De Biazi telefonon, Adnan Januzaj nuk përgjigjet

anazapta

“E kotë të telefonosh, askush nuk përgjigjet”. Vargjet e këngës “Soli”, kënduar nga Adriano Çelentano, i përshtaten më së miri trajnerit të Shqipërisë, Xhani De Biazi, dhe përpjekjeve të tij për të kontaktuar me Adnan Januzajn dhe familjen e tij. Tentativa e fundit ka qenë dje, por pa arritur sukses. Lojtari i Manchester United dhe babai i tij, Abedini, njeriu që e drejton në jetë, janë të pakapshëm dhe trajneri i Shqipërisë nuk e fsheh njëfarë pakënaqësie për të. Thotë se nuk dëshiron t’i imponohet yllit të ri apo babait të tij, por thjesht që të komunikojë dhe ta dëgjojnë, para se të vendosin përfundimisht për të ardhmen. Por Januzaj nuk është shqetësimi kryesor i trajnerit kuqezi, përkundrazi. Problem janë ata që nuk luajnë, si Çani e Cana, por ndërkohë ka edhe motive krenarie, si portieri Etrit Berisha.

 

Për Adnan Januzajn:

Është tepër e komplikuar. Së pari, pasi është shumë e vështirë të kontaktosh djaloshin. U përpoqa edhe sot (dje) të kontaktoja me të atin, por nuk arrita të lidhesha, ashtu si shumë herë të tjera. Ka disa pengesa, edhe për faktin se ai është shumë e ri dhe varet se si e këshillojnë. Besoj se familja e tij duhet të ishte treguar më me edukatë, të paktën për të na dëgjuar se çfarë kërkojmë ne. Dua të bisedoj me të atin e tij në mënyrën më të natyrshme, pastaj do të jenë ata që vendosin.

 

Për Etrit Berishën

Berisha po paraqitet shumë mirë. Jam shumë i lumtur, në radhë të parë sepse ai është djalë për së mbari. Pastaj, në një farë mënyrë e konsideroj edhe pak si zbulimin tim. Ai i ka të gjitha të dhënat për t’u përmirësuar dhe për të luajtur në nivele shumë të lartë.

 

Për Lorik Canën

Situata e Lorikut është disi e ndërlikuar tani, sepse nuk po luan titullar me trajnerin Edi Reja. Megjithatë, besoj se do t’ia dalë, pasi tashmë ka shumë përvojë për t’ia dalë në situata të vështira.

 

Për Edgar Çanin

Besoj se Çani do të largohet nga Karpi deri në fund të merkatos së janarit. Karpi sapo ka marrë një sulmues të ri dhe me siguri që tani do ta largojë Çanin. Shpresoj që të ndodhë kështu dhe ai të shkojë në një skuadër ku mund të luajë vazhdimisht, sepse është lojtar shumë i rëndësishëm për mua dhe skuadrën.

 

Për Shkodran Mustafin

Fola me Mustafin pa një viti e gjysmë, për të mësuar nëse dëshironte të luante me ne. Në atë kohë ishte ende me U-21 të Gjermanisë. Nuk mund të flas për afate, por besoj se në të ardhmen Mustafi do të luajë me Shqipërinë.

 

Për Kosovën

Jam i kënaqur që Kosova mund të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Nuk i frikësohem largimit të lojtarëve nga skuadra jonë, pasi ata janë shqiptarë dhe krenarë që përfaqësojnë Shqipërinë. Plus, është një problem që nuk ekziston ende, pasi mund të duhet edhe pak kohë që Kosova të anëtarësohet në FIFA dhe të luajë në kompeticionet zyrtare.

 

 

 

Share This Article
9 Comments
  • E lini ore cunin rehate te shikoje te ardhmen ne nje ekip te madhe si Anglia ose Belgjika,apo te vij ketu te luaj me Dallkun,Lilen apo Canin!

    • Ti mos hidh balte mbi ata emra qe thua, sepse mire keq me ata krenohemi.
      Sa per Januzaj jam kunder ketyre lutjeve te sterzgjatura. Edhe sikur Messi te jete, cdo gje ka nje limit. Perderisa ai nuk e ndjen te luaje me Shqiperine, lereni te qete, as veshet mos ia rrisni me duke ulur veten deri ne neveri, por as mos e vini para pergjegjesise morale qe po mohon gjakun e tij.

      • kur nuk e ndjen vete te vije me mire lereni…
        Ne kombetare duhet te vish vete , jo te te lusin .
        Ai eshte lojtar shume i mire , por nuk do te vije…

  • Cfare kontributi kemi dhene ne ( Shqiperia )per formimin e tij si lojtar? = Null.
    Lereni cunin te beje cte doje se s´na ka ndonje borxh.
    Edhe po luajti per angline prap cuni i jone eshte.

  • Kur kemi ne qe jemi pa leke ne xhepa ore babo si te mos ket ai qe eshte talent futbolli dhe e kerkon bota ta kete te vetin,nuk duhet te jemi xheloz per ate djale por ti urojme suksese dhe mbaresi kudo qe te shkoj.

  • Përgatisni djem të rinj në klasat zinxhir, si në kohën e xhaxhit me klasat sportive, investoni për sportin nëpërmjet loterisë kombëtare e mos ja lini austriakut të vjelë paratë. Pse ka rezultat Suedia në sporte? Se investon që kur janë të vegjël, zbulon talente…lëreni e mos i lusni b…njerëzve që atdheun e kanë ku është paraja. Organizoni klube shqiptare me të rinj që kur janë të vegjël, që të keni rezultat kur të rriten. Korrupsioni në sport e ka mbytur shpresën për sukses. Lojën e bën ekipi jo individi.

  • Con tutto il rispetto per il sig.De Biasi che io lo ricordo come un grande giocatore della nazionale Italiana e mi fa piacere che adesso sta facendo l’allenatore della nazionale Albanese, penso che la sua iniziativa a cercare un giocatore talento come Januzaj e buona ma dall’altra parte penso che Januzaj ha gia scielto per quale nazione deve giocare e quindi non e meglio sig.De Biasi guardare un po questi giovani talenti Albanesi che non giocano con delle grandi squadre dell mondo ma giocerano per la loro nazionale. e forse meglio di loro!?

  • Personalisht mendoj qe kontributi i januzaj mund te jete me i madh per shqiperine dhe shqipetared duke luajtur per kombetaren angleze sesa me kombetaren tone apo ate te kosoves. Arsyet jane te shumta po me kryesorja eshte se duke luajtur me angline ai do konsolidoje vendin e tij ne united qe do te those se ay mund te influencoje ne te ardhmen per sjellen e talenteve te tjera nga shqiperai ose kosova ne premier league. Por dhe kur ta mbylle karrieren si lojtar mund te filloj karrieren si trajner dhe te vazhdoje te kontribuoje akoma me shume ne kete drejtim. Ne kete aspekt jam dakort me ata qe thone ta lene kete cunin rrehat ne punen e tij.

    Po ama ky i ati mos te tregohet kaq i trashe dhe mos te ktheje nje telefonate trajnerit te kombetares shqiptare. Nuk fyen vetem De Biasin por i fyen te gjithe shqiptaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *