Kur Shqipëria i mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë dhe nuk u kualifikua dot, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka konfirmuar trajnerin Edi Reja në kreu të kuqezinjve.
“Në futboll edhe finalistja dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8. Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës. Më 16 dhjetor hidhet shorti Ligës së Kombeve, ndeshjet zhvillohen në qershor dhe shtator, kontrata e trajnerit përfundon në nëntor të vitit të kaluar. Kontrata është marrëdhënie e dy anshme, nuk mund ta them vetëm unë, se ai mund të deklarojë vetë nëse do të largohet. Në shtator mbaron Liga e Kombeve dhe në nëntor ka ende kohë. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren, ka prodhuar shumë futboll. Ka kënaqur shumë me lojën e bukur”, tha Duka.
Duke cekur çështjen e Armando Brojës Duka tha se ka qenë i dëmtuar.
“Nuk është e lehtë sepse edhe në familje ka debate, por prindi mundohet t’i edukojë fëmijët sa më mirë. Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni”, tha Duka.
O.J/DITA

Po te mos kishte njerez te keqinj si Duka, nga do dalloheshin te miret? Ne u mesuam tani ne politike, ne federata, ne shoqerine cirivile, ne avokatin e populli, ne prokurori e gjykata, jane te gjithe garda demokratike kriminale hajdute. Mos i kundershtoni te keqes me force se kemi dhe mediat e gazetaret ne sherbim te krimit dhe hajduterise. Kush ka ngele i paster? Vetem ata qe s’kane sapun te pastrohen! Sa pa shprese kjo kohe
Po punohet fort për standartin kolumbian. Kush nuk zbaton urdhërat e ardhura nga Shijaku, përveç urimit “suksese në jetë” (varianti aktual), do marrë edhe plumbin kokës
Trajneri duhet te larhohet.
Kur lojtaret jane me te mire se trajneti, ky i fundit largohet.
Nuk shihen vetem piket, skuadra nuk ka qendrueshmeri ne loje dhe rezultate.
Skema 3 5 2, nuk eshte e pershtatshme per Shqiperine.
Ka marre pike me Andore e San Marino, por nuk ka fitore te medha.
Fitoret me Hungarine jane pak.
2 a 3 ndeshje te mira, i beri dhe Panuci.
Deklaroi se Xhaken nuk e do skuadra, kur e pa qe ixhte i nevojshem para mbrojtjes e kerkoi me ngulm.
Xhaka nuk erdhi jo per shkak demtimi por si i pakenaqur.
Meqe pati nje perplasje me De Biazin, kesaj radhe preferoi te justifikohej me demtimin per te mos lene shije te keqe ne kariere.
Pa u kthyer te skema me 4 mbrojtes paqendrueshmeria ne rezultate do te vazhdoje.