtë të dy ndeshjeve eliminatore të Shqipërisë, ndaj Anglisë e Andorrës dhe zyrtarisht u fol për një dëmtim në kyç të sulmuesit 20-vjeçar, si shkak kryesor i mungesës.

Megjithatë sulmuesi shqiptar u rikthye të shtunën e kaluar te klubi i tij Southampton dhe tani është rikuperuar plotësisht për ndeshjen e fundjavës, që sheh “shenjtorët” të impenjuar në ttransfertën ndaj Norwichit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri austriak, Ralph Hasenhuttl, që ka sqaruar se të gjithë futbollistët me probleme fizike, janë rikuperuar plotësisht për ndeshjen ndaj Norwich, me përjashtim të Jack Stephens.

“Ward-Prowse, Livramento, Broja dhe Stephens kanë qenë futbollistët me probleme fizike dhe që kanë punuar nën kujdesin e ekipit mjekësor. Megjithatë përveç Stephens, të gjithë të tjerët kanë kryer stërvitje të plota në fushë gjatë këtyre ditëve dhe do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Norwich. Broja ka pasur një problem në kyç, që duket se e ka kaluar totalisht tashmë dhe është gati për sfidën e radhës”, tha ndër të tjera Hasenhuttl.

Sulmuesi shqiptar u dëmtua në sfidën ndaj Burnley-t më 23 tetor, kur edhe shënoi golin e dytë në barazimin 2-2, ndërsa më pas u rikthye në fushë më 5 nëntor ndaj Aston Villës, ku luajti rreth 10 minuta, pasi trajneri Hasenhuttl nuk preferoi ta rrezikojë nga minuta e parë.

Megjithatë duke parë gjendjen e futbollistëve të tjerë, Broja pritet ta nisë nga fillimi transfertën ndaj Norwich, ku do të ketë kundërshtar sulmuesin e Kosovës, Milot Rashica.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ky kerkon ta injoroje Brojen,ben sikur eshte i pavemendshem ndaj talentit te tij te nivelit boteror.
    E fut 10 minutat e fundit,sikur ka 20 rezerva te nivelit te Brojes.
    Une them me mire te hiqet trajneri,sesa te hiqet Broja.
    Trainere si ky gjen sa te dush,,talent rezultativ si Broja,nuk gjen .

  • Me mire qe e ruajti Brojen. Eshte i ri, ka shume vlera dhe nuk duhet te demtohet…Me Angline nuk kishim asnje shance…keshtu qe une e aprovoj vendimin e trainerit.

  • Me mire te humbasim 10-0 me lojtare qe respektojne regullat dhe ekipin se te fitojme me lojtare qe mendojne se per shkak te talentit qendrojne me lart ,rregullat nuk jane per ata dhe vene egon personale mbi vendin dhe ekipin qe perfaqesojne.Kam pershtypjen se ata qe po i fryjne ketij sherri duke filluar nga prinderit pastaj tek idiotet qe po perpiqen ta perdorin per te sulmuar Duken dhe trainerin ,kane per ta shkaterruar kete djale me talent te madh .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *